Familja e Artur Carjas, 9 vjet pas zhdukjes së djalit të tyre 9 vjeçar, vazhdojnë të shpresojnë se ai do të rikthehet. Babai i tij, Jakupi, rrëfen kërkimet për djalin dhe dyshimet mbi pedofilin e arrestuar, Ardian Përrenjasi.
“Që ditën e nesërme pasi mësuam për monstrën e Laprakës, kam shkuar në Prokurorinë e Elbasanit. Kam takuar vetëm kreun e prokurorisë. Ai më tha se kishte marrë një relacion nga dega që të hapet dhe njëherë dosja për Arturin. Shpresoj që të paktën të punojë tani policia, se atëherë nuk është punuar sa duhet. Prokuroria e Elbasanit më tha se do të komunikonte me Prokurorinë e Tiranës dhe do t’i niste një relacion. Unë po pres që të rihapet dosja, pasi kam dyshime tek Ardian Përrenjasi. Ai ka qenë në Shqipëri në vitin 2004 dhe mbase në Elbasan. Të merret në pyetje edhe për Arturin ky person”, nënvizon për Shqip Jakupi.
Ai është i mendimit se në atë kohë nuk u punua si duhet.
“Kam bërë ç’është e mundur për të arritur të zbuloj, por nuk kemi mundur të bëjmë dot gjë. Në atë kohë u mbyll çështja dhe prokuroria ia dërgoi prapë policisë. Në vitin 2007 u rihap edhe njëherë dosja, por prapë pa sukses. Dukej sikur dikush donte që të mos zbulohej asgjë. Këtë përshtypje kam pasur”.
Jakupi tregon se çështja u rihap pasi në një njoftim në gazetën “Paloma” shkruhej: “Ndihmë, kam gjetur një djalosh me emrin Artur Carja. Kërkon mamanë dhe babanë. Ju lutem kush i njeh, të telefonojë në këtë numër o68…”.
Ndonëse e kanë telefonuar dhe kanë mundur të flasin me shtetasin që i përkiste telefoni, asgjë nuk ndodhi.
“Më thanë që do ta zbulonin pas dy javësh, por asgjë nuk u bë”, nënvizon Jakupi në gazetën Shqip.
Ai shpreson që djali i tij të mos ketë rënë në duart e monstrës Ardian dhe të hetohet më mirë çështja, pasi ata janë në pritje prej 9 vitesh.
zoti te ndihmofhte qe ta kesh te gjalle.
urojme qe ta gjesh dhe Zoti te ndihmofte.. por kam dyshime, sepse ketu nuk behet fjale per nje morr bythe si Ardiani, ketu ka dicka qe nuk shkon..
fakti qe policia apo prokuroria nuk zbulon gje, te le dyshime..