Qeveria: Media ka “kaluar kompetencat” duke raportuar rastin e abuzimit në Austri!

16 Mars 2013, 09:54Politika TEMA

Qeveria akuzon mediat se kanë “tejkaluar kompetencat e tyre” në raportimin e vajzës së abuzuar në spital Austri. Këto çudira i prodhon qeveria shqiptare. Përmes Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, qeveria ka akuzuar mediat shqiptare për tejkalim të kompetencave të tyre në raportimin e lajmit të F. P., studentes së mbijetuar në aksidentin e Himarës. Sipas mjekëve shqiptarë, vajza rezultoi të ishte abuzuar dhe, kishte ngelur shtatzënë gjatë periudhës së kurimit të saj në një klinikë të Austrisë, njofton Shekulli sot.

Dje në media ka mbërritur një letër rekomandimi, ku Çabej tërheq vëmendjen se mediat nuk kanë menduar për pasojat e ndaj subjektit F. P, “për të cilët flitet sot e tregohet gjithçka ka ndodhur, por flitet edhe për një qenie që do të lindë nesër dhe, jo vetëm do të mbahet mend çfarë ka ndodhur. Por, fëmija në të ardhmen e tij mbetet i cënuar, duke iu shfaqur në çdo moment ngjarja se si ka ardhur në jetë, ç’ka do të dëmtojë edhe personalitetin e këtij të fundit”.

Rasti është vërtet delikat, por fenomeni i ndodhur kërkon jo vetëm mbulim të plotë, por do të kërkonte edhe iniciativa ligjore nga ana e shtetit shqiptar. Në emër të privatësisë së një fëmije që do të lindë, a duhet heshtur për një adult të abuzuar sot?

http://respublica.al/artikuj/2013/03/16/qeveria-media-ka-kaluar-kompetencat-duke-raportuar-rastin-e-abuzimit-ne-austri

4 komente në “Qeveria: Media ka “kaluar kompetencat” duke raportuar rastin e abuzimit në Austri!”

  1. dritani says:

    Sigurisht abuzimi nuk duhet mbuluar por edhe lajmi nuk duhet trajtuar si histori Facebook-u sic eshte trajtuar deri me sot.

    Ne informacione nuk ka asnje te dhene institucionale por intervista cfare thote motra, cfare thote miku kosovar ne Austri etj.
    Gati gati u bindem se Austria eshte si Shqiperia, madje edhe me keq.

    Gazeta nuk mund te jete si rubrike thashethemesh

  2. qwe says:

    Lajmi duhej te jepej me te gjitha detajet por pa emrat e te lenduarve. Media tek ne eshte servile dhe jo profesionale. Nuk degjoj asnjehere gazetare ti bejne pyetjet e duhura Berishes apo Rames drejte per se drejti … ti shterngojne te tregojne detaje deri sa tu dali gjak nga hundet. Per “ata” pyetjet duhet te jene te “pameshirshme” sepse po pretendojne te drejtojne fatet e shqiptareve.

    1. megi says:

      E drejte per pyetjet e pameshirshme, po a ka nivel te tille gazetarie qofte profesioniste, por edhe jo klienteleiste. Shqiperia eshte nje lemsh qe nuk mund te zgjidhet dot

  3. Kico says:

    Nuk eshte rasti i vetem ku mediat shqiptare cenojne privatsine,lirine,dinjitetin dhe ndotin psikologjikishte lexuesin. Ne raste te tilla kam nje urim per te gjithe keta gazetar e pronar: ” U rente ne koken e tyre,ne familjet e tyre”
    O njeri me mende ktheja vetes tende.Te dhembe edhe mua me dhembe-thote labi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje