Një njeri, për të cilin fqinjët dhe ata që e njihnin në banesën e re, kishin respekt. Edhe pse shihnin se si afronte fëmijët e tyre, ata nuk dyshonin tek ‘djalli’
Nga Lindita Çela
Dyert e mortit janë hapur në shtëpinë e Skënder Çelës. Nuk ka xhenaze e as gra, korb në të zeza, vaji i të cilave të bëjë që dhe guri të copëtohet. Ka mort, por jo një trup mbi të cilin nëna të derdh lotët e të mallkojë vetën se si nuk mundi të rruajë pjellën e saj. Prej së dielës mbrëma, nuk ka më shpresë që Juli është i gjallë. Sapo ai foli, zia ka pllakosur në shtëpinë e nëndrejtorit të antiterrorit të Shërbimit Informativ Shqiptar. Zia është më e frikshme se heshtja dhe shpresa që mbuloi gjithë shtëpinë, që kur Juliani u zhduk më 30 nëntor. Skënderi kurrë nuk ka pranuar të flasë për zhdukjen e djalit të tij të vetëm, ndërsa mëngjesin ka ndarë dhimbjen duke hapur dyert e mortit.
10 kilometra larg tij, aty ku i gjithë qyteti shkarkon mbeturinat, një njësi policie rrëmonte nën pirgjet e plehrave, me shpresën se do të mund t’i gjejnë së paku kockat e Julianit. “Ja këtu e kam hedhur, të mbështjellë nën një batanije të kuqe. E hodha gjatë natës së 1 dhjetorit dhe nuk jam kthyer më”, dëshmonte Ardiani, mes atij grumbulli plehrash se si vrau e zhduku në mënyrën më çnjerëzore një fëmijë, trupi i të cilit një Zot e di ku mund të prehet.
I zakonshëm
Një fëmijë ende nuk dihet ku është degdisur, ndërsa një tjetër i gëzohet jetës dhe pse zor se buza do i qeshë lehtë. Nuk ka mbushur as 10 vjeç. Sytë i panë vdekjen e trupi i thajmë ndjeu dhimbjen në palcë, vetëm pse ishte fëmijë. Por nëse epshet çnjerëzore nuk do të derdheshin mbi trupin e 10- vjeçarit, zor se ndokush do të mësonte fytyrën e vërtetë të Ardian Përrenjasit. Prej vitesh ia kishte dalë të shfaqë vetëm fytyrën përunjëse, përballë së cilës vetëm mëshira kishte vend. Madje për këtë kishte bindur dhe një trup gjykues në vitin 2008. Deri dy ditë më parë, ai nuk ishte gjë tjetër veçse një prej varfanjakëve e fatkeqëve të ardhur nga ana e anës për një copë bukë në Tiranë. Ishte i sjellshëm, deri në përunjësi; i heshtur si varri; i qetë aq sa zor se ka ngatërruar kush me të dy fjalë; i veshur keq sa ngjallte mëshirë e i dashur sa jo vetëm fëmijët kanë dashur të kenë shoqërinë e tij. Ky ishte Ardian Përrenjasi deri në ditën kur forcat e policisë e arrestuan mëngjesin e së dielës teksa i mbante thikën në fyt 10- vjeçarit. Para se gjithkush të mësonte krimin, për banorët e rrugës “Bujar Kaloshi”, diku në zonë e Laprakës, Ardiani ishte krejt i zakonshëm. Një burrë në hall të vet, me të cilin kanë ndarë dhe orë të tëra duke luajtur domino. Madje, edhe kur në lagjen e tyre është zhdukur djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, askush nuk ka dyshuar tek 45- vjeçari. Asnjë prej banorëve të zonën nuk dëshmon se të këtë parë apo konstatuar ndonjë skenë të dyshimtë të Ardianit. Shoferi i plehrave të Bashkisë së Tiranës, në asnjë ditë, qoftë dhe për një moment të vetëm, nuk ka ndryshuar sjelljen e tij. E kjo deri ditën e premte, në mbrëmjen e së cilës ai nuk ka shkuar në punë.
I dashur me të gjithë
Në zonën e Laprakës, dy ditë më parë nuk do të gjeje frymë njeriu që do të fliste keq për Ardian Përrenjasin. Ndërsa, mëngjesin e së hënës, aty ku ai u rikthyer për të treguar se si e ka vrarë e më pas hedhur në koshin e plehrave Julian Çelën, të gjithë kanë dashur të hidhnin një gur për të varrosur të gjallë, bash mu në kazanin e plehrave ku ai thoshte se ka hedhur viktimën e tij. Historia ka tronditur gjithkënd në zonën e Laprakës, e kushdo ndihet i frikësuar se si për muaj të tërë kanë bashkëjetuar më një monstër e që askush nuk ka ditur të mbrohet prej tij. Joshja, paratë dhe miqësia ka qenë armët më të cilat 45- vjeçari përdorte jo vetëm për prehën e tij. “Më merr një paketë cigare e mbaje kusurin”, ka qenë thënia e preferuar e monstrës, ndaj së cilës duket se nuk ka rezistuar asnjë fëmijë i zonës. Sipas dëshmive të dhëna, nuk janë të paktë fëmijët që Ardian Përrenjasi u ka kërkuar ndonjë shërbim të vogël e më pas i ka lënë bakshish kusurin. Kështu ka fituar besimin jo vetëm të fëmijëve, por dhe prindërve të tyre, me të cilët shpenzonte orët e pasdites duke luajtur domino. Sigurisht me ato të ngeshmit, por kjo ka mjaftuar që nami në lagje t’i dalë si burrë i urtë e babaxhan. Të qënurit me fëmijët i dashur, i qetë dhe gjithnjë pa krijuar probleme, duket se i ka krijuar avantazhet të mëdha, aq sa asnjë prej fëmijëve të mos ta ndihej i rrezikuar. Madje, këto sebepe ka përdorur edhe për 10- vjeçarin pasditen e së premtes. Sipas dëshmisë së fëmijës, Ardiani i ka thënë fqinjit të tij që të merrte dy shishe birrë, e ky nuk ka qenë shërbimi i parë që i ka kërkuar. Sipas dëshmive të vendasve, duket se Ardiani i zgjidhte viktimat e tij. Çuditërisht, prindërit e fëmijëve me të cilët ai ka abuzuar, janë të veshur me uniformën e shtetit. Së paku kjo është legjenda që qarkullon në Laprakë, ndërsa për Policinë e Shtetit, viktimat e Ardian Përrenjasit nuk janë gjë tjetër veçse djelmosha që bien preh e lajkave të tij.
Disa viktima
Rasti i 10- vjeçarit, që policia e shpëtoi nga kthetrat e vdekjes, nuk është i vetmi. Ardian Përrenjasi ka dëshmuar se ka vrarë Julian Çelën. E ka ftuar në shtëpi për birrë e më pas askush nuk e ka pare më të gjallë 11- vjeçarin. “E kam mbytur mbrëmjen e 30 tetorit. Filloi të bërtiste e që të shpëtoja e mbyta. E ka mbajtur një natë aty e të nesërmen e kam hedhur në kazanin e plehrave e më pas me makinën e bashkisë e kam dërguar në Sharrë”, mësohet të këtë dëshmuar për policinë 45- vjeçari. E ndërsa ende nuk është mundur të gjendet trupi i Julianit, pjesë e dëshmisë së tij rrëqethëse kanë qenë dhe disa raste të tjera që Ardian Përrenjasi ka abuzuar në vende të ndryshme ku ka jetuar. Sipas grupit të hetimit, kjo ka qenë arsyeja që ai ndërronte herë pas herë banesë, ndërsa marrëdhëniet me femrat duket se i ka pasur gjithnjë koperturë, vetëm për të fshehur prirjet e tij seksuale. Madje, për shkak të incidenteve të ngjashme në familje, Ardian Përrenjasi është përzënë nga shtëpia dhe kurrë nuk ka shkelur këmbë aty prej 16 vjetësh. Po kështu, në vitin 2008 policia mundit të ngre akuzë ndaj tij, por që falë mëshirës së kërkuar, gjykata e dënoi vetëm me gjobë. Ndërsa në Greqi, po për shkak të marrëdhënieve me të mitur, Ardian Përrenjasi është dënuar me 4 vjet heqje lirie. Duket se këto rrëfime kanë bindur policinë e Tiranës, që dhe pse pa gjetur trupin e 11- vjeçarit, të dyshoje e të ngrejë akuzën se përveç marrëdhënieve të turpshme, Ardian Përrenjasi është dhe autori i vrasjes dhe zhdukjes së djalit të drejtorit të antiterrorit të Shërbimit Informativ Shqiptar.
PEDOFILIA NDAJ TRUPIT DHE PEDOFILIA NDAJ MENDJEVE NUK NDRYSHOJNE SHUME NGA NJERA-TJETRA
A do te ishte sot mes shokeve te klases Juliani i vogel po te funksiononte shteti??
Nje femij 11 vjeçar eshte bere viktim e nje krimineli te denuar me pare me nje gjobe si dhunues te miturish.Maniaku seksual i bente per vete femijet neper pika-internetesh duke i derguar per te blere cigare dhe duke ju lene kusurin e parave qe ta mbajne per vete.Jane shume pyetje qe te mblidhen ne koke dhe dalin si akuza. A ka ne Shqiperi ligj qe i denon shitesat qe u shesin femijve nen moshem 18 vjeç cigare dhe alkol??A ka ligj qe ndalon hyrjen e femijve nen moshen 18 vjeç neper salla bixhozi dhe internet-kafesh??Po qe se ka ligje te tilla, sa zbatohen dhe sa kontrrollohen nga policia??A kane mundesi femijet sot te kalojne kohen e lire prane qendrave sportive dhe edukuese jasht-shkollore???Nje trup i njome femije u perdhunua dhe hodh ne plehra,….qindra shpirtra femijesh plagosen dhe dhunohen cdo dite nga njerez-mizor,dhe ne te gjithe jemi nga pak fajtor,sepse ne nuk shikojme me larg se hunda jone.Rruget e Tiranes jane mbushur plot me sy te perlotur qe kerkojne ndihme,me sy lypsaresh,por shoqeria eshte indiferente.Po te ishin treguar me te preokupuar komshinjte, do te kuptonin se nje i rritur qe sjell ne shtepi djem te mitur eshte nje person i rrezikshem.Juliani mund te ishte femija im ose i juaji,femijet genjehen kollaj dhe detyra e nje shteti e nje shoqerie eshte qe te izoloje dhe bllokoje personat e rritur me rrezikshmeri sociale.Po cfare shteti kemi ne??Hapeni dritaren o njerez te mire,se keshtu mund te degjoni britmat e atyre viktima qe dhunohen cdo dite pertej mureve te shtepive tuaja.Mund te degjoni klithmen e Ajisheve dhe Juljanve te tjere.Pyetja qe duhet ti bejem vetes cdo minute eshte se ne çfare shoqeri duam te jetojme??Ne nje shoqeri ku nje nene qe kerkon drejtesi per djalin e saj te vrare,Edison Durden,6 vjeçarin qe doli te luante me biçiklete ne oborin e shtepise se tij ne Gerdec,i mbyllen dyert e gjykates??Apo ne nje shoqeri ku vetem niperit dhe mbesat e kryeminsitrit,te siguruar me helmeta ne koke dhe te mbrojtur nga bodiguardet argetohen fundjaven ne fushen e patinazhit mbi akull??Shqiperia nuk ka shtet,dhe per kete jemi te gjithe fajtor sepse jemi strukur mbrapa dyerve dhe dritareve te mbyllura dhe i lutemi perendise te na shpetoje nga ai qe e kemi vendosur vete ne krye te shtetit.
Te votojne dhe 16 vjeçaret,…hodhi idene Pedofili i mendjeve duke dashur te perdhunoje dhe shpirtrat e njome me politiken e tij te ndyre.
Dhe ne perseri heshtim dhe vazhdojme te degjojme barcoletat e tij genjeshtare, me dy hajdutat e shalqinave…ne Tropoje !!!!!!…. nderkohe qe ne Sharre kerkohet pa shprese trupi i Julianit.
Pedofilia eshte nje semundje e rrezikshme.Kudo ka monstra te tille,dhe ligjet duhet te jene shume me te forta.Monstra ka derguar femijet per te blere birra( alkool),e cigare????.Monstra i zgjidhte viktimat,prindrit e te cileve ishin te veshur me uniformen e shtetit????
Ti behet mishi copa copa e ta mbushin me krype. Jam i mendimit ti jepet familjes se vogelushit te beje c’te doje me te… bastard i ndyre…
Mjafton te shokesh e te degjosh ke Opinioni zv.Dr. E Policis Tiranes me mbiemer Brecani, qe simbolizon injorancen dhe trashesine njerezore, e te kuptosh se ku esht katandisur policia e shtetit. Nuk esht prokurori e gjykatesi qe zbulojn e parandalojne keti vepra, por esht policia kriminale e cila keto 8 vite esht kantandisur ne cete militantesh PDista.
Ky esht esht problemi qe Fezviu e shume te tjere nuk duan ta shohin ne sy.
e liroi gjylata,jo niveli policor,more ish marangoz
Haha,do jete prokuror nga ato mostrat e diktatures qe di vetem ligjin nr 55,per agjitacion e propogande.
C’lidhje ka gjykata?Nuk i kerkon gjykata kriminelet.Eshte policia ajo qe kryen hetimet,dhe ben ndalimin.
Por e verteta eshte se policia jone ka marre fund.Nje polici e perbere nga diletante,e pa formuar si duhet per te kryer punen qe i takon.Policet tane,ashtu si shumica e shqiptareve,nuk e kane mendjen te bejne punen,por thone hajt te paraqitemi e te marrim rrogen.
Dhe çfare eshte me e keqja,eshte se kjo polici po punon me fonde te shteruara,duke filluar qe nga makinat qe nuk kane karburant te levizin.
Ky eshte shteti i kafsheve berishiane,specie primitive me inteligjence njeqelizore,me tre klase shkolle e me diplome Universiteti fallco.Eshte mese normale qe ky vend po shkon drejt shkaterrmit te vlerave morale dhe njerzore.
Kryepedofili dhe kryepedofilja jane Sali Berisha dhe Zhozefina Topalli, qe abuzojne me nxenes shkolle dhe per kete organet dhe per me teper intelektualet tane te qelbur te firmave te qeverise, nuk ndihen dhe te ngrejne zerin, per dhunimin neper shkolla qe u behet femijeve nga qeveria.
Krimi i kryer ne Tirane nga nje personazh me preçedente te rende penale tregon me se miri degradimin e gjyqesorit dhe paaftesine impresionante te policise shqiptare ne evitimin e nje “kronikeje te nje krimi te paralajmeruar”.
Eshte i kote dhe i tepert shkarkimi i dufit popullor mbi autorin e krimit. Ai eshte nje person me probleme teper te renda te sjelljes shoqerore te cilat nuk ka mundur t’i shmange ne vite dhe vende te ndryshme dhe per kete nuk eshte aq faji i tij si i semure por i shoqerise(ne rradhe te pare) sistemit gjyqesor (s’eshte dhe aq me faj pasi eshte vete teper i semure) dhe i policise(ketu eshte e veshtire te zgjedhesh midis paaftesise apo miopise se “syrit vigjilent”)
Dua te kujtoj nje rast pothuaj indentik te nje serial killeri italian qe njihet atje si “monstro di Foligno”. Kjo ngjarje ne fillim te viteve 90 shokoi publikun per makabritetin ndaj viktimave qe ishin: nje femije 4 vjeçar dhe gati nje vit me vone nje djale 13 vjeçar. E gjitha kjo kur hetuesit me te mire ishin mobilizuar maksimalisht ne zbulimin ngjarjes qe pas krimit te pare. Do te arrihej tek autori vetem kur do te godiste perseri por kete here (ashtu si ne Tirane) duke qene ne distance teper te afert, disa dhjetra metra, me shtepine e viktimes dhe thjesht duke ndjekur gjurmet e gjakut. Rezultati i hetimeve ishte se kishin te benin me nje te ri me personalitet te paqendrueshem,i paafte per te arsyetuar, dhe qe ne femijeri kishte qene vete ai objekt i abuzimeve seksuale(per me teper nga nje prift)….. Pas denimeve fillestare me dy burgime te perjetshme(nje per çdo viktime) apeli dhe gjykata e larte do te pranonin patologjine e semundjes dhe do e denonin perfundimisht me 30 vjet.
Morali i fabules:Tipa si Prrenjasi apo Norja jane produkt i kesaj shoqerie dhe jetojne ne mesin tone pa problem deri diten qe heqin apo u bie maska qe mbajne.Duhen kuruar dhe me pas denuar me ashpersine maksimale te ligjit pa qene nevoja te evokohet denimi kapital qe s’eshte gje tjeter veçse shprehje e dobesise se mentalitetit te nje shoqerie posdiktatoriale.
un nuk mbroj prokurorine, perkundrazi ajo esht nje zyre e nivelit juridik medioker ne sherbim te policise se shtetit ku edhe emerimet e drejtuesve te prokurise i kontrollojne Koliqi and co, ndersa gjykata zyre noteriale e te dyjave.
Por, ceshtja e mjerimit te policise ndelet perseri problemi kryesor tek krimet kunder jetes, ku shefat halabake i shf neper vendngjarje me radio ne dore duke parakaluar para kamerave, ndersa puna shkencore e hetimore jane inekzistente. Ky esht problemi qe duhet adresuar, duhet spastruar keto organe nga injorantet e militantet, e e jo te bejme gare si te mallkojme monstren e radhes, se ate e ka mallkuar perendia!
E lexova artikullin dhe komentet.
E urrej salen sa urrej dhe kete kriminel.
Nuk e shte policia dhe shteti fajtor, por sistemi.
Pse nuk ndodhnin keto ne kohe te enverit? Se kishte shtet. Por dhe ne europe e amerike ka shtet dhe prap ndodhin.
Pra eshte sistemi. Eshte propaganda dhe materialet e shumta ne perendim qe shperndjane viruset e keqia.
Pse nuk kishte divorce ne ate kohe? Sepse behej propagande e shkelqyer per nje familje te shendoshe.
Jo vetem qe duheshe te ishe familjar I mire, por dhe shok e fqinj I mire. Se per ndryshe te kritikonin te afermit dhe shoqeria.
Ku e mesoj kete ves ky? Mes pedofilise greke e mesoi.
Cdo sistem ka te mirat e te keqiat, por ky sistem ka me shume te keqija.
Sa per policine mendoj qe ka bere nje pune te shkelqyer deri sa e futi ne kurth duke perdorur nje femije tjeter qe rrezikonte dhe jeten.
Policia ashtu si ne perendim I ka shoshitur te gjithe njerezit rrotull, veset e tyre deri sa e zbuloi duke pare dhe te kaluaren e tij prej pedofili dhe e zbuloi.
I lumte. Ka qene nje pune e veshtire. Si te kerkosh gjilperen ne kashte.
I lumte.
Ky sistem I ri e gjeti te pa pregatitur policine. Njerezit jashte u perfeksionuan edhe per te keqiat. Keshtu qe ky sistem solli ne shqiperi veset me te keqia qe egzistojne ne gjithe boten.
Fredi nga gjermania qe eshte nje nder jomentuesit me te mire te ketij forumi permend blerjen e cigareve dhe birres nga te miturit.
Dakort jam. Po nuk na conin edhe ne fqinjet ne ate sistem te blinim cigare, birre, buke? Nuk ndodhi gje, pir quheshim femij te sjellshem dhe mernim falenderime.
Sot ka mendje te erreta si
Sali berisha
Nasteadini
Ben chicago
Ramy
Veronika
Alpinhi
Mentari.
Per kete kategori paraja eshte mbi cdo gje.
Pas parase eshte epshi
Faleminderit kush pati durim dhe e lexoi komentin tim.
Ngushellime familjes nga zemra.
o zot ky sistem drejtesie ka marre fund. Nuk ka me as polici as gjykate. e sollen vendin ne kete derece dhe tani ngrihet “i madhi” dhe na thote te mos qahemi se jemi nje nga vendet me numrin me te vogel te vrasjeve….
hapu dhe e merri brenda keto qelbesira!! keto jane te neveritshem por kur me dalin tipa si Altin Hazizaj e fillojne te japin mend e te perdorin gjithe kete situate per te marre ca fonde me shume me vijne zorret ne fyt. A i eshte nje plehre qe as nuk i intereson shume, por thjeshte i duhet te beje zhurmuesin e te kapi momentin e ca fonde. Kane te drejte kur thone se shkolla duhet te beje me shume. Po ku ka kurrikula shkolla per te mesuar femijet si te ruhen, se i ka zene hapsiren ne kurrikula Altini me “shoke” per ti me suar femijet rreth LGBT.
C’shte ky nivel komentuesi se na cuditen megjithemend.
Njeri thote e ka liruar gjykata dhe jo policia.
Ai zv. drejtori qe ne turi te jep nivelin e inteligjences.
Kur e pyeten ne Opinion tha i kemi bere krehje zones.
Ishalla e lexon dhe ai dhe ky komentuesi se cdo te thote krehje e zones.
Po jua shpjegoj pa lek.
Krehje e zones eshte kur policia kriminale dhe e rendit duke perfshire dhe agjentet dhe informatoret e terrenit te evidentojne cdo banese, cdo levizje, cdo makine, cdo lidhje dashurore dhe cdo vakt buke qe hane njerezit ne ate zone dhe kush ben c’fare. Kurse vrasesi e ka hedhur ne kosh dhe me pas ka pritur deri sa ta marre makina e plerave dhe pas dy muajsh 30m me larg po ne afersi te baneses se tij guzon te godasi perseri qe shyqyr beri nje gabim trashanik nga niveli arsimor qe ka se po te kish qene pak i zoti si Gushi kush e di kur do mbaronte.
Sa per adresen se kush jetonte me cfare merret apote tjera si keto se ka njeri idene fare fare.
Policia Shqiptare e ka pasur per detyre qe kete individ ta kishte me dosje kontigjent kriminal eshte njesoj si rasti i Viktor Gushit qe u kap rastesisht nga Policia dhe thane qe se kemi pasur te skeduar nderkohe qe kishte qene dy here i denuar lere c’kishte bere jashte vendit. Dhe kuptohet qe ne 2008 Prokurori dhe Oficeri i Policise Gjyqesore e kane bere punen nga zyra dhe nuk kane bere asnje lloj hetimi ne rastin e vitit 2008 pasi po te kishin bere hetimet e duhura te pakten te telefononin Prokurorine dhe Policine e Perrenjasit per kete individ sot do te kishim nje femije ne jete dhe nje tjeter ma pak ne numer te abuzuar. Kutpohet kjo pasi ende nuk dihet se cka bere ky moster dhe sa eshte shifra e te abuzuarve.
Vijme te rasti i vrasjes qe ka bere ky tipi.
Po te kishte nje dosje Policia dhe nje rendim pune per rastin e vitit 2008 ajo vrasje nuk kishte per te ndodhur se per gjysem ore do ta evidentonin kete, por kjo Polici ka humbur kontrollin ne territorin e saj dhe nuk e ka idene se c’fare behet duke filluar qe nga ai tipi qe ishte ne studio.
Prandaj qe te shpetojme jete te tjera duhet te presim deri sa vrasesi te bej gabimin trashanik. Zot na ruaj po te kemi vrases inteligjent.
Imagjino qe eshte perdorur e gjithe fuqia shteterore per kapjen e tij duke pasur parasysh pozicionin e babait te tij dhe ata e kane pasur ate cop idiot 50 m larg baneses dhe nuk e kane kapur dot. Imagjino jeta e imja e jotja dhe e femijeve tane dhe e te gjithe Shqiptareve.
Pastaj do te vazhdoja pak me Prokurorin qe ishte nje idiot e gjysem filloi te jepte detaje se ckishte bere vrasesi me femijen ne TV harron qe po e shikon dhe familja e viktimes o kafshe prokuror dhe eshte ende c’eshjte ne hetim sepse akoma nuk e dini nese ka bashkepuntor apo jo dhe sa krime te tjera ka bere. Dhe ne fund qe po mundohej te mbronte ish prokurorin per rastin e 2008 qe na i paska bere hetimet ne rregull sepse i paska ardh dosja qe nuk ka kish qene i denuar me pare nga Ministria e Drejtesise. Po dosjet kriminale te denoncimeve i kishte pare kolegu jot, po nje email greqise nuk e bente dot ky kolegu jot. Si sju vjen turp.
Ju perfundimisht keni dale jashte kontrollit. Ju sjeni ne gjendje te kapni as kete moster as Viktor Gushin dhe kur i keni kapur rastesisht, kur ata kane bere krimin e 16 apo 17 na e tregoni neper media si akt heroik dhe i punes se pareshtur nga ana juaj. Tju vije turp qe mburreni me disa copa injorantesh, imagjino krime qe behen nga njerez te shkolluar apo njerez qe minimalisht kane mbaruar gjimnazin normalisht.
Ne nje vend normal europian sot duhet te kishin dale pergjegjesite dhe shkarkime masive te prokuroreve, gjyqtareve dhe policeve qe kishin kryer “krehjen e zones” duke perfshire dhe agjente te SHISH qe kane qene te perfshire ne hetime per shefin e tyre.
Mjere ne femijet tane por dhe te juajt zoti zv drejtor e z. prokuror, znj gjyqtare, etj, etj.
Erzen Brecani ska asnje lloj lidhje me Policine dhe eshte zv. drejtor i metropolit me te madh ne vend dhe thote sa morem denoncimin ne e kapem. O idiot dhe ate te mos besh pastaj c’pune ben me qe ra llafi?! Apo ti ke pune vetem me zgjedhjet?
Pupupupupupup i madh fare.
edhe mua kur isha i vogel keshtu ma beri muftiu, po tani e kam pranuar ngritjen e sumes edhe jam i lumtur
plere
Ai person qe perdori femijet per tu kenaqur duhet te denohet me vdekje, pra ky vendim duhet te aplikohet shpejte. Shpreh keqardhjen edhe per ato familje qe jane te prekura nga ky krim makaber, por ngushlloj edhe familjen e djaloshit qe nuk jeton me.
une mendoj qe
O ish prokuror, nuk e ka fain shefat e policis ose gjykatesit, por fain e ka kushetetuta dhe ligjet qe permban kjo hale kushtetut. Ti e di shume mire qe ligjet jane si llastika dhe fale elasticitetit qe kane ligjet ti mund ta perkulesh nga te duash pa e thyer ligjin. Si ish prokuror qe je mere inisjativen dhe be nje peticjon ku te futet denimi me vdekje dhe ligje shume me te ashpra sec jane tani. Skan pse ta sorollatin kete moster neper seanca gjygj kur ne te nejjten koh ky e ka pranuar krimin dhe me e keqja u kap ne flagranc duke u pergatitur per ekzekutimin e radhes, ku duhet ekzekutuar ne publik z ish prokuror.
nuk e mbanim dot nen kontroll thote injoranti brecani sepse nderronte shpesh shtepia pedofili ,o zoti polic cfar na tregon sepse nuk e keni fajin juve ,po ku keni kohe ju mor barkderra sju le rakija e mishi ,policia mban ne kontroll nju jorkun ,parisin etj qe tirana nuk esht sa nje lagje e tyre ,sipas teje o idjot po te nderrosh shtepi ne tr ste kap njeri .
Eshte bere tashme rutine qe lirohen vrases dhe ndodh krimi i radhes. Ne 20 vjet, nuk mbaj mend te jete denuar nje gjyqtar apo prokuror i cili ka falur krimin, ndaj, le te denohet edhe gjyqtari apo prokurori qe e kane falur monstren dhe te tjere kriminele me denimin e vrasesit. Nese ligji parashikon denim te perjetshem per monstren, atehere te denohet edhe gjyqtari dhe prokurori me denim te perjetshem. Vetem ne kete menyre, gjyqtari dhe prokurori do te kene frike nga ligji, Vetem keshtu do te biem ne qetesi
Flm
Me sa duket,ky krim,paska mbetur jashte vemendjes se SHISH.Ai paska kaluar shume larg,kete rradhe ka goditur ne “zemren” e SHISH.
Po pse kjo veprimtari kriminale eshte jashte vemendjes se SHISH ?!!!
Duke pergjuar opoziten dhe kundershtaret e Kryeministrit,ky institucion i “pavarur”eshte i “zene” me pune extra.
Ti rrembehet femija nje punonjesi te SHISH,nga nje pedofil dhe te mos jete ne gjendje ta zbuloj,kur e ka aq prane,eshte e tmerrshme.
Me se merret ky,qe eshte kaq i zene me pune,nuk i duket kriminale pedofilizmi!!!!
Nuk eshte vetem krimineli fajtor.
“Rasti i 10- vjeçarit, që policia e shpëtoi nga kthetrat e vdekjes, nuk është i vetmi. Ardian Përrenjasi ka dëshmuar se ka vrarë Julian Çelën. E ka ftuar në shtëpi për birrë e më pas askush nuk e ka pare më të gjallë 11- vjeçarin. “E kam mbytur mbrëmjen e 30 tetorit. ”
Ata qe e kane pare kete femije per here te fundit thone se ai doli nga internet-kafeja dhe hypi ne nje makine !!!
Hajd e mere vesh kete muhabet tani ?
Shyqyr zotit ky do te denohet.Po prifterinjte katolik e ortodoks qe kan perdhunuar me mijera femije ne te gjith boten kush do i denoje.Ato edhe sot vazhdojne te jen prifterinj dhe ti bejne moral njerezve.Mostra i laprakes ishte i varfer dhe do denohet po prifterinjt e krishtere skan per tu denuar ndonjehere se i mbron jezusi
Tipik titull alla Lindita Cela :d
Perkrahes i PD. Monstra me pune shteti e me makinen e bsshkise mbas bythe. Qeveri e monstrave
Policia shqiptare pa pike profesionaliteti.pervec gjestit mostruoz te ketij robi,ate te pedofilise,organi hetimor e policia dalin me gjoksin para tani,kur kane ngel pa pupla,per ti atribuar ketij monstre dhe vdekjen e femijes tjeter.ai vertete mund te jete vrasesi,por ne nje pjese te mire te rasteve,eshte e treguar statitikisht e me fakte,qe te vene para presionit,persona nje kapen flagrant ne dicka,detyrohen e pranojne dhe akte te tjera qe ne te vertete nuk i kane pas kryer.nuk dua qe dhe ky te jete nje rast i tille.sepse duke njohur me c’element kemi te bejme ne organet policiore,kjo nuk eshte e veshtire.nuk dua,edhe pse dua te shpresoj qe djaloshi te jete gjalle ende,ndoshta diku tjeter.gjithsesi perpos kesaj,ky person eshte e mbetet nje monster.
Nese do te vertetohet e do te gjenden eshtrat e femijes,ky monster meriton denimin kapital,dhe pse tek ne eshte hequr.por kurrsesi nje hakmarrje te familjarve,kundrejt femijve,vellezerve apo niperve te ketij.pike se pari pasi ai nuk eshte pjese me e familjes qe e lindi,pasi e kane pas debuar per kete shkak qe tani ndodhi,dhe gruaja e femijet e tij gjithashtu e kane lene,mbase po per kete pune.pra ky ka qene i mohuar nga te gjthe,ndaj nuk e meritojne te vdes kush per kete.e nese do te ndodhte,kushdo do ta kryente kete gje,do te ulej ne rrangun e monstres,duke qene se vret nje person te pafajshem.atehere nuk do te ishte ndryshe nga ky.
Hakmarrja duhet marr vetem mbi kete,dhe gjeja me e mire do te ishte ta merrte shteti kete vendim,e ekzekutim.
-Sa here qe humbet nje femije a kontrollohen nga organet kopetente kontigjentet e pedofilise,apo edhe ketu ka militante ..joprofesioniste
Babai punonjes i SHISH,te dhjefsha shishin kur nuk mbron dot pjestaret e familjes tende,rrofte partia pa femije ben prape ti o i shishit.
Mjere femija i shkrete se babai i tij do te jetoje i lumtur me ndonje dekorat qe do ti jap vet sala per pune te mire per zbulimin e dashurickave te opozitarve qe jetojne ne lagjen e vet.E them kte se ne parlament sala e ka diftu kush e di sa here qe i di me mire dashnoret e deputetve se hallet e njerzve.dhe e gjitha kjo fale ktyre shefave te shishit qe i kemi vene per tna rujt jeten e femijve tane dhe i pagujme me rroga te mira se ju takon besoj.
cojeni mer bushtren ke kopshi zoologjik dhe futeni ke kafazi luanit ta boj pershesh ,se na hapi barkun kur del ne tv ,,