Recepsionisti: Nëse ti je Papa, unë jam Napoleoni

18 Mars 2013, 19:39Lifestyle TEMA

Këto ditë mediat janë të mbushura me lajme se sa i thjeshtë është Papa i ri.

Françesku e ka nisur duke kërkuar një kishë më të varfër, që punon më shumë për të varfrit.

Vetë ka dhënë shembullin personal, duke adoptuar një stil të thjeshtë jetese.

Por stili i tij ka lënë të habitur një recepsionist të rezidencës jezuite në Romë.

Françesku I telefonoi aty për të komunikuar me Adolfo Nicolas, drejtuesin e urdhrit të vjetër të Papës.

Recepsionisti i habitur, mendoi se ishte ndonjë rreng.

Kur Françesku I i tha se ishte Papa, Andreas u përgjigj: Oh po, nëse ti je Papa, unë jam Napoleoni.

Por shenjtëria e tij tregoi durim dhe arriti ta bindte se telefonata ishte e vërtetë.

“Jam vërtet Papa Françesku. Mos u shqetëso Andreas, thjesht më lidh me Atin. Dua ta falënderoj për letrën që më ka dërguar”.

Një ekspert i Vatikanit tha se normal që ai është habitur pasi telefonatat në emër të Papës i bën sekretari.

8 komente në “Recepsionisti: Nëse ti je Papa, unë jam Napoleoni”

  1. Prift Grrek ( SALCICE NGRENES ) says:

    Po do nje prift tamam sic duhet,te japim kete Prrenjasin,pasi i ka parametrat,si psh, i varfer,qefli femijesh etj,etj

    1. ARiU says:

      Megjithmend e, shume koment inteligjent ky i yti edepsez.

  2. Uarda says:

    Kur mendon qe gjysma e prifterinjve jane si ky monstra A Prrenjsi, te ngjethet mishte…

    1. Pelikani says:

      Une njof 43 prifterinje… asnjeri nuk eshte ashtu! Apo hajde tja fusim kot se eshte ne mode?!

      1. palikari says:

        mos i ke dashnore more

    2. antitrapi says:

      Uarda moj, prej nga shkruan nga ndonje harem i Dubait, e gjora, te paskan katandisur si mos me keq.

  3. tani says:

    Jam kunder çdo lloj feje e çdo lloji qoft ,esht kollaj te gjesh tek kleriket e çdo lloji feje abuzime te çdo lloj tipi.Po dua te konkretizoj qe ky person qe sot perfaqson kishen katolike duket i thjesht dhe njerezor ishalla vazhdon kshu do ishte ne te miren e gjith globit,dhe shpresoj qe ket linj ta vazhdojn edhe arabet me fen e tyne se tjeter thojn e tjeter bejn ,shifni ne internet se ça bojn ne afganistan me femijet feja esht per shpirtra te semur

  4. j says:

    E bukur kjo… Me durim arriti ta bindi ,“Jam vërtet Papa Françesku. Mos u shqetëso Andreas, thjesht më lidh me Atin. Dua ta falënderoj për letrën që më ka dërguar”. Ne te dy raste i thjesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje