Delijorgji: Vetëm në Shqipëri mund të dënohesh siç u dënova unë. Jam i pafajshëm dhe do kërkoj dëmshpërblim

22 Mars 2013, 09:54Politika TEMA

Mihal Delijorgji, ish- administrator i “Albademil”, i dënuar nga gjykata si një nga përgjegjësit e tragjedisë së “Gërdecit”, ka rifituar dje lirinë.

“Po, është e vërtetë që kam përfunduar dënimin. Jam liruar nga burgu i Vaqarit më datë 20 mars, ora 16.00. Në fakt kam qëndruar në burg katër ditë më shumë se sa gjykata më kishte dënuar. Sa i përket faktit se si ndihem, po ju them që nuk ndihem fajtor për tragjedinë. Kam vuajtur një dënim që vetëm në Shqipëri mund ta vuash, në asnjë vend tjetër jo. Kjo është Shqipëria”, shprehet Delijorgji për GSH.

Sipas tij: “Gërdeci nuk ishte në aksident. Gërdeci ishte sabotazh. E kam thënë dhe i qëndroj këtij versioni. Një ditë e vërteta do të dalë”.

Delijorgji kërkon dëmshpërblim për dënimin e bërë, pasi e konsideron veten të pafajshëm.

“Një ditë drejtësia do ta thotë të vërtetën. Të jeni të bindur do të jetë në anën time. Një ditë do të marr pafajësinë dhe  natyrisht do të kërkoj dëmshpërblim. Lekët nuk i dua, do t’i dërgoj në Shtëpinë e Fëmijës”, shprehet ai.

Ai pohon se do t’i kthehet biznesit dhe i pyetur nëse do të dëmshpërblehet sipas vendimit të gjykatës një vajzë e gjymtuar nga kompania “Albademil”, ai shprehet se për të kjo kompani nuk ekziston më.

Ai ka qëndruar në qeli së bashku me Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin, të dy të akuzuar si përgjegjës për “Gërdecin”.

14 komente në “Delijorgji: Vetëm në Shqipëri mund të dënohesh siç u dënova unë. Jam i pafajshëm dhe do kërkoj dëmshpërblim”

  1. liri a vdekje says:

    mbylle halen e rri urte se sdo e kesh te gjate po fillove me kto deklarata ,se aty ke ajo punishte u varrosen 26 njerez te pafajshem dhe hallexhi .

    1. Vlora says:

      eshte e vertete qe keta u denuan kot.

      keta u bene “koke turku”,se ne fakt kishin nje biznes me te gjitha rregullat qe kerkonte kjo qeveri e koruptuar.

      aty duhej te denoheshin ministrat qe firmosen per ate “fabrike vdekje’ ku e dinin shum mire rrezikun.

      dhe mbi te gjitha duhej denuar kryeministri qe nen hunden e tij jepen keto leje.

      te tjeret qofte edhe shkelzeni(gjeti shesh e beri persheshin)eshte i pafajshem ligjerisht.

      denimi eshte i atyre qe e lejuan dhe jo i atyre qe punuan.

      1. Pelasgian says:

        mbyll goje ti hale greke me nick-un ” Vlora ”

        ky eshte nje mut si ata qe qeverisin , nje trafikant armesh !

        plehre greke !

  2. BJORN says:

    Po do te japi Bujari dhe nje medalje per humanizem

  3. ariana says:

    Vetem ne shqiperi keta letyra bejne karriere,dhe kane pafytyresine te tallen me gjyqesortin dhe viktimat

  4. artiles says:

    Po ky u lirua se ne ne burg nuk kishte folur fare per Gerdecin?! Po tani qe foli, mos do ta fusin prap?????

  5. Titi says:

    Normale qe do te dalesh I pafajshem dhe de te shperblehesh dhe nuk kemi per tu habitur kur te shohim edhe deputet sepse ti nejte si burr aty brenda dhe nuk fole asnje fjale per kta qe rrine jashte dhe burreria pa tjeter qe do te shperblehert

  6. ivani i madh says:

    o birbo me kete shtet e drejtesi qe kemi ne jo vetem demshperblim te kerkosh po dhe te ngresh dhe padi kundra atyre qe vrate e i shkatruat pronat .E qe te maresh demshperblimin e plote i them te demtuareve nga ty e ortakeve te klanit vrasja dhe shkatrimi per pune perfitimi zbatoni ligjin e kodin penal te shekujve KANUNIN.

  7. aiha says:

    Te gjithe duam qe te vendoset drejtesi, qe pergjegjesit te denohen maksimalisht, por me kete qeveri,me kete sistem gjyqesor te uzurpuar nga qeveritare te korruptuar dhe te inkriminuar nuk mund te vendoset kurrsesi drejtesia. Pak dite na ndajne nga zgjedhjet dhe pas 23 qershorit do vendoset drejtesia e munguar.

  8. kapo says:

    Mbylle halen o kriminel,o qen , o zagar qe deshe te vesh miliona mbi gjakun e njerzve, soji jot nuk ka ndonje ndryshim nga ai manjaku i para ca diteve te gjithe 1 turi keni per leke i beni te tera.

  9. alban4eva says:

    ky ka te drejte kur thote qe “vetem ne Shqiperi denohesh per gjera te tilla”.. sepse ne te vertete ne Shqiperi po vrave dhe po vodhe, nuk denohesh, por behesh deputet ose minister.. keshtu qe jam shume dakord me Pordhijorgon, sepse vrau, vodhi dhe beri ca dite burg pa aresye.. tani Nishan turku duhet ta dekoroje, do ti jape urdhrin “shpetimtari i kombit shqiptar” dhe “pishtar i dhjerokracise”..
    pastaj ta bejne deputet, ose minister i … mbrojtjes..!!!

  10. krosi says:

    Or trap e kuptojme qe ishe ne hall por pse bere viktimen – thjesht ti duhet te rrasesh ne burg perjete per thyerje totale te rregullave te sigurise ne pune me pasoje vdekjen e dhjetra njerezve. Mqs ti di shume ruaju nga ndonje plumb qorr !!! Dihet nga do te vije – kujto numrin 21.

  11. valter says:

    Eh mor plehre, ske faj ti qe qesh dhe kerkon demshperblim se ska popull e drejtesi, ska shtet se e dija une do bej kakerdhi ti apo jo. Kini fat qe gerdeci eshte ne shqiperi te mesme dhe aty seshte kanuni siç thot edhe nje komentues se sbesoj se do beje te tilla deklarate ti bashke me ata qe te mbrojten.

  12. gjergji says:

    Per shqipetaret keto behen 10.000 vjec por thuaj qe shqipetareve iu ka falur zoti vdekjen qe asnje nuk kalon dot mbi moshen 100 vjec sado lidhje te mira me shtetin te kete. Edhe enveri vdiq, ashtu do vdesi edhe sala por se po i gjen gje nga shqipetaret kam pershtypjen se nuk ka per te ndodhur ndonjehere.

    Shqipetaret jane shume burracake per tu hakmarre ndaj politikes, vrasin vellain dhe komshiun nga gjakenxehtesia dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje