Berisha uron Baba Mondin për Sulltan Novruzin: Në këtë ditë të shenjtë shqiptarët festojnë demokracinë

22 Mars 2013, 15:19Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

Në një prononcim për mediat pas vizitës që zhvilloi në kryegjyshatën e bektashinjve, kryeministri tha se kjo është një ditë frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

“Erdha këtu për t’i shprehur Baba Edmondit dhe të gjithë bektashinjve shqiptarë kudo që janë, të gjithë besimtarëve të Zotit, urimin më të përzemërt në këtë ditë të shenjë, ditë frymëzimi për besimtarët, frymëzimi për përpjekjet gjithnjë e më të mëdha për të realizuar qëllimet fisnike, mirësinë për veten dhe për familjen”, tha kryeministri.

Gjithashtu Berisha theksoi se bektashizmi është e lidhur me përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe dinjitet.

“Bektashizmi shqiptar është një histori e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet dhe emancipim. Nuk duhet të harrojmë se ata që shkruajtën doktrinën tonë kombëtare ishin vëllezërit Frashëri. Por në çdo kohë bektashizmi ka qenë një frymëzim për shqiptarët. Ndaj dhe njëherë iu uroj dhe falenderoj Zotin që këtë ditë të shenjtë shqiptarët të themelojnë demokracinë, sistemin e vlerave, sistemin e të ardhurave”, përfundoi fjalën e tij kryeministri.

14 komente në “Berisha uron Baba Mondin për Sulltan Novruzin: Në këtë ditë të shenjtë shqiptarët festojnë demokracinë”

  1. ninin says:

    ky eshte i pa fe ,feja e tij eshte krimi ,babzia,hajdutlleku ,injoranca, dhe spiunimi

    1. MARSIANI I FUNDIT says:

      Po ky Baba Mondi,kur degjon deklrata te tilla,si nuk e nxjerr prej “zhelesh” kete njeri qe thote budallalleqe nga shtepia e zotit?

      1. Vlora says:

        po KY per urim baba mondit, a nuk duhej ti shkonte tek OSBE

        1. Tarrasi says:

          Ja paska afruar Lirine (Sllobodanken) ne Krah po mundohet ta joshi per te mbuluar “bekimet” qe mori nga Papa.

          Shejtan e kemi ket Kryeministrin qen bir qeni.

  2. paradox says:

    vetem ne Shqiperi ka paradokse te tilla: nje fetar mysliman me emrin kristian edmond!!! dhe kryetari i demokristianeve te lezhes nje mysliman me emrin shaban pastaj kemi kryeministrin mysliman Sali qe e bekon papa katolik per fitoren ne zgjedhje politike te nje vendi te vogel pa lidhje fare me inagurimin e tij si pape. une kam nje propozim perse te mos vendoset ne vend te janullatos myslimani i ndershem Ilir Meta dhe ne krye te myslimaneve katolikja e virgjer Jozefina Topalli?

    1. BK says:

      @paradox
      Po para 2000 vjetesh, ka pasur emra?
      E kupton qe ia ke fut pordhes kot?

      1. paradox says:

        para 2000 vjetesh o gjo e zgjut po te them vetem nje emer Julius Cezar

  3. Bardhi Tolabi says:

    Me vjen cudi,se si Zoti e harroj sot Saliun dhe nuk leshoj nje vegim tjeter ne qiell,ne kohen kur i shtrengoj doren Baba Mondit.
    Ama eshte dhe shume i sinqerte dhe pranon, se deri me sot ne Shqiperi,nuk eshte vendosur demokracia dhe deklaron:…qe kete dite te shenjte Shqiptaret te themelojne demokracine,sistemin e vlerave,sistemine e te ardhurave.Kete sistemin e vlerave e kuptoj,por me kete sistemin e te ardhurave,nuk e kuptoj se cfare do te thote.Mbase mendon, se qe sot, duhet menduar per te ardhurat e te tjereve, se deri tani ishin te ardhurat vetem per te dhe familjen e tij biollogjike dhe politike.

  4. anonim says:

    O Mero na ngaterrove mor burre. Une kojtova se behej fjale per baba Mondin e birra korces.

  5. genta says:

    Ta kete harruar sala Baba Faje Martaneshin?

  6. vlonjati says:

    shqiptaret i ka goditur perendia ne tru te vogel, qesharake si ne asnje cep tjeter te planetit o te sistemin univers nuk gjene popull si yni qe ndahet ne pese fe te ndryshme.O shqiperi te kemi dhjere se na ngeli injoranca ne derè.Mallkuar qofshi jete mbas jete o injorante mesjetarè.

  7. fshatari says:

    Nuk jetoka keq ky Edmond Dantes shqiptar!

  8. alban4eva says:

    S-haleja cdo ngjarje e lidh me veten dhe partine e tij, cdo feste e lidh me “demokracine” e tij.. prisni kur ne festen e clirimit te Pakistanit, te kepuse ndonje brockull duke thene qe “fitorja e pavaresise pakistaneze ka frymezuar shqiptaret ne rrezimin e diktatures.. njeri i goditur, psikopat shpellar..!!

  9. morri says:

    do hakemi tas hashure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje