Miliarderi Bill Gates ka kritikuar kapitalizmin duke thënë se fondet shkojnë kryesisht për çështje që shqetësojnë të pasurit, sesa për epidemi që po shkatërrojnë të varfrit.
Themeluesi i Microsoft po fliste në një konferencë për përpjekjet e tij për të luftuar malarien, kur tha se vaksina kundër kësaj sëmundje nuk merr financime.
“Por nëse bëhet fjalë për fonde në kërkim të ilaçit për të zhdukur tullacllëkun, atëherë e ke të sigurt financimin,” tha ai.
Hipokrizia është se Gates ka vendosur që të dalë kundër një sistemi, që e ka ndihmuar atë që të bëhet njeriu më i pasur në botë dikur.
Pasuria e tij është 67 miliardë dollarë dhe Gates bashkë me të shoqen, Melinda, i janë dedikuar operacioneve filantropike, që kur ai hoqi dorë nga funksionet drejtuese në kompani.
Edhe të tjerë miliarderë si Richard Brenson, George Lucas, Warren Buffett dhe George Soros kanë akuzuar kapitalizmin se po krijon pabarazi.
kjo quhet tallje kari ne shqip. Kapitalizmi krijoka pabarazi? Dje e kuptuan keta?
Nga ana tjeter ka dhe politikane si Sali Berisha dhe Ilir Meta qe e duan kapitalizmin vetem ne plan privat.
Me propaganden tuj e keni ba komunist ne Bill GAtesin
O Anonim!
Me duket se nuk e kuptuar drejt shqetesimin, ose ke ngarkesa negative nga koha e socializmit. Shqetesimi i Gates dhe miliardereve te tjere eshte se fondet shkojne per gjera jo te rendesishme,te dores se pare. Edhe shembulli qe ai ka sjelle eshte kuptimplote Cila eshte primare lufta kunder malarjes apo lufta kunder tullacllekut? Sa per ate qe shkruhet ne artikull se eshte hipokrizi e Gates, besoj se nuk eshte fjala e gjetur. Gates u be i pasur fale zotesise se tij, sigurisht brenda sistemit kapitalist. Per momentin ai rezulton sistemi ekonomiko-shoqeror me i mire dhe kjo eshte merite e shoqerive demokratike ne mbare boten. Baza e tij eshte prona private. Ne Shqiperi pse nuk po zgjidhet problemi i prones kemi vuajtur, po vuajme dhe do te vuajme.
or mik, Billi eshte hipokrit per aq kohe sa dega e tij ne Tirane mbyll pazare pa numer licensash me Berishen, thjesht per kenaqesine e filialit te MS ne Kroaci, per kenaqesine e Berishes&Pollos qe na e japin per shembull, per kenaqesine e studios se tyre ligjore qe kerkon te na veje gjoba te majme per cmimet amerikane te produkteve te tyre ne Shqiperi, per kenaqesine e drejtorit te tyre ne Tirane, ish-drejtor i Raiffeisen Bank e plot te tjera. Do me?
Billi ka hyre ne nje faze tipike krize identiteti, ka filluar te mos fle mire per arsye se i kujtohet vdekja, dhe po shpreson se duke sheruar malarjen ne Afrike do te bleje nje vend te sigurte ne Parajse, ose e thene amerikance a spot in the sun.
Edhe sot qe ai ben teorira per te varferit vazhdon te shese shtrejnte.
Ai eshte i zoti ne punen e tij origjinale. Le te beje ate pune e te mos ngaterrohet me punet e perendise. Ose ta dorezoje ate pune e te merret me praktike fetare e mjekim te te varferve. Te dyja ne te njejten kohe sikur nuk shkojne shume.
ky person ka dhene vit per vit donacione kunder varferise ne shifra miliarda dollare
Ktij ja futi Apple, tani po ja fut ene shteti
Kush ngjitet shpejt, po shpejt bie
http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/apple-store-fifth-avenue-nyc-usa.html
te kritikosh nuk eshte e njejta me te sulmuarin ne rastin konkret ky trimi me 67 miliard $ po e kritikon.nuk e di ku eshte hipokrizia ketu.te fala gazetarit.
I keni harruar nja 3-4 zero pasurise se tij…
Jam kurjoz te di kush eshte ky gazetar qe merr persiper te flasi dhe keqinterpretoi nje gjeni te vertete,i lindur i tille,por qe mund te lulezonte vetem ne kapitalizem.Me kete rast dua t’i them gazetarit gjithashtu se je idiot.Pikerisht kapitalizem do te thote pabarazi dhe ai qe eshte me izoti e punon me shum,ai do te kete me shum.
kapitalizmi sa vjen dhe po behet me i pashpirt dhe bill gate ka shume te drejte.
kapitalizmi krijon mundesi per tu pasuruar dhe si rezultat te kesh nje jete me te mire. por pasura sa vjen dhe perqendrohet ne duart e nje grusht njerezish dhe masa po vuan.
si shpjegohet qe 1%e popullsise ne bote kontrollon 99.9% te pasurise? mos valle kjo pasuri u be pa shfrytezuar dike?
e pra kur akumulon pasuri marramendese duhet te japesh mbrapsht se po nuk i mbajte sklleverit kush do punoje per pharaonet?
Nje dite Skllavopronari i tha skllavit,dua te permisoj jeten tende.
Thuaj hapur,pa frike-çfar kerkon?
Po ja tha skllavi,sikur nuk shkon,ti me 10 gra un skam asnje,me jep nje mua-por ata jan grate mija tha Skllavopronari.A me the vete se çfar kerkon?-prit se kam dhe te tjera.Ti ke toke pa fund dhe thase me florij,kurse un as nje meter dhe as nje grosh,me jep nje cope toke dhe ca florij dhe me le te lir te jetoj edhe un si ti.Kush do te punoj per mua atehere tha Skllavopronari,puno vete i tha skllavi,jo keshtu nuk shkon tha skllavopronari.
Pabarazine njerzore nuk e ndreq askush sepse esht ne natyren tone,kurse
kushtet minimale te jeteses dhe shancet e barabarta ne start,jan te mundura,dhe kjo nje dite do te arrihet.
Nuk eshte faj i kapitalizmit eshte faj se si aplikohet kapitalizmi. Ju a shpjegoj thjesht me Parmalat ne Itali.
Parmalat ishte dhe eshte nje ndermarrje e madhe ne Itali e kuotuar ne burse. Ata qe kane paketen kontrolluese mund te shtypin aksione pa fund. Pra japin letra pa vlere e marrin letra me vlere. Me pas fallsifikojne bilancet pasi nuk u mjaftojne etj etj. Kapitalizmi duhet riformuar ne interes te atyre qe prodhojne, krijojne e çojne zhvillimin perpara dhe jo maskarenjeve, mafiozeve dhe oligarkise kriminale boterore. Keshtu beri Kalicio Tanci i cili vodhi 14 miliad Euro dhe akoma nuk ka bere burg.
jam shume dakort me zigurin dhe kelin.
ky e ka filluar nga zero duke punuar dhe shitur inovacionet e shpikura nga truri i tij dhe jo si sali duke rjepur pasurite e shqiptareve bne si ekspert i kapitalizmit . bravo bill qe nuk harove nga cila shtrese ke ardhur duke kthyer koken mbrapa