E drejta per te dashuruar, filmi shqiptar qe po shfaqet ne New York

22 Mars 2013, 22:12Kulturë TEMA
E drejta per te dashuruar, filmi shqiptar qe po shfaqet ne New York

Filmi “Right to Love” (‘E Drejta për të dashuruar’) gjatë premierës në Rusi i dha emocione një salle të mbushur plot e përplot, një moment i veçantë për aktorin Luan Bexheti dhe producenten Amina Zhanan, të cilët ishin prezent. Ndërkohë që në film luajnë edhe shqiptarët Shpend Xani dhe Pavlina Mani. Premiera e filmit u shfaq në teatrin e famshëm “Eldar” me 17 mars 2013 në Moskë. Premiera solli mbi 100 spektatorë, duke përfshirë edhe VIP-at dhe yjet e njohur të Rusisë. Midis tyre ishin dhe aktorët e famshme ruse Ludmila Dmitrieva dhe Ksenia Berestnikova, ylli i muzikës Shamil, këngëtari i muzikës “Balkar Folk” Ruslan Khasaitov, poeti çerkez Ratmir, etj.
Filmi u shfaq në gjuhën origjinale, në anglisht, pa përkthim ose titra, që ishte e para herë për kinemanë ruse. Filmi u realizua me regji të Puaul Kurtit, me producentë Amina Zhaman (e cila ka shkruar skenarin dhe luan rolin kryesor, producente) dhe Marina Bolotokova (producente & CEO e Oriental Pearl LLC).

(Trailer i Filmit: http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA)

“Jam shumë e lumtur që audienca vendase dhe e huaj në Moskë u dashuruan me filmin “Right to Love”. Shumë nga spektatorët kanë qarë në fund të filmit gjatë shfaqjes, të gjithë ishin të emocionuar dhe u prekën nga historia e Tonit dhe Aminës. Nuk donin që filmi të përfundonte pa “happy ending”. Që nga premiera amerikane në dhjetor 2012, shumë kritikë dhe shikues të filmit më tregojnë që duan të shikojnë më shumë dhe filmi të vazhdojë me një pjesë tjetër. Te them të drejtën nuk e prisja këtë lloj reagimi në Moskë, meqë audienca këtu rrallë emocionohet. Jam mahnitur me numrin e madh të personave si në New York edhe në Moskë që duan të më bindin të krijoj pjesën e dytë si vijim për filmin ‘Right to Love’”, tha skenaristja dhe producentja e filmit, Amina Zhaman.

Ermira Babamusta (New York)

1 komente në “E drejta per te dashuruar, filmi shqiptar qe po shfaqet ne New York”

  1. mirel says:

    Filmi shqiptar qe po shfaqet ne New York, beri buje ne Moske.
    Vetem tre aktore shqiptare dhe te tjeret qe nga producentja jane te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje