Nishani: Xhezair Zaganjori në Gjykatën e Lartë, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari në Kushtetuese

22 Mars 2013, 12:11Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar tre emra për gjykatat më të larta në vend. Ish- kandidati për president, Xhezair Zaganjori është dekretuar për në Gjykatën e Lartë, kurse Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj për në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në njoftimin e presidencës.

Në Gjykatën Kushtetuese prej vitit 2010 ishte një vend vakant pas tërheqjes së gjykatësit Petri Plloçi dhe për zëvendësimin e tij ish-presidenti Topi kishte dekretuar emërimin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Hoxha.

Dekretimi i ish-presidentit Topi është kaluar edhe në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë ka mbetur prej tetë muajsh në parlament pasi nuk është futur në proces votimi.

Ndërkohë që ende nuk është votuar ky dekret, kreu i shtetit nxori dy dekrete të tjera për plotësimin e vendit vakant që ishte dhe atij që liron nga kalimi i zotit Zaganjori në Gjykatën e Lartë.

Dekretet e kreut të shtetit vijnë vetëm pak ditë pas konsultimeve që ai zhvilloi kryetarët e grupeve parlamentare, ku sipas burimeve partiake mësohet se presidenti ka deklaruar se e konsideron si dekret në fuqi atë të firmosur nga ish-presidenti Topi. Edhe opozita nënvizoi pas takimit me presidentin se ka një propozim që fle në Kuvend, duke iu referuar dekretit të ish- Presidentit Topi.

Besnik Imeraj është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Imeraj dhe Dizdari kanë marrë pjesë në çështje të ndjeshme si ajo e Gërdecit. Ndërsa Dizdari ishte pjesë e trupit gjykues edhe ne rastin e video përgjimit Meta-Prifti.

Mandati i tyre 9-vjeçar në trupën e Gjykatës së Lartë përfundon vitin e ardhshëm, por kjo nuk e ka penguar kreun e shtetit t’i propozoje për në Kushtetuese. Kuvendi do t’i marrë në shqyrtim këta emra kur Imeraj dhe Dizdari të japin dorëheqjen nga puna e tyre në Gjykatën e Lartë.

Kjo do të thotë se në këtë institucion krijohen dy vende të tjera vakante. Ajo që pritet të ndodhë tashme është përzgjedhja e kryetarit në gjykatën më të lartë në vend, pas mbarimit të mandatit të Shpresa Beçajt. Zaganjori ka shumë shanse që të marrë vendin e lënë bosh nga Beçaj.

Dekretimet e reja në Kushtetuese vijnë në një moment kur opozita e ka cilësuar këtë proces si antikushtetues, me faktin se sipas socialistëve mandati i gjyqtarëve aktualë përfundon në 21 maj të këtij viti. Kjo do të thotë që me shumë gjasa, emrat e tyre do të kalojnë vetëm me votat e demokratëve në parlament. Votimi i tyre bëhet me votë të hapur dhe kërkon shumicë të thjeshtë.

25 komente në “Nishani: Xhezair Zaganjori në Gjykatën e Lartë, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari në Kushtetuese”

  1. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Bujari, morri i bythes, e di qe Besnik Imeraj ka qene hetues para viteve 1990?
    Jozefina, ajo antikomunistja e Venecias, do e votoje kete tipin qe ka pas vajzen te punesuar te Mihal Delijorgji i Gerdecit qe vrau 26 vete?

    Tani do reagoje FRD-ja me Blerim Saraçin per t`ju cjerre masken ketyre dekreteve. ?

    Po ky Zaganjori a nuk doli qe kishte problem si hafije? ?

    1. eee says:

      E mbytet shtetin eee,vejini sipas meritave ato te shkretat poste e mjaft me miqesira e me shoqeri.

      1. Larik says:

        po mire mor legen, vetem maloket e paskan aftesine qe te jene ne gjyqsor?!
        Pas 23 qershorit do te te dergojme bashke me eskorten tende me banim ne malsi.

    2. lini says:

      A ka ndonje ne kete qeveri qe nuk eshte perfolur per korrupsion,per krime per vjedhje????Ngelet ne nivelin e perfoljes per shkak te ketyre gjykatesve qe vendosen e qe se kane problem te shpallin te pafajshem keto hajdut e keto vrases.

    3. herta says:

      Vendosi sali vendosi dhe keto ushtaret e fundit se do te te duhen pas 23 qershorit se ndoshta do te te ndihmojn per te te nxjerr te pafajshem ndaj shkaterrimit te kesaj shqiperie.

    4. Leone-53 says:

      B.Imeraj hetues ne hetusin e Fierit qysh prej viteve 75 ?!..
      Hajde demokraci PD-iste hajde!

    5. me ka çu nona me la gojen says:

      Besnik Ymeri qe te behet gjyqtar i Gjykates Kushtetuse duhet te jape doreheqjen si gjyqtar i Gjykate se Larte.Kur ta beje kete Parlamenti nuk do ta miratoje dekretin e Presidentit Nishani dhe do na qerohet nje plere. Qyfyrja me e madhe do jete kur Besnik Ymeri nuk do te jape doreheqjen dmth nuk do pranoje te jete gjyqtar i Gjykates Kushtetuese

  2. hugo says:

    NDERS ISH PROKURORENE E PERGJITHSHEME AS NE GJYKATE TE APELITE NUK E VENDOS QE I TAKON QE KA KAQE MUAJE E ZVENDESUARE NDERSA PER KETA TE TJERET PA LEN 1 DETYR MARIN TJETREN HAJDE PRESIDENTE HAJDE KY ESHTE PER POPULLINE

  3. ddd says:

    hiqja LENES VERJA PRENES.

    1. t says:

      Hiqja SHeqeres e futja Dylberes HHHHHHAAAAAAAAA.

  4. alban4eva says:

    te gjithe emra qensh keta te emruarit.. si ka mundesi qe edhe pa i njohur fare keta emra, kam pershtypjen qe jane hajdute, ndyresira dhe ushtaret e S-haleut..!!??
    mos eshte ndjesi e rrem kjo e imja???

    sa turp kur shikon Nishanin prane flamurit tone kombetar, turp, turp per faqe te zeze, na njollosi flamurin Nishan turku..!! turp dhe peshtiresi!!

  5. shkelzeni says:

    cdo behet me dektretet e topit qe jane ne kuvend pa u miratuar a rrezuar? kur mbaron mandati i zagonjarit e thanzes??. i forte paska qene ky zoti ymeraj.. haka me te gjitha krahet.., natyrisht qe eshte shperblim nga sala per gerdecin dhe lul bashen qe i mbylli me procedure..me siguri edhe rama do jape urdher deputeteve qe votoni ymerajn, por une nuk u kam thene gje..hahahaha

  6. aliu says:

    Po mire si ka mundesi, serish Besnik Ymeri???
    Me te gjithe ky njeri ore? Edhe me Salen ky??

    Po do flase me Sala per hetuese te para viteve ’90? PO keta “antikomunistet” do te votojne cfare u urdheron komandanti?

  7. SADIU says:

    Rama, bashke me opoziten qe udheheq je vetem nje kufome politike. Je kufome, se po behet sic i do qejfi president kufomes, me pushtetin e drejtesise. Behu gati per humbjen, por kusuri qe more me qafe te majten.

    1. i majti says:

      Sadi!

      mos bo sikur je i majt.
      Asnji nga keta nuk voton e Rama

  8. Pisha says:

    Turp e faqe e zeze ,Dizdari ne gjykate kushtetuese, a nuk ishte ky qe doli ne pergjim me ata fieraket qe i beri me shit shpine hahaah po Ymeri kryemafiozi i drejtesise shqiptare O Besniko a i ke ble shpi tjeter dashnores

  9. poli says:

    ky besnik ymeri, mos eshte i biri i babace faikut? Po qe , ky ka shitur te atin pa le te tjeret…

  10. simo says:

    zoti president
    aman nje dekret per tre ligjet
    firmose me doren tjeter se mbase na shkon mbare

  11. albana says:

    Te tre zoterinjte e dekretuar nga z. Nishani i njoh nga larg. Nuk kam cfare te ve ne dukje per z. Zaganjori, por zoti Dizdari dhe zoti Ymeri kane punuar para viteve ’90 perkatesisht ne prokurori dhe ne hetuesi. Te dy kane marre pjese ne procese penale per krime kunder shtetit. Nuk po e ve ne dukje faktin, ngaqe mendoj se dekretimi i tyre nuk duhet te behej, sepse une mendoj se kushdo qe nuk ka shkelur ligjet e asaj kohe ka vlerea per ti sherbyer shtetit edhe ne kete kohe. Por dekretimi eshte ne kundershtim me qendrimet e perditshme te zotit Berisha ndaj te kaluares dhe sidomos ndaj atyre qe kane marre pjese ne denimin e te perndjekurve politik.
    A duhet te pranojme se z.Nishani po i kundervihet z.Berisha me keto emerime? Apo duhet te pranojme se z.Berisha i ka miratuar te dy kandidaturat para se z. Nishani ti dekretonte?
    Nese ka ndodhur miratimi paraprak i z.Berisha, atehre behen te besueshme apo qe fliten nga vete anetaret e Gjykates se Larte se Dizdari, Imaeraj, A.Celiku dhe zonja Fullani jane personat me te korruptuar dhe me te perdorur nga z. Berisha.

    1. Toni.I. says:

      O qè janè miratuar nga Berrishaaa nuk e luan topi ,po doja tè
      dija se janè apo jo militant nè PD ,flm Bana nqs din diça nè
      lidhje apo jo me Politikèn pèr kèta persona nè GJykatèn e Lartè.

  12. O SAKAT, O MUSTAQEXHI .... says:

    O SAKAT PRESIDENT, O KOMUNIST I SHKOLLES
    BASHKUAR, PSE VAZHDON TE NDERTOSH MURRE
    MBROJTES PER KRIMINELIN TEND SALI SHPELLARIN.

  13. sa says:

    KUR PRESIDENT ISHTE BAMIR TOPI KISHA THENE SE KY DO MBETEJ PRESIDENTI ME I KEQ I SHQIPTAREVE POR QENKAM GABUAR,SEPSE KJO KUKULLA TJETER JA KALOKA SHUME ME TEPER DHE TANI QE IKANE HEQUR DHE MEDALJET NUK E DI SE PER CFAR DUHET ME KY

  14. sa says:

    KISHA MENDUAR SE BAMIR TOPI DO NGELESH PRESIDENTI ME I KEQ I SHQIPTAREVENE POR QENKAM GABUAR SEPSE KY TJETRI JA KA KALUAR SHUME ME TEPER DHE TANI QE IKAN HEQUR DHE DHENIEN E MEDALIEVE UN NUK I DI SE PER CFAR DUHET KY

  15. MUSTAKU says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO JARI ME MUSTAK JE FYTYRA ME E YRER QE KAM PARE NDONJE HERE;QE NE SHIKIMIN E PARE E KUPTON QE JE NJE SERVIL I LINDUR; CBURE JE O LULO QE TE TEREQ PER HUNDE SHOKU I PD SE SALA MBRETI I DYTE NGA VUCITOLI;BASHKE ME MAFIOZET QE NE 23QERSHOR DUHET DHE JU VEGLAT QORE TJU HEDHIN NE PLERA;BEJ QEF O KAPTER I ENVERIT BEJ SE I KE LEPIRE BY;; NE CDO REGJIM; JARKE O JARKE TI MO BUKUROSH ;JE I SEMURE O BIR TOKEN TENDE PO E PUNOJNE TE TJERET;ASHTU THOTE SHUMICA RI ME MIRE NE SHPI E MBILL LULE QE TI MARESH ERE ;PO MENDOI QE POPULLIT TI JETE MBUSHUR TRURI DHE NE 23 QERSHOR TJU NXJERIN NE PENSION SI PD

  16. BERISH RAMA says:

    JU QE SJENI KOMUNISTA DHE QE VOTONI PD DHE PS KUR DO TA KUPTONI QE PD DHE PS JANE NJE E NDARE ME DYSH DHE QE KANE 23 VJET QE PO LUAJN LOJEN.LEXONI FJALEN E RAMIZ ALISE NE 1990 KU THOSHTE SE DO TI LEME TE BEJNE PARTI POR NUK DO TE QEVERISIN KURRE,DO TU PREMTOJME PRONAT POR NUK DO TI MARIN KURRE ETJERA.FALE INJORANCES TUAJ KOMUNISTAT PD DHE PS KANE 23 VJET QE QEVERISIN .VOTONI KE TE DONI POR JO KOMUNISTAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje