Një akrobat nga Kenia është dërguar në spital me plagë të rënda pasi u rrëzua gjatë një performance cirku në Moskë.
Një video amatore, e shfaqur në televizionin rus, tregon se si 22- vjeçari Karo Christopher Kazungu rrëzohet gjatë shfaqjes së mbrëmshme.
Performuesit e tjerë nxitojnë që të shkojnë në ndihmë të Kazungu.
Cirku i Madh i Moskës ka bërë me dije se ai ishte i ndërgjegjshëm kur shkoi në spital.
Kazangu ishte pjesë e një spektakli mes akrobatëve rusë dhe kenianë.
ka llogaritur cdo gje por jo se sa duron rrjeta