Maduro thotë se trupi i Chavez nuk mund të balsamoset për shkak se vendimi është marrë kur trupi kishte nisur të dekompozohej. Papa mban meshën e parë, duke kërkuar që Selia e Shenjtë të mos veprojë si OJQ
Presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka deklaruar se ish- lideri i këtij vendi, Hugo Chavez, mund të ketë ndikuar në vendimin e Krishtit për të zgjedhur një Papë nga Amerika Latine.
“Ne e dimë se komandanti ynë u ngjit në lartësi dhe tani është ballë për ballë me Krishtin,” tha Maduro në një panair libri.
“Diçka ka ndikuar në zgjedhjen e një Pape nga Amerika Latine, dikush i ri ka mbërritur në krah të Krishtit dhe i ka thënë atij: Epo duket se ka ardhur koha e Amerikës Latine”.
“Chavez mund të thërrasë një asamble kushtetuese në parajsë për të ndryshuar kishën katolike në tokë, në mënyrë që njerëzit e pastër të Krishtit të drejtojnë botën,” shtoi ai.
Maduro është projektuar nga Chavez si pasardhësi i tij.
Por ndërkohë Maduro ka bërë me dije se trupi i Chavez nuk do mund të balsamoset për t’u ekspozuar në një arkivol qelqi.
Mesa duket vendimi është marrë vonë dhe trupi i tij kishte nisur që të dekompozohej.
Vendimi për të balsamosur trupin duhet marrë shumë shpejt. Një balsamues nga Kolumbia thotë se trupi duhet trajtuar brenda pak orësh, ose duhet ruajtur në një temperaturë 5 gradë celsius.
Balsamosësit nga Rusia dhe Gjermania thotë se ky është një mision i pamundur.
Papa i ri, Françesku I ka mbajtur meshën e parë, duke thënë se sfida e Selisë së Shenjtë është që ajo të mos veprojë si një OJQ.
Ai ka paguar vetë faturën e hotelit, ndërsa ka udhëtuar me autobusin e kardinalëve, për të treguar thjeshtësinë e tij. Edhe kardinalët e tjerë janë veshur me rrobën e thjeshtë gjatë meshës.
Humbje kohe me budallejn.
Edhe na jem kah e balsamosim bace te gjall me e peshty perjetsisht
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html
Ky qenka fiks per deputet per PD
I duhen sales keta lloj mendjendriturish
Edhe per sot mbaroi perralla juaj femije te dashur. Do te shikohemi te shtunen tjeter me perralla me te bukura rreth xhaxhit Chavez.
O pika ne koke qe me cfare meren andej.
Ky eshte nje mesim I mire per ne. Qe sa me shpejt te vdese sala ishallah, aq me shpejt ta ballcamosim. Mos te humbasim kohe. Qe ti tregojme brezave te aedhshem se si e tmerroi boten.
Sdina a ka kohe ose noi menyre me e ballcamos naltmadhnine e tij mretin zog?
Ky Maduro qenka matuf fare.Po Venezelianet e besojne
Ballcamosja e Saliut duhet filluar nje dite para 23 Qershorit,se pas kalbet me keq se Caves!…Ne ballcamosje duhet të jete zevendesi i tij,ne qeveri Ilir Meta!Ai di forma ballcamosje per se gjalli duke e lagur
trupin e atij qe do vdes me 23 qershor me raki skrapari.Dhe trupi reziston aq shume sa benzine ti hedhesh ndizet flaka,por trupi nuk digjet!Me Cavesin gabuan,nuk duhet te ndodh me Saliun,u duhet shqiptareve te ardhshem ta njohin ate qe vrau te pafajshem ne bulevard me 21 janar!…
Ramy ka te drejte. Sala duhet ballcamosur
poe pret salen
“Chavez mund të thërrasë një asamble kushtetuese në parajsë për të ndryshuar kishën katolike në tokë, në mënyrë që njerëzit e pastër të Krishtit të drejtojnë botën,” shtoi ai.
në fillim kujtova se ishte satirë!?
komnet tjetër nuk kam!llogjika ime nuk arrin ta kapë!