Veriu kërkon “autonominë e ’74-s"

16 Mars 2013, 20:03Rajoni TEMA

Zgjidhje e mundshme për veriun e Kosovës, e cila do të ishte e pranueshme për serbët që jetojnë në atë pjesë të vendit, do të mund të ishte një status i autonomisë, i ngjashëm me atë që ka pasur Kosova në vitin 1974.

Ndërkaq, që Asociacioni apo Bashkësia e komunave serbe, për të cilën po negociohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, do të ishte krejtësisht e papranueshme, nëse ajo nuk funksionon sipas ligjeve të Serbisë, thonë politikanët serbë të veriut të Kosovës.

Radenko Nedeljkoviç, lider i serbëve të veriut të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Asociacioni i komunave serbe, siç e quan Prishtina ose Bashkësia e komunave serbe, siç e quan Beogradi, nuk ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe për realizimin e të drejtave themelore të tyre.

Këto emërtime, sipas tij, janë farsë dhe hedhje e pluhurit në sy për popullin, nga të dyja anët, Prishtina dhe Beogradi, sepse siç thotë ai, pa institucionet serbe në Kosovë, serbët nuk mund të mbijetojnë.

“Populli serb në Kosovë mund të hyjë vetëm në ato institucione që janë të rregulluara dhe formuara sipas ligjeve të Serbisë. Ose, ja zgjidhja tjetër: le t’i marrë populli serb në Kosovë ato të drejta dhe ato kompetenca, të cilat Kosova i ka pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974”, thotë Nedeljkoviç.

Lideri tjetër i serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jakshiç, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se serbët e veriut të vendit nuk do të pranojnë institucione që veprojnë sipas ligjeve të Kosovës.

Sipas tij, çfarëdo marrëveshje eventuale ndërmjet kryeministrit serb, Daçiç, dhe atij të Kosovës, Thaçi, e cila do të ishte e kundërt me vullnetin e serbëve të veriut, nuk do të pranohet nga këta të fundit.

“Mendoj se ne nuk do të pranojmë që në veri të Kosovës të vlejnë ligjet e shtetit të Kosovës. Këtë nuk do të mund ta kalojmë, sepse ky është qëndrim që e ka shprehur populli edhe me referendum, ku e kemi sqaruar se nuk do t’i pranojmë ligjet e Prishtinës”.

“Beogradi do të duhej që së pari ta ndryshojë Kushtetutën e shtetit dhe në Kushtetutë të shkruhet se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, e më pas të nënshkruajë çfarë të dojë. Por, përderisa Kushtetuta e tashme është e vlefshme dhe është dokument zyrtar i shtetit të Serbisë, atëherë secila qeveri, pra edhe kjo e tanishme, duhet ta respektojë”, shprehet Jakshiç.

Megjithatë, një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Bashkësinë e komunave serbe, sipas liderëve serbë të veriut, nuk do të mund të realizohej në terren.

Nedeljkoviç thotë se marrëveshja e tillë do të ishte e ngjashme me, siç e quajti ai, “llogaritje pa hanxhiun”.

“Mendoj se kjo do të ishte sikur ‘llogaria pa hanxhiun’. Do të thotë, populli serb i Kosovë nuk është i inkuadruar në këto bisedime dhe thjesht, kjo për të cilën Beogradi dhe Prishtina po bisedojnë, nëse populli serb në Kosovë nuk pajtohet dhe nuk e pranon, atëherë kjo do të ishte marrëveshje që nuk mund të zbatohet”, vlerëson Nedeljkoviç.

Por, Jakshiç shpreh mendimin se nuk do të arrihet fare ndonjë marrëveshje për Bashkësinë e komunave serbe ndërmjet Daçiçit dhe Thaçit, për shkak të qëndrimeve të tyre krejtësisht të kundërta lidhur me këtë çështje:

“Duke pasur parasysh se ajo që kërkon Beogradi nga Prishtina është ndryshimi i Kushtetutës së shtetit të Kosovës, unë personalisht konsideroj se Qeveria në Prishtinë nuk është e gatshme për hapa të tillë. Thjesht, si përfundim, i gjithë ky rrëfim mund të rrumbullakohet me atë se ne kot kemi hyrë në bisedime dhe kot kemi biseduar. Unë personalisht mendoj se nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje dhe me këtë as Serbia nuk do ta marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Ndryshe, takimi i radhës në nivel kryeministrash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pritet të mbahet më 20 mars në Bruksel, ndërkohë që nga Bashkimi Evropian, ky takim vlerësohet se do të jetë i një rëndësie të veçantë. /REL/

6 komente në “Veriu kërkon “autonominë e ’74-s””

  1. Pelasgian says:

    SKA AUTONOMI QENER URALESH ! po deshet autonomi , ti jepet autonomi edhe Lugines ! BARAZPESHE ! ndryshe NGORDHSHI ishalla !

  2. BERISHA LARGOHU. PER EDI RAMEN, NUK ESHTE NORMALE TI KERKOSH SHQIPTAREVE VOTEN KUR NUK E MBRON ATE ME POPULL. says:

    Nuk mund te kete autonomi brenda nje shteti sic eshte Kosova. Ju lutem moderatoreve te gazetes qe te mos lejojne njerez pa komb dhe te flliqur qe te perdorin pseudon tim duke komentuar kunder shqiptareve. Serbet e Kosoves kane dy rruge, ose te respektojne shtetin dhe ligjet e Kosoves, ose te paketojne valigjet per te emiguar ne Rusi.

  3. Te bashkuar says:

    Shtet dhe shqiptare te mbaruar, ku gjendet kjo ne Europe e bote.

  4. Te bashkuar says:

    Po ku eshte Presheva, perse nuk zgjohet si serbet te pa lodhshem, perse nuk kerkon te njejtat te drejta si serbet.

  5. Teuta says:

    “Republika Srpska” e shtrirë në krahinën shqiptare në Kosovë sikur në Bosnie, nënkupton se partitë politike shqiptare nga Kosova (LVV, PDK. LDK, AAK) duhet të zhduken si vendimmarrës të kombit tonë.

  6. ikni andej nga erdhet ne 1981 ~ PUSHTA ! ATJE ESHTE TOKE iLIRIANE DHE JO SLLAVE KOLLOVARE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje