Dorëhiqet gazetarja e Shqiptarja.com: I përdorën emrin në artikullin skandaloz mbi përdhunimet e pedofilit

20 Mars 2013, 22:14Politika TEMA

Një debat shumë i ashpër është zhvilluar dje në rrjete sociale mes gazetarëve dhe jo vetëm pas publikimit të detajeve të abuzimeve që kishte kryer Arjan Përrenjasi me fëmijët tek gazeta Shqiptarja.com.

Publikimi në atë formë (ju sugjerojmë të mos e lexoni nëse gjendet ende në ndonjë vend online) ka shkaktuar shumë revoltë, ndërsa drejtoresha e kësaj gazete, Anila Basha ka bërë fillimisht një editorial ku justifikonte botimin e “këtyre detajeve”, me “më së pari ajo dëshmi duhej të mbrohej nga hetuesit e pastaj nga gazetarët”. Por duket se as ky “editorial sqarues” nuk ka shuar efektin e publikimit të sotëm në gazetën e Bollinos, ndaj pak më vonë Basha ka kërkuar ndjesë për botimin e atij materiali.

Por duket se incidentet me këtë shkrim kanë përfshirë edhe një gazetare të gazetës Shqiptarja.com: Elona Elezi, e cila ishte deri dje pjesë e kësaj redaksie. Themi ishte pasi Elezi ka reaguar publikisht duke sqaruar se jo vetëm nuk është autore e atij shkrimi, por ka dhënë dhe dorëheqjen nga media ku punon nga fakti se u përfshi në një situatë me të cilën nuk kishte lidhje. Shkruante gazetarja pak minuta më parë në faqen e saj në FB: “Sqarim i një rëndësie të veçantë, duke qenë se përgjatë gjithë ditës kam marrë telefonata nga njerëz të indinjuar për një shkrim të publikuar në gazetën ku punoja. PO! Quhem Elona Elezi. PO! Kam qenë gazetare e gazetës Shqiptarja.com nga 29 Janari e deri para pak orësh. JO! Nuk jam unë autorja e shkrimit, ku tregohen detaje nga përdhunimi i një 10-vjeçar-i. Nëse shkrimi do ishte shkruar nga unë, do kishte pasur sipër emrin tim. Edhe pse u përfshiva në të gjithë këtë situatë, pa pasur kurrfarë lidhje, vendosa të jap dorëheqjen. Theksoj se këtë gjë e bëra vetëm për parimet e mia, për asgjë tjetër. Faleminderit!”.

 

http://respublica.al/artikuj/2013/03/20/dorehiqet-gazetarja-e-shqiptarja-com-i-perdoren-emrin-ne-artikullin-skandaloz-mbi

20 komente në “Dorëhiqet gazetarja e Shqiptarja.com: I përdorën emrin në artikullin skandaloz mbi përdhunimet e pedofilit”

  1. razo says:

    Bravo te qofte ke nderur veten dhe familjen tende!

    Edhe sikur ne rruge te katandisesh te lypesh..Te jete shembull edhe per ju cuna e goca qe punoni ne shtypin shqiptare me 100 telashe dhe shpesh here nen kercenimet e barbareve te pushtetit.

    Kurre mos e shisni shpirtin!Ai ju perket juve dhe zotit nese I besoni.

    Nese dicka ju cenon principet tuaja dhe moralin qe familja juaj ju ka dhene atehere kurre mos beni pakt dhe te guxoni te hidhni balte mbi familjen tuaj.

    1. njereztendershem says:

      Fajin e ka kryeredaktorja e etur per fame, pushtet e para. E gjithe kjo histori eshte nje qelbsirllek qe ka mbiemrin Basha. Dhe te mendosh qe ishte gjasme gazetarja e vitit. Jo gjithcka mund te behet per nje grusht para.

    2. Shefja abuzuese says:

      Eshte vertete per tu respektuar gjesti i gazetares,

      por duhet te pergjigjet shefja e saj, Anila Basha, per abuzimin qe ka kryer ndaj varteses: perdorimi i emrit te saj, sidomos per maskaralleqe dhe perversitete te tilla, te le pa mend…

      Ky akt, provon shkoqur se jane false, te pasinqerta, mashtrime, shkrimet e deklarimet e Bishes kur qorton, kritikon apo akuzon politikanet, edhe kur ato perkojne me te verteten.

    3. ar says:

      Kjo A.Basha gjthmone me eshte dukur se e rren shume mendja!Katunare e qytetarizuar duhet te jete me siguri! Na mbyti katunaria,qafsha te gjithe!!! ?

  2. LORA says:

    Elona ka pak dite qe ka humbur te jatin.
    Por ky eshte realiteti i vrazhde dhe i paskrupullt ne Shqiperi,qe i godet profesionistet edhe ne ditet e hidherimit te tyre familjar.
    Mirenjohje per principet etike dhe profesionale te Elones.

  3. qerramudhi says:

    Ça u thash ate dite kur u arrestua mostra prisni kur gazetat te shkruajne çdo detaj nga ai krime . Kjo Anila bene si gazetare profesioniste po eshte komplete avdalle nga mendja , mbase e ka ngaqe eshte shtrembse

    1. ela says:

      Po Anila katunare Lushnje eshte o njerez, fis debilash jane.

      1. EDI says:

        ela po ty moj nga te kemi, dhe cfare fisi je ti?

        1. Latif Dreqi says:

          Ela eshte njujorkeze, ka lindur ne njujork, madje edhe gjyshi i saj atje..ska lidhje me fshataret.Mund te jete nga fis pedofilesh!

  4. mergimtari fv says:

    Dinjiteti i gazetarit qendron gjithmone me lart se i politikanit , arsyja eshte e thjeshte , politikani i mbulon problemet e shoqerise kurse gazetari i vertete ja çjerr masken , gazetari zbulon te verteten para drejtesise , eksperienca e gjate boterore .

  5. Indrit Zengjoni says:

    Ky shkrim ishte ai qe beri namin se u postua e ne shume blogje, dhe pati shume reagime. Nuk e njoh autorin, as blogun.

    http://perverspamoral.blogspot.com/2013/03/shqiptare-lulishtesh.html

  6. Elona says:

    Bravo i qofte! Paska ende njerez te tille.

  7. esmeralda says:

    Elona urime, gazetaria ka shume nevoje per njerez si ty! Te behet shembull per “gazetaret” e tjere.

  8. Qosja says:

    Per turp te perendise. Akoma nuk e keni kuptuar qe ne kete vend, mire qe politikanet jane me kokrra, ( ata qe do te desheronim te ishin ne politike as qe i aviten nje profesioni te tile prej kllouni ne shqiperi) por edhe nje pjese shume e madhe e ketyre barkthareve qe vijne nga skuta te erreta fshatrash te harruar,dmth “ketyre gazeatureceve”, nuk jane gje tjeter vec ca dyshanjoseve e kokpalare te cilet se pari nuk kane idene e gazetarit, se dyti, per 250 mi lek per buken e gojes, shkruajne c te mundin e c`t`ju kerkoje botuesi, e se treti, pasi kane bere nja dy a tre shkrime, i sheh te kundrohen marrzishem ekraneve te TV`ve te ca mostrave te tjere nejsoj si ata, duke tallanisur ne popull te tere me llogjet e tyre idiote, Mjere ky vend, Kur Shqiperine e pushtuan turqit, sipas historise, ka pasur nje vale te madhe ikjesh, thuhet se gati 2/3 e popullsise shqiptare te asaj kohe iken, si rasti i Shkodres qe u braktis e gjitha. Por serisht ky vend gjeti force per tu rimekembur. Kur Shqieprine e “pushtoi” Enveri, shqipot qe mbeten jashte nuk u kthyen me, e ca te tjere me zor kaluan telat me gjemba por serisht u mbajtem. Kur Shqiperine e pushtoi perfundimisht “liria e gojes e llapes” dhe Saliu, shqiptaret u dynden te iknin serisht ne mase, por per fat te keq lane ne kete vend te mjere vetem ca injorante, nje tufe bagetish qe nxituan te zene skutat e vriamt e cdo pushteti – perfshi edhe medien, dhe qe zor se do te mund te rigjenerohemi dot me. Nuk na dalin e mjaftojne psikopatet e pedifolet, por na duhet te degjojme se si edhe ca qe me demek quhen gazetare, po i japin fund mendjeve te shqiptareve me bemat e tyre. Turp

  9. Il biscione says:

    Lona je e madhe, kushdo që të ka përfshirë në këtë mesele e pësoftë si mos më keq!

  10. ilir says:

    Po pse Elona??? Doreheqjen duhet ta jepte redaktori pergjegjes dhe sidomos drejtorja e gazetes Anila Basha.

  11. fatmiri says:

    Une nuk e kam lexuar ate shkrim çfare thote, por ne qoftese kane shkruar nje realitet, ,nje ndodhi , ngjarje apo diçka tjeter qe keshtu ndodh, nuk ka pse te indinjohen kushdo. Ne po shohim vajza, gra, burra lakuriq, me bythe jashte e ate brenda dhe nuk paska probleme, ,dersa s’qenka etike se gazetari ka shkruar diçka qe eshte realitet i sotem!Kjo eshte bota e kurvave! Njerezit e ndershem, sado qe jane me shume, kane ngele si rudimente te kohes.

    1. lorik says:

      Fatmir qenke shume fatkeq, pasi je copa e injorantit. Nuk ta uroj dot, por vetem mendo sikur ai femija 10 vjecar te ishte i yti, do thoje te njejtat gjera?
      Ketu behet fjale per etike gazetareske, dhe jo per pasqyrim realiteti. Realitetin e ngjarjes e pasqyruan te gjitha gazetat, por se pedofili e beri me femijen (pra femijen tend) e pasqyroi shqiptarja.

  12. sajmiri says:

    Nuk po e kuptoj se çfare lidhje ke ti me shkrimin,nese te kane vene emrin pa dijenine tende atehere ky eshte problem tjeter po doreheqja juaj ne kete rast nuk ka vend pavarsisht se ti mund ta kesh bere per ndonje arsye tjeter,se me sa degjova anila bashen ajo u shpreh se gazetarja nuk mundi te perballoje presionin,a mos ta kane futur ty dhe e ke bere ti por nuk ke lexuar se cfare ka patur materiali ne permbajtje.

  13. tata says:

    po ku e msoi gazetarin ajo , ne Lushnje?
    me gjyze maren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje