“Si ma grabitën vëllain 9 vite më parë”. Babai: “Dyshoj se e kanë trafikuar për organet”

23 Mars 2013, 09:53Politika TEMA

Në verën e nëntë viteve më parë, Artur Carja humbet teksa së bashku me të vëllain kishin dalë të nxirrnin si çdo ditë bukën e gojës duke shitur qeska plastmasi rrugëve të Elbasanit.

“Këtë verë mbushen 9 vjet që nga ajo ditë. Ka qenë 7 korrik 2004, dita që im vëlla u zhduk për të mos u bërë më i gjallë. Mbetet sinqerisht një nga ditët më të tmerrshme dhe të trishtueshme të jetës time. Vitet që kanë kaluar janë shumë të shtrira në kohë, por më duket sikur ka ndodhur pak çaste më parë dhe se im vëlla është duke u kthyer nga çasti në çast në shtëpi”, rrëfen i vëllai, Blerim Carja.

Ai e përshkruan kështu atë ditë.

“Atë ditë kemi dalë nga banesa që në 7 të mëngjesit. Kemi punuar deri rreth orës 12:00 të asaj dite. Ishim të lodhur nga puna dhe vapa përvëluese dhe na kishte marrë uria. U ulëm për të ngrënë diçka sepse ishte mesditë dhe lodhjen s’e përballonim dot më. Drekën e hëngrëm brenda markatës së qytetit, pasi edhe pjesën më të madhe të punës aty e bënim. Pasi hëngrëm, iu rikthyem sërish punës. E kishim merak çështjen e fitimit ditor dhe punonim sa të mundeshim. Zakonisht lëviznim së bashku dhe rrallë mund t’i largoheshim pak njëri-tjetrit. Vetëm pak kohë pasi ishim ushqyer, dolëm në treg për të shitur qeskat e fundit. Në pak minuta mbarova punën dhe po prisja tim vëlla. Nuk po ma zinte syri gjëkundi. Duke qenë se po ndihesha mjaft i lodhur, u nisa vetëm për në shtëpi. Disa shokë më thanë se edhe Arturi do kishte mbërritur aty më përpara se unë. Por ai nuk ishte në shtëpi. Kalonte koha dhe s’po dukej. Filluam të mendojmë, jo ka shkuar te daja, jo te gjyshja, por më kot. Nuk e dinim ku të kërkonim dhe prindërit iu drejtuan për ndihmë policisë”.

Ai shprehet se mendon se i vëllai është rrëmbyer, pasi nuk kanë pasur hasmëri apo konflikte me askënd. Sipas tij shteti nuk ka reaguar sa duhej për zbulimin e misterit.

“Shteti nuk reagoi aq sa dhe në fillim. Nuk e vunë ujin në zjarr pasi im vëlla u zhduk si me magji. U zhduk në mes të ditës me diell dhe në mes të qytetit,” shprehet Blerimi për GSH-në.

Ai ka shpresa se një ditë i vëllai do të kthehet dhe shteti do të punojë për këtë.

Kurse babai i Arturit, Jakup Carja, akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë Ardian Përrenjasin për zhdukjen e djalit të tij. Ai shkon më tej duke thënë se “unë dyshoj shumë te Ardian Përrenjasi, sepse ai merret me trafik të miturish dhe ai mund ta ketë trafikuar djalin tim dhe për këtë unë jam i bindur që Përrenjasi ka dorë në këtë rrëmbim. Unë i drejtohem Prokurorisë që të bëjnë një hetim më të hollësishëm për ta zbardhur këtë çështje”.

3 komente në ““Si ma grabitën vëllain 9 vite më parë”. Babai: “Dyshoj se e kanë trafikuar për organet””

  1. balzac says:

    Krim me te madh se ky me vjedhjen e organeve humane,gjykoj se nuk ka!
    Eshte fundi i botes.

  2. N Shabani says:

    Edhe Juliani eshte trafikuar por cuditem me te jatin qe edhe punon ne shik edhe nuk po ben asgje per te birin.Duhet tu beje presion organeve te prokurorise qe te zbardhin ceshtjen.

  3. spekullime says:

    Cdo hamendje eshte spekullim. Ngjarjet jane te tmerrshme. Te trishtushme.
    Kur te humbet femija asgje ska me vlere. As shtepia e as katandia.
    Po po I kujtoj me kete rast veronikes dhe disa komentuesve ketu qe e porosisin dreken tua sjellin ne shtepi, apo e pine kafen te tajvani, ishalla mos tu bjere ne koke.
    Se cajupi thote _ mos pandeh se cbjen ne shoke nuk do tu bjere ne koke.
    Dhe I madhi imer veronika e kish bere shqiperine parajse te paqes,dashurise e harmonise. Imeri e shkulte barin e keq nga rrenjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje