Koment/ Një delirant në oborrin e Selisë së Shenjtë

19 Mars 2013, 18:49Politika TEMA

Nga Edi Rama

Edhe qielli vegoi kur i dha dorën Ati i Shenjtë, sipas Saliut. I cili e quajti duarshtrëngimin protokollar me Papa Françeskun, një bekim për fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor. Nëse këto dokrra hini, siç i quante Fishta lajthitje të kësaj shkalle, do t’i nxirrte goje kryeministri francez apo kancelarja gjermane, do ta kishin fort të zorshme të përballonin shastisjen e opinionit publik. Revoltën e kishës e të besimtarëve. Gajasjen e botës. Por në Shqipëri ndodh ndryshe. Sepse një pjesë e njerëzve mjaftohen me bindjen se ky kryeministër është i marrë. Kurse një pjesë tjetër argëtohen si fansa të këtij garipi pa caqe, që flet mbarë e mbrapsht në publik dhe s’e ka për turp të tregojë para kamerave se si këmben mendime natën me Zotin apo se si ndan me Atin e Shenjtë objektivat e Partisë Demokratike.

S’ka dyshim që keqqeverisja e Saliut i ka bërë dëme të rënda rendit ligjor, ekonomik e social. Politika e tij që qëllim të vetëm ka pushtetin dhe për këtë qëllim justifikon çdo mjet, ka shkatërruar institucionet dhe rrënuar shtetin në tërësi. Por dëmin më të rëndë dhe afatgjatë besoj, Saliu ia ka bërë mjedisit të komunikimit mes njerëzve. Ka dëmtuar thellë themelet e sistemit të komunikimit. Ka deformuar normat tradicionale të edukatës në komunikim. Ka legjitimuar gënjeshtrën si mjet që mund të përdoret pa asnjë gajle gjatë komunikimit. Ka lartësuar dhunën verbale, shpifjen e sharjen, si instrument të imponimit apo ngjitjes në karrierë. Ka ushqyer urrejtjen mes njerëzve përmes derdhjes si zift të një doze të përditshme mllefi mbi shoqërinë.

Dhe ndoshta më e keqja në këtë të keqe, ka institucionalizuar talljen me popullin si shprehje të një deliri madhështie që historia e regjimeve jodemokratike tregon se kur mbërrin kulme të tilla, sinjalizon përveçse mungesë të plotë respekti për të tjerët edhe humbje të ekuilibrit mendor. Gjë që vihet re qartë dhe sot, në dokrrat e nxjerra prej kryeministrit shqiptar mu në oborrin e Selisë së Shenjtë.

*edirama.al

75 komente në “Koment/ Një delirant në oborrin e Selisë së Shenjtë”

  1. gertjan says:

    Ore po qe Saliu ka lajthitur kete e dime te gjithe!Kjo monster,ky kriminel qe i ka duart te lyera me gjakun e popullit do e braktise populli e zoti me 23 qershor!Sali leri broçkullat me mire ik vete para se te te largoje populli!

    1. Pilo Lala says:

      Papa i tha qe te iki sa me shpejte, se po e presin na ate bote mbas 23 Qershorit.

      1. adelina says:

        Edi Rama ka shume humor. Duket ndryshimi i brezave mes tij dhe Berishes, qe kudo shkon na skuq faqen me paturpesite qe thote. Cdo gje e lidh me PD ai, po dhe ne me PD e lidhim, ndaj ne 23 qershor do zgjedhim humorin e Rames dhe jo vjedhesin e dehur Sali.

        1. vitori says:

          je i pa pare S Berisha!!!!Po i ben te vjellin keto pederastet e temes se bashku me krye pederastin EDI RAMA!!! te shkretet mendojne se me urejtje dhe duke share mund te vijne ne pushtet vetem per te vjedhur si hajduter , ju foj me 22.03.2013 ne sheshin NENE TEREZA,paranteze per rrezultatin e votimeve te 23.06.2013 deputete,,,,72 pd +6 lsi+60 ps+ 2frd+ak!

          1. herta says:

            Po papa nuk e di se cndodh ne shqiperi??e di qe eshte kryeminister ky monster ne kete vend?si mund tja japesh doren ketij krimineli??

          2. Lena says:

            Sali berisha tani ka filluar qe te besoje se fitoren kete here do ja jape zoti, pra do e kete dhurate nga nje fuqi e mbinatyershme. Ai ka filluar qe te besoje ne marrezira. Keto jane shenja te nje njeriu i cili po lajthit cdo dite e me shume.

          3. te genjen mendja o vitori says:

            hahaahaha… sa shaka te bukur qebere more Vitori, na shkrive se qeshuri aman te lutemnae thuaj edhe nje here se sadeputet do marri PD dhe LeSh e Li hahaahaha… o te mjeret ju qe as vete nuk i besoni ato qe thoni PD te kete kujdes se shume koka do haen per listat e PD nga Saliu dhe shume te tjere do ngelen jasht parlamentit te ardhshem sa per partin LeSh e Li kam frik se edhe vete kokmadhi do ngelet pa hyre ne parlament jo per gje po edhe ata qe ka futur ai ne pune po e braktisin sepse e dine qe ai nuk do te jete me ne qeveri.

        2. eri says:

          Ai papa duhet ta mallkoj kete sali me cte mundet per kete qe i ka shkaktuar ketij populli e jo ti jap doren e jo me bekimin!!!!Po ky plak keshtu i sheh mir qe se beri dite historike ket.

        3. Besnik says:

          Thjesht brilant….

        4. Daniel says:

          mjere nethuaj per brockullat qe na duhet te degjojmeprej ketij te rrjedhuri qe do edhe te na qeverisi. saliu eshte bere si i marre dhe ka filluar te deliroj kujton se te gjithe neper bote mendojne per ate nderkohe qe ka harruar qe eshte kryeministri me i deshtuar i botes eshte ai kryeminister qe e ka zhytur vendin e tij ne varferi dhe ka bere te lulezoj korrupsioni dhe krimi.

        5. adi says:

          Aman, na kënaqe edhe ti. Na kënaqi humori i Edit. Ai mund të jetë çun i mirë, por humor nuk ka fare. Në Shkodër thonë “humor kaps” (kur nuk mundesh me dhi normal).

      2. maryn says:

        @Pilo Lala
        Mund ta besoja Saliun, po te thoshte se kur lindi ne Viçidol Sheqerja e lau me urinen e Lopes, siç e lane Zarathustren.. . Po me vegimin ….duhet te kete qene nje drite çmendurie

      3. Dyrrahu says:

        Papa Franqesko I as nuk i ka thënë gjë e as nuk i thotë kurrë një njeriu që ka shkalluar nga mëndja.
        Një gjë duhet të kuptojmë nga të gjitha marrirat dhe turpet që i sjell Sali Berisha në tryezën tonë për t’i ngrërë, duhet kuptojmë si tentativë të tijën për të ngulitur diç në trurin e shqiptarëve.
        Ne po i shohim budallallëqet që i paraqet, por mos t’i neglizhojmë budallallëqet e tija sepse ai ka kuptuar se një pjesë e popullit, pikërisht shkaku i këtyre budallallëqeve vrapon pas tij sepse çartja e Sali Berishes i ka çartur edhe përkrahësit e tij dhe pa menduar fare se çpo flet e aprovojnë veprimin, komentimin dhe vendimin e tij.
        Unë e kuptoj zotin Rama , ai është në pozitë të dilemeve. Është vështirë të flasësh, të veprosh dhe të reflektosh drejt përballë këtij njeriu të humbur në hapsirë.
        Megjithatë zoti Rama ka gjetur rrugën e ballafaqimit me të sëmuarin kryministër, ia ka zbuluar kodin e nxjerrjes nga sistemi dhe dezorientimin e robotit. Meqenëse Berisha nuk ka vepruar si është dashur të veprojë, të cilit në çdo sekondë i dalin të palarat dhe vjedhjet, ai detyrohet të paraqitet si i porositur, kështu që ai mendon se të porositurit nuk mund t’i bëj gjë njeri. Kaloi koha kur gënjeshtra pranohej si meze rakie. Tashmë kanë kaluar 22 vite të mashtirmeve shekullore, shqiptarët kuptuan se çbëre me ta dhe si i more votat duke keqpërdorur mjerimin e tyre të zgjatur.
        Koha e Rilindjes erdhi, ndihmojeni Rilindjen që të gjeni buzëqeshjen e fëmijëve tuaj.

        1. maryn says:

          Eshte shejtan budalla, kete kemi kohe qe e dime, por me ate vegimin…mund te mashtroje vetem ata ‘valltaret’ e mitingjeve te tij, por edhe midis valltareve ka plot te pakenaqur sepse jane pa pune dhe ajo “martesa” me ate DAUN-in i ka revoltuar jo qysh ne fillim, por mbasi kuptuan se ai u hoqi ‘racionin’ e tyre, keshtu megjithqe te çmendurit eshte veshtire ti parashikosh, saliu perpiqet te mbaje nje berthame militantesh, qe te mos i shkrihet fare PD. Sidoqofte toka po i rreshket nen kembe dhe qielli po i rrotullohet mbi koke. Keshtu e peson: ‘kur perziesh me krunde te hane pulat’.

          ps. Ka dy tre jave qe e ka ndalur perndjekjen tek dera e shtepise, perveç ca perpjekjeve per te na afruar me njerez qe ikemi njohur ketu e 25 vjet perpara nepermjet telefonit (niset nga te dhenat e CV tona) , po pa rezultat. Kjo tregon se opozitaret e kane nenshtruar shtetin policor te Saliut dhe fillon e shpik ‘vegimet’

          Ciao

      4. faniko says:

        Edhe ate elektorat shkodran qe te kishte ngelur ore sali ateisti po e perze sepse ti nuk je me ne vete ke kohe qe ke filluar te rrjedhesh kete tashme e kane kuptuar edhe te tute. ti jo KM po ne cmendin meriton te shkosh.

      5. edhe 95 dite says:

        edhe vetem 95 dite do na duhet te degjojme nje plak matuf qe di vetem te flase percarte nje plakush qe di vetem te vjedhe te vrase dhe te genjeje. pastaj te gjithe do shpetojne veten dhe familjaret e tyre nga kjo specie politikani qe di vetem te mashroje.

    2. Matrapapupa says:

      E papame kjo – duhet te besh me shpesh gjera te ketij lloji Edo, se njerezit e harrojne sa humor ke. Po ke dhe te drejte per Doktorin, keto kohe po shket shume me shume se pritej. Ndoshta eshte fundi i denje per ate palo burre.

    3. vladi says:

      Po nje i cmendur si Berisha dhe po ti bjere ndonje gje ne koke do e interpretoj sikur eshte shenje. Pse nuk na jepet dhe neve ndonje shenje e i bie krese ndonje gje e madhe Sales amon.

    4. x-x says:

      Shume koment i papare, ka humor theres Rama.
      Il Sali scendi questo prendi, la kokrren e namit m,e gjithe ate budallaqen me kapele nkoke. Pupupu kush na perfaqeson ne te mjerve.

    5. Argita says:

      Po tani kerkon a hyjnizoje pushtetin e tij ky kriminel,mafjoz,gjakpires! Por do i vije fundi shume shpejt!E ç’lidhje mund te kete me zotin ky njeri qe tere jeten e vet vetem ka vjedhur,ka vrare!E ka lene kete popull ne mjerim!TURP turp per ne per kete palo kryeminister

    6. ama says:

      Sali nuk eshte lider , ai eshte nje njeri hipokrt qe krijon cirqe fallco per popullin

    7. Mark Marku, disident i perjetshem - Playboy i Oroshit dhe ma gjan says:

      Qi asht bekue nuk e lun as topi. Po kush e ka bekue se?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html

    8. DINO says:

      EDI RAMA E VETMJA SHPRESE PER SHQIPTARET PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE!

    9. lini says:

      Po me cte merret saliu, tallet me popullin,ktej plasin skandalet e saliu bene sehir.fshati digjet e saliu krihet.

    10. daku says:

      Nje turp me te madh se ky nuk ka ndodhur ndonjehere ne historine e shtetit shqipetar, nje Kryeminister qe te tallet me Papen nuk e kemi pasur as ne kohen e diktatorit kur feja ishte e ndaluar. Turp…

    11. besimtari says:

      Zote te denofte per kete shfrytezim politik e i bere figures se papes. Zoti shikon cdo gje dhe ti do te ndeshkohesh prej tij per keto budallalliqe qe guxon e nxjerre nga goja.

    12. Ndoc Qardaki says:

      Sa fort qi e ka bekue, si kabine elektrike e ka ba ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html

    13. N.VJOSA says:

      DOKTOR GALLATA…

      Hiqesh si Hoxhe,
      por je i rruar,
      Hiqesh si Prift,
      i bere synet!…
      Monster e vertete,
      i zhburreruar
      Pa cipe , pa turp,
      je o Lanet!

      Per Papen flet
      si delirant
      Dhe e perdor
      per politik
      Del e flet
      Ne publik,
      O genjeshtar,
      O burr i lig.

      Mashkull kurve,
      e llapaqen
      Gjak i prishur
      si malesor,
      Leh si qen,
      te dyte se gjen,
      Si Batakci
      edhe si Horr!

      Vec marrezi
      Del e flet
      Se je marrosur
      per pushtet,
      O Saliu yne i zi
      Cdo gje je ti
      Por jo njeri…

      O pjelle e keqe,
      e ndyre, e krimit,
      I pafytyre,
      dukesh kur flet
      Mikrob i rrall
      i percudnimit
      Dhe me i keq
      se Djalli vet!
      http://www.youtube.com/watch?v=XtP1F1Q2ZYw

  2. anonim says:

    Bytha e lopes dhe goja e tij vetem bajga dine te nxjerrin .Nuk e vlen te komentosh kaq gjate bajgat.

  3. Labi Vlore says:

    Psikopati i Vicidolit nuk njeh kufi Deliri dhe budallalleku.Ka nisur nje rruge pa krye,ne te cilen do thyeje qafen.Pranadaj sillet si i mare,ngaqe e ka te qarte fundin e tij tragjik.

  4. e/ says:

    Ca merresh me te o Edo – shiko njerezit se ai e ka mbaruar prej kohesh ciklin e tij, qe sduhej ta kishte patur fare.
    Ti do fitosh ne qershor dhe duhet te gjesh menyren per ta nxjerre vendin nga kjo krize.

  5. gjyshi says:

    Do i laje duart sali krimineli nga populli e nga zoti me 23 qershor!Do kalbet pas hekurave e do perfundoje ne ferr!Ja ky do jete fundi i gjakatarit..

  6. megi says:

    hahahahah do kisha pritur cdo gje nga kryeministri po kete gje jo.

  7. devolli says:

    Jam shume dakort me ato qe ka shkruar Rama por me nji perjashtim. Qe Rama vazhdon e quan Saliun kryeminister kur ai vrau njerez eshte shume e rende. kjo ngre pikepytje shume te medha per lirine e Rames. Ose s’eshte i lire ta quaje me emrin e vertete Saliun, ose ky eshte nji mesazh qe Saliu do amnistohet pas zgjedhjeve per krimet e veta. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe e quan kryeminister me shume se Aldo Bumci.

  8. Delli USA says:

    Po mjaftohem me nje OK-ej,se po te shkruaja do ishte ekzakt cfar Ju keni shkruar.

  9. Lenci says:

    Edo, shif fushaten mer plak se e ke fillu per s’mari, leje budallain e shkret se i ka ik petlla. Humbja e pushtetit i duket fundi i botes.

  10. shoku mali says:

    Ka kohe qe nuk di se ç’thote eshte bere tamam si Enveri para se te vdiste!Eshte totalisht nen efektin e drogave!Nje goditje do e marre me 23 qershor!Dhe nuk do jete e larget dita qe do marre fund si person!
    Kjo eshte pjella e fundit e komunizmit e quajtur SALI!

  11. klodi says:

    Po Saliu kete pune ka, shkon ne Izrael e behet cifut, ne afrike behet zezak. Keshtu ndodh kur njeriu ka mungese te theksuar karakteri, gje qe Rama nuk e ka e nuk ka si ta dije. Berisha eshte sharlatan nga ata te vjetrit.

  12. liri a vdekje says:

    kete tipin sali serbin duhet mberthy me kemish force ene helmet e duhet ta kontrollojme mos ka bisht se ska mundesi te jet kaq idjot.

  13. Shtegtari says:

    Z. Rama
    Eshte gabim i madh ta quash El Comandanten “delirant”, nuk ka sherbim me te mire qe mud ti behet e mjet me te mire per te vene njerzit ne gjume.
    Ai s’eshte aspak delirant,e di mire se ato qe nxjerr nga goja jane kumbulla te pa bera fare, ai eshte thjesht I PASKRUPULLT.
    Ai eshte krejt i sigurt se ata qe kane votuar me verberi per te do ta bjene nje gje te tille edhe me 23 qershor, edhe sikur ai te luaje nga mendte e te zere njerzit rruges me gure..
    Te tiila “delire” ai i ben çdo dite dhe ua pershtat shtresave te poullsise te clave u drejtohet, ne KERKIM QOFTE EDHE TE NJE VOTE TE VETME, ME CFARDO CMIMI.
    Prandaj kujdes, eshte i paftyre, i paskrupullt, gati te mos ndalet para asgjeje per te qendruar ne pushtet edhe per 4 vitet e ardheshme, po nuk eshte KURRESESI delirant apo i çmendur.
    Jam i sigurt se argetohet pa mase kur shikon se e trajtojne te tille.

  14. NYC says:

    RAMA E KA TALLUR BERISHEN DHE KA FITUAR TETE ME ZERO NE KETE SPORT.KURSE BERISHA KA FITUAR 23 ME ZERO NE VOTIMET PER DY DEKADA ME PS.

    KA VETEM NJE BARAZIM NE 1997.

    LERI EDVIN RAMA KETO SHAKATE E KRIPURA SI TE DUCES !!!

    PSE NUK FOLE ASNJE FJALE NE 8 SHKURT 2013 KUR KY DELIRANTI LIROI VRASESIT DHE FSHIU BYTHEN ME FBI ?????????????????????????

    PSE NUK THUA ASNJE FJALE PER MUHAXHIDINET QE KA “LLAFOSUR”BERISHA ME HILLARIN PER MOTIVE TE DYSHIMTA.

    BERISHA ESHTE VRASES DHE TRADHETAR QE PO MBIJETON DHE DO FITOJE NE 23 QERSHOR VECSE NGA OPOZITA JUAJ KRIMINALE QE FITONI DUKE U TALLUR ME BERISHEN DHE AI FITON VOTIMET ..JAZEK

  15. tradita says:

    A nuk shpifen majtistet per Papen. nuk i don majtistet ai.

  16. AHA says:

    Lavdi zotit qe nuk e lane te afrohej per ti dhene doren se Papa Vojtila e pesoi nga ky ,ja nxorri shpatullen vendit ,pa le po ti ishte dhene rasti ,do i kepuste nje fjalim si ai krah per krah me Berluskonin qe me nje te qeshur ironike e justifikoi;e ka mesuar italishten nga televizori e gazetaret u shkrine gazit YYYYYTTTT,figure diskredituese per Shqiperine !

  17. ILIRET says:

    Meqenese papa eshte i varfer ai respekton te varferit. Ndersa ata qe kane vene pasuri ne kurriz te popullit te tyre si Saliu, Liria, Argita dhe Shkelzeni se bashku me Fazllicet, papa i percmon.
    Keshtu ai i dha munxet dhe e mallkoi Berishen, dhe bekoi popullin shqiptar. Me 23 qershor behet realitet mallkimi qe papa i beri Berishes. AMEN.

  18. luis says:

    EDI RAMA je i papare.Te gjithe shpresojme tek ti.Te gjithe te presim ty.Ti je njeri Zotit.
    Ta leme djallin Sali ne marrezite e tija qe edhe me Zotin kerkon te beje hipokritin.
    Ai njeri eshte i cmendur por ne njrezit e tjere duhet te reagojme qe ta largojme kete te cmendur qe te mos cmendemi te gjithe sepse ka plot te cmendur si ai qe na jane bere te peshtirosur si tipi Ramy,Beni e ca te tjere qe Zoti i falte per cmendurine qe kane.

  19. L.Itali says:

    Shume sakt!Bravo që e kapet në kohë dhe i dhatê pergjigjen e merituar këtij njeriu anafollak dhe plotsisht delirant!Kisha katolike ne Shqiperi duhet të ngreje lart vlerat reale të Papa Francesko,duke e shplarë me ujë të nxehte,kete pisllek politik që Sali Berisha ne të vertete hodhi mbi Papa Francesko!Ndryshe une,protestoj edhe në menyra te tjera duke qenë se aktualisht jam ne Itali!Pres reagim te denjë te kishës katolike shqiptare ndaj ketij rrugaci kryeministër qe demton rende Papen!

  20. selami says:

    Edi Rama je gjigand je 1shhhhhhhhhh urime ?

    1. o selam satam says:

      I thashe edhe dje njerit,me emerin koli,per kete 1 shinnnnnn

      Atehere!

      Hapi duret numuroi gishtat.
      Ndalo ke gishti i trete i mesit.
      Ngrei te dy,te dores se majte e te djathte,e fillo e tuni.

      KTO JANE NJESHAT E EDVIN RAMES.

      HEC VERDALLE E TUNI DERI ME 23 QERSHORE.

      Hajt pra,a fillove…

      ha ha ha ha ha ha …………
      koqe qe jeni……

  21. Arbeni says:

    Edi Rama je njeriu me i denje per te qeverisur kete vend.

  22. Plaku says:

    Edi Rami je i vetmi njeri qe nuk ke te drejte morale qe te flash kunder diktatures se Salhiut, sepse ne njefare menyre je hipotekuesi i te gjitha krimeve dhe demeve qe ajo i ka shkaktuar dhe vazhdon ti shkaktoje Shqiperise. Po te ishe i zoti dhe i drejte, sic thone nje pjese e servileve tu ketu, atehere vendi yne nuk do ishte katandisur ketu ku eshte. Qe nga 2007, ti si lider i opozites ke patur shume raste (Gerdeci, vjedhja e votave te 2009, vrasjet e bulevardit, vjedhja e votave te bashkise se Tiranes… pa folur per koncesionet, privatizimet, korrupsionin, drejtesine… etj… etj..) ku pjesa me e madhe e popullit ishte pas teje dhe shpresonte tek ti per ta rrezuar kete diktator qe kemi. Biles kishe shancin me te madh sespse ishte koha kur edhe diktaturat me te egra te botes u rrezuan dhe ti nuk bere asgje per gjakun e atyre qe u vrane nen besen tende! Pervecse nuk bere asgje per ta rrezuar, e verta eshte se ti bere pazare me te qe ai te vazhdoje ta shkaterroje kete vend! Ti je vecse nje mini-sale! Turp te keshe qe na shkruan edhe perrala me mbret ketu!

    P.S.: I lutem administatorit qe ta shfaqe komentin tim sepse sa here ka bere ndonje kritike ndaj opozites nuk i shfaq komentet e mia! Besoj se eshte ne te miren e te gjithe shqipetarve qe t’ia themi te verten kesaj klase politike te degjeneruar qe kemi. Dhe ju mediat jeni vektori i vetem i komunikimit tone. Faliminderit

    1. BERT says:

      ABSOLUTISHT E VERTETE PLAKU
      PLEHU QE E MBAN GJALLE AKOMA TRADHETARIN BERISHE ESHTE MENYRA KRIMINALE QE BEN OPOZITE KU PALLOSHI DY METROSH.
      PAS 21 JANARIT ESHTE BERE I URRYER ME FRIKEN E TIJ BIBLIKE.
      ISHTE GRAMOZ RUCI,BASHKIN FINO DHE FATOS KURVA QE E SHPETUAN PRIVATISHT NE 1997.
      EDHE RAMA E SHPETOI NE 2007 PAS 10 VJETESH NE GERDEC 100% PER FAJ TE TIJ.
      RESPEKTE PLAKO

      1. Shqiperia says:

        Populli pret nga opzitari Z.Rama te dale perpara popullit
        per raste teper flagrante . Ky opzitar eshte teper dredharak
        qe ka pasur dhjetra raste per ta shqelmuar Berishen ,por perkundrazi
        diku hajne e pijne bashke. Nje opzite qe i ben fresk sundimit Diktatorial
        Berishian.Nje opzite qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e saj.
        Si mundet qe kjo opzite te udheheq vendin ,nje vend si vendi yne .
        Z. Rama eshte perballuar ne politik me Berishen disa here ,por fatkeqesisht
        ai gjithmon ka dale me humbje
        CFARE KA PARE KY POPULL DERI TANI NGA RAMA ???????
        Ja pra populli shqipetar eshte lene ne balte nga opzita e cila nuk din te
        luaj ROLIN E SAJ. Mos valle duhet te vijne te huajt dhe te sjellin ndryshime tek ne ???
        Te dalin te huajt me pllakata neper duar ne emer te demokracise ??
        dhe perseri ky popull kaq i friksuar te mbyllet me 100 celsa
        ne strofkullat e tyre .
        Ketu calon Shqiperia nga opzita e dobet e Rames . Neqoftese do te tregonte
        zgjuarsi ,trimeri burreri ,nuk do te supermarshonte Berisha deri ne ate pike
        sa te thote qe jam i bindur qe zgjedhjet do ti fitoj perseri.
        Natyrisht qe ai flet keshtu kur ai del dhe merret me fjele koti te berishes
        sic eshte rasti i fresket takimi me Papen .
        ME DUKET QE NE SHQIPETARET JASHTE ATDHEUT JMI ME LARGPAMES
        SE SA JU QE I PERJETONI NGJARJET NGA AFER ,
        ME KEQARDHJE I THEM TIFOZEVE TE VERBER TE RAMES QE ROLI I RAMES
        NUK ESHTE PER TE QENE OPTIMIST.

    2. Maryn says:

      Plaku, Pershendetje!
      Me vjen mire qe nuk jeton ne Shqiperi, sepse ose do ishe çmendur ose do kishe vrare veten, qe do te thote se ketu tek ne ka shume po shume te çmendur, pak po fare pak qe perpiqen te ruajne ekuilibrin mendor, dhe mjaftueshem qe vrasin veten.

      Ne kete situate njeriu qe kerkon te zgjidhe çeshtjet me anen e komunikimit quet: tradhetar, i paafte, e ku e di se çfare tjeter. Kur ky njeri me ne fund vendos te bej zgjidhjen sipas “kuvendit” atehere del Qeveria dhe i vret protestuesit me duar ne xhepa. Ateher ky njeriu kryqezohet se pse i nxori njerezit per te protestuar. Nuk te duket plaku (mua keshtu me duket) se gjithe shteti i eshte vene kunder ketij njeriu? Dhe per aresyen e thjeshte per ta penguar me çdo kusht rrotacionin, sepse duan qe ato qe kane vjedhur ti pastrojne dhe te flene te qete. Ti duhet te kuptosh se ke te besh me nje te çmendur qe shfrutezon statusin e ketij populli afrikan. Plaku ju e dini shume mire se protestat ne Greqi nuk i drejtoi opozita dhe nje vrasje qe u be ishte aksidentale, ndersa ne 21 Janar Saliu gjuajti mbi opoziten, dhe madje kercenoi Liderin e opozites: saken se del ne hpmazhe se vetem me ty do kem pune!

      Une jam nje ndjekes i Edi rames, por nuk e pranoj fyerjen servil. E ndjek dhe e mbeshtes, sepse Fatos Nano e solli nga Franca “per te hequr balten e tiranes”, por nga ana tjeter eshte penguar me njemije e njeqind sterkembesha per te mos arritur aty ku ai sot eshte, dhe vazhdon te pengohet per te mos humbur ate dhjamin qe kane vene. kjo eshte pershtypja e popullit ne shumice.

  23. Sali Kari says:

    Fjale kaq te sakta sa duken si te shkruara prej Profesor Qoses. Bravo Edi. Je vertete ai qe i duhet Shqiperise. Por shqipetaret jane katandisur…jemi nje popull pa piken e dinjitetit dhe personalitetit.

  24. Akademiku says:

    Bravo!
    Koment civil, koment me llogjike, i lexueshem dhe mbi te gjitha SHQIP!!!

  25. Endri says:

    I ke ra ne kok me kte koment, por edhe ne mos je nji far kaporrali! Nuk je me pak delirant se sa ky jo. Shifesh gjith diten e gjith naten ne pasqyr si me qen bjonde me bikutina, dhe kur kujtohesh se je lider i gjysmes se parlamentit del e na ma referate ne TV. Kok a pil jeni te dy, dy surratet e nji monedhe.

  26. livia says:

    Vertet eshte nje privilegj qe nje mysliman te shkeli ne katedrale dhe aq me shume te takohet prej papes vertet do i heci mbare do e shihni ju qe se besoni.U befte me e mira per vendin harrojeni Ramen keq me vjen per komentues mjerane te EDOS KOMUNISTIT.

  27. Catholicism says:

    ZOTI NUK BEN PAKT ME SHEFIN E MAFJES SALI BERISHA

    ZOTI NUK BEN PAKT ME SHEFIN E MAFJES SALI BERISHA

    ZOTI NUK BEN PAKT ME SHEFIN E MAFJES SALI BERISHA

    ZOTI NUK BEN PAKT ME SHEFIN E MAFJES SALI BERISHA

    ZOTI NUK BEN PAKT ME SHEFIN E MAFJES SALI BERISHA

    1. LIVIA says:

      BJERI BJERI O ZOTNI SE I BJEN BUKUR 23 QERSHORI DO E TREGOJ ROFTE DEMOKRACIJA ROFTE SALIU.

  28. durrsaku says:

    me sa di un ky satrap kryeministeri yne eshte kuruar nga sindromi i delirit ,por si duket kura nuk dha efektet e deshiruara ,deliri i ketij psiopati qenka infinit…..

  29. BERISHA LARGOHU. SI KA MUNDESI QE KY POPULL DHE EDI RAMA MBAJNE SALI KRIMINEL BERISHEN NE PUSHTET??? says:

    Per Edi Ramen, detyra e opozites ishte per te larguar Berishen nga pushteti me popull. Opozita e Rames pas 21 janarit pranoj qe ti varrose ato 4 shqiptar per te dyten here duke e mbajtur Berishen ne pushtet, c’far opozite eshte kjo kur shkruan neper rrjtet sociale dhe duke bllokuar protestat kunder Berishes?? Shumica e shqiptareve ne Shqiperi nuk kane konditat per te degjuar Ramen ne rrjetet sociale sepse jane te varfer per te perballuar edhe internetin. Nuk bindet populli me mlleferite e Rames kunder Berishes, pra eshte protesta me forcen e popullit qe mund te largoje Kriminelin Berisha.

  30. radikalisti says:

    Me kete artikull ke humbur shume pike z.Rama. Te komentosh nje vizite apo qofte edhe shterngimin e duarve te kryeministrit me Papen, pa patur asnje lidhje te drejtperdrejte me ty, kjo tregon jo vetem nje xhelozi te semure nga ana juaj, por ajo qe eshte me negative per ty eshte se ti me kete artikull i ke konfirmuar edhe nje here Shqiptareve shenjat e tua te inferioritetit karshi tij. Nuk e kuptoj aresyen perse tu desh patjeter tu hysh ne pjese gazetareve. Kete pune mund ta kishte bere shume here me mire se ty Merua. Apo mendove ta lehtesoje pak Meron se dhe ai shpirt ka u lodh duke shkruar editoriale per ty. -Pse ben ish, kur nuk ke pula-….thote populli. E kishe nisur mire fushaten, prezanto nje kandidat ketu, prezanto nje kandidat atje, pavaresisht se deputetet qe i kane dhene asaj partie(qe ti e ke gjetur te gatshme) po kerkojne listat por prapeseprape dukej se po te ecnin mire punet. Mire ne rastet kur Saliu e ka drejtperdrejt me ty eshte normale ti kthesh pergjigje, por ne rastit konkret as nuk te permendi, as nuk te shkeli ne kallo. Nuk te duket e nxituar nga ana jote kur thua:” Sepse një pjesë e njerëzve mjaftohen me bindjen se ky kryeministër është i marrë”. Do ta besoja edhe une, se mosha ben te veten, edhe rrjedh njeriu, por mos harrojme faktin qe edhe nqs eshte e vertete, ne ndryshim nga ty, ai mund te jete bere i tille, ndersa ti ke lindur i tille. Me kujtohet ne nje debat televiziv kur nje politikan tha…kemi qene ne nje klase qe ne shkolle fillore, dhe Edvini shihej nga te gjithe femijet si nje femije i vonuar. Rrinte gjithe kohen vetem, nuk kishte asnje shok. Me kujtohet gjithashtu ne ato fillimet e tua te karieres politike, kur sapo kishe ardhur nga Franca ulerije o Doktoooooooooooor me sa kishe ne koke, sa trembje jo vetem femijet por dhe te rriturit. Une personalisht kisha kohe qe isha i bindur ne pa aftesine tende per te drejtuar vendin, por me keto qe po ben, po i bind dhe ata qe kane patur dyshime ne aftesite e tua. Nga njera ane me vjen keq per ate pjese te popullsise qe te konsidorojne ty si shpetimtarin e tyre, por nga ana tjeter nuk ju ve shume faj, se ndofta ju ka vajtur atje ku nuk mban me. Eshte e sigurte se kjo kategori do votojne per ty ne 23 Qershor, por nga ana tjeter eshte po aq e sigurte qe kjo kategori nuk jane aq te shumte ne numer sa te mjaftoje per te te sjelle ty ne pushtet. Jam i sigurte dhe per faktin qe 99,99% e komentuesve ketu ne “tema” nuk jane dakort me mua, por gjithesesi keta nuk perfaqesojne gjithe shqiptaret.
    P.S. E kam theksuar edhe here te tjera qe nuk kam asgje kundra Partise Socialiste, bile jam per rotacion, por pa Edvin Ramen.

  31. nahlel says:

    per kete delirantin e pa shprese te dale nga shpella,ka Don Gallo,nje prift i mrekullueshem i thyer ne moshe nje thenie: “dio esiste,..per fortuna non sei tu”…I cmenduri kujton se shte perendia.Faqezi,delenxhi burre,tallesh me nje popull te tere…

  32. lavirja e kuvendit says:

    Une nuk e kuptoj kush e viziton kete njeri te rrjedhur e te pjerdhur. Duhet te kete nene te caktuara ne kushtetute kur kryeministri apo presidenti jane te pjerdhur nga trute. Ky i yni pervec te tjerash eshte edhe tradhtari me i madh i te gjitha kohrave i Kombit te tij. Ai po punon sipas nje plani serb per shkaterrimin e Shqiperise dhe Kosoves.
    Edi Rama ky njeri duhet ti jepet drejtesise pas 23 Qershorit. Hajdutet e doganave dhe tatimeve ferkojne duart dhe i luten Papes qe te rroje Saliiii, se nuk kane mbushur akoma dhomat me para. Rrace e keqe paska qene kjo specie njerezore.

  33. Papa says:

    Papa jam po shkruaj ne gjuhen e bukur shqipe por dua qe saliun ta rrezoni edhe ju te dashur njerez se edhe zoti e ka rrezuar menderisht.

  34. Aleksi says:

    Saliun nuk e kuptojme me ke eshte se po na derl njeri me dy fytyra.

  35. Rexhepi says:

    O berish mua mke then qe jam mysliman qenke shejtan ti asnje vote ske me marre o hajdut, vrases te gjitha i ke ti kriminel po luan edhe me zotin por do te beje per gjynah.

  36. Nari says:

    Ndaje mendjen o gomar o me allahun o me krishtin o i pafe do ta tregojme ne sesa vlen ty do ti gjesh votat do ti gjesh …. ?

  37. Rustemi says:

    Ke te drejte o ed rama ky paska luajtur fare kete nuk e prisja nga ky plera berisha qenka mekatar .

    1. berlin says:

      O Z. Rama cfare plerash paske per Fansa ,veshtire qe mund ti gjesh
      ne ndonje vend tjeter te botes ,niveki i ketyre wshte “NUL”
      Eshte nje turp i madh te degjosh kur flasin keto injorat .
      ME KETE SHKALLE NJRZISH NUK FITONI KURRE Z. RAMA
      ME KETE KATIGORI NJERZISH PA ARSIMIN E MESEM NUK PERPARON
      SHQIPERIA.
      ESHTE VETWM AK QE KA TE GJITHE AJKEN E SHQIPERISE.
      ESHTE VETEM SPAHIU LIDERI I KERUAR .
      RAMA MBAS 23QERSHOEIT UROJ MOS TE SHOHIM ME SI FIGURE
      POLITIKE.

  38. Somebody says:

    Nëse këto dokrra hini, siç i quante Fishta lajthitje të kësaj shkalle, do t\’i nxirrte goje kryeministri francez apo kancelarja gjermane, do ta kishin fort të zorshme të përballonin shastisjen e opinionit publik. —> hahaha me pelqen kjo…..Vertete po ti kishte nxjerre nga goja keto idiotsira KM francez, apo kancelarja gjermane opinioni publik do te ishte shastisur, por problemi eshte se keto dokrra hini i ka thene Saliu….Dhe ketu ndryshon puna, sepse tashme te gjithe jane mesuar me budallalliqet e tij edhe si ben pershtypje njeriu….

  39. Dokrra Hini says:

    Njerez te informuar me se miri keto lloj dokrrash kane pothuajse dy dekada qe i kane kuptuar dhe prandaj sot e kesaj dite nuk gjen gati as edhe nje intelektual te mirefillte qe te perkrah te tilla coroditje te ekuilibrit mendor. E theksoj coroditje se ne te vertete asnjehere nuk eshte vene re ndonje ekuiliber i qendrueshem mendor. Ketu zoti Rama te me fale nqs. mendon se e kam gabim qe bera korrigjimin e thenies se tij. Shumica e intelektualeve jane larguar per nje jete sa me te mire e te qete kurse ata qe kane mbetur i kane kuptuar dokrrat dhe me te drejte jane hedhur nga krahu i rilindjes qe do riktheje kulturen, paqen dhe mireqenien.

    E keqja vjen nga ai grup njerezish qe vrapojne qorrazi pas ketyre dokrrave lajthitese. Dhe ky grup njerezish, qe per nga numri nuk eshte per tu nenvleresuar, nuk ka as me te voglen mundesi e rjedhimisht as edhe interesin minimal per tu informuar drejte me ngjarjet e aktualitetit. Keta njerez te painformuar mjaftohen me ndonje premtim bosh qe i bejne drejtuesit e komunave te cilet ne raste jo te ralla u ofrójne atyre edhe shperblime joshese. Dhe kjo ka ndodhur jo vetem ne skaje por edhe jo shume larg kryeqytetit.

    Raste te tilla jane shfaqur dhe dihen me se miri. Qysh nga vitet ’96 disa nga drejtuesit e qendrave te punes u vinin kushte punetoreve qe te merrnin pjese me detyrim ne mitingje te organizuara nga pseudodemokratet se perndryshe nuk do u paguhej dita e punes. Kjo cartje ka shkaktuar deme qe sot paraqesin veshtiresi per tu ndrequr.

    Duhet intensifikuar puna informative perkundrejt ketij grupi njerezish qe dashur padashur ndikojne negativisht nderkohe qe mundesia per te perkrahur rilindjen qendron para tyre e paster si drita e diellit. Ky grup njerezish duhet te arije te kuptoje e te beje krahasimin midis asaj qe eshte me shpresedhenese, me bindese dhe me progresive. Kjo nuk behet vetem me ane te internetit apo disa artikujve te shkruar neper gazeta por kryesisht me kontakte dhe biseda ne qendrat e komunave. Jo vetem aktivistet duhet te angazhohen ne kete drejtim por edhe njerezit e thjeshte te cilet e kuptojne fare mire se ka ardhur koha per rotacion.

  40. Lelomeluni says:

    JA PO NA VJEN QERSHORI, QE TA SHIKOJE VITORI, PATJETAR EDHE SALA, JU PUTHTE NE FAQE HALLA. MIRE SALA, QE SOT RRUHET, SE PARTJETER HUMBET PUSHTETIN, PO VITORI C’KA QE KRUHET, PSE I SHTON VETES SIKLETIN? JO O TORI MOS KI GAJLE, SE KJO PUNE KA MBARUAR, TI ME SALEN MBYLLNI HALEN, SE DO DILNI QETHUR – RRUAR..!

  41. Katoliku says:

    Lexova nje lajm te botua nga shtypi shqiptar dhe te trasmetuar nga mediat, se “ME FTESE TE SELISE TE SHENJTE , nje delegacion qeveritar shqiptar i kryesuar etj…u nis per ceremonine e zgjedhjes se Papes” . Me duket e çuditeshme qe Selia e Shenjte ka ftuar nje delegacion shqiptar per kete ceremoni. Selia e shenjte ka deklaruar se nuk ka bere asnje ftese asnje qeverije!!!! Selia e shenjte ka deklaruar se don te vije eshte i mirepritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje