Lesi: Refuzova koalicionin me PS, në listë ka emra të lidhur me krimin

22 Mars 2013, 10:34Politika TEMA

Kreu i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, në një intervistë për Panoramën thotë se ka refuzuar një ofertë të bërë nga Partia Socialiste.

“Me koalicionin e majtë janë bërë bisedime, realisht, pas ofertave të tyre, por kanë rezultuar negative për dy arsye: E para se nuk ka një frymë bashkëpunimi, ku të shikohet secili që kontribuon si një vlerë e madhe nëse donin rrotacionin. Unë nuk pranoj të jem vasal i askurrkujt, as i Ramës, as i Berishës, as i Metës apo kushdo qoftë. Njoh bashkëpunimin dhe shkëlqej në kohen e zgjedhjeve. E dyta është se shikoj, sipas perceptimit tim, se ka emra problematikë me ligjin, si dhe furnizohen nga bota e krimit, të cilët kanë vënë “shishen e qumështit” në radhë te lista e kandidatëve për deputetë të PS. Nuk mund të jem pjesë e kësaj liste, e cila ka gjasa të zyrtarizohet, ndonëse uroj me mish e shpirt që Edi Rama të mos e bëjë një gabim të tillë fatal. Do t’i fusë, nëse i fut, por do t’i ketë mbi krye e nëpër këmbë gjithë kohën. Do të jetë ai vetë që do të kërkojë t’i nxjerrë nga dritaret e PS-së, por do ta ketë të vështirë,” tha Lesi.

Ai madje shtoi se ai ka pasur një sugjerim për PS-në.

“Përzgjedhja, thashë, duhet të përfshijë edhe “dreqin” që ka vota e emër të madh, si fjala vjen Fatos Nanon. E vendos të parin në listën e Tiranës, i jep një garanci, pasi ai nuk e ha që të jetë jo-faktor, edhe tre apo katër kandidatë për deputetë të tij në listën e sigurisë, dhe Fatosi punon vetë. Ka motorë gjigantë kur ka interes. Pra, largoni përçarjen e parë. Skënder Gjinushi si lider i PSD-së dhe mendjendritur nga bota e së majtës e garanton në listë, pra te lista e garancisë; Paskal Milon e Petro Koçin kandidatë te lista e PS-së, vendosja e të madhin avokat Spartak Ngjela e intelektualin Preç Zogaj, po te lista e sigurisë. Rikthe Kastriot Islamin, se fiton pikë si parti moderatore e liberale. Po prapë kandidat për deputet, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, që ka një komisioner në gjithë Shqipërinë, i jep minimumi dy kandidatë për deputetë. Gjithnjë flasim për te lista e PS-së. Dhe nxjerr në plan të parë Ben Blushin, pasi nuk është problemi se e kam mik të kahershëm e të përhershëm, por ai shkatërron çdo kundërshtar që i del përpara në fushatë, në media dhe është edhe faktori numri dy në PS. Gramoz Ruçin, si shtylla kurrizore e PS-së, e mban kudo me vete, pasi është ikona e socialistëve”.

18 komente në “Lesi: Refuzova koalicionin me PS, në listë ka emra të lidhur me krimin”

  1. sh.mali says:

    O Nikoll po nuk rrini dot pa saliun ju jo,po kur te ike ai me 23 qershor si do ja bëni!Nuk je i vetmi Les qe shkon ne anen e hajduteve e krimineleve te vertete qe po vjedhin kete popull dita dites!Keq shume keq!

  2. DINO says:

    Po ju nuk rrini dot pa Saliun. Mos u merzitni se mbas 23 qershorit te gjithe ne nje qelli do tju fusin qe te vazhdoni te rrini bashke

  3. aqifi says:

    Pavaresisht se kush eshte dhe cfare perfaqeson Nikolla, sugjerimet jane te drejta. Kush i jep me teper vota koalicionit, Celibashi apo Fatos Nano? Atehere pse te jete Celibashi i pari ne liste ne Fier? Cfare perfaqeson? Cfare lidhje ka me PS-ne pervec se shiste bythen kur i kerkohej ne KQZ?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Aqif, a e kupton konceptin qe nje figure e djegur si Fatos Nano e ka katandisur sistemin e demokracise ne kete faze ?!?! “Nga shiu, shkoni ne bresher” – thua ti..Celibashi perfaqeson nje personalitet qe nuk eshte akuzuar per oferta korruptive, konflikt interesi, dhe dieta te pafundme..Lereni more politiken e vjeter te kalbur se i jepni fryme kot..Ore, a e kupton qe ky me Sali Berishen vijne nga vitet 80 dhe jane brumi qe nuk e le Shqiperine te marri fryme ?!?! Ore, jeni te cuditcem..E keni ne gen rrahjen dhe skllaverimin qe me shume te dashuroheni nga njerez te paafte..

  4. Pilo Shpiragu says:

    Nga i gjithe gjirizi i politikaneve te tranzicionit,ky eshte i vetmi qe ka nje merite te madhe ne krahasim me te tjeret :Nuk na e ka care tr..pin duke dale sistematikisht ne TV, me nje fjale ka ruajtur nje profil te ulet,dhe per mendimin tim jo aq per modesti se sa per faktin qe dikush ia shtrengon sistematikisht Topet me morse sa here qe ky perpiqet ti liroje, dhe mos te harroje se akoma njerezit i kane te fresketa skandalet e tij seksuale, keshtu qe nuk ben dot si burre i mire, dhe me moral te kulluar.Ben mir edhe ky te zhduket nga politika

    1. NIKOLL LESI ESHTE KOLLONA E 5-TE E SALI BERISHES E XHOZEFINA TOPALLIT PER TE PERCARE OPOZITEN, SEPSE AI ESHTE MESUAR TE BEJE LOJRA TE PISTA QE NGA 1991, POR EDHE PARA 1991 KUR ISHTE STUDENT E ME PAS U MBAJ NE “”PUNE”” NE QYTETIN STUDENTI NE KINO-KLUBIN “STUDENTI”… A THUA RASTESI O Z.NIKOLLE KETO FAKTE… APO JO Z.NIKOLL QE KE JO PAK BIZNESE TE PISTA NE LEZHE E SHINGJIN…
      FRROK TOME LEZHA TE BEN TE FALA NGA ITALIA??? NUK ME KE HARRUAR BESOJ…

  5. nikoll Lesi shkruan nje gje te sakte ne menyre qe te permblidhemi te gjithe socialiste e intelektuale te gjithefrae krahu politik e te rrezojme Saliun. Ai ka informacion dhe keshtu po ndodh realisht ne kupolen tone te PS qe po kandidohen disa emra qe nuk kane lidhje me PS dhe qe po paguajne per tu futur ne liste. Lesi, nese jam i qarte une, thote se une nukpo vij per te na thene neve se korigjoni shenjestren dhe vini emra me te mire qe te beni rrotacionin. une keshtu e kuptova dhe i jap te drejte zotit Lesi

  6. jam prej ketu velipojes tone te shkodres se tom doshit. une e njof ate nikoll lesin kur erdhi ne velkipoje p[er fushate dhe ka qene trim e mbetet trim. ai i ka shoket e rralle. dhe po vinte ai edi rama yne kete nikoll lesin ne krye te listets ne shkoder kunder jozefina toppallit do te bente namin. por vetem tom doshin ti linte e jo te tjere ne kete liste qe ka pergatite psja ne shkoder. nikolla duhet

  7. ate kadelin e gjovalin qe eshte sot deputet ban mire kryetari rama qe nuk e vendops se duhet nje tjeter ma i forte, pavaresisht se nuk ka mbaruar as shkollen tetet vjecare,por e ka ble diplomen nje tjeter qe do ta zevendesoje ne liste.kriminele saliu e kriminele ne ne lista per deputet ????QQQ!!!

  8. kur ka qene nikoll lesi deputet ne lezhe, Leqzha ishte qytet shume i mire dhe kishte investime. ai fliste ne parlament e jo si keta trapat qe kemi sot nga dyja palet q

  9. shengjin dy says:

    quhem pjetr nikolle toma nga lagja afer portit ne shengjin. sa ka qane ai nikoll lesi deputet i joni disa vjet ne kishim ku me shkue se ishte njeri i thjeshte dhe na perkrahte, fliste ne parlament. keta qe kemi sot deputete nuk dine me fol nje fjale ne parlament dhe nuk kane bythe me fol hic. une per njat zot te madh qe asht ne qiell per nikoll lesin jam . asht trim si dhe ka ba gabim edi rama qe nuk na e ka sjelle te parin ne krye te listes e jo si disa qe po bjen ai

  10. sotiri says:

    Nikoll Lesi dhe Edi Rama jane takuar bashke dhe i kena pare nje darke tek restorant REKA ne dalje te Tiranes. Di vetem Nikolla u ngrit nga tavolina dhe i tha Edit dicka pak a shume se nuk e degjuam mire; se edi me mue nuk tallesh ti me vendos pas dy kriminelave qe jane per tu arrestuar e jo per te qene deputet. pas nikolles ka dale Edi me Sajmir Tahirin.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Keshtu jane fjalet e liga neper rruge huh ?!?!

  11. nikoll lesi eshte si kristiano ronaldo dhe te fut golin e e te merr ndeshjen.fol sa te duash ti se na e bani golinhopsjat. Ps i duhet Nikoll Lesi ,pasi kush do te flas pas Edi Rames ne mitingje. te flasi ai skender gjinushi apo petrokoci apo milo greku ?????????????????!11

  12. tonini says:

    NUK i duhet Nikoll Lesi Partise Socia;iste se ai e merr Ps me ben blushin oper dy dite me ba me humb zgjedhjet edi rama./ Ben ngre topin e nikolla gjuan forte, jane ne dyshe e forte. ata po te dije rama ti fus ne pune e rrezojne saliun.

  13. Hidhini ne kosh keta , 23 vite me vjedhje e shitje.Votoni vetem AK….

  14. arti says:

    ……GRAMOZ RUCIN,shtylla korrizore e PS se,eshte ikona e socialisteve….Derisa PS ja ta kete ikone nje ish minister te rendit te komunizmit nuk meriton kthimin ne pushtet.

  15. anticensurë says:

    o nikoll trimi!?
    po ti je në listën e krimit vetë!!
    se paska rama disa kriminelë dhe ty nuk të pëlqeka?
    bile i bën dhe propozimet për ti shtuar kriminelët me kaç e me maç!
    shko mor bëj shurrën ti dhe rama që të paska propozuar për tu rradhitur në harremin e tij!si ti dhe meta e dini mirë manovrën që do të bëjë dok çmëduria!e dini fare mirë se ai nuk ka për të humbur!kështu që të leverdis më mirë të jesh në harremin e tij se në atë të ramës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje