DESHMIA/ Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

22 Mars 2013, 10:27Politika TEMA

(E PLOTESUAR)- Gazeta Dita vijon të botojë dëshmi interesante për ngjarjet e rënda të viteve të shkuara.

Kësaj here atë kanë publikuar një intervistë me Marjan Grykën, ish- truprojën e Azem Hajdarit.

Sipas tij, Haklajt kishin ardhur në Tiranë për të vrarë Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin.

“Unë jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku jonë vetëm u përdor. Desha të kujtoj këtu se në ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, më erdhi dikush në spital që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: “Çohu burrë se s’ke kurrgjë”. Unë me buzëqeshja e pyeta se kush ishte. Të gjithë të pranishmit aty më thanë “Mario, ky është Azem Hajdari”.

Kështu e nis rrëfimin e tij Gryka.

Më pas me ftesë të Hajdarit ai vjen në Tiranë ku fillon punë si efektiv i Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit ku është dekoruar edhe si “Pishtar i Demokracisë” nga Berisha.

“Hajdari u vra për liri, por kurrë s’e gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se rrëzuam komunizmin, por ai përkundrazi pas viteve ’90 na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se kurrë”, tregon Marjan Gryka për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës”.

Për sa iu përket prapaskenave, ai tregon se: “Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste që Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e ashpër. Dua t’ju tregoj një fakt. Sapo u çova në mëngjes nga gjumi (unë jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij, po pinim kafe e më tha: “Mario, sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ja bëjmë?”. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk do lejohej në  mbledhjen e kryesisë së PD-së. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë, ne do të hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për t’i rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë. Byroja politike ende nuk kishte mbërritur në sallë. Pasi hymë, gjetëm ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë dhe po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin”, tregon Gryka, teksa shton se shënuan edhe emrin që Azemi të merrte fjalën i treti, pas dy kryetarëve të byrosë dhe ai mban këtë fjalim: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam biri i tij. Por në vitet ’90 unë rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni t’i keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

Gryka rrëfen se para se të vinin ngjarjet e ’97-ës, kishin një  vit e gjysmë pa folur me Berishën, dhe nga vitet ’95-’96 Hajdarit i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja.

“Unë u shkarkova nga oficer i gardës. Morëm zyra me qira pranë ish- kafe “Çaplin” në qendër të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të plotë filloi  organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar qeverinë Meksi. Shteti na ndiqte për të na arrestuar. Pra, jeta e liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha –Hajdari. SHIK-u i Gazidedes asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK- më i fëlliqur i të gjitha kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të  paarmatosur dhe i thamë Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe  tradhtia e kombit se shtëpia e Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim”, tregon Gryka.

Marjani tregon se ishin në “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishës e mori në telefon Azemin dhe i kërkoi ndihmë sepse Garda e Republikës po ikte dhe po e linte Presidentin ne baltë.

“Në këtë moment Berisha kërkoi që Azemi ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e Republikës. Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si president, përveç Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë. Nisëm të shkonim nëpër takime me presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë. Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e tyre janë mirditorë, por Sali Berisha i ka harruar si  shumë të tjerë”.

Ai nënvizon se “natën që është varë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie, pavarësisht se në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe”.

Gryka thekson se “në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pasë dorë në vrasjen e Azem  Hajdarit. Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë, aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë, janë munduar të eliminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin”.

Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.

“Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë. “Mos e lini Azemin të lëvizë”. Sepse kishte diçka që dihej, po kërkohej eliminimi i Azemit dhe kjo po diskutohej kudo. Sepse kishte një fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo më pas Sali Berishës”, sjell në vëmendje Gryka.

Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budallai këtu”.

“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë. Ata i kërkuan që të largohej duke i thënë: Ç’do ky budalla këtu? Në krye të tyre ishte oficeri i Berishës, Izet Haxhia. Pra, këtu ndodhi fatkeqësia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy- tre persona politikë nga e majta”.

Gryka sqaron se Azemi u sqarua me Haklajt pasi bëri një bisedë  me plakun e tyre dhe e incizoi dhe i tha: “Bacë, merre këtë dhe çoja djemve të tu çfarë biseduam. Sepse ata hilenë e kanë tjetër kund dhe jo tek Azem Hajdari”, teksa shton se sipas tij fjala ishte për Sali Berishën.

Gryka akuzon se truproja i Azemit, sot në azil politik, i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes.

“Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër Mbrojtje Arben Imamin, gjenerali i bandave të ’97-ës. Të gjithë  organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukë politikë”, teksa nënvizon se Sai Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në Gjykatë për akuzat e bëra.

Gryka deklaron se pseudonimi i Sali Berishën në Sigurimin e Shtetit ka qenë “Penicilina” dhe se në Shqipëri deri më tani nuk ka pasur asnjë ditë demokraci.

64 komente në “DESHMIA/ Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën”

  1. kinezi says:

    Po Saliu i vrau Haklajt nga vrika se mos e vrasin! E ka pa bere ne pantallona Saliu kur degjonte se Haklajt vinin ne Tirane!

    1. Dean says:

      Saliu nga veriu u dergoj budallane ne prit.

      1. lum na says:

        E denoi me vdekje ate qe kish patur bashkepuntor te ngushte per shume vite. Tani ben sikur e qan. Nuk e ka keq Rama, ky kur shkon ne funeral do te beje te vdekurin!!!

        1. ndershkimi says:

          Sa te pafytyre dhe dashakeq qe jeni te gjithe ju qe ja vishni vrasjen e Azemit, Berishes. Pse nuk permendni faktin qe haklajt ishin police te qeverise komuniste socialiste dhe nuk I arrestoi njeri deri sa iken per lesh dhe vete. Pse do I interesonte Saliut vrasja e Hajdarit? Ai e kishte me lehte ti permbyste komunistat me Azemin sesa pa te. Po sikur disa police te qeverise demokratike te vrisnin ndonje deputet socialist, si do hidheshit perpjete ju mjerane: e vrau e vrau qeveria. Turp tju vije

          1. EMIGRANTI says:

            shum e thjesht ta kuptosh se perse berishes i interesonte vrasja e Azemit
            1) sepse vrasja e azemit i shpetonte jeten berishes
            2) sepse keshtu nnuk rrezikonte ti zinte vendin femijve te tije apo edhe berishev vete.
            3) Azemi nuk ja kishte lejuar kurr ta shiste shqiperin.
            4) Azemi nuk ja kishte lejuar kurr ta mbushte pa-ne me ish socialiste
            5)Azemi nuk do kishte pranuar kurr aleancen me hadutin ma te madh te se majtes (meten)
            ka dhe shum te tjera

          2. Silva says:

            Hahah nga po zbret nga rete,nga vjen?komunizmi ra ne te gjithe ballkanin normalja dhe ne shqiperi dk binte por ne shqiperi ra vetem per syte enjerezve sendersa ne rumani e vrane causheskun ne shqiperi ilir hoxha shok i ngushte me saliun sa dhe emrat e femijeve ja kane ven njelloj,i propozoi saliut te merrte pushtetin sepse do drejtohej nga iliri por me nje pamje te re.iliri ka qene shefi i sherbimit sekret shqiptar dhe saliu i shkonte mbas avazit.azemi i ka kuptuar lojen saliut qesedonte neper kembe dhe ehoqi qafe,kurse haklajt kane qen cuna me zemer sedonin saliun si asnje tropojan se te paret e saliut i vune flaken fshatit kur erdhen nga serbia dhe moren mbiemrin berisha si mbiemer shume i njohur.sllobodanka=lirija eshte serbe kete emer ka patur kurerdhi ne shqiperi e vogel i jati ja nderroi qe ka qen spiun.
            Kjo nuk dmth qe azemi ishte i kulluar sepse behej lufte per kolltuk dhe saliu kishte mbeshtetje nga iliri i biri i enver hoxhes.

    2. e/ says:

      Burre me frikacak se Doktori nuk ka ne ket vend.
      Shikojini antiplumbin, bodyguardat dhe gjithe policin e shtetit.
      Po ne fund do iki si cdo diktator, duke marre vetem percmimin e popullit te tij.

      1. ERMALI says:

        Doktori eshte frikacak, dhe mos harro makinen 700 milionshe ne ket llogari. Megjithate historia dhe koha kane treguar se diktatoret dhe kasapet e vendit te tyr enuk mund te evitojne denimin mbarepopullor ne fund. Vonon po nuk harron!!!! ASNJERIN!!!

        1. cenko says:

          Frika e Saliut sa vjen e shtohet, tani edhe ne aktivitetet e tij nuk arrin te afrohet me njeri me te. I duket se populli do ta denoj. Dhe kjo provon mbi te gjitha fajsin e tij per te gjitha vrasjet dhe vjedhjet qe ka bere ne gjithe keto vite.

    3. sali BARBARI says:

      Vrava Hazemin dhe tash po ia hedh Rames, se me Nanon mbarova pune.
      Mos u bani merak, mkan thane se me 5G do arrij tju vjedh drejt e nga televizori, e ska ma nevoj me u ngatrru me premtime pasaj.

    4. mariza says:

      Po vjen fundi i qelbesires – do e rrezojme me fort sesa Enverin.
      Ne 23 qershor Shqiperia do te votoje per nje te ardhme me te mire, do votoje per Edi Ramen.

    5. gonia says:

      Berisha ka nje histori te gjate gjaku me vendin e tij.
      Jo vetem me Tropojen po me te gjithe Shqiperine.
      Shume shpejt do i shfaqet qarte gjendja ne vota.
      Po nuk ka asnje dyshim qe ai ishte krimineli qe e ka pergjakur gjithmone kete vend. DHe per kete, ne qershor do ti vije fundi.

    6. doni says:

      Po mbaron edhe koha e Doktorit.
      PS duhet te hetoj me themeli te gjitha te paberat e ketyre koheve.
      Dhe duhet ti denoje te gjtihe ata qe sot jane ne qeveri per mashtrimin e pashoq qe i kane bere cdo shqiptari. dUHET TE BASHKOHEMI TE GJITHE KUNDER BERISHES!

    7. Corba e Prishur says:

      E ka ngrene lugen e mutit qe ne Vicidol baca Sali
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bishti-i-qenit.html

    8. kamera says:

      Po ku jane Haklajt e tjere, ku jane njerezit e Azemit ku eshte trimeria dhe besa e malesorit pra perse nuk e vrane apo ta vrasin tani Saliun keta njerez qe jane ne gjak me kete vampir qe nuk njeh kufij?

  2. anonim says:

    “ky budalla” e bukur kjo, per ata qe akoma jane aq injorante e lavderojne Azemin, sidomos kur te acarojne me shprehje si pishtari i demokracise.

  3. o says:

    Qe Haklajt kane patur qellim te vrasin sali fazlliçin nuk diskutohet,qe ka nderhyre shoqeruesi i tij dhe u ka thene se sala nuk ka pune me ju(gabimi me i madhè)dhe ju nuk keni pune me te,kjo eshte me se e vertete.Nuk dihet se ke kane patur qellim te vrasin,por e verteta eshte qe sali fazlliçi ka patur informacion nga e mbesa qe ka qene me guxim biberin ne kjosken e ketij te fundit(per relax)qe haklajt jane me nje makine me targa vlore perjashta.Sali fazlliçi ka thirrur azemin ne zyren e tij dhe i ka thene:eshte nje makine e dyshimte para pd-es dil verifikoje,azemi ka marre pistoleten me selenjicator dhe ka shkuar tek makina,ku pastaj ka marre dhe”teshat e tjera”.Realisht i bie qe sali fazlliçi e ka derguar me qellim ne prite azemin,por per te shpetuar veten,apo per t’ja futur azemit kete e di vetem sala dhe ndonje i besuar i tij!!

  4. alban4eva says:

    me keto te dhena qe dalin here pas here per kryekriminelin e Shqiperise, vertetohet edhe nje here me se miri sa popull dele jemi ne shqiptaret..!! akoma mbajme ne qeveri nje ndyresire qe duhej ta kishte vendin ne burg.. vetem nje popull i budallepsur mund te toleroje gjera te tilla..!!

  5. Kol Tivari says:

    Kurre nuk ka pas bythe me vra kend ky gungai i Vicidolit. Si frikacak,llafazan,i pa bese e i pandershem,ka perdor UDB-ne e eproreve te tije,per te eleminuar kundershtaret. Vrasjet e tije kan filluar me 2 Prill ne Shkoder dhe vazhdojne edhe sot. Vetem rrezimi i tije,denimi me burg,ose eleminimi fizik,bashke me familjen dhe bashkpuntoret mund ta shpetoje kete vend. Ata qe festojne pervjetorin e fitores se pare te PD-se,po festojne vetem ardhjen ne pushtet te Diktatorit ma te qelbun ne historine e Shqiperise. Nuk ka PD te shqiptareve,por organizate te ndyre hajdutesh,te drejtuar nga ma kurva mashkull Sali Berisha. Dikur ishin vetem Haklajr qe ky pleh ju ka borxh,por tash jan ba shume qe kerkojne hakmarrje. Gjaku do lahet me gjak e familja e perdale e diktatorit do paguaje.

  6. sali plehi says:

    me e ba synet salen halen se ai eshte pedofili i rradhes

  7. tani says:

    NUK ESHT PER TU KENAQ ME VDEKJEN E NJI NJERIU PO KY AZEM HAJDARI NE RREMUJAT POSTKOMUNISTE NE NJI MANIESTACION QE KAM QEN ENE UN I BERTISTE TURMES PRISHINI TE GJITHA SE DO I BAJM TE REJA E KISHTE FJALEN PER ATO PAK FABRIKA QE KISHTE DURRSI ATEHER NUK E KUPTOJ SE ÇA MERITE KA TI BOJN BUST.E VRAN PO VENALIT E VET SIÇ VRAN BAJRAM CURRIN VETEM SE BAJRAM CURRI ISHTE BURR DHE KY ALABAK,KET MOSTREN TJETER DUHET JO VETEM ME E LARGU ME VOT PO DUHET ME E KALB MRENA PER TE KEQEN AQ TE MODHE QE I KA BO KTIJ VENI

  8. Leone-53 says:

    Sali Berisha dhe skllavja e tij PD nuk do iki nga PS-ja por fale lindjes se FRD-se e cila do i mari pjesen me vitale PD-se, ish pronaret dhe ish te persekutuarit politik dhe pike!.

    1. Qytetari says:

      Edhe F.R.D.-ja , pjelle e P.D.-se eshte!!!

  9. kondi uk says:

    Pse efryni kaq shume kete cope muti qe quhet Berisha.Kush mori mundimin ti drejtoj plumbin dhe te vras kete qelbesir te qelbesirave qe i shkojn nga mbrapa .Mos kerkoni ti mbushni mendjen keti populli se i keqi i te gjitha gjerave ne ata vend kriminelash eshte vetem Berisha .Jane pjesa me e madhe e politikaneve shqiptar kriminela dhe qe meritojn plumbin dhe jo vetem ai .

  10. Latif Dreqi says:

    Nga keto deklarata nxorra disa konkluzione te cilat dihen. Ky zoteria nuk eshte as me i mire se saliu dhe azemi.gjithekund flet per prepotence rrugace,kapa kete,cova ate,lepuj keta, trima ne, came rrethimin,kapem peng,etj.Pastaj merr poza politike.Anetar i kryesise,pishtar demokracie,i plagosur,i burgosur,i survejuar..!Ky na luftonte komunistet,marksistet,por Azemi ishte krenar per bacen e vet komuniste!!!Njerez debila,maskarenj,te veshur me pushtet,te pabese!Kjo eshte nje histori e shemtuar qe e ka kapur per fyti Shqiperine.Nje histori batakcinjsh, te cilet zihen me batakcinjte,nje histori mafiozesh te cilet zaptuan shtetin.me vijne zorret tek goja, kur ngrene Azemin e ulin Saliun, dhe anasjelltas.Jane e njejta gjelle!Lloj lloj idioti flet per demokracine, duke permendur dhunen,pushket,gjakun,priten,armet! Gjithsesi,kjo histori hakmarrjeje tipike shqiptare,do e kishte nje te mire.Nqs do na kishin hequr qafe edhe kete banditin tjeter qe vjen verdalle 23 vjet.Do i benim nje te mire shoqerise.

    1. beso says:

      Latifo,jam fiks ne nje mendje me ty.Gabim i madh per DITA qe shkon me mendjen e ketij grykes,qe mesa shoh une ka qene sejmen i azemit,se u lumte bytha ketyre qe i benin oficere garde duke i marre direkt nga rruga.Ky shtynte,bente loje luftash,kapte rob Shik-un,çoi njerin me force nga karrikja dhe uli bacen,qe thuhet se mengjesin e fillonte già i dehur,pa lere kafene qe thote ky.Haklajt nuk besoj se erdhen ne Tirane te vrisnin te parin qe i delte ne trotuar,se po te ishte per te vrare berishen do kerkonin berishen.Kishin hesap me azemin dhe e mbyllen,edhe ata trapa do kene qene.

  11. alban4eva says:

    gjithsesi, me keto fakte qe dalin ne drite, nuk mund ta besh Azemin hero apo pishtar te demokracise.. ne fund te fundit Azemi ka qene nje bandit ordiner, nje cope injorant dhe hajdut i rendomte, thjesht dhe qarte, ketu behet fjale per perplasje bandash, banda e S-halese dhe banda e Azemit, bandit kunder banditit, dhe fitoi banditi S-halè.. kaq..!!
    po mos ta egzagjerojme duke thene se Azemi solli demokracine, ishte pishtar i demokracise, e traplliqe te tilla..

  12. nardi says:

    “truproja i Azemit, sot në azil politik, i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes”

    Azem Hadari nuk u vra nga Haklajt

  13. landi says:

    dihet qartazi qe berisha e ka vra azemin.
    dhe ajo kucka qe rri ne gjykate(fatmira)i di te gjitha,por te bej
    ka frike per femite.
    ja ka mbyll gojen berisha me lek sa per 3 breza.

  14. Tiranasi says:

    Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)

    nga Vëzhguesi

    Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.

    Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.

    Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).

    Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
    Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

  15. vleresuesi says:

    z.Mario pergezime qe me ne fund fole per te ndricuar ate mister.Qe BERISHA ESHTE I PA BESE KETE NE E DIME . BERISHA ESHTE NE KRYE TE PD se DHE SHTETIT NE TE GJITHA QELIZQAT E TIJVETEM SE –RREH ME HUT ATA QE E KUNDERSHTOJNE DHE VRET HEQ QAFE KUNDERSHTARET .BERISHEN E HEQIM ME REVOLTA MBARE POPULLORE.O TANI OSE ME VONE DO TE JETE EPAMUNDUR.SEPSE EDHE OPOZITEN DO E BEJE VET –DO E EMEROJ VETE.

  16. k says:

    Azemi ishte nje qelbesire si gjithe pjellat komuniste.
    po kur thone qe ishte trim. Te pafytyret.
    E shoqja e tij sot lepin nje kocke qe i kane hedhur s’can koke per burrin.Histori spiunesh.
    Duhen njerez dinjitoz te drejtojne vendin jo spiuna dhe rrugace.
    Po vazhdoi keshtu do te vonohemi drejt demokracise dhe pewrparimit.

  17. VIGU says:

    JU Gryka u lumte goja qe deklaroni nje te vertete,pasi nuk do shume mend per ta besuar ato qe thoni JU,pasi mos paraqitja e Berishes ne gjykate per tu ballafaquAR me vrasesit e AZEMIT dhe mos ekstradimi i Izet Haxhis e perforcone thenien tuaj. Po me sa kuptova,i ndjeri Azem e paska kerkuar vet vrasjen pas sherrit qe eshte bere midis tyre,deri sa ata e dinin qe Azemi ishte ne Fier e nuk i ben prite.Po nuk na the se cilit ishin ata 3 te majtet qe kane patur dore. Sa per TRITAN SHEHUN dihet se cili eshte edhe sot e kesaj dite.Deri sa i mban afer e sidomos Pollon duhet te jene ne taven e ngjarjes ,dine shume ,po interesi nuk i le qe te flasin,ose jane bashkpunetore ne vrasje. Populli eshte i qarte se kush e vrau,po intervista juaj e perforcon me shume,se cili eshte Saliu e cila eshte PARTIA DEMOKRATIKE.Duhet te flase edhe personi qe ishte ne shoqerimte Azemit e te tregoje se cili ishte debati midis Haklajve dhe Azemit qe arriti ne vrasjen e tij.KJOdo te nxirte me shume te verteten ne shesh dhe ate pjese te ajzbergut qe nuk duket.

  18. adolesh-ent-France says:

    Shkoni merni ne pyetje Jaho Mulosmanin qe ishte ne vend ngjarje, thujini Saliut te lejoj ekstradimin e Izet Haxhise nga Turqia dhe do zbardhet vrasja e Azem Hajdarit.
    Pse nuk e lejoj nipi Sali Berishes(shefi Interpol) ekstradimin e Izet Haxhise nga Turqia ne 2008?
    Fatmir Haklaj mbetet nje Legjend qe i ran te gjithe te keqiat, ndihmoj uçk kundrejt pageses a jo nuk esht e rendesishme, ai nuk po i gjente armet ne fushe por po i blinte duke marre persiper trasportin dhe rrezikun.

  19. Horri i Bulevardit says:

    Une dua ti them femijeve te Azem Hajdarit qe te distancojne nenen e tyre nga Sali Berisha, e kam deklaruar edhe njehere tjeter se Fatmira Hajdari, panvaresisht se cfre shifet ne dukje, ka qene e detyruar te zbatoje planin Berisha, se Sali Berisha e ka kercenuar me jeten e femijeve, i ka thene troc se tani kam gjithe fuqine dhe mund ti zhduk femijet dhe ty sa ora.
    Fatmira Hajdari ne ate kohe i ka patur femijet e vegjel dhe nga frika e vrasjes se femijeve, ka qene e detyruar ti rrije ne krah vrasesit te burrit te saj.
    Por tani kohet kane ndryshuar, Sali Berisha eshte ne fundin e tij te turpshem, ka mbetur vetem ekzekutimi i tij mbarepopullor pa u bere, keshtu qe Fatmira Hajdari duhet tani te flase dhe te tregoje, se cfare i ka bere Sali Berisha edhe femijet e Azemit, duhet ti thone nenes se tyre se ska kuptim qe te mbaje te fshehur akoma vrasesin e babait te tyre.
    Deshmija e Fatmira Hajdarit, do te jete nje deshmi shume e vlefshme, qe do te vere pikat mbi I.

  20. Georges says:

    Sikur te jene te verteta gjithe keto qe sapo lexova me bie te them se shtetin dhe levizjen e dhjetorit 1990 e paska kap dhe e mban fort krimi i organizuar,. Ne se Saliu vret, Neritan ceka vret, dhe nje liste me bashkpunetore te sigurimit ne nje koment ketu me siper, O ZOT! po ata te persekutuarit c’fare bene dhe bejne, paskemi qene burrat me te felliqur te botes, hajdute dhe kriminele, kurre mos u befsha mik me shqiptare te ketij lloji, HARRAM!!!!!

  21. genta says:

    ja pra te dashur pse jemi katandisur si ne bejrut.
    di ndonjeri nga ju te me thote se cili nga keta; ai qe flet apo ata qe akuzon, jane minimalisht njerez apo qytetare?!

  22. ninin says:

    jam plotsisht dakort me latif dreqin e pergezoj per komentin

  23. anticensurë says:

    ja dhe i zhgënjyeri i radhës së diktaturës berishjane!
    dhe ky si shumë të tjerë që pretendojnë se kanë rrëzuar komunizmin,është i zhgënjyer nga diktatori post komunist!janë të zhgënjyer sepse ai nuk i ka më pranë!sepse vëndin e tyre e kanë zënë ata që ishin me tëvërtetë shkatërrimtarët e komunizmit!zorraxhinjët përfitues dhe shtypës të popullit!
    dhe ky si azemi vetë,që u dërrmua nga berisha dhe me rovole me silenciator doli ta mbronte,si ish të burgosurit politik që u poshtëruan deri në përdhunues e pedofilë,por prapë kishin merak se mos doktori diktator mos jua merrte për keq grevën e tyre të urisë,ashtu si shumë të tjerë dhe në komente,si nastrua i dashuruar pas naltmadhnisë dhe fabrikës së tij të djathit,ashtu si veronika avokate po ashtu e dashuruar në naltmadhninë dhe antikomuniste patollogjike!nuk kanë hallin e këtij vëndi këtij populli,por thjeshtë doktor çmëndina i ka hequr mundësinë e përfitimit!mundësinë e asj për të cilën ata “luftuan”!i ka hequr mundësinë për të Xhvatur këtë popull!
    ky zotërija që po jep këto dëshmi të pjesëshme(të plota duhe të jepte dhe ato që ka bërë bashkë me azemin për shkatërrimin e shqipërisë)nuk ka asnjë interes për demokracinë ose shqipërinë!ai ka interes që të jetë nën ombrellën e fitimit!në momentin kur azemi i anatemuar nga berisha krijoi sindikatat e tij kujtuam se doli në shesh shpirti demokratik i tij!por si e tregoi koha dhe ky zotëria ai filloi të bënte një rivlersim të vetes si kundërshtar pushteti!kjo u duk kur u ribashkua me berishën,për ta mbajtur në pushtet dhe për të shtypur rrevoltën popullore!si e tregon dhe ky njeri që ka qënë ai që ka “bindur”shkodrën që të mos kërkojë dorheqjen e berishës si president(mënyrën e bindjes e kuptoni vetë,e ka treguar më lart)!
    megjithatë si dëshmitë dhe bashkpunimi(nëse me të vërtetë kanëkuptuar se me kë kanë të bëjnë dhe kanë ndërmënd ta rrëzojnë)me këta njerëz është i nevojshëm!mund të tradhëtohemi në momentin e parë por disa rreziqe duhen marrë parasysh!

  24. ari says:

    zoti gryka ti thot te verteten per doktorin se nuk te ka dhen na nje kock te lepije dhe ti, se po te kishte dhen dhe ty dicka ndryshe to na kishje folur per doktorin tani. e verteta esht se azemin dihet per ca u vra e se kush e vrau. populi i di te tera di dhe kete qe na 93 deri ne filim te 97 ka kaluar diktaturen me te eger ne historin e tij, dhe kjo fal jush qe dolet na malet dhe u bet shefa policie.

    1. Shkodrani says:

      O ti Ari me duket se je ti nga malet se nuk dike se ku bie Shkodra .
      Po ta tregoj un neqoftese don Shkodra asht vetem fush dhe fillon prej ktu e deri ne Vlore dhe kujdes shum kur flet per Shkodranet .
      Merrespekt Shkodrani

  25. Shkodrani says:

    Keto fakte duhen besuar se jan origjinale deshiroj qe nje dite te dal para gjykates dhe tia ia thojn dhe pastaj te pergjigjet per krimet e tija ky kriminel berisha dhe dhe spiunat e tjere te komunizmit qe sot po qeverisin nen mburojen e demokrateve por qe sjan

    1. emigranti says:

      me vjen keq per ju shkodrant se jeni dhe keni qen intelektual qe ne kohet e lashta dhe qe jeni pajtu me saliun dhe me kryekucken e pd topallen,qe nderkoh asnj te mir nuk ju ka sjell por vetem premtime,dhe po ti ktheni edhe ju kurrizin do jete fundi i tyre dhe te rikthehet demokracia ne vend.

  26. selxhuk says:

    Sa keq qe nuk ia arriten ,do kishin hequr 2 muter ne nje dite se nje e fshine po lane kete tjetrin .

  27. albanian eagle says:

    Jam ish student i dhjetorit dhe e kam njoh Azem Hajdarin por jo shume.Duke mos i hequr aktivitetin e tij pozitiv do pranuar se me ate turravrap qe ai kish shkelte perpara te njome e te thate.Vrasja e tij besoj dhe se ve ne dyshim qe eshte veper direkte e Berishes.Jo se ai ishte ndryshe nga ai por per luften per pushtet.Ket fare Marjan Gryka se kam njoh me pare por kam pas rastin ta njoh ne 2004 kur punonte ne KESH.Jam konfliktuar personalisht me te verbalisht dhe fizikisht.U desh nderhyrja e nje bodiguardi te nje biznesmeni qe te na ndante.Ate qe ai shfaqi ne publik ne mes te bllokut nuk e harroj kurre.Te ma falin malesoret per termin qe perdor por me MALOK s`kisha pare ndonjehere.Krekosej dhe fryhej mhjse ishte PS ne pushtet.Mendoni te ishte PD dhe Azemi se cte bente ky fare trimi.Kete konflikt nuk ja harroj dhe uroj ti ngece sharra me ndonje tjeter si puna e tij.Duke e njohur si tip mendoj se te gjithe keta jane nje prerje dhe sduhet besuar asgje.

  28. ari says:

    o shkodra. e di mir ku esht shkodra e kam respekt per shkodranet, po nuk jan te gjith shkodranet te kulturuar ashtu si e di e gjith shqiperia. ka dhe shkodran si ky qe jep intervist tani e ca thot, thot i mora peng, i carmatosa, i ngrita me dhun, lepuj. e shum te tjera. keshtu bente azemi kudo ku vinte. dhe sala te njejten gje bente si shoku i tij. dhe ne funt u vran me njeritjetrin.

  29. koklopa says:

    me kujtohet kur po conin arkivolin e azemit para kryeministrise me 14 shtator mbas gjithe asaj vepre kriminale qe ube motra e azemit ishte prane pjeter arbnorit dhe ne vend qe te qante per te vellane kur mori vesh qe qeveria kapitulloi e pane te gjithe si u gezua u celen ne fytyre te gjithe

  30. ALpini says:

    Marjan Gryka,mbas vrasjes se Azemit rrinte nga mengjezi deri ne mbremje ke klubi bri PD ne Tirane dhe kur e pa qe sja vershelleu kush krijoi shoqaten “Azem Hajdari”.Qe te binte me shume ne sy mbante veshur rroba krejtesisht te zeza dhe kushdo mund ta kete te lehte ta kuptoj se ky nuk ishte truproje e Azemit se dy qe kishte njeri u vra bashke me Azemin dhe tjetri mbeti i plagosur.
    Trimeria me e madhe qe ka bo ky ka qen se kur shkoj Azemi ne Shkoder me pa ndeshjen e futbollit mbasi ishte presidenti Vllaznise,ky Marjani i thote Mit’hat Havarit-çohu nga vendi se je ulur ke vendi presidentit-ne tribunen kryesore.Mit’hati ne ate kohe ishte drejtori policise Shkoder,pra kjo qe e vetmja “”trimeri”” i tija.
    Sipas stilit shkodran keto quhen “dokrra n’hi”…….

  31. hajriu says:

    Histri çapaçulash , hiq nje kelysh komunisti dhe zevendesoje me nje keltysh tjeter komunist . Lufte midis komunisteve te kenaqur nga pushteti i athershem me komunistet e pakenaqur . Problemi eshte se keta te pakenaqurit dolen me kiurva se baballaret e tyre . Nejse , eshte nje Zot lart qe i shikon te gjitha dhe ne fund ve ka per te vene drejtesine ne vend . Hak pa marre e gjak pa lare ne kete bote nuk ka.

  32. United Kingdom says:

    Po mire mor “Marjan Gryka” ti po na hiqesh si i mire tani! Te ter krimininela jeni! Pse nuk ke deklaruar se sa te pafajshem ke vrare! Ju jeni jeres te pafytyr qe doni te rrin ose te merrni pushtetin me force dhe duke vrare popullin!

    Populli e di shume mire se kush eshte Sali Berisha dhe Kush ka qen Azem Hajdari, ska nevoj ti tregosh ti!

    A ju doni Enver Hoxhen qe kur ta shihnit tu shpetonte shurra ne brek

  33. Eri says:

    Thjesht nji sqarim mbiemri GRYKA ska lidhje me Shkodren…me shume mundesi eshte nga Malesia e Madhe..

    1. Buodyguadi k,,, hahahaaa says:

      O shokuuu.
      Ky Marjani te ha mutin mor plak. Azemi e ka rrahur me shpulla si legen bythqire shume kohe para se te vritej i shkreti. Ky njeri pa pik dinjiteti dhe askush ne te gjithe jeten e vet na ben si horo. Nuk le gje pa shpifur dhe sajuar qe te fitoje azil politike!. Po çfare Shkodre perfaqeson ky kokrra e pederastit. Ky tipi ka ca halle te tjeta me njerez ne Shqiperi dhe plagosi vehten & sajoj ca shkrime ne gazeta!, si e si per te fituar azil dhe te shpetoje nga njerezit qe ju ka borxhe. Ky trimi i madh qe ja fuckin grun ne sy te tij & te femijve te vet ben si “buodyguarde”. Ky tipi eshte per te ardhur keq per ate çfare ka jetuar ne familjen e vet PO. Po ndoshta si ben pershtypje!, kenaqet kur ja fuckin gruan, ndoshta!!

  34. Bardhi says:

    Ngriu Enver nga varri,te shpetosh memedhene

  35. kosovari says:

    nuk ka shqiptar me ta poshter e ma trathtar se sali meqka(kudra)salioviciq duhet ne ja rrjep likuren e shkavit qe e ka turpi shqiptar asht sali pela

  36. franci says:

    i lumt sali berishes eshte i zgjuar pse budalla ishte sala te dilte dhe tu vriste me haklajt futi ne sherr azemin me haklajt se azemin e kishte inat mos i zinte vendin e pd-se azemin e vrane haklajt ……hajklajt i vrau sali berisha edhe doli vet pa lag tani ben sikur e qan azemin me me menjen e vet thot shyqyr qe ike se na ishe bo i bezdishem hahahh hallall sali berisha nona je

  37. Haklaj says:

    FRANC mos ki merak se nuk e kena haru shum shpejt ke per ta digju

    1. Po he pra o trim,cojeni per lesh at qen te pabese,pa ardh 2014-ta.
      Tash besoj pas humbjes se pushtetit,shume ma leht e kini,sepse s’ka
      me as xhip 700 mije euro e as 200 truproja ?

  38. franci says:

    sa mire do ishte te kishin vrar saliun do kishte shpetu shqiperia edhe pd-ja te zhduket fare si parti nje parti hajdutash vrases uroj qe te mos vi me ne pushtet edhe basha ta humbi bashkine

  39. ardjani says:

    sherbimet sekrete te çdo vendi kane Fuqi te madhe ne prurjen e qeverive!
    Tani, per te sjell ne pushtet nje qeveri ata duhet te eliminojne çdo njeri o grup njerezish qe ka dal jashte planeve te tyre; keta njerez o grup njerezish (partite) duke i kundershtuar nen padijenin e tyre planet e sherbimit sekret, shendrrohen ne viktima te thjeshta per tu zhdukur nga ana e ketyre te fundit.

  40. Kujtimi says:

    Ore mashtruse qenke legen ti pse genjen, seshte e vertete kto perralla

  41. Kujtimi says:

    Ore mashtruse qenke legen ti pse genjen, seshte e vertete

  42. edhe pse pak me vonese por arrita te lexoj intervisten e dhene nga GRYKA. Ghithashtu dhe komentet tuaja,do te komentoj ne menyre allatironce se ne menyren tone malesorshe duhet kohe ta kapin dhe ta zberthejne.Azem hajdari ka qene nje rrugac ka vrare njerez me leke sa te duash ne shqiperi e diaspore,ka vjedhur prishur dhe shkaterruar sa i ka dashte qejfi biles ka pre njerez ne bese ne tropoje qysh me vrasjen e ISUF HALUCIT e deri sa e vrane.E di qe ndonje mund te mendoj se keto jane opinione te nje hasmi apo quajeni si te doni te Azemit, por une kurre nuk kam pasur konflikt apo ndonje gje tjeter me te.E bej kete koment ne emer te drejtesise
    dhe te vertetes.vllazen shqiptare e djathta e shqiperise ishte jashte kufijve te shqiperise se vogel,dhe ajo brenda kufirit te shqiperise se vogel ishte e rrahur, e rraskapitur e torturuar,e burgosur e internuar,e pushkatuar e harruar,e pa shkolluar e perbuzur nga vete bashkombesit e vete.une kam shume e shume fakte qe e bejne azem hajdarin me ndjekesit e tij si puna e ketij grykes qe,i kane hallall epitete e lartpermendura.per sali berishen nuk kam fuqi me te shkruaj por uroj e i lutem zotit e gjithe shqiptareve te ndershem kudo qe jane qe ta vene para drejtesise ne banken e te akuzuarve nje dite e te shohin se cdo te dale ne shesh.ju pershendes te gjitheve.

  43. Buodyguadi k,,, hahahaaa says:

    O ti Marjan, shko o trim e vrit ata qe ta fucken gruan duke ta mbajtur koken drejt per ta pare, pastaj dil e bej lloqe apo si buodyguarde apo engjell mbrojtes. Ske bythe te mbrosh familjen tende jo te tjeret o bythqire.

  44. bari ropaj says:

    shum te verteta kto shkrimet..po populli sdin qka te bajn.e kan perqa copa copa.dikujt I marrin luge nga dora dikujt I japing thesin me para..populli shqiptar duhet me u bashkua me ba sikur bani berisha 97 ..ashtu duhet populli meu bashkua..e me shkatrrua qeverin..dejri sa familja berishes..te largohet nga shqiprija..ose te denohet per jet..zbashku me vajzen e ti qe zhduku qdo dosje.gjat kohet qe e kishte baba vajzen sekretare.edhe axhente e huaj.ska ba vaki kun ne bot.vetem ne shqipri.bab vajz qeveri.tyrp mej than kujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje