Antonio Banderas ka treguar se është një tifoz mjaft i zjarrtë futbollit, pasi spanjolli ka shpenzuar 20 mijë euro në një ankand bamirësie për të marrë 5 fanella të Real Madrid të autografuara nga lojtarët që i mbajnë ato.
Aktori me famë botërore, i lindur në Malaga të Spanjës, është një tifoz i zjarrtë i skuadrës së këtij qyteti, ndërsa ka ndjekur kohët e fundit në stadium ndeshjet e Ligës së Kampioneve të ekipit të drejtuar nga Pelegrino që ka kaluar çdo parashikim duke arritur në çerekfinalet e turneut.
Por përveç kësaj, ai është një tifoz futbolli në përgjithësi dhe e ka vërtetuar këtë sapo i është dhënë rasti. Ai ka zgjedhur një mbrëmje bamirësie por të treguar pasionin e tij, kur ka mësuar se në ankandin që organizohej për të mbledhur fonde për të varfrit që ushqehen nga një kishë e qytetit të Malagas, do të hidheshin në ankand edhe 5 fanella të Real Madrid. Kajehon, Arbeloa, Ksabi Alonso, Kaka dhe Khedira kishin pranuar të jepnin fanellat e tyre të autografuara për këtë aktivitet dhe Antonio Banderas nuk ka ngurruar t’i bëjë të tijat ato, duke paguar 20 mijë euro për t’i marrë.
Aktori ka zbuluar se pas skuadrës së zemrës, Malagas, bën tifo për skuadrën e Real Madrid ndaj nuk mund të linte t’i ikte nga duart një mundësi e tillë.
Maskarai, ska turp ka blere fanellat e protugezeve, spanjoll maskara, pa edukate…
Argita_b me mire merru me politike se per futboll s’merrke ee ne ate pune ,sa per dijena,3 spanjoll callejon,arbeloa& xabi Alonso,nje gjerman Khedira & 1 brazilian Kaka ,asnjeri prej tyne nuk asht portugez……Nje keshille: Merru me politike se te shkon ma shume si detyre …..