Dështon testi i Fierit për numërimin elektronik të votave

23 Mars 2013, 15:32Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deshtuar të shtunën me testin e Fierit për numërimin elektronik të votave për zgjedhjet e 23 qershorit. Prova e lajmëruar nga vetë kryetarja e Lefterie Lleshi gjatë një interviste për Top Channel nuk është realizuar, ndërsa është shkelur një tjetër afat, duke vënë nëe rrezik përdorimin e teknologjisë së re në këto zgjedhje.

Top Channel mëson se afati është shtyrë sërish për në muajin prill.

Ashtu siç ka shoqeruar te gjithe kete proces, mungesa e transparences, edhe ne kete rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bere publike arsyet e deshtimit te ketij afati.Te kontaktuar zyrtarisht permes Zyres se Shtypit ne KQZ, asnje nga zyrtaret e administrates se ketij institucioni nuk eshte pergjigjur per projektin qe shihet jo vetem si risia e ketyre zgjedhjeve, por edhe nga varet edhe fati i tyre.

Ndryshe nga sa ishte rene dakort gjate hartimit te ligjit zgjedhor, se teknologjia do te niste procedurat e perdorimit qe ne dhjetor te 2012, KQZ vendosi ta shtyje kete afat per ne fund te janarit te 2013. Por as ky afat nuk u respektua dhe per me teper as nuk u bene publike arsyet, duke bere qe te mberrihet ne fund te muajit mars asnje nga dy projektet teknologjike te mos jete gati.

Perveç numerimit elektronik, edhe projekti tjeter i teknologjise se re ai per verifikimin e zgjedhesve ne Tirane nuk ka njohur asnje zhvillim. Kontrata me kompanine qe administrata e KQZ negocioi per te kryer kete proces, qe nga burime prane KQZ mesohet te jete e njejta me ate numerimit ne Fier, nuk eshte nenshkruar ende.

Arsyet mbeten serish te pazbardhura nga administrate e institucionit me te larte zgjedhor. Shkelja e afateve te njepasnjeshme çon ne kufijte e deshtimit me dy projektet e medha pilote ne dy qarqe te medha, kjo pasi perdorimi i teknologjise parashikon edhe nje process te gjate trajnues per komisioneret qe do ta perdorin ate. Por me shume se sa kaq, deshtimi me teknologjine do te cenonte procesin zgjedhor ne dy qarqe te medha ne vend si Tirana dhe Fieri./TCH

8 komente në “Dështon testi i Fierit për numërimin elektronik të votave”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Deshtimin mund ta kuptoni ne zgjedhjet ndermjet Bush dhe Al-Gor, ku nje votues shtypte Al-Gor dhe kompjuteri i xnirrte votues Xhorxh Bushin.
    Saliu mendon te beje te njeten gje, ku personi qe voton pershembull nje kandidat te PS-se, kompjuteri ta regjistroje si votim per kandidatin e PD-se.
    KQZ-ja nuk jep detaje, se ata kete marifet e mbajne te fshehur edhe nga vete antaret e PS-se, ku nje merite per kete ka i shumfoluri Ferdidant Poni.
    Edhe kete rradhe votat do numerohen me dore nje nga nje, ku sipas planit B te Saliut, jane mobilizuar detashmenti blu, per rremujat dhe vjedhjen e kutive per ti zevendesuar me te tjera.
    23-Qershori do te sjelle luften civile, prandaj mos nguroni qe me 7-Prill, ta rrezojme Berishen dhe te formohet nje qeveri teknike deri ne zgjedhje.

    1. e/ says:

      PSe ca prisnit ju??? I intereson Saliut qe te kete numerim te drejte?
      Po ska gje, do e mundin gjsesi, te gjithe e dine se atij i ka ardh fundi

    2. adelina says:

      Me duket se asnje lloj marifeti nuk e shpeton dot Berishen nga verdikti i popullit te tij kete here.
      Populli eshte i gjithi ne grup kunder kesaj krize pa fund.
      Kunder vjedhjes masive se te mirave te vendit.
      Dhe te gjithe duam nje fillim te ri, ndryshe.
      Ndaj nuk besoj se kesisoj marifetesh do e largojne fatin e paevitueshem te diktatorit tone.

  2. shqiperia natyrale says:

    po eshte shume e thjeshte pse nuk eshte nenshkruar kontrata, sepse po i behet presion kompanise per te bere manipulim me aparaturat, ndryshe nuk i japin asaj tenderin.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    C’tu desh o Dean qe erdhe..Anulloje bileten e kthimit o te keqen se s’do perveshesh jo vetem menget e duarve por edhe te kembeve..Ose ne te kundert do ta fusesh koken brenda ne ambasade se kali plak s’do te ngordhi pa hedhur vickla..

  4. Treviso says:

    Masat jane marre qe te mos kete zgjedhje te lira dhe reale.
    Rruget e transparences jane blinduar nga krimineli sali.
    Populli prifet kot per zgjedhje te lira.
    Me kete qeveri dhe me kete kryeminister nuk do kete asnjehere zgjedhje te lira. Mos beni shpenzime kot per zgjedhjet. Rrezoni qeverine dhe te formohet qeveria teknike qe te çoje popullin ne zgjedhje te pranueshme.

  5. fier says:

    Edi rames do ti ndaloj zemra ne 23 kur te shohi rezultatin ne fier.do jete rezultati me zhgenjyes qe mund te ndikoje ne shperndarjen e mandateve ne qarkun e fierit.fieri nuk do ta votoje me PS sepse socialistet me ne krye baftjar zeqon e kane lene fierin si ne mesjete.turp per edi ramen.shumica e te majteve ne fier po shkojne tek pd.

  6. Gjon says:

    Ti mar fieri kenke dora jone…., kot s’na tha Xhozi qe ne Fier kena me pas rezultatin ma spektakolar… Ne kena besu gjithmone se askush nuk mund te krahasohej me Shkodren tone… Si vijne kohet…:(

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje