Në Prokurorinë e Rrethit të Elbasanit nuk ka asnjë procedim penal të ngritur ndaj Ardian Përrenjasit, pedofilit të arrestuar pak ditë më parë në zonën e Laprakës, në kryeqytet.
Prokurori i rrethit, Elvin Gogaj ka shpjeguar se nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se ndaj Ardian Përrenjasit nuk ka pasur asnjë procedim penal të mëparshëm nga prokuroria e Elbasanit ose prokuroria e Librazhdit.
Megjithatë, prokurori ka shtuar se nga rreth 20.000 mijë dosje, që janë të arkivuara në Prokurorinë e Rrethit, thuajse ka qenë e pamundur që në një kohë të shkurtër të rishqyrtohet i gjithë dokumentacioni për të parë rekordet kriminale të Ardian Përrenjasit.
Por prokurori i rrethit të Elbasanit ka ftuar qytetarët që kanë dijeni ose janë prekur sjellja e Ardian Përrenjasit të paraqiten në prokurori për të bërë denoncimin e ngjarjes.
Po kështu, Elvis Gogaj ka kërkuar që çdo banor i prefekturës së Elbasanit të ushtrojë detyrimin ligjor për të denoncuar dhe njoftuar çdo lloj rasti të ngacmimeve seksuale ose pedofilie që ata mund të jenë në dijeni ose viktima të manjakëve seksual.
Por për kundër deklaratave të prokurorit, në prefekturën e Elbasanit janë një sërë rastesh kur Ardian Përrenjasi është vënë nën akuzë.
Më 25 dhjetor 2004, në Policinë e Librazhdit u denoncua zhdukja e dy fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën një ditë më vonë, të braktisur afër një rruge rurale, ku u sekuestrua edhe një kamionçinë, që i përkiste Ardian Përrenjasit. Pavarësisht se Përrenjasi u shpall në kërkim, vetëm pak kohë më vonë, prokurorja e çështjes e hoqi atë nga kërkimi dhe e cilësoi ngjarjen e dy fëmijëve si largim me dëshirë nga banesa.
Ndërkohë, nga dëshmi të shumta është bërë me dije se aktin e parë të pedofilisë Ardiani Përrenjasi e ka kryer me një të mitur në Përrenjas, qysh në vitin 1989 kur u kthye nga ushtria, periudhë kjo që edhe familja ka vënë re devijimet e tij.
Policia nis të zbulojë pedofilët
Duhet të vritej një fëmijë dhe një tjetër të dhunohej seksualisht që Policia e Shtetit të vihej në lëvizje për arrestimin e personave me rekorde kriminale të abuzimit me të mitur. Gjatë mëngjesit të së enjtes është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi, i cili dyshohet se abuzonte me fëmijë. Policia bëri të ditur se ka arrestuar 34- vjeçarin SH.K, ndërkohë që katër fëmijët e abuzuar i ka strehuar në një qendër rehabilitimi.
Ndërkohë në mbrëmje tek Don Bosko në Tiranë u shënua një tjetër rast pedofilie.
Një burrë, 68 vjeç është arrestuar në flagrancë teksa tentoi te kryente veprime seksuale me një vajzë të mitur të moshës 13-vjeçare.
Ngjarja është shënuar rreth orës 19:00 në ashensorin e një pallati pranë ‘Don Boskos’.
Policia ka shoqëruar të moshuarin, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa e mitura kaloi nën kujdesin e psikologëve.
Policia e Tiranës zbuloi në mbrëmje një tjetër rast pedofilie në kryeqytet.
Forcat e komisariatit numër 3 kapën në flagrancë një 67-vjeçar, i cili po tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur, në zonën e Zogut të Zi.
Pedofili u kap nga policia i fshehur pas një kazani mbeturinash, në përpjekje për të bindur një 15-vjeçar të komunitetit rom, për të kryer marrëdhënie me të në këmbim të një shume të hollash.
L.Çela
Kam bo ni denoncim para do kohesh per Sali Ram Berishen se ka dhunuar kalamojt neper kopshte dhe shkolla fillore, na jepni ndonje lajm a e keni arrestu apo jo, tani ne kete moment ndodhet ne takim me grupin e Patozit.
ua ua ua ua ca behet keshtu or amani skandal me te madh nuk ka o sali berisha o ty ligjet ku ti kesh ishalla te perdhunojne lirine dhe argiten o kafsh e ndyre qe ishalla vuan per gjene me te shtrenjte sic vuajne prinderit e ketyre viktimave
o bo keq lola qi kur ju llokumet keni ikur jashte ne te gjamise ji i kthyer orgjines dmth zotnija jote sumes
hajriu te jete kjo qe thua ti valle? ?
Lola me thene te drejten se ai qe mund te kete marrdhenie me Argiten, duhet sa me shpejt te beje denoncim per perdhunim, dhe policija vetem sa ta shofi si surrat ate argiten, ka per ta cu para prokurorit si perdhunuese djemsh.
uuupppsss harrova Horri i Bulevardit qe cfare bukurane eshte e bija e saliut cfare horrori eshte e shqefshin qente e lagjes pra
CBOHET KSHU MER JAHU BUM PEDOFILASH MRENA DITES TRE VET POLICI E FORT ME DUKET E KAP LEPRIN ME QERRE DO KEN QEN MSHEL ATO LOKALET NGA DAJTI ME DUKET SE PASKA PUNU GRUPI CIFTELIA NE PARANDALIMET E KRIMEVE HALLALL BARKU O BARKDERRA
Ne Kanada ka kohe qe diskutohet qe te behet publike lista e gjithe pedofileve qe jane denuar per cfaredo lloj abuzimi me femije ose ata qe jane denuar per hyrje ne site qe permbajne pornografi me femije. Keshtu cdo njeri mund te kerkoje per cilindo ne rast se ka precedente pedofilie apo jo.
Ne Amerike ajo liste eshte publike! Fut ZIP COde dhe child abusers dhe e di sa plehra jetojne ne qytet dhe ku jetojne!
Mir mor edhe nje gje kjo prokuroria pse e hoqi nga kerkimi /dhe nje gje tjeter pash debatin e kryetarit te gjykates krimeve te renda Sander Simoni e ish kryeprokurori Sallaku per rastin e mostres ne 2008ten ku cart dhe me profesionalizem sander simoni spjegoj ce prokurori kerkoj te denohet me gjob ,dhe astu edhe gjykata dha vendimin,me sa dije une ishte Sallaku kryeprekuror
me tërë këto që po thotë prokuroria,spo thotë,duket sikur prenjasi të jetë një dytro i dytë!duket sikur ai të jetë sekser i ndonjë të madhi që e mbron!para disa ditësh prokuroria tregoi se ai në rastin e dënimit të parë(me gjobë)ishte dënuar kot!sepse i kishte kërkuar një fëmije të hapte derën e tij!kurse prindërit e fëmijë flasin për 3 orë pengë marrje me thikë në fyt!më pas humbin dy fëmijë dhe gjëndet makina e dytros shqiptare dhe prokuroria nuk heton!kishin ikur me dëshirë nga shtëpia!
skan faj,paratë i marrin me ose pa punë!
policia sot fillon e “arreston”pedofilët që përpiqen të kryejnë marrdhënje me të mitur 13 dhe 15 vjeçar!kurse shteti lejon martesat me vajza të të njëjtës moshë!gjithnjë me burra në moshë madhore!sot në prag të zgjedhjeve kemi policinë e shtetit pedofil që bën sikur arreston pedofilët që si interesojnë!kurse adrian prrenjasit i mbulojnë rrastet!e mësojnë si të mbrohet!si të mos tregojë se ku ndodhet juliani!këtu duket që po mbulohet një pisllëk i madh!shumë e mundëshme është që juliani të mos jetë vrarë por të jetë kaluar në duar të tjera!
ps:”për të parë rekordet kriminale të Ardian Përrenjasit”!dihet që shqipja përparon duke u mbushur me fjalë që nuk i gjëndet kuptimi!
“rekord”si duhet ta kuptojmë në këtë rast???deri më sot e njohim si një rezultat shumë të lartë!
Pra policia jone kur do ia ben 8-2 krimit!
Rastet e djeshme konfirmojne faktin qe policia nuk do te merret me krimin prandaj krimi po vlon rrugeve!