Divorci mes lojtarit të golfit, Tiger Woods dhe ish- gruas së tij, Elin Nordegren ka qenë një nga më të përfolurit në media.
Nordegren mori 100 milion dollarë nga i shoqi pas ndarjes dhe tani ka nisur jetën e saj bashkë me dy fëmijët e vegjël që i ka në kujdestari.
Raportohet se Nordegren është lidhur me miliarderin e qymyrit, Chris Cline, të cilin e ka komshi.
Kurse Tiger Woods deklaroi para pak ditësh se ai dhe skiatorja e njohur olimpike Lindsey Vonn janë të dashuruar.
E megjithatë, mediat rozë thonë se sërish mes të dyve ka xhelozi.
Ku shihet kjo?
I dashuri i modeles 33- vjeçare, Cline, parkoi jahtin e tij luksoz 50 metër përpara jahtit të Woods, që është nja tre metër me i shkurtër.
Chris mendohet se ka një pasuri prej 1.2 miliard dollarë. Është martuar dy herë dhe gruaja e parë i ka vdekur, kurse me të dytën është divorcuar.
Jahti i tij ka pesë dhoma gjumi, dy dhoma ngrënie, pishinë, tub për striptizëm dhe kushton 265 mijë euro në javë nëse e doni me qira. Jahti kushton 30 milion dollarë.
Kurse jahti i Woods kushton 20 milion dollarë.
Nordegren me fëmijët
Woods dhe Nordegren para divorcit
Woods dhe Vonn
Woods dhe Vonn
Aq sa kam une varken me vela, keta paskan varken e shpetimit ?
Kjo histori dashuriw do zgjasi shume pak!