INTERVISTA/ Lisen Bashkurti: Duhet reformë totale në diplomaci

21 Mars 2013, 11:36Politika TEMA

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Aleancës Kuqezi, Prof. Dr. Lisen Bashkurti, bën një panoramë të gjatë të problemeve që ka diplomacia shqiptare. Pse Shqipëria ka nevojë për një reformë në diplomaci dhe si duhet shmangur kriza financiare

Nga Renato Kalemi*

 

Falimentimi spektakolar i ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkaqe ekonomike, zgjoi një debat të madh mbi faktin se qeveria shqiptare nuk ka mundësi financiare për të mbajtur hapur dyert e disa selive diplomatike në botë. Por, për Prof. Dr. Lisen Bashkurti, ish diplomat, sot Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i Aleancës Kuqezi, thotë se ky është një rast i izoluar, megjithatë Shqipëria ka mundësi që të racionalizojë shpenzimet e saj. Sipas tij, diplomacia shqiptare ka nevojë për një reformim jo vetëm për shkaqet financiare, por edhe për të përputhur misionin e saj me strategjinë dhe interesat kombëtare.

 

– Zoti Bashkurti, në një sistem si ky i yni, ku diplomaci mund të bëjë edhe Kryeministri apo Kryetari i Parlamentit, sa vend ka zënë shërbimi diplomatik shqiptar?

Referuar doktrinës së Maks Veberit për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit, karakteristikë e sistemit demokratik është se përbëhet nga një tërësi organizatash, institucionesh dhe agjencish. Nga kjo pikëpamje, edhe diplomacia nuk është më monopol i një institucioni tradicional, sikurse ka qenë në rendin totalitar. Referuar Kushtetutës, sot kemi tre figura që përfaqësojnë Shqipërinë në marrëdhëniet dhe sistemin ndërkombëtar: Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Por, ka edhe operatorë të tjerë ndërkombëtarë, në kuadrin e organizatave shumëpalëshe, siç janë Kombet e Bashkuara, organizata e trans-atlantike, si OSBE-ja dhe NATO, si dhe Këshilli i Europës apo Bashkimi Europian, ku aktivizohet shumë edhe diplomacia parlamentare. Pra, edhe Parlamenti është një operator shumë i fuqishëm sot, në marrëdhëniet ndërkombëtare shqiptare. Operatorë të fuqishëm në sistemin diplomatik të marrëdhënieve ndërkombëtare janë edhe institucione të tjera si, sistemi bankar dhe operatorët financiarë; dhomat e tregtisë, industristë dhe biznesit, të cilat nuk mund të injorohen për arsye të decentralizimit të ekonomisë, të privatizimit; deri tek studentët dhe emigrantët e thjeshtë.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme ngelet institucioni klasik dhe më profesional sepse është e vetmja agjenci e ndarë në dy struktura. As Presidenti, Kryeministri, Parlamenti apo agjenci të tjera nuk kanë fatin të jenë e ndarë në dy struktura: në strukturën e brendshme dhe atë ndërkombëtare. Prandaj, nëse duam që institucionet dhe agjencitë e tjera të funksionojnë në mënyrë integrale me strategjinë e politikës së jashtme, gjithçka varet nga komunikimi i tyre me Ministrinë e Punëve të Jashtme, sepse vetëm ministri i Punëve të Jashtme është autoriteti që mund të urdhërojë, porosisë dhe drejtojë trupin diplomatik dhe askush tjetër.

 

– Duke patur parasysh se çdo vend përcakton strategjitë dhe piketat e veta në varësi të interesave kombëtare, a ka edhe Shqipëria një strategji të tillë që funksionon?

Strategjia e politikës së jashtme ekziston dhe është e sanksionuar në Kushtetutën e çdo shteti. Akti unik publik përmban njëkohësisht edhe parimet themelore të politikës së jashtme, për arsye se ajo lidhet ngushtë me interesat kombëtare. Në çdo vend, sistem ose periudhë, nëse duam të shikojmë se cilat janë karakteristikat e politikës së jashtme, lypet t’i referohemi Kushtetutës. Aty ka gjithmonë provizione të përcaktuara që përcaktojnë qëllimet kryesore të politikës së jashtme, agjencitë e angazhuara legjitimisht për t’u marrë me politikën e jashtme, prioritetet kryesore, madje edhe autorët dhe autoritetet që kanë akreditimin, besueshmërinë dhe mandatimin për ta përfaqësuar këtë politikë.

Ajo çka ka ndodhur rëndom tek ne, gjatë tranzicionit, është se nuk kemi patur një koherencë të qëndrueshme midis asaj që quhet provizion kushtetues për politikën e jashtme e diplomacinë shqiptare dhe format e mandatuara elektorale në periudha të ndryshme. Kushtetuta është shkruar për gjenerata, qeveritë prodhohen për mandate.

Është shumë e rëndësishme që programet e politikës së jashtme dhe diplomacisë, pavarësisht nga rotacionet dhe lëvizjet e mandateve, të qëndrojnë koherente ndaj strategjisë së politikës së jashtme, qoftë për interesin tonë kombëtar, kontributin në rajon, fryma e bashkëpunimit rajonal është ekzistenciale. Politika e jashtme fillon dhe mbaron me fqinjët. Në rajon, politika jonë e jashtme është përcaktuar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit, çka ngelet një prioritet konstant i yni. Risia më e madhe në politikën tonë të jashtme në këto 20 vjet është prioritizimi si aleat strategjik i SHBA-së dhe dy organizatave si NATO dhe BE. Pra, ne jemi të qartë në strategji, por kur vjen puna për ta aplikuar në mandate qeveritare, në shpërndarjen e buxheteve, në shtrirjen e rrjetit diplomatik, në funksionimin e tij, jo në çdo rast ka një simetri midis Kushtetutës, strategjisë së politikës së jashtme, prioriteteve dhe operacionit diplomatik shqiptar.

 

– Pra, këtu ka një problem…

Po, këtu qëndron një nga asimetritë dhe problemet që ka sot politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare. Së pari, mendoj se ka një mos-harmonizim dhe mungesë bashkëpunimi midis operatorëve të ndryshëm diplomatikë. Është shumë mirë që operojnë Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit, Presidenti, Ministri i Jashtëm, bankat dhe agjencitë e tjera, por nuk është mirë që këta nuk koordinohen dhe nuk bashkëpunojnë. Ministria e Jashtme ka qenë, mbetet dhe përherë do të jetë pika e referencës. Është e këshillueshme për të gjithë aktorët dhe operatorët që dalin në terrenin ndërkombëtar, të bëjnë takime me Ministrinë e Punëve të Jashtme, sepse aty ka departamente, zyra e zyrtarë, të cilët kanë dosje dhe disponojnë materiale e informacione, çka i ndihmon operatorët e tjerë ndërkombëtarë që të jenë të saktë, të qartë dhe koherentë me strategjinë e politikës tonë të jashtme.

 

– Në këto vite, diplomacisë shqiptare i janë drejtuar mjaft kritika sidomos për faktin se quhet e politizuar ose sepse nuk janë ndjekur rregulli i meritokracisë dhe karrierës diplomatike. Ju si mendoni?

Deri në vitin 1990, kriteri themelor për shërbimin diplomatik ka qenë kriteri politik; besueshmëria ndaj sistemit monopartiak. Pas viteve ’90, kemi kaluar një tranzicion të dhimbshëm në shërbimin diplomatik. Për shumë kohë, diplomacia u konsiderua si një luks e privilegj dhe u cënua baza e integritetit të diplomatit që mbështetet në parimet themelore, të cilat Konica i quan “patriotizmi, iluminiteti, multidisiplinariteti, multikulturaliteti, integriteti i karakterit, njohja e teknikave të ndërmjetësimit dhe negociimit, përvoja e karrierës”, të cilat janë elementë bazikë që formojnë tërësinë e asaj që e njohim si “meritokracia e shërbimit diplomatik”.

Për ta disiplinuar këtë situatë relativisht kaotike, të fazës së parë të trancizionit, në vitin 2002 u ngrit një grup pune për të rishikuar ligjin e statusit të diplomatit. Unë kam qenë në krye të atij grupi, me të cilin kemi punuar shumë, dhe kemi bërë një ligj, i cili mendoj se në tërësi është i mirë. Nuk ka ligj të përsosur, por ky ligj pati parasysh parimet e së drejtës ndërkombëtare, konsideroi shumë traditën diplomatike shqiptare, dhe shmangien e disa problemeve që ishin bërë shumë të rëndomta, e që s’po e linin shërbimin diplomatik të përparonte. Me keqardhje konstatoj se ky ligj është lënë mënjanë dhe nuk konsiderohet në elementet e tij themelorë. Së pari, rekrutimi: ligji e ka përcaktuar qartësisht se cili duhet të jetë niveli arsimor i një diplomati, si do të shpallet konkursi i rekrutimit, si do të jetë përbërja e komisionit të vlerësimit, cilat janë standardet që përbëjnë vijat e kuqe, pa të cilat nuk mund të përfshihesh në shërbimin diplomatik. Së dyti, ligji ka një element shumë të rëndësishëm, që është kapitulli i promovimit të karrierës. Diplomacia është si ushtria. Diplomati e ka të përcaktuar në mënyrë shumë rigoroze mënyrën se si ngrihet në karrierë. Së treti, ligji rregullon shumë mirë marrëdhëniet e mobilitetit të diplomatit, nga shërbimi në atdhe me shërbimin jashtë. Është një cikël i tërë rotacioni, i rregulluar shumë mirë me ligj, sa kohë një diplomatit i lypet të shërbejë në atdhe dhe sa kohë i lypet të shërbejë jashtë; si bëhet lëvizja nga brenda jashtë dhe anasjelltas, duke pasur parasysh edhe fushën ku është kualifikuar.

Ligji rregullon edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm që është raporti i diplomatëve të karrierës me ambasadorët politikë, çka tek ne është një çështje shumë e ndjeshme. Ne kemi patur parasysh të respektojmë parimin amerikan, 20 me 80. Pra, në nivelin e lartë të përfaqësive diplomatike, ligji ka përcaktuar se 20 përqind e tyre të jenë të mandatuar politikisht. Pjesa tjetër lypet të jenë patjetër diplomatë karriere sepse kjo krijon qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e shërbimit diplomatik. Jo vetëm mandatet qeveritare nuk e prekin dot koherencën, por as sistemet politike s’duhet ta ndërpresin këtë. Diplomacia është segmenti më konservator në sistemin politik të një vendi dhe për këtë arsye, krijimi i “establishment”-it të diplomatëve duhet të jetë shumë i qëndrueshëm.

 

– Por, a ka qenë diplomacia shqiptare në nivelin e duhur, pra një diplomaci dinjitoze, gjatë këtyre viteve?

Ne kemi patur diplomatë shumë të mëdhenj, me përmasa dhe kontribute të shquara ndërkombëtare. Për shembull, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Rauf Fico, Behar Shtylla, Sokrat Plaka, kanë qenë të jashtëzakonshëm në kulturën e tyre, njerëz që njihnin të gjithë historinë botërore, gjeopolitikën, kulturat, njihnin me pëllëmbë hartografinë, dinin mbi pesë-gjashtë gjuhë themelore, pothuajse të gjitha gjuhët e Ballkanit.

Edhe gjatë tranzicionit nuk kanë munguar diplomatë të nivelit të mirë, që kanë dhënë kontribute. Por, do të thoja se tani jemi përpara një momenti ku, midis sfidave dhe kërkesave të mëdha që ka përpara vendi ynë dhe nivelit të shërbimit diplomatik është krijuar një hendek, i cili lypet të mbushet sa më shpejt. Sepse axhenda shqiptare nuk mund të përmbushet vetë, nuk është një axhendë e izoluar, por është kushtimisht e varur nga niveli i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar. Instrumenti i këtij bashkëpunimi është diplomacia dhe roli i ambasadorëve e zyrtarëve të lartë.

Shqetësimi që ndodhi me ambasadën shqiptare në SHBA është një rast me të vërtetë unik, por do të thoja se brenda kësaj qëndron një problem shumë më i gjerë se kaq. Ne ndërtojmë një strategji politike që buron nga Kushtetuta, përcaktojmë prioritete shumë ambicioze dhe afatgjate për integrimin e Shqipërisë në rendin global, ku rritet shumë konkurrenca, përballja. Nga ana tjetër, në këtë strategji kaq madhore, kur vjen puna për ta zbritur në nivelin e organizimit të shërbimit diplomatik, të shtrirjes së tij jashtë, efikasitetit të tij, të kapaciteteve njerëzore, të kushteve në të cilat punojnë diplomatët, të mundësive dhe fleksibilitetit që u krijojmë, ne kemi një mospërputhje mjaft serioze. Shpeshherë është e dhimbshme për një ambasador, i cili kërkon të lartësojë kombin e vet dhe nuk ka asgjë në bibliotekë, që dëshiron të promovojë vlerat e tij, por s’mund të organizojë ekzibicione.

Jemi në një moment ku duhet të ndalemi dhe të shohim në mënyrë shumë serioze studimin se ku duhet të ngulemi me shërbimin tonë diplomatik. E para, të ketë një koherencë midis strategjisë, prioriteteve dhe shtrirjes së shërbimit diplomatik. Çka do të thotë se, pesë në vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB duhet të kemi patjetër ambasada serioze prestigjioze, të nivelit shumë elitar. Integrimi në BE është prioriteti ynë, por ne nuk e mbulojmë Bashkimin Europian me trup diplomatik. Përsa kohë e ke prioritet, këtë duhet ta realizosh. Diplomacia shkon tek prioriteti politik, është instrument i saj. Nuk pëlqehen diplomaci të tipit, nga Polonia të mbulosh Çekinë apo nga Lituania të mbulosh Estoninë. Çdo shtet i madh apo i vogël në BE është i barabartë. Ndoshta lypet të heqim resurse nga disa ambasada të tjera, me qëllim që të mbulohet tërësisht hapësira e BE-së, sepse kemi vendosur të ardhmen tonë aty.

 

– Le të qëndrojmë këtu: Sa ju shqetëson fakti se shërbimi diplomatik shqiptar është në vështirësi financiare? Si mund të dalë nga kjo situatë?

Me rëndësi të madhe është gjetja e mundësive që Shqipëria dhe Kosova të gjejnë rrugën e njësimit të disa shërbimeve. Fillimisht të bëhet njësimi me shërbimet konsullore, për arsye se ky shërbim nuk është politik, por civil. Do të ishte shumë mirë sikur Shqipëria dhe Kosova t’i ndanin në mënyrë të barabartë konsullatat e përbashkëta. Atje ku ka konsullatë Kosova, nuk ka nevojë të ketë edhe Shqipëria sepse konsulli i Kosovës mund të akreditohet që t’i kryejë të gjitha shërbimet për qytetarët shqiptarë. Aty ku kemi konsullatat tona, Kosova mund t’i tërheqë të sajat dhe ne të marrim përsipër edhe shërbimet civile për qytetarët e Kosovës. Kjo sjell jo vetëm një përvojë për të punuar së bashku për një sërë praktikash administrative, civile e juridike, por njëkohësisht shkurtojmë 50% shpenzime, duke shtrirë dyfish shërbimin tonë konsullor nëpër botë. Pastaj, mund të kalojmë në një hap më tej, çka vjen edhe me njësimin e ambasadave. E drejta ndërkombëtare diplomatike e Vjenës nuk e pengon që një shtet, për arsye ekonomike apo teknike, të njësojë shërbimin diplomatik me një shtet tjetër. Mjafton që ato të dakordohen dhe me akreditim të dyfishtë një ambasador mund të përfaqëosjë një ose më shumë shtete në një vend tjetër. Kjo është jashtëzakonisht pozitive sepse edhe Kosova është shumë e sforcuar aktualisht, ashtu si edhe Shqipëria.

Zëri që shpenzon më shumë, i cili kalon disa miliona euro, është qeraja dhe jo rroga e diplomatëve. Nëse ne nuk jemi në gjendje të unifikohemi për arsye politike, juridike, financiare, administrative etj., nuk na pengon asgjë që të njëjtën godinë ta ndajmë së bashku. Kështu mund të përgjysmojmë financat dhe duke bërë këtë, na krijohet mundësia të krijojmë tre ambasada të tjera. Na lypet të bëjmë një studim shumë të thellë për të shtrirë shërbimin diplomatik drejt prioriteteve tona. Së fundi, vjen angazhimi i stafeve lokale, si praktikë e njohur në botë. Për shembull, kopshtarët, punonjësit e kafazit, të sigurisë, shoferët, nuk kanë pse të merren nga Shqipëria dhe t’u rezervohen banesa, t’u paguhet qeraja; pra, për këto mund të angazhohen banorë të vendeve ku je rezident, t’u lidhen kontrata pune afatshkurtra, çka do të çlironte shumë të ardhura financiare.

 

– Pas rastit të ambasadës tonë në SHBA, media ka folur për zëvendësimin e saj nga qeveria me kompani të huaja që lobojnë për qeverinë, kundrejt pagesave të mira. Por, a mund të kryejë një kompania e huaj lobingu një punë më të mirë se sa diplomacia tradicionale?

Çështja e lobingut është një problem shumë i komplikuar. E para, ambasada e ka në mision që të lobojë gjatë gjithë kohës. Detyra, roli dhe misioni kryesor i diplomatit është që të bëjë miq. Lobingu është arti i sigurimit të strukturave, të cilat promovojnë vlerat dhe interesat e një kombi të caktuar. Por, lobingu që bën ambasada është për interesa shtetërore. Për këtë, nuk ka nevojë që ambasada të bëjë kontraktime private sepse është agjenci shtetërore dhe është ajo që duhet ta kryejë këtë punë. Ndërkohë, funksionojnë edhe lobingje të tjera, që njihen si alternative, lobingjet politike. Lobingjet alternative lypet që të mos i cenojnë ambasadat. Ambasadat nuk mund të bëhen shërbesë e lobingjeve alternative dhe kurrsesi Presidenti, Kryeministri apo Ministri i Jashtëm, nuk mund të guxojë ta përdorë ambasadën për lobingje të konjukturave të tyre politike. Ama, është e drejta e partive politike, që me financimet e tyre, të organizojnë lobingje, por absolutisht pa cënuar financat publike dhe shërbimin diplomatik, i cili është integral. Nuk përjashtohet se individë dhe struktura të veçanta e tejkalojnë vijën e kuqe. Pra, shfrytëzojnë të qënit në një pozicion shtetëror për të promovuar alternativat politike. Kjo është mungesë etike dhe përgjegjësie.

 

– A mendoni se kanalet lobuese diplomatike duhet të përdoren për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë?

Një nga betejat e mëdha të diplomacisë është përmirësimi i imazhit. Çdo komb kërkon reputacion të lartë sepse kjo e bën tërheqës dhe interesant për investime të huaja. Ne kemi probleme serioze me reputacionin e vendit tonë. Rezulton se më shumë se 55 mijë artikuj janë shkruar kundër Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit. Ky është një numër jashtëzakonisht i madh, që e kanë negativizuar vendin tonë si otoman, mysliman, fanatik, ku sundon kaosi dhe papastërtia, ku nuk ka respekt për ligjin dhe që sundohet nga hakmarrja. Angazhimi i lobingjeve, si nga ambasadat, ashtu si nga të gjithë operatorët që kanë mundësi, do të ishte një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë. Por, është tjetër gjë kur dikush shfaqet për të promovuar veten dhe alternativën e tij. Kjo nuk i shërben përmirësimit të reputacionit dhe imazhit të vendit.

*Revista KLAN

 

– Prej disa kohësh ju jeni angazhuar me Aleancën Kuqezi, një forcë e re politike. A ka AK-ja ndonjë projekt ose strategji për të reformuar diplomacinë shqiptare?

Së pari, dua të them se AK-ja nuk e ka shpikur nacionalizmin. AK-ja ndryshon nga të tjerët sepse ka një nacionalizëm liberal, qytetar, për arsye se shikon identitetin si sasi vlerash, lidhur ngushtë me parimet demokratike dhe prosperitetin ekonomik. Dy janë kolonat që ne mendojmë se mund t’i kontribuojmë diplomacisë: E para, mbrojtja e interesave tona kombëtare lypet me qenë në qendër të politikës sonë të jashtme, në çdo kohë, nga çdo alternativë. Dhe këtë AK-ja nuk e bën dot vetëm. Interesi kombëtar është i të gjithëve. Sa më shumë aktorë dhe faktorë t’i kontribuojnë kësaj çështjeje, aq më i suksesshëm do të ishte projekti ynë. Së dyti, AK-ja parashikon një reformë shumë të thellë në shërbimin diplomatik. Shumica e çështjeve që preka në këtë intervistë janë të domosdoshme që të studiohen në tërësi, bazuar në aktin Kushtetues, në një strategji shumë afatgjatë. Diplomacia nuk duhet të punojë me mandate qeveritare.

17 komente në “INTERVISTA/ Lisen Bashkurti: Duhet reformë totale në diplomaci”

  1. V.Sula says:

    Shqiperia ka domozdoshmeri mbi gjithecka :qilizme ne DREJTESI .Pa themelet e shtetit ligjor,te pa varur nga politika s’ka Shqiperi as diplomaci.

    1. Albani says:

      MOS NA BENI ´PER TE VJELLE…..
      JU LUTEM GAZETA TEMA
      MOS SILLNI FYTYRA SI TE LISISEN BASHKRUTIT, KETIJ PEDOFILI TE FORCAVE TE SAPOLINDURA POLITIKE SHQIPTARE
      KY PERSON PO ME BEN TE DYSHOJ EDHE PER KRESHNIK SPAHIUN
      KAQ NAIV ESHTE KRESHNIK SPAHIU SA TE NXJERRI TA PERFAQSOJ KJO KURV E SHTERSHKERDHYER POLITIKE SI BASHKURTI I RAMIZIT?
      APO KY ESHTE TABANI I PARTIS SE KRESHNIKUT : LLUMI I POLITIKES SHQIPTARE
      TURP QE NJE FORC QE E QUAN VETEN TE RE TE PERFAQSOHET ME FYTYREN ME TE VJETER DHE ME TE URRYER POLTIKE TE SE SHKUARES KULTO-KOMUNISTE

      1. Gano says:

        Alban mi more fjalet, nuk ka nevoj as per 1 presje

      2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

        lisien bashkurti ska piken e pergjegjsise.
        Turp,
        ju rrofte nacjonalizmi se per gjo tjeter sesht
        ky halldup tropoje

      3. Slayer says:

        Ik mor idiot, ik e ha naj pace me hudhra or palle, para se te komentosh idiotesite e tua siperfaqesore pa lexu komentin e z-Bashkurti shif se esht nji buton ne laptopin e ndyre tendin qe quhet CAPS LOCK, se na perzive stomakun!

  2. Ilarguari says:

    Shqiperia do behet shtet kur te dilni ne pension ju krijesa te ndyra diplomatike , Ju njeriu i ri qe brymosi Enveri me slloganin s’ka kala qe se marrin komunistet Ju sherbetoret e te keqes qe kuurr nuk hengret buken e djerses tuaj por ate te lepirjes se pushtetit Lusjen kur njerez si ju te rinj ne moshe jeni aktiv ne politike me jep deshperim e mendoj sa shume akoma do te vuaj ay vend

    1. radikalisti says:

      Ndaj te njejtin mendim me ju “I larguari”. Nuk heq asnje germe bile ka shume akoma per te shtuar per keto pjella te komunizmit qe e kane shkele me kembe popullin Shqiptar, dhe kerkojne ta shkelin akoma sot e kesaj dite.
      Njeriu i ri qe u farketua ne kudhren e diktatures se proletariatit dhe i sherbeu asaj me devotshmeri nuk duhet as te afrohet ne politiken post komuniste. Shqiperia post komuniste nuk ka nevoje per te tille dr.prof.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Diplomacia shqiptare eshte shkaterruar ne themel dhe do te duhet nje kohe e gjate, qe te vihet ne vend cdo gje e mire.
    Duhet bere me ligj, qe te afermit deri ne brezin e trete te pushtetareve, te mos kene te drejten te caktohen neper ambasada, kj do te neutralizoje sado pak, diplomacine shqiptare.

  4. Kujtim says:

    Po akoma kerkon perfitim ky mashtrues komunist. Nje ish muzikolog i rendomte, nje sherbetor i komunizmit u konvertua ne diplomat pas vitit 1990. Nuk e kuptoj per cfare eshte Prof.Dr. ky Bashkurti ?

    Per muzike, diplomaci, administrim universiteti ….

    Ky malok tropoje ka mbetur nje uzurpator i rendomte qe tashme eshte bashkuar me nje malok tjeter po sharlatan klasi si Kreshnuik Spahiu dhe kujtojne se do te bejne mrekulline.

  5. Lapraka says:

    Me ju llapaqent e ballit e te Saliut jemi ketu ku jemi sot 23 vite qe llapni ..Ata qe ju quni komunist punuan me shum se ju qe shani gjith diten neper blobe.Shqiperia ka nevoj per te gjith Shqiptaret,ju jeni te semur psiqik e pini ilaçet keni nevoj per kemish force .Shkoni lani piata ne France o plerat e kombit Shqiptar .Kerkoni te deformoni historin ,e nuk njihni te drejtat e Shqiptareve qe kan deshir te kryejne amanetin e te pareve tan.Lisen Bashkurti dhe AK po tregon rugen qe enderojne te gjith Shqiptaret.Rofte Shqiperia dhe Dosje per tradhetaret e kombit .Kushtetuta eshte e shkruajtur ,ligjet ti bejme ne favor te Shqiptareve.Ne 23 qershor do hani shqelmin e duhur ju llapaqenet ….

    1. Askushi says:

      Mos jeni gje qiraxhiu i ‘ri’ne rrugen”Pandi Dardha”…,domethene koishia e Lise…?!

  6. fiku says:

    Akoma kerma te sistemit te deshtuar mbajne leksione per ceshtjet e vendit. Fatkeqesi.

  7. laraska says:

    Jam shume dakort me komentuesin “V.Sulo”. Celsi per te ndertuar vendin eshte DREJTESIA. KEto budallalliqe si diplomacia, shendetesia e terci verci jane thjesht sa per te dalur se gjoja kane programe. DREJTESIA eshte kyci i cdo shteti. Shqiperia ka marr fund nga krimi mafiozo-shteteror dhe korrupsioni galopant dhe keto i rregullon vetem drejtesia. NJe gje me ben pershtypje se ASNJE parti nuk ka nje program REAL dhe KONKRET mbi drejtesine. Madje shume as qe e permendin. Pse?? Sepse askush nuk do vej drejtesi. Jeni te gjithe te shitur dhe keni krijuar nje monopol politik te drejtuar nga mafia nderkombetare antishqiptare. Plera. Edhe ti Bashkurti mos na dil shume neper ekrane e gazeta se na kujtohet pse ka refuzuar Moisiu kandidaturen tende per amdasador. Edhe ti je i perfshire ne afera e pislliqe. Je me tru por prape nje cope plere e shitur je dhe ti, pa pike ndryshimi. Shko pi nje kafe me Berishen e Gjinushin se i ke shok te mire.

  8. liri a vdekje says:

    me pelqen ky njeri si dipllomat po shpresojme mos ta dredhin se heret e shkuara …..

  9. ndershmeria says:

    PA DREJTESI S’KA SHQIPERI.
    ##############################################
    I lumte laraskes kete shkrim duhet ta vleresoje c’do shqiptar,ai ka vene vertet doren ne plagen Nr1 te atdheut qe rjeth gjak 22 vite,bashke me idene e Zotit V.Sula.
    Mbrojtesit me te medhenj te drejtesise ne Shqiperi jane zoterinjte: Andrea Stefani,Mero Baze,Spartak Ngjela,Fatos Lubonja,Bledi Mane,Mustafa Nano,Nazarkot,Vangjeli,Bushati,Totozani,etj.

  10. adriatik says:

    O Lisien ti je nje komunist i thekur…pastaj demokrat…pastaj nacionalist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje