Partia Socialiste, dega Itali, organizoi mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të strukturave të saj në zyrat qendrore të PS dega Itali në Rimini.
Në asamblenë e drejtuar nga kryetari i PS, dega Itali, Edmond Kumaraku, gjithashtu morën pjesë edhe Sekretari për Emigracionin pranë PS Erion Veliaj dhe Nënsekretari për Emigracionin, Genci Kojdheli.
Duke folur me përfaqësuesit e rreth 40 degëve të Partisë Socialiste në Itali, Veliaj theksoi se Partia Socialiste i ka qëndruar gjithmonë pranë emigrantëve në Greqi e Itali, dhe kujdesi për ta do të jetë një ndër prioritetet e qeverisë së re. “Sigurisht që për ne si PS emigrantët konsiderohen si një prej shtyllave më të rëndësishme mbi të cilat qëndron sot ekonomia shqiptare, dhe jemi të ndërgjegjshëm që shteti dhe shoqëria shqiptare u ka atyre një borxh shumë të madh, të cilin ne do përpiqemi ta shlyejmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet”, tha Veliaj.
Në vijim të aktiviteteve në Itali, përfaqësuesit e Sekretariatit të Emigracionit gjithashtu zhvilluan një takim me përfaqësues të strukturave socialiste në qytetin e Barit.
Duke folur në këtë event, Veliaj theksoi se pjesëmarrja e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është jetësore për një fitore të sigurt të Partisë Socialiste. “Edhe para 100 vitesh ishin emigrantët e shpërndarë nëpër botë ata që sollën Rilindjen dhe pavarësinë në Shqipëri”, tha Veliaj “dhe iu takon juve që të bëni të njëjtën gjë; të ktheheni e të tregoni me votën tuaj të papërlyer e të painfluencueshme se Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri drejt një rilindjeje Europiane”.
Erion Veliaj në këto takime u shpreh se Berisha e refuzoi 2 herë votën e emigrantëve në 2008 dhe në 2012 pasi “Saliu nuk e blen dot me një thes miell votën e emigrantëve, nuk i kërcënon dot me heqje nga puna, nuk ua heq dot bukën e gojës. Emigrantët janë njerëz të lirë që nuk e kanë të lidhur suksesin e tyre me qeverinë”.
As ne 2008 dhe as 2012 nuk i eshte kerkuar berishes per voten e emigrantave sepse ishit te zene duke u marre me listat e mbyllura qe ju nevojiteshin kryetareve respektive dhe te dobesohej roli i presidentit!!! Pd ps lsi edhe te tjere nuk kane deshire te merren me emigrante dhe keto mbledhje nuk kane per sjelle asnje rezultat per ramen
PS eshte nje force progresive qe shikon nga e ardhmja. Kjo shtrese e harruar eshte kollona baze e ekonomise sone, mgjs vitet e fundit po balancohet nga korrupsioni. Pavarsisht, emigrantet duhet te kene te drejten te votojne. Bravo PS!
PS dhe cdo forc nderkombetare apo jo bashk me te gjith qytetaret duhet te mbrojn voten nga hajduti sali,duhet qe kete her te zgjedhim vet ke duam.
Emigrantet jane nje force e madhe e cila duhet marre parasysh. Te gjithe ata jane njerez qe jetojne jashte dhe kur vjen puna per shqiperine duan qe ta shohin ate me mire. Por puna eshte se ata duhet qe te binden ne lidhje me programin Rilidje qe ai eshte me i miri. Emigrantet duhet te respektohen.
Emigranetet duhet te votojne patjeter sepse edhe ato jane pjese e shqiperise dhe fundja ata kane te drejten e tyre legjitime per ta ushtruar kete te drejte. Ata duhet te votojne ne menyre qe saher qe te te kthehen ne shqiperi te vijne per te pare ndryshimin e ketij vendi. Rilindja beson tek emigrantet sepse ata e duan Rilindjen e shqiperise.
Te gjithe shqipetaret duhet qe te bashkohen se bashku per te punuar dhe per te sjelle rilindjen e shqqiperise. Shqipetaret jane nje popull qe gjithemone rilindja ka ardhur nga emigrantet sepse ata me idet e tyre kane ndryshuar shume zhvillimin e vendit. Emigrantet jane njerez qe kane pare qyteterime te ndryshme dhe shume te zhvilluara. Ata vijne me ide te reja dhe qeveria duhet tu krijoje kushte qe keto ide ti vejne ne zbatim ketu.
Do jete detyra me e veshtire e PS dhe e gjith qytetareve qe te ruajn voten nga sali baba me 4000 mij hajdutet e tij.
Guri peshon i rende ne vend te vet.
Keshtu edhe emigrantet duhet te kthehen dhe te japin kontributin e tyre ne lidhje me zhvillimin e vendit duke votuar programin RILINDJE.
Po saliu do mundohet te vjedhe me cdo menyre te mundshme do perdor cdo mekanizem qe ka ne dor,qe nga gjykatat e ristani e polici e deri tek kriminelet qe do ti nxjerr apostafat keshtuqe eshte ne rrezik vota e popullit e jo vetem e emigranteve.
Emigrantet jane ata qe do ta ndryshojne shqiperine dhe qe do te bejne te mundur venien ne zbatim te programit te Rilindjes. Idete e tyre te cilat perputhem me programin jane nje dyshe e pandashme suksesi. Besojme se ndryshimi do te behet realitet.
Rilindje do te thote mendime te reja dhe per kete emigrantet jane ata qe mund te sjellin ide te reja. Krijimi i kushteve te favorshme qe tu mundesohen atyre kushtet si per te votuar por edhe per te investuar eshte nje hap shume i rendesishem. Emigrantet si gjithemine kane sjell ide dhe revolucion ne shume gjera. Prandaj edhe PS eshte fokusuar ne afrimin e tyre.
Erion Veliaj je nje nga te rinjte me premtues te ketij vendi.
Vazhdo punen dhe rrugen tende pa pyetur per xhelozite, ne fund ti do ta tregosh veten si nje shembull per tu admiruar i aktivizmit dhe i punes ne nje vend ku shumica e te rinjve pijne kafe.
Vota eshte e vetmja menyr qe qytetari shprej vullnetin e tij e me vote duhet ta largojm ate monster qe ti vij turp qe seshte larguar akoma pas gjith skandaleve.
Emigrantet kane po aq te drejt sa ne te votojn pasi jane atro qe po kontribuojn ne kete shqiperi me te ardhurat e djersen e tyr.
Duhet te votojn se e meritojn te zgjedhin se nga kush do qeveriset ky vend pasi e ardhmja e tyre eshte ketu,duhet te mbrohet vota e tyre si dhe e te gjithe shqipetareve qe jetojn ketu.
Erion Veliaj eshte nje nga personat qe ka sjell nje fryme te re ne PS. Ai ka nje vizion shume me ndryshe per menyren e te berit politike dhe per menyres se si ai e koncepton qeverisejen. Idete e tij do te perkrahen nga masa e gjere e popullsise.
Une personalisht nuk isha kunder edhe per voten e 16 vjecareve, por problemi qendron se nje emigrant 20, 25, 30, apo cfaredolloj moshe tjeter, qe ndodhet jashte vendit dhe nuk mund te votoje nga vendet ku jetojne, do te kishte me shume arsye per te votuar ne menyren e duhur….Keshtu qe mendoj se vota e emigranteve eshte shume e rendesishme. . .
merrni shembull nga edmond kumaraku icili punonjes ne komunen e riminit ne itali eshte ne gjendje te jape te githe kontributin e tije ne interes te emigranteve ne itali .
gjithnje gratis me keshilla e praktika ndryshe nga ndokush qe per nje praktike qe eshte e nevojshme ne itali te kerkon 150 euro
respekt dhe mirenjohje per edmond kumarakun.
PS po tregon nej rruge te re, per shqiptaret ketu dhe jashte vendit.
Kjo rruge do te fitoje thelle ne qershor se eshte e vetmja oferte me te vertet perendomore e politikes shqiptare/
ME VJEN MIRE QE PAS ZGJEDHJEVE DO VOTOJME KJO ESHTE SHENJE E MIRE
PS ESHTE BASHKEFAJTORE NE KETO 22 VITE QE EMIGRANTET NUK VOTOJNE ,DHE KETO QE THONI JANE PERALLA ME MBRET MIQ SOCIALISTE QE KENI QENE KAQ AFER EMIGRANTEVE KETU NE ITALI ESHTE HERA E PARE QE NDEGJOJ QE KA PS NE ITALI PS,JO ME 40 PRANDAJ ECNI ME KEMBE PER TOKE DHE JO ME PERRALLAT E ATYRE QE 22 VITE NUK E DINE AS QE JEMI GJALLE,80 MIJE SHQIPTARE JEMI NE VENETO DHE 22 VITE SKEMI PARE AS TE MAJTE AS TE DJATHTE AS PRESIDENTE AS MINISTER TE SHTETIT SHQIPTARE TE SHOHIN KU JETOJNE QYTETARET E TYRE.NDOSHTA NGA JU FUNKSIONON THESI ME MIELL.
zoti rama .
me gjithe respektin per ju si kryetar i opozites deshiroj tju sugjeroj per sakrificat dhe mundin e nje socialisti te perkryer dhe gjithmone i disponueshem e mond kumarakut per ne emigrantet ne itali .
me shume ka bera dhe po ben mondi per ne sa pd + ps te marra se bashku te pakten keto 8 vitet efundit
respekte
respekte per edmond kumarakun
merrni shembull dhe mos na cani trapin
do ta shohim Edi Rama, urojme ti mbash premtimet.. deri ne ate kohe do jesh ne prove..!!
Cdo kater vjet degjon te njejten retorike; Ju jeni shtylla me e rendesishme…ne ju kemi borxh kete dhe ate, dhe ne fund…hajde kthehuni dhe na jepni voten!
Dhe kush i thote keto?
Erion Veliaj dhe Genc Kojdheli!
Njeri qe e filloi karrieren si “mjaftist” dhe tjetri qe ne ndonje rast merr penen dhe hedh disa elife ne ndonje gazete, shkrime qe i lexon me shumice ne ditet e sotme.
Shkurt, eshte nje retorike periodike e njejte me softwar-et antivirale qe te kujtojne update-in e radhes qe duhet te besh ne baze te percaktimit qe i ke bere vete kohes kur duhet bere.
Keta e kane njehere ne kater vjet.
Nuk e di se c`kane keta zyrtare socialiste? Keta sikur zoterojne fusha te njejta manjetike me njerezit, qe te mbajne larg, jane “teper intelektuale”, fjaleshume dhe jo konkrete.
Midis tyre ka edhe perjashtime si Saimir Tahiri dhe Erion Brace te jane te “thjeshte”, konkrete dhe emocionale, te tjeret jane “supe e ftohte”.
Nejse, kjo eshte semundje e Rames qe ka perfshire nje pjese te mire te parise socialiste ku midis tyre shkelqen me tere forcen e “intelektualizmit” “gjermani” Pandeli. Ka dhe ca te tjere qe nuk me kujtohen, se nuk ke per c`fare i kujton.
Fati u ka sjelle 23 Qershorin ne dere. A do ta kapin valle?
Ndjek ndonjehere Agron Llakaj tek Al-Pazar ne rolin e Berishes, a e dini qe me Berishen njerezit qeshin me shume ne krahasim me ate gjatoshin me rrathe te zinj ne sy.
Gje e rrezikshme per psikologjine e votuesit, qe as Top-Chanel me Agron Llakajn nuk e kuptojne. Pra ne cdo rast e qeshura del vetem nga Agroni-Berishe e cila ndikon per te mire si ne shendetin e njeriut, por edhe ne perceptimin dhe perpunimin psikologjik te tij, ndersa Rama zor se te shkakton ndjenje humori.
Si ne politiken e perditshme.
e meriton mondi .edhe pse kemi pak interes per salen .
mondi vetem mondi
teli spiuni i shkozetit ti haje karin
me respekte hamdi isteri
99% e komenteve jane te shkruara nga edmond kumaraku qe i thurr elozhe vetes se tij ashtu sic ben me dhjetra profile facebuku sepse vec ate pune ka. Le komente e komunikon me veten e tij qe te tjeret ti thone rames e ky ti japi ndonje post ne konsullaten e milanos. Mond Kumaraku eshte nje i deshtuar dhe asgje me teper. Ju vjedh leket emigranteve qe financojne ps ne itali e nje prej emigrantve qe ai vjedh eshte ariani biznesmeni me i suksesshem ne ravenna. Nje tjeter qe vidhet eshte ermir heqimi. Me parat e tyre ai shkon e vjen ne shqiperi dhe i ndan keto para me shokun e tij durrsak qe ka punuar tek komunalja. Ai ja futi dhe Cimit me rimini duke mos e lejuar te kandidoje per ps ne durres.
Ja fusni kot. Aty nuk garantohet dot vota e shtetasve qe votojne brenda vendit e jo me e emigranteve qe ambasadat tona te felliqura qe kane mbushur gjithe boten, i konsiderojne te nevojshem per atdheun, vetem per te mbushur arken e boshatisur nga grabitjet e qeverritareve te pangopur.
keta do te bejne gjithçka mbas 23 qershorit, Degjova nje here zotin Rama qe u tha ish policve:” do te ju kthejme ne pune te gjithve”, nga ana tjeter ju drejtua edhe policeve :” mos u trembni ju se keta nuk do te vijne ne vendin tuaj, ju nuk ju heq kush nga puna”:)
Keta flasin sikur do te marrin 99 perqind te votave dhe do ti bejne vete te gjitha ligjet. Harrojne se baba Saliu eshte ne polin tjeter dhe me sa duket po ju lë token e djegur….!
qe te premtosh zgjedhje te emigranteve eshte nje gje e bukur njeher ne 4- vite duhet bere ky premtim,mos valle ky heroi i italise qe ka 40 qendra te ps shef endrra me sy hape apo i pelqen vetja shume apo ka marre ndonje leke qe te mbush autobuzet per ne tirane.por kjo eshte te shendrrosh voten per nje thes miell sic ben saliu dhe pastaj ne magazina ska me miell per 4 vite rresht,prandaj kujdes z.kumaraku mos perfshi gjith italine ne fjalimet e tua se ketu ne veri sta ka ndegjuar emrin kush kurre as mbiemrin
Eshte e vertete, qe emigrantet jane ata qe e kane mbajtur ne kembe ekonomine shqiptare tere keto vite rrenimi ekonomik nga kjo qeveri. Atyre u duhet kushtuar vemendja e merituar dhe eshte nje nder pikat me te forta te programit te PS. Qeverise nuk i kane interesuar emigrantet, se nuk i perfshin dot ne sferen e influences se tij.
Ore ju ngjyra vjollce e PS-se, garantoni njehere voten e Shqiptareve ketu ne Shqiperi nga Salih Berisha, dhe pastaj merruni me voten e Emigranteve.
Opozita nuk mund qe te garantoj asgje, deri sa pushteti eshte ne doren e manipulatorit me te madhe te votes ne Bote, Sali Berishes!! Nuk e di neqoftese ka ndonje marreveshje prapa skene te forcave politike ne Shqiperi per pushtetin e ardhshem,por per dicka jam i sigurt, qe Sali Berisha voten e kthen ne favorin e tij, qofte edhe sikur te mos marri asnje vote nga njerezit, sepse i ka te gjitha institucionet ne dore, qe ta beje kete gje!
Puna me e sakte qe mund te beje PS~ja eshte organizimi i transportit falas te emigranteve ,nji jave para zgjedhjeve !Kjo ,sepse kriza mbareboterore ,ka bere qe emigrantet te mos kene mundesi te presin as bileta transporti.Dhe shikojini pastaj rezultatet !
Nuk e kuptoj se c’te keqe ka kur dikush del hapur dhe ofron nje mundesi te cilen kundershtari i tij as qe e ka shkuar ndonjehere nder mend e jo me ta vere ne zbatim. Ai qe eshte largpames e ndjen fare mire, se tek emigrantet te cilet per shkak te qendrimit te gjate kohor dhe pjesemarrjes aktive ne te gjitha proceset e zhvillimeve demokratike te vendeve perendimore, ekziston nje potencial i fuqishem qe fatkeqsisht deri me sot per shkaqe te pa kuptueshme eshte lene jashte loje.
Ai qe e ndjen fare mire nevojshmerine e kesaj force te pa shfrytezuar ndonjehere premton hapur duke kryer njekohesisht ndermarrjen e masave paraprake, te cilat do te benin te mundur kete kerkese te kohes. Eshte per te ardhur keq qe sot e kesaj dite akoma nuk eshte arritur nje mareveshje e tille.
Votimi me ane te postes praktikohet kudo ne bote, keshtu qe keqtrajtimi i kesaj pjese te rendesishme te shoqerise, duke u hequr atyre mundesine per pjesmarrje ne kete lloj votimi nuk ka ndonje justifikim te aresyeshem. Edhe pajisja e emigranteve me fletat e nevojshme te votimeve duhet te behet pas kerkeses nga i interesuari nga vete ambasadat. Se cila pale eshte bere pengese kryesore ne kete drejtim mund te vetkuptohet.
Ideja e kryetarit te socialisteve, pavaresisht se dikujt mund ti vije dhe hidhur, nuk mund te jene me prapaskene. Ato duhen pranuar fillimisht si reale. Kush e tha e tha, prandaj dhe ai do te meritonte me te drejte nje perkrahje te fuqishme ne rast se propozimet e bera para fushates do ti bente realitet.
Perderisa dikush nuk e ka pasur ndonjehere ne dore realizimin jo vetem te kesaj ceshtje, por edhe te shume e shume ceshtjeve te tjera, te cilat nga masat e gjera tashme jane konsideruar me sens pozitiv, nuk eshte per te bere aluzione pa baze.
Perkrahja e ideve pozitive eshte ne intres te votesit qe shpreson per nje te ardhme me te mire. Ata qe nuk e duan ndryshimin le te vazhdojne te notojne ne ato ujra te ndenjura. Shumices se shqiptareve qe jetojne e punojne jashte vendit do tu vinte ndot tu afroheshin ketyre ujrave.
Zoti Edmond Trifon Kumaraku qe ne femijeri ka qene nje djale shume i shkathet.Para disa vitesh kisha ndigjuar se ka formuar shoqaten e shqiptareve ne Rimini. Mu be qejfi per organizimin e shqiptareve. Para kater vjetesh me vjen mbesa ne Trevizo dhe ma shpjegon kete shoqate dhe me thote se une jam sekretare e shoqates se shqiptareve ne Rimini dhe sot eshte larguar nga andeje se eshte Martuar ne Kanada.
Di dhe kete, qe zoti Edmond i ka bere kerkese shokeve te tije qe ka ne Treviso, por distanca i ka lene te ndare. Shoket e Mondit dhe une,nuk duam te behemi antare te P.S, por kerkojme qe te rrezohet regjimi me i eger qe ka mberthyer vendin. Te rrezohet krimineli dhe qeveria fashiste.
Partia Socialiste ka shume pune per te bere rreth vetvehtes. Ka nevoje qe te spastrohet nga mafjozet e vjeter qe hajne me dy luge. Partia Socialiste ne qofte se do zgjedhi kandidate njeres te pasur, ose bizesmene qe kane vendosur pasuri me korrupsion, nuk do beje gje tjeter por do ndjeki rrugen e qeverise se sotme te kryesuar nga krimineli sali.
E uroj zotin Edmond per punen e bere.
Para votimeve ,duhet patjeter qeveri e perkoheshme !Kjo gje do te realizonte mbi 50 % ,me shume mundesine te zgjedhjeve te ndershme !Me mender saline duke u kruajtur ne te gjitha cepat ,zor se behen zgjedhje te deshiruara !
Urimet dhe rrespektet e mia per te nderuarit Erjon Velia, Genci Kojdheli e mbi te gjitha Super Edi Rama per besimin qe i ka dhene ketij emigranti te shkelqyer shqiptar ne itali.
Qe ju miq, as dini ta lavderoni, siç e meriton sipas mendimit tim, pore shkruani fjale jashte fjalorit, e as dini ta demaskoni se s’keni argumenta te thoni asnje fjale kundrejt punes dhe kontributit te tije dhjetra-vjeçare ne politike e sociale.
Ndiqeni miq te mire, ne profilet e Facebook-ut ku ai prezantohet personalisht prej vite hapur live 24-ore, me profilin e tije privat “Edmond Kumaraku”, ne profilin politik, me kontributet e aftesite e tija ne politikberese prej vitesh ne itali ne emrin “Dega Ps Itali” dhe ne profilin social te shoqates qe ai drejton ne ndihme te emigranteve totalisht falas prej vitesh “Agimi Rimini”.
Pretendimet e tjera, jane fjale boshe intrigante injorantesh qe i merr era.