Miku i fëmijërisë: Ardiani abuzoi me një fëmijë një ditë para dasmës. Është dënuar me 4 vite burg

21 Mars 2013, 09:55Politika TEMA

Shoku i fëmijërisë, Fatmir Bogdani, është shprehur për Panoramën se pedofili Ardian Përrenjasi ishte njeri i çuditshëm.

“Edhe pse atëherë nuk është se bënte shumë muhabete me asnjërin prej nesh, ai ka qenë më ndryshe. Jo gjithmonë rrinte me ne. rrinte me qentë. Ç’shihte qen në rrugë, u jepte ndonjë gjë të vogël për të ngrënë sa të miqësohej e të rrinte me ta. Dilte hipte nëpër pemë. E la shkollën në klasë të tetë, nuk ka bërë fare gjimnaz,” rrëfen Bogdani.

Ai thekson se Përrenjasi ka qenë përgjithësisht njeri i vetmuar.

“Ata kanë qenë shumë të varfër në familje. Me ne rrinte gjithnjë, por shenja të tilla as nuk i shkonin në mend njeriu. Edhe para se të ikte ushtar, ka qenë shumë i vetmuar”.

Bogdani tregon se ai në mënyrën se si fliste, fantazonte gjëra që nuk kishin lidhje me realitetin dhe shprehej gjithmonë kundër femrave.

“Ai s’ka pasur asnjëherë histori me femra, për aq sa di unë. As nuk fliste për femrat, ua thashë. Vetëm me çuna, për femra s’ka pasur dobësi kurrë. As shoqe, asgjë nuk ka pasur. Ne të gjithë kishim historitë tona të vogla. Sikur të kishte telefona atëherë, le të themi nga 20 numra telefoni, asnjë emër femre  nuk do të figuronte, ta jap unë me garanci”.

Bogdani, miku i fëmijërisë tregon se Përrenjasi gënjente përgjithësisht dhe tregon abuzimin e tij të parë me një fëmijë 10 vjeç.

“Edhe atë djalin në lagje e kishim. U dënua me 4 vjet burg dhe e ka vuajtur një pjesë të dënimit, se kam dëgjuar të thonë se nuk është dënuar. U dërgua në një burg në Kavajë në rastin e parë, këtë e di gjithë Përrenjasi. Ishte menjëherë sa doli nga ushtria. Pas ardhjes nga Kavaja, ka ikur në Greqi, ku ndodhi edhe rasti i dytë, për të cilin nuk di hollësira”.

Bogdani tregon se abuzimi i parë ka ndodhur një ditë para se ai të martohej, dhe pasi janë njoftuar krushqit, dasma është anuluar.

8 komente në “Miku i fëmijërisë: Ardiani abuzoi me një fëmijë një ditë para dasmës. Është dënuar me 4 vite burg”

  1. psikologu says:

    Ai njeri qe eshte kthyer ne nje monster, do kete pesuar ndonje shok mendor qe ja ka dystuar trurin.

    Fakti qe mbasi eshte kthyer nga ushtria, ka patur nje sjellje te habiteshme, i bie qe gjate ushtrise do kete pesuar ndonje shok te rende gje qe e ka kthyer ne nje monster. Njihet ky problem. Ka qindra persona
    qe mbasi kane mbaruar ushtrine jane cmendur, kane vrare veten, kane ndryshuar sjellje, e lloj lloj problemesh.

    Ai njeri eshte nje monster, por dhe shoqeria ku jetojme eshte kthyer prej kohesh ne nje popullate qe kultivon monstra. Kemi hyre ne nje spirale te rezikshme ku faji i atribuohet krejtesisht personit ne fjale, bazuar fakteve, por sdel njeri e te shtroje problemin real qe kemi si shoqeri. Ai njeri do te denohet per cfare ka bere, por shoqeria nuk sherohet dhe kjo do sjelli dhe pedofile dhe manjake te tjere ne te ardhmen akoma dhe me te rrezishem.

    1. Zigur Qarri says:

      Lexoje edhe nje here se çfar thote shoku i tij i feminise,Bogdani:rrinte me qentë. Ç’shihte qen në rrugë, u jepte ndonjë gjë të vogël për të ngrënë sa të miqësohej e të rrinte me ta.

      Sjelljet e habitshme ai i ka pasur qe femi.Pra percaktues esht qendrimi social ne rrethin ku esht rritur,si dhe me kryesori,geni.
      Dhembshuri per kafshet,por jo per njerzit!!!!!!!!
      Pytja dyshuese qe mund te behet esht,ngaqe ka lindur pevers,dhe per kete peversitet(ose sjellje ndryshe nga femijet e tjere)esht ndeshkuar padrejtesisht nga familja,fakt qe ka bere qe ai te hakmerret ndaj te tjereve(femijeve)dhe jo ndaj atyre qe e kan ndeshkuar?
      Esht vertetuar qe pedofilet jan njerez te ndrydhur dhe frikacake,
      prandaj edhe vrasin femije,per te treguar pushtetin e tyre,per te kenaqur egon qe me moshataret nuk guxon te shfaqet.

      ç

  2. Mjeku says:

    PATOLOGJKET IZOLOHEN NE SPITAL.

    Derisa edhe fetaret jane apo behen peofile,per kete mekat kafsheror trasheguar nga bota e kafsheve,duhet te flasin mjeket gjenetiste,ata e dijne te verteten.
    A s’kemi klepto,ajdute te semure,pushtetare te semure qe arijne ne krime per sundim? edhe keta e kane semundje nga SUBKOSHIENCA.(Frojdi).

    Pikerisht te gjithe keta patologjike duhen izoliar ne spitalin perkates.
    Mekati yne alla shqiptar eshte se mjekesine e kemi per toke.
    Lejohen politikane te semure te na drejtojne,c’pret prej tyre? enveri ishte diabetik,diabeti ka sjellje anormale ne jete,keshtu jane edhe pedofilet,edhe te pa ngopurit me fron qeveritar.

  3. j says:

    Po na tregojne te gjithe tani historira me kete moster.Familjaret e tije,miqte ,komshite te afert te tjere .Po ku ishin me perpara keto njerez qe nuk ja bene nje telefonat dikut,qofte familjareve te Juljanit qe luteshin per ndonje informacion qofte edhe policise se shikoni keni nje njeri te tille ne ate zone qe duhet patur ne konsiderat verefikojeni.Fotografia dhe ngjarja e Julajnit qendroj tre muaj ne media.Ndiej urrejtje edhe per familjaret e mostres,dhe per te gjithe ato qe kane patur informacion mbi kete moster e nuk kane reaguar.Shoqeria shqiptare e vdekur.

  4. T.Beri says:

    J ESHTE NJE KODOSH.
    ti kodoshi J ke informacion 72 vite per monstrat komuniste ne sundim dhe anashkalon keto kafshe me surat njeriu qe vrasin shqiptaret edhe ne demokraci, e na can koken per komshinjte e pedofilit kur kete pune e ben shteti me organet e tij dhe jo komshinjte te cileve pedofili ju maskohet sikunder maskohen qelbopolitikanet tane ajdute.

  5. j says:

    Nje pyetje kam per ju T.BERI. Nese jane te verteta ato qe thuhen per kete monster nga familjaret e tije apo dhe te tjere ,kane patur apo jo mundesi te reagonin te pakten per te shpetuar femijen tjeter. Me jep kete pergj. pa e politizuar si me siper.

  6. sa shume says:

    Ramy____pedofil
    Ben chicago___ dylber
    Veronika___lezbike
    Nastradini___dylber

    Enveri I tridhte. Ja rraste brenda. Desh te thosha ne burg. Prandaj e shajne keta enverin se si linte te ushtronin profesionet.
    Tani e quajne keta enverin te tille.
    Po te ishte I tille pse ua rraste brenda nga 8_15 vjet, vjet jo here.

  7. Malo says:

    Ky deklarim i Bogdanit vendos para pergjegjesise prokuroret dhe gjyqtaret qe jane marre me çshtjen e Prrenjasit duke e ka denuar me gjobe kete pedofil. Ndersa duhet te ishte pezulluar nga detyra inspektori krimeve dhe inspektori policise qe mbulojne lagjen e pedofilit Prenjasi,qe kur u zhduk Julian Çela, sepse ka qene dy here i denuar per pedofili.
    Drejtori Policise Tiranes te jepte deklerate per shtyp per pezullimin e policeve dhe venien para pergjegjesise ligjore dhe jo te mburrej se ka zbuluar e kapur autorin. Nuk eshte vone qe ky tip drejtori i Policise te kerkoje falje publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje