Neimar ëndërron të luajë për një ekip si Barça

18 Mars 2013, 13:48Sport TEMA

Neimar ka pranuar se vazhdon të ëndërrojë të largohet nga Santos drejt një klubi të madh evropian dhe se aktualisht, ekipi që e tërheq më shumë është Barcelona. Futbollisti ka shprehur pëlqimin e tij për të luajtur përkrah Mesit, por nuk ka eliminuar mundësinë që të transferohet edhe në ndonjë skuadër tjetër të njohur.

“Kush nuk do të ëndërronte të luante përkrah Mesi, Ksavi dhe Iniesta? Ata janë të gjithë lojtarë të mëdhenj”, tha ai për “Esporte Espetacular”. “Unë ëndërroj të luaj në Evropë, në një klub të madh si Barcelona, Çelsi apo Real Madrid”.

“Sigurisht, Barcelona është skuadra që më ka bërë më shumë përshtypje, pasi ka lojtarë të mëdhenj si Ksavi, Iniesta, Fabregas dhe Dani Alvesh. Por nuk ka kuptim të spekulohet që tani se kur do të largohem nga Santos. Unë do ta iki kur ta ndjej që duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e di se ku do të përshtatesha në formacion nëse do të bashkohesha me Barcelonën, por e di që aktualisht vendi im është te Santos”.

Më pas, sulmuesi ka folur edhe për kombëtaren braziliane, duke premtuar një sukses në Botërorin 2014 që organizohet në vitin e ardhshëm pikërisht në Brazil.

“Nuk e di nëse do të arrij ndonjëherë nivelin e Mesit dhe Kristiano Ronaldos, por nëse do ta arrij, unë do të jem personi më i lumtur për një gjë të tillë. Por nuk e kam këtë objektiv për t’u bërë më i mirë se ky apo ai lojtar, unë gjithmonë dua të bëhem më i mirë se vetja. Me Skolarin kam mundësinë e shkëlqyer të punoj me një trajner të madh dhe të mësoj më shumë. Tifozët duhet të presin edhe lojë të fortë, por edhe driblime nga kombëtarja. Brazili do të paraqitet mirë dhe do të jetë e shkëlqyer që luajmë në shtëpinë tonë. Shpresoj të bëjmë sa më mirë në këtë Botëror”, tha Neimar.

2 komente në “Neimar ëndërron të luajë për një ekip si Barça”

  1. england says:

    Me ke luan ky tipi?futi njehere kembet ne europe,pastaj mendo se me ke skuader mund te luash!I qendroj fort idese se ky nuk do mund te luaj dot me skuadrat e medha,deri te PSZH e ka hapin ky Braziljoni bjond.

  2. tani says:

    per ket barcelona ka pagujt 10 miljon euro capar plus ne rast se shkon ne ndonje skuader tjeter santosi ku lun ky duhet te demshperblej barcen me 40 miljon esht lojtari me me prespektiv dhe me i mir i brazilit momentalisht .Sot gazetat ne barcelon shkrujn se esht nji lojtar qe se ka kerku as guardiola dhe as tito vilanova esht nji blerje direkt nga presidenti barcelones ja qe gjith bizneset e veta personale i ka ne brazil,kshuqe me pak fjal do vij dhe mund te kushtoj rrotull 70 milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje