Rama: Në 300 ditë rikthejmë sigurinë e jetës

23 Mars 2013, 17:24Politika TEMA

Librazhdi ka qenë ndalesa e radhës e turit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe skuadrës se Rilindjes, për prezantimin e programit të kësaj partie.

Takimin e ka hapur Sekretari për Sipërmarrjen, Arben Ahmetaj, i cili u ka shpjeguar të pranishmëve planin e PS për ndryshimin e sistemit fiskal dhe vendosjen në themel të një taksimi të ndershëm me parimin kush fiton më pak do paguajë më pak taksa. Sekretari socialist Ahmetaj ka rikonfirmuar qëndrimin e PS për të siguruar një taksim të ndershëm dhe për të lehtësuar 95% të shqiptarëve nga barra e taksave. Ahmetaj tha se pas 23 qershorit qeverisja socialiste do të heqë taksën e biznesit të vogël duke i dhënë më shumë frymëmarrje familjarëve të vetëpunësuar në këtë biznes.

Deputetja Eglantina Gjermeni ka folur për problematikën e mprehtë sociale që po kalon vendi si rezultat i paaftësisë dhe korrupsionit të qeverisë. Ajo ka theksuar se qeverisja e PS do të bazohet në parimin e solidaritetit social dhe se me paktën e masave që do të merren do të sigurohen shërbime publike sipas nevojës dhe jo sipas xhepit.

Ndërsa Ilir Beqja, Sekretar për Programin, është fokusuar te masat që do të marrë PS për të rilindur fshatin. Sipas tij rindërtimi i sistemit vaditjes dhe kullimit do të jetë prioriteti kryesor i qeverisjes së PS dhe në programin Për një Rilindje Shqiptare ky projekt është i përcaktuar qartë dhe me koston përkatëse financiare. Beqja tha se ky hap do hidhet krahas krijimit të mundësisë për nxjerrjen e prodhimit bujqësor në treg.

Ndërsa për deputetin Taulant Balla rilindja e rrethit të Librazhit nis nga rilindja e fshatrave të tij. Balla u shpreh se spitali i Librazhdit nuk ka marrë asnjë fond dhe kjo situatë në shpërndarjen e fondeve të shëndetësisë do të marrë fund njëherë e mirë në 23 qershor. Deputeti Taulant Balla u angazhua në emër të forcës që përfaqëson për rilindjen e punësimit në rrethin e Librazhdit.

Edi Rama në fjalën e tij në këtë takim është ndalur te fakti se sot fshati është si në mesjetë, dhe se PS në programin e saj ka të përcaktuar qartë se rilindja në fshat do të nisë nga nxitja e prodhimit dhe e punës me tokën.

“Në qoftë se duam të rilindin Shqipërinë duhet të rilindim tokën e bukës së këtij vendi dhe të rilindim fshatin përmes rilindjes së prodhimit nga toka. Po nuk realizuam këto nuk shkojmë asgjëkund,” u shpreh Rama.

Një tjetër pikë e programit të PS ku është ndalur Kryetari i Rama ishte dhe arsimi i të rinjve dhe punësimi i tyre. Për Edi Ramën të rinjtë e këtij vendi do orientohen nga qeverisja socialiste në dy drejtime, drejt arsimit të lartë por edhe drejt arsimit profesional.

“Na duhet të krijojmë një strukturë të re komplet të arsimit duke e lidhur me biznesin privat. Dhe duke shkuar drejt asaj që bëjnë vende të zhvilluara, ku një nxënës i arsimit profesional është në të njëjtën kohë një punëtor në një kompani dhe me një pagë që nuk është e barabartë me pagën e të gjithë punëtorëve, por me një pagë që i jep të riut nxënës idenë e qartë se me zanatin vet ai mund të bëjë mirëqenie. Aty ku s’ka punë s’ka lekë nga puna. Prandaj është bërë vendi Shqipëria me numrin më të madh të pikave të basteve në botë, ku gjithë rinia e ndjek nga pas Cristiano Ronaldon “aman fute topin në rrjetë” që të më dalë mua ndonjë lek”.

Ndryshimi radikal në shëndetësi për Edi Ramën është themelor në Programin qeverisës të pas 23 qershorit.

“Çdo tabletë për tension, apo thjesht çdo ilaç, ka 10% taksë. Ne këtë taksë do ta heqim. Nga ana tjetër ne shërbimin shëndetësor do ta ofrojmë barabar për të gjithë. Të pasur, të varfër, nga veriu, nga jugu, nga qytetit nga fshati kur të shkojnë në spital do të shërbehen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Republikës së Shqipërisë po njësoj, kanë lekë, nuk kanë lekë”.

Rendi dhe situata e pasigurisë në vend ishte një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së Kryetarit Rama në takimin që pati në Librazhd. Duke iu referuar situatës aktuale të pasigurisë Rama veçoi edhe angazhimin për rikthimin e policisë në krye të detyrës brenda 300 ditësh.

“Ju e shikoni që jemi bërë një shoqëri ku është realisht, realisht, e vështirë të mos ndjehesh shumë keq për veten, për familjen, për të njohurit, për vendin tënd kur shikon se çfarë lloj krimesh ndodhin dhe se në çfarë niveli pasigurie ka shkuar ky vend. Angazhimi ynë nuk mund të mos jetë që në 300 ditë t’i rijapim këtij populli një Polici Shteti siç nuk e ka parë asnjëherë në krye të detyrës. Kush prek një shqiptar duhet të përballet me Policinë e Shtetit dhe do përballet me Policinë e Shtetit dhe me gjithë shtetin. Nuk do të ketë  më pas 23 qershorit asnjë lloj mëshire ndaj kujtdo, le t’i ketë spaletat sado të mëdha, që shkon i prek pronën një shqiptari, që shkon i cenon familjen apo që prek fizikisht një shqiptar,” ka garantuar kështu nga Librazhdi Edi Rama të gjithë shqiptarët.

92 komente në “Rama: Në 300 ditë rikthejmë sigurinë e jetës”

  1. arianita says:

    zoti rama ne jemi ku te therret qameti po saliu vazhdon me endren e tij: SHKTATRRIMIN TOTAL TE SHQIPTARVE DHE SHQIPERIS

    NUK E MAROJ NE 97 KET ENDERRR TE TIJ POR ESHT DREJT MBARIMIT NE KETO 8 VJET TE QEVERISJES SE TIJ

    1. wwww says:

      Nje program i ri, nje parti e re, nje vizion i ri, duket sikur cdo gje eshte aty ku duhet per nje recete suksesi!!!

      1. flamuri says:

        E ca ka ky me sigurione e jetes.
        Edhe kryministri nuk eshte shume i sigurt ktu
        Mban antiplum po ai friken e ka ne gen
        Per sa i perket ministrit te brendshem, pra muvet
        Une e du fort Temen se ketu me bene minister ne fillim.
        Per krimin pastaj duhet te flisni dhe me ministrat e tjere, se kriminelet nuk jan vec miqte e mi, po miqt e te gjithve.

        1. Besnik says:

          Siguria ime kur eci ne rruge ka shume perparesi ne kete kohe kaq te razuar dhe te veshtire. Une per vete do te zgjedh ate qe me ofron nje alternative zgjidhje per kete situate. Zgjidhjen po e ofron PS ndersa PD vazhdon me aludimet e saj dhe nuk merr asnje mase per te permiresuar situaten. Siguria dhe rendi publik sjellin pastaj qetesine dhe zhvillimin.

          1. iliri says:

            Siguria mbi te gjitha, sigurine e jetes nuk kemi asgje ne vije. Duhet te bashkohemi te gjith per te dhene kontributin tone qe te votojme kunder Sali Berishes me 23 qershor sepse kjo eshte menyra e vetme qe siguria per jeten te rritet dhe strukturat e policise te spastrohen nga keto kriminela qe vrasin koleget e tyre ne mes te dites.

            1. poska says:

              Kur mnuk kemi buk e uj mendja aty do na rri te buka e te uji e perher rruga e shkurter te con ne rrug te gabuar dhe i drejtohen krimit dhe ketu eshte me e keqja se eshte vet saliu qe e zhduk sigurin kur duyhet ra mbroj e forcoj.

            2. aa says:

              Cohu o popull ti japim fund ketij sakatimi te ketij vendi,ketyre palacolliqe qe po na ben ky kryeminister.

            3. ujku says:

              Siguria nuk ekziston, kriminaliteti lulezon. Cdo njeri jeton me fiken ne zemer. Me friken se femija i tij mund te bejre ne duar e ndonje hajduti apo se makina e tij nga momenti ne moment mund te vidhet. Neser te vijne te marrin edhe shtepine, cfare do besh kur policia ska se cfare te beje.

              Kriminaliteti po lulezon si lulja ne pranevere sepse ujitet me ujin e bekuar te qeverise.

          2. Aleksi says:

            Sigurine per jeten une sot e kam ne dore per ta vendosur, kete here do te tregoj forcen time si sovran. Ta marre vesh dhe kjo qeveri zemerimin tim ndaj saj dhe tja tund iher themelet. Asnje qeveri nuk eshte e perjetshme, te gjitha e kane nje afat. Afati mbaron kur qeveria nuk i sherben me popullit por nje grushti njerezish qe kane marre gjithe pushtetin ne dore.

            1. poli says:

              Po ketu nuk shkon asgje normale qe dhe siguria sdo te jet,njerzit jane pothuajse te gjith nedepresion dhe zgjidhja vetme qe i jepet eshte krimi.

            2. Progresisti says:

              Saliu e ka vrare sovranin me 21 janar, por ai do te marre hak me 23 qershor. populli ka vendosur qe ta denoje me vote dhe ta nxjerre ne pension dhe ku eshte i denuar qe te shohe zhvillimin e shqiperise pas 23 qershorit.

          3. eni says:

            Saliu e shkaterroi dhe te vetmen gje te rendsishme qe i kishte ngelur shqiptarit pas shkaterrimit nga diktatura dhe nga 97,siguria e qytetareit ishte e vetmja qe u rifitua deri sa saliu e shkaterroi perseri.

          4. tiku says:

            Saliu qe po shkaterron gjithcka ne kete vend,saliu qe po vret kedo qe po i del perpara rruges se tij te pasurimit te familjes.

            1. eee says:

              Siguria ne kete vend ka marre fund, siguria e njerezve e femijeve ka marr fund,frika ndaj ligjit ka marre fund, shteti nuk egziston me.

          5. Bambino says:

            Programi Rilidje eshte programi me i mire qe mund te kene degjuar ose pare shqipetaret. Aty jane shkruar te gjithe hallet e shqipetareve dhe per to eshte diskutuar si si ti zgjidhim. PS eshte nje force progrsiste dhe qe mendon per popullin se si te sjell zhvillimin e vendit duke ndihmuar ata.

            1. lona says:

              Populli tani e ka vete ne dore zgjidhjen se cfare duhet te beje. Te qendroje ne kete situate aktuale ose te votoje programin Rilindje qe garanton rritjen e sigurise. Gjallerimin e jetes ne fshat. Alternativa qe ofron PS e permbys sistemin aktual dhe ofron zgjidhje te shume problemeve.

        2. Gleni says:

          Asnje nuk eshte i sigurte perderisa policia nuk vepron dhe nuk i kap kriminelet qe jane duke bredhur rrugeve. Ajo cka na shqeteson me shume eshte qe asnje nuk ka frike qe te dylufoje me policine. Ata hapin zjarr pa piken e probkemit me policine dhe kjo ndodh ngaqe dinjiteti i policit dhe uniformes qe ai mban veshur ka rene shume poshte. Populli nuk ka besim me te policia.

        3. Elkjer says:

          Siguria e qytetareve eshte ceshtja me e rendesishme per tu diskutar. Ajo eshte gjeja me e rendesishme per te gjithe ne. Une nuk mund te shkoj ne pune kur e di se familja ime nuk eshte e sigurte apo edhe une vete nuk jam i sigurte qe nga momenti qe une dal nga dera e shtepise. Policia eshte inekzistente, kur vete dhe i thua se me kane vjedhur shtepine ata te pergjigjesh shume ftohet ” Nuk kemi cfare bejme, jane shtuar shume hajdutet keto vitet e fundit” Per mua situata eshte shume alarmante.

        4. Iluminati says:

          Duam te jetojme te lire dhe te ecim ne rruge te sigurte. Dhe jo me friken qe nga momenti ne moment mund te na vjedh dikush. Apo se mund te hash naj plumb qorr. Policia e shtetit qe ulet e ha dreka me kriminela nuk mund te garantoje sigurine e qytetareve sepse ajo vete eshte e inkriminuar ne shume krime. Vriten komisare, shefa krimesh dhe ketu gjithemone fajtori mbetet jetim. Turp per ata qe na drejtojne.

        5. Toros says:

          Te flasesh sot per sigurine eshte nje ceshtje shume e rendesishme. Sepse asnje person sot nuk eshte i sigurte sepse ne cdo cast mund te te ndodhe nje situate qe mund te te vendose fatet e jetes. Nese ti ke nje ideal dhe ai eshte i kundert me ate te qeverise aktuale duhet te mendohesh mire kur te dalesh ne rruge sepse mund te shkelesh ne ndonje derrase te kalubur. Sot siguria eshte nje ceshtje shume sensibile per qytetaret. Nuk ka gje me te shtrenjte sesa liria, por ce do edhe ate kur nuk je i sigurte. Te gjitha keto gjera jane pjelle e ketij sistemi korruptiv qe eshte ngritur gjate qeveriseje se sali berishes. Nuk durohet me keshtu, duhet te luftojme per sigurine tone. Arma e vetme qe kemi ne dore eshte vota pro Edi Rames.

        6. bela says:

          Ne kete program pashe qe cdo problem e ka nje zgjidhje dhe ato mu duken zgjidhje te mira dhe qe mund te realizohen. Por ajo qe me beri pershtypje ne kete artilull eshte qe PS e pranon realitetin edhe pse ai eshte shume i hidhur. Me behet shume qejfi qe po lexoj nje program te tille qe hallet e popullit prej kaq vitesh jane perfshire ne program dhe para tyre sot paraqiten zgjidhjet per keto probleme. PS po ecen ne rrugen e suksesit. Voten time e kam caktuar se kujt do ja jap, e dua Rilindjen.

        7. elena says:

          Policia tani nuk garanton jete e qytetareve por jeten e kriminelave sepse cdo funksionar i policise eshte i lidhur me krimin. Jeta e qytetareve tashme eshte e nje rendesie e dores se dyte. Dua qe te jetoj i sigurte ne kete vend, nuk eshte se po kerkoj shume.

        8. herta says:

          Besoj se shqiptaret e kane te qart se c’fat qe kane me PS qe nukduhet ta humbin kete raste dhe ta kthejn 23 qershorin ne dite historike,ne rrezim te nje diktature me ane te votes.

        9. eri says:

          Po kjo eshte themeli i nje shoqerie te lire,i nje shoqerie demokratike, nje vlere qe saliu e ka shkaterruar.

        10. spiro says:

          Ktu te vrasin si qen ne rrug o sali po se ke provuar tio se ne fakt ti i vret jo po iplasi makina e jo dreq e jo te bir.

      2. klodi says:

        Siguria eshte ajo qe bie me shume ne sy ne nje vend ku mungon gjithcka. Per kete duhet te ngreme zerin dhe te mos presim sa te na bjere ne koke hataja. Nuk ben me te rrime ne heshtje me qeverine e vrasesve mbi koke.

      3. lum na says:

        Beteja elektorale me e rendesishme ne keto vite pluralizmi.
        Po Edi Rama dhe PS do fitojne medoemos se keshtu dop i gjith populli

      4. Eljo says:

        Une skuptoj dicka, ky vend ka dy pal : njera qe ofron zgjedhje de zgjidhje dhe nje tjeter qe nuk ofron asgje pervecse sulmon, shantazhon de shpif duke mos mbajtur asnje pergjesi per ate cfare ka pergjesi te bej! Zgjedhja ne 23 qershor duhet te nisi nga kjo dhe une besoj eshte e qarte!

      5. lini says:

        Na hutove o rama,duro o burr se seshte msu shqipetari me kshu programi,se sna ka ndodh ndonjeher me kaq shum gjera dhe i harrojm.Flm per punen qe po i kushtoni.

    2. qamili says:

      Jemi gati per betejen e madhe per demokracine, betej qe vetem fillon ne 23 qershor, por etapa e pare duhet fituar medoemos. Shqiperia nuk mund te vazhdoje me te jete e fundit ne Europe per gjithcka. Ka nevoje per nje rizgjim te krenarise kombetare dhe per tejkalim te klases se vjeter te politikaneve ish komunista.

      1. halldup Sali says:

        Big beteja against Sali (sull ultimo treno mor hi van)
        Po sme duket se fitojm ma, tgjith jan lodh e dun me shpenzu ca pare jasht shteti tani

    3. gonia says:

      Edi Rama eshte nje politikan i shkelqyer.
      Cdo vend Europian do ishte krenar per te.
      Shume shpejt keshtu do te jete edhe per Shqiperine!!!

    4. demokrat i revoltuar says:

      Z. Rama PD eshte kompani sigurimesh.Eshte KuKlusKlani qe organizon rreth vetes cdo diktator per te sunduar dhe kriminalizuar shoqerine.

      I afte per te gjitha poshtersite qe asnje mendje normale njerezore nuk mund t’i imagjinoje Bisha ka shkaterruar PD dhe shtetin.

      Bisha me klani e tij ka shakterruar rendin dhe ka rrituar ne mas krimin!! ne e ndjejm krimin ne cdo sec te jetes son ne shqiperi.
      Vetem shikoni bishen dhe oborrin e tij, shikoni policin qe ka ven per te luftuar krimin! dhe ..Dihet direkt pergjigjia se cfar po ben bisha me shqiptaret!!

      keta njerez qe kan sunduar shqiperin keto 8 vjet, jan nje sistem mafioz e kriminal qe po ben horror jo vetem te njerezit por ne cdo gje qe levizi ne shqiperi!

    5. taipi` says:

      Duhet te filliojme te kuptojme se kjo qeveri nuk na jep me asgje.
      Ne kaq vite vec na ka vjedh
      Tani premton se nuk do vjedhe me
      Po ne na duhet te rikthehet shteti, ndaj Doktorin nuk e besojm dot me

    6. perikli says:

      kur nuk ndershkohet asnje minister per korrupsionin e llahatarshem dhe pasurimin me miljona ne kontot e tyre bankar!!

      kur drejotret e policik vrasin komisaret!!

      kur gjykatesi ndershkon vetem me 600 mije lek nje pedofil

      etj etj

      ca duhet te presim nga ky shter asi gje!! vetem te na vrasin me shum mafia e berishes!!!

    7. gjyshja.g says:

      Program me te vertete premtues!Perderisa kemi vene ne krye te vendit nje bandit si saliu pse te mos provojme dhe z.rama i cili ka shpalosur me te vertete nje program shpresedhenes!

    8. sh.mali says:

      Duhet patjeter reforme edhe ne kete drejtim!Te reformojme komplet kasten e policise e cila tash per tash eshte e korruptuar,dhe nuk luan asnje rol!Askush per momentin per fat te keq nuk siguron dot jeten e qytetareve!

    9. jani says:

      Me pelqen kjo fushate e partise socialiste kjo parti po prek dita dites problemet dhe hallet tona,sa per qeverine saliu as qe e çan koken me fare per ne!Programi i partise socialiste eshte me te vertete serioz!Te gjithe e dime se tanime shteti ka rene perderisa cdo dite kryhen vrasje dhe askush nuk denohet!Drejtesia e policia jane inegzistentë!

    10. fushori says:

      Vrsejet kohet e fundit nuk merren me si gje e jashtezakonshme por si dicka normale!Vrasesit as qe behet fjale te arrestohen,policia ka marre fund,le më pastaj kur ne dore e ka Muli!Shteti eshte i kapur nga mafia,nga korrupsioni,ketu vetem per shtet qe nuk mund te flitet!

    11. Andi says:

      Nje qeveri qe nuk mundet tu siguroje shtetasve te tij jeten, eshte nje shtet i degraduar…

    12. Era says:

      Sot njerezit kane frike te dalin nga shtepia dhe t’i nxjerrin femijet e tyre jashte deres se shtepise, sepse cfare nuk po degjojme.Duhet te ndryshoje kjo gjendje sepse nuk shtyhet keshtu.Edi je politikani qe gezon besueshmerine me te madhe te popullit, prandaj vazhdo keshtu, sepse do kesh besimin dhe mbeshtetjen tone.

    13. Dede Kola, New York says:

      Mor zotri, cfare sigurie don ti?!! Ne kemi ushtrin ma te fort ne Ballkan:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/imami-i-salistanit.html

  2. e/ says:

    Shqiperia mund te ndryshoje vetem po ndryshoi kasta aktuale e politikanve. Prandaj mire se te vije Rama, se duhet nje ndryshim pas 22 vjetesh me nje avaz te lodhur te Saliut

  3. coku says:

    jam i sigurt se me kete qeverisje te pas 23 te rames shqiptaret do te ndjejne realisht nje qeveri qe punon per popullin, nje qeveri qe gjithmone e kane enderuar por nuk e kane patur. jo se do te jete perfektja se tjetra qe do te vije pas saj do te jete me e mire se kjo por do te shtrohet rruga dhe te mesohet populli qe qeverise tjeter ti kerkoje me shume. pune te mbare RAMA!

  4. stela says:

    Ne nje mijevjecar te ri, ne nje vend super te ri, ne kemi nevoje te perfaqesohemi nga nje njeri i ri. Prej shume e shume vitesh jane po te njejtit ne pushtet dhe asgje nuk ndryshon. Per te miren e te gjitheve ne eshte mire qe te filloje ky ndryshim, ndryshe Shqiperia do te vazhdoje te mbetet vendi me tranzicionin e perhershem. Ndaj ne keto zgjedhje une do mbeshtes PS dhe Ramen, se me ben sens qe rotacioni eshte e vemtja menyre per te permiresuar vendin.

  5. adelina says:

    Edi Rama, i vetmi politikan qe eshte mbeshtetur dhe ka mbeshtetur rinine gjithmone ne karrieren e tij. Prandaj dhe ne do ta mbeshtesim ne qershor.

  6. Sinqerti says:

    Librazhdi ka patur “fatin e madh” te kete pasur njeheresh deputetin dhe ish-kryetarin e bashkise njekohesisht te p(i)s-es, dhe a e dine se cfare baderdie dhe vjedhje bene me lejet e ndertimit katastrofike ne mes te qytetit. Dy perbindesha pallate me nga 11 kate, dhe ku ne mes te nje grope sic eshte i vendosur qyteti i Librazhdit. Sa per punesimin mos flisni, ishte koha kur qeverine e kishte Nano dhe Taulanti ishte shef kabineti i tij, ku per interesa te pista dhe korruptive mbyllen fabriken e duhanit dhe larguan 150 punonjes, ishte Libadeko ndermarja e drurit ku Taulanti kishte nje dore brenda saj dhe depozitonte miellin qe shperndante per fushate ne 2005, me ate bande aty lane pa paguar sig. shoq. te punonjesve per 8 vjet rresht. Taulanti kishte banden e hajduteve qe nje dite para zgjedhjeve 2009 shperndante viza greke per katundaret, sot fatmiresisht se ka me kete shans.

  7. Claus says:

    Edi Rama vizioner!!!
    Natyrisht qe eshte vizioner, por jane vizione utopike, qe ne ambjentin shqiptar nuk besoj se do te kene te ardhme. Shpejt vizioni i tij do te rrenohet si nje kala e ndertuar ne rere kur te ndeshet me pengesat burokratike, ligjore, financiare, morale dhe njerezore.

    Vizioni i tij me duket si nje program kompjuterik qe nuk eshte provuar akoma, “inxhinieri i software-it” shkruan dhe shkruan funksione, operacione, percakton, kushtezon dhe e mbyll me nje end por akoma nuk eshte shtypur butoni qe “perkthen” (translate) tere kete program per ta bere funksional per njerezit.

    Flet ne fshatrat e Librazhdit per rilindje te tokes se bukes!!!
    Se ku mund te kete toke buke ne Librazhd vetem Perendia e di, por ti hysh perseri motos “Ti kthejme malet ne fusha” naivitet me te madh nuk mund te gjesh. Pervec deformimit te natyres me pasoja ne te ardhmen vizion rilindjeje ketu nuk shoh.

    Flet per arsim profesional i lidhur ngushte me biznesin!!!
    Vizion qe nuk ke c`i thua, por per c`fare biznesesh e ka fjalen, kur ne Shqiperi sundon vetem biznesi i shitblerjes?
    Ku mund ta beje praktiken nje specialist i ardhshem si elektricist a hidraulik kur vete biznesi punon pa standarte dhe shkel e shko? Pra kur vete biznesi nuk ka specialiste si mund te nxjerre specialiste me standarte?
    Teorine ne shkolle dhe praktiken tek bizneset, ideja eshte e mire, por te dyja keto hallka jane vete per te qare hallin.

    Sa per sistemin shendetsor nuk dua ti futem se nuk e kam as kohen dhe as trurin per te folur per ato qe thote, por nje gje dua te them,
    Edi Rama do te krijoje nje sistem shendetsor qe do ta ndaje shoqerine ne dy klasa, ne njerez te dores se pare dhe ne njerez te dores se dyte.
    Atyre njerezve te dores se dyte, pra atyre me mungesa financiare, pensionisteve, te papuneve do tu sherbehet ne ate te ashtuquajturin “Sherbim Shendetsor Kombetar” nje sistem i ngjashem me ato spitalet dhe klinikat mjekesore te Shteteve te Bashkuara ku zezaket e pasiguruar dhe te papunet marrin mjekimin me minimal te nevojshem sa “per te jetuar”.
    Te ngreje nje sistem shendetsor cilesor dhe pak te kushtueshem duhet nje menaxhim financash duke i dhene perparesi profilaksise, kujdesit dhe edukimit shendetesor te popullsise.
    A mos do te ishte nje ide dhenia falas e pastave dhe furcave per higjienen e dhembeve? Besoj se disa semundje mund te evitoheshin ne te ardhmen dhe kjo vetem me fare pak kosto?
    Nejse kjo sa per te qene dicka me konkret duke mos ofenduar ne asnje rast asnje kontigjent popullsie.

    Po hajde, hidh ca fjale ne disa fshatra dhe merru votat. Pas ngjitjes ne karrike 300 ditet harrohen.

    Ndersa per ata qe kane ngritur ate kete sistem te korruptuar, kane vrare, kane vjedhur, kane rrenuar nje ekonomi funksionale nuk thote asnje fjale.
    Vete e ka thene: “Me Berishen nuk kam kohe te merret.”
    Pra mocali do te ngelet i pathare, mushkonjat anofel do te levrijne per te helmuar akoma me shume gjakra.
    Vizion mbi mocal, i thone ketij muhabeti.

    1. pipi says:

      Mashtrime te papara ndonjehere ,Berisha dhe Rama jane ne
      gare kush ben mashtrime bombastike sepse keto i njohin mire kete
      popull qe cfare do qe keta te thone ato me goje hapur i hajne te gjitha.

    2. Maryn says:

      Te gjitha keto qe ju permendet jane deshtimet e qeverisjes se horrave gjate 22 vjeteve.Eshte e rendesishme te kesh nje program,ju e dini kete me mire, i cili do te jete si drejtim i orientuar, si nje masterplan, ndersa gjate qeverisjes do te ecet hap pas hapi diku do te ndryshohet diku do te permiresohet a pershtatet nje taktike tjeter. Burim buxhetimi nuk eshte vetem buxheti i shtetit, perkundrazi ka mjaft projekte qe operojne ne shume fusha ne Shqiperi por nuk mbikqyren fare madje ka mundesi te kete prgrame paralele keshtu hidhen para por nuk matet rezultati i investimit. Brukseli gjithashtu ka para ne dispozicion nese Qeveria do te kishte projekte bindese…etj. Duhet eshte imediate qe drejtuesit e Ministrive te jene edhe eksperte jo vetem drejtues politike, per mardheniet nderpersonale keni shume te drejte, eshte tmerrshme te punosh me tre vete ne nje zyre, sepse fryma e besimit dhe e bashkveprimit eshte zero. Ka shume katundare edhe qe qelben era djerse edhe pse me kostume te shtrenjta, madje furçat qe thoni ju mund te mos vlejne ngaqe dhembet i kane te prishur, madje ka raste qe nuk dallohet far eforma e dhembit…dushet do te ishin me me vend dh ete detyruar…Megjithate, kam besim tek Edi sepse di te beje …dhe di ti mesoje njerezit me menyren e vet.
      Ciao

    3. Vzion Real says:

      Vizioner eshte personi i cili ben parafytyrimin ose parashikimin e dickaje. Kjo eshte nje dhunti e natyres e si e tille ekziston tek te gjithe. Menyra se si personi na i pasqyron parafytyrimet e tij eshte ajo qe ben dallimin mes tyre.

      Edhe dyshimi juaj se vizionet e tij mund te jene utopike shpreh ne nje fare menyre parafytyrimin tuaj ne lidhje me kete ceshtje. Vecori dalluese e parashikimit tuaj eshte se ajo eshte ndryshe nga vizionet e pothuajse gjithe komentuesve te ketij shkrimi.

      “Bindja” juaj se keto vizione do te rrezohen “shpejt” duket se e ka zanafillen diku tjeter. Parashikimit tuaj te vecante nga te tjeret mund ti vihet menjehere pikepyetja dhe kjo per aresye se askush dmth. as ju nuk mund te jeni i afte te percaktoni afate kohore per realizimin apo deshtimin e nje ideje qe parashtrohet nga nje vizioner.

      Qe ne rreshtat e para te shkrimit tuaj vihet re nje skepticizem i theksuar, qe te le te mendosh se kemi te bejme me teper me nje komentues pesimist, qe i ka vene vetes si detyre perhapjen e ideve pacifiste te kushtezuara keto nga nje “vizion i ndrydhur”.

      Eshte saktesisht mosprovimi akoma i programeve te avancuara te socialisteve nga pamundesia per tu vene ne zbatim ajo qe i ben ato aq interesante dhe premtuese. Funksionimin e tij apo jo do ta tregojne vitet (jo ditet) qe do pasojne pas fitores te shumepritur me 23 qershor.

      Patjeter qe do te kete ndeshje nga pengesat burokratike, ligjore, financiare, morale dhe njerezore. Kjo bile do te jete nje perballje teper e forte dhe e pa pare ndonjehere. Po ta kishe ndjekur fjalimin e kryetarit dje ne Korce do te kishe konstatuar pikerisht kete “ndeshje” e cila do te filloje menjehere me forcimin e rendit qe do te bente te mundur funksionimin sa me te mire te ligjit. Kjo do te ndikonte direkt ne mbrojtjen e interesave te shoqerise civile, pjese perberese e se ciles jemi dhe ne.

      Edhe ne krahinat me te largeta te vendit per shkak te klimes optimale ka kushte te favorshme per bujqesi e blegtori, e jo me ne Librazhd dhe zonat perreth. “Ku ekziston nje deshire, aty ka dhe nje rrugedalje” thote nje fjale e urte. Dhe kete deshire me mire se kushdo tjeter po e shprehin ata socialiste qe po shkojne dere me dere tek fshatari duke i ofruar atij mundesite me efikase per bashkepunim.

      Po te kishe lexuar nje shkrim tjeter deputetja e socialisteve zonja Harito e parashtroi fare mire ceshtjen e aresimit profesional
      duke premtuar se pas ardhjes ne pushtet do te kete investime për hapjen e shkollave të larta duke bashkuar forcat me sektorin privat. Riorientimi ne kete fushe do tu sherbente nevojave reale të tregut të punës. Edhe pse kjo thenie juve mund t’ju dukej utopike, fakt eshte qe kjo teme u prek dhe u shqyrtua bindshem nga socialistet, nderkohe qe te tjeret ose nuk e kane ne program nje gje te tille ose leshojne mufka qesharake dhe aspak bindese.

      Shërbimi shëndetësor kombëtar eshte alternativa me e pranueshme qe mund tu ofrohet si qytetarit ashtu dhe fshatarit e pavaresisht se kujt shtrese ai i takon. Avantazhet qe sjell praktikimi i ketij lloj sherbimi per nevojtaret eshte i pa diskutueshem. Edhe pse realizimi i ketij koncepti paraqet veshtiresite e tij ne realizim, hedhja e nje ideje te tille nga nje vizioner i vertete duhet perkrahur e jo te shihet me skepticizem. Fakt eshte se nje sherbim i ngjashem dikur ka funksionuar bile falas packa se arka e atehershme e shtetit nuk mund te pasurohej nga mbledhja e taksave.

      Eshte me mire tu besosh atyre qe deri me sot nuk e kane pasur mundesine te vene vetveten ne prove, se sa te vazhdosh e tu zvarritesh atyre qe per gati nje dekade te tere nuk munden te realizojne ndryshimet e shumepritura te zotuara me pare.

      Te flasesh per mocale apo keneta ose “duhet te kesh pasur pervoje” te mire ne tharjen e tyre, ose “duhet te kesh patur simpati” per ata njerez aq puntore te atyre viteve. Elektrifikimi i vendit deri ne skajet me te largeta te beri te mundur te mesosh shkrim e lexim nen driten e llampes ne vend te kandilit te vajit. Keto e shume te tjera jane realizuar vetem me pune kolektive te ndergjegjshme. Perhapja dhe nxitja e pakenaqesirave duke permendur shprehje te tilla si: “mushkonjat anofel do te levrijne per te helmuar akoma me shume gjakra” nuk i sherben krijimit te kushteve te pershtatshme per ecjen perpara.

      Dhe kjo ecje perpara mund te arrihet vetem permes punes se perbashket duke mbeshtetur fuqimisht pikepamjet me shpresedhenese dhe me bindese qe na ofrojne vizionere perparimtare qe punen e tyre po e intensifikojne per nje rilindje te vertete.

      1. Claus says:

        “Vzion Real” te respektoj per repliken-analize plot “optimizem dhe entuziazem” qe ke bere ndaj meje duke me karakterizuar si “skeptik”, “pesimist”, “plot pervoje ne tharje kenetash” ose “simpatizant i atyre qe i kane thare”!
        Nejse, replike ndaj ketyre cilesive nuk kam, nuk ia vlen, sepse hyjne ne nje bote filozofike, idealisto-materialiste qe jo vetem vitet por as dekadat nuk kane nxjerre kete apo ate rryme fitimtare ndaj njeres apo tjetres.
        Megjithate kjo replike me le nje pershtypje se duhet te kem te bej me nje njeri i cili duhet te kete nje mori idesh, perfytyrimesh, perceptimesh, gjykimesh ne koke, por jo dhe aq te sistemuara per te nxjerre nga “arshivi” ate me te sakten, ate me thelbesoren, per te bere nje replike me linja te qarta ne hapesire dhe ne kohe.
        Dhe perse i them keto?
        Diku me quan “si njeri qe perhap ide pacifiste te kushtezuara keto nga nje vizion i ndrydhur”
        Nuk e kam per turp te kem ide pacifiste, dhe per kete me njohin shume mire disa komentues ketu ne kete blog, dhe besoj se keshtu do te mbetem. Kete e quaj “pacifizem te shendoshe”, por nuk do te quaja pacifizem te shendoshe, kur kryetari juaj ne 5-vjetorin e Gerdecit pervec nje kurore nuk tha asnje fjale per ata shkaktare qe cuan ne vrasje 26 vete ne ate manifakture cmontimi armesh, ku ndoshta ka dhe pjesen e vet te lidhjeve shoqerore dhe financiare qe te con deri ne kohen e kur kishte nen hyqymet tere Tiranen.
        Sa per perballje te forta vizionesh dhe idesh, kryetarin (sic shkruani ju), e njohim mire, deri me tani nuk ka patur asnje program, asnje ide per te marre persiper drejtimin e vendit.
        Ndoshta jeni i/e ri/re ne kete blog dhe ne replikat e dikurshme qe kam bere me disa kam theksuar mire qe punen me te mire qe beri Ristani dhe Berisha ishin ato 10 vota qe e nxorren jashte nga ajo strofull ku ishte ketu e 11 vjet, pra nga Bashkia e Tiranes. Ishte ne te mire, se tani e nxorren ne shesh te mejdanit, i dhane kohe, i dhane resurse per te bere te mundur betejen tashme si kryatar partie dhe jo me si kryeatar bashkie dhe si kryatar partie. Pra tashme eshte njekohesisht edhe trainer edhe menaxher i nje ekipi rilindas, qe vete zgjedh lojtaret, vete zgjedh taktiken dhe vete ben lojen. Sepse vete nuk donte te dilte qe nuk donte te dilte nga ajo strofull.
        Pra e shoh qe Berisha ia ka bere vetes kur e uli nga karrikja e kryebashkiakut, se si erdhen kohet, mbushur me tallaze krizash, papunesi, renie te te radhurave nga emigracioni, domosdoshmerisht qe fitorja mund ti buzeqeshe.
        Ky nuk eshte problemi im, problemi im eshte tek retorika boshe dhe plot optimizem qe ka marre me vete dhe shume komentues ne kete blog dhe kudo duke mos marre aspak parasysh kushtet, ambjentin, sfidat e nje shoqerie te kalbur dhe te semure ku kontribut te vecante ka dhene dhe PS-ja.
        Shihni perreth Italine dhe Greqine, kaloni me tej ne Bullgari dhe Rumani, shkoni akoma me larg ne Spanje dhe Portugali, po ato parti te majta nuk kane patur programe dhe idera vizionere? Natyrisht, por sistemi ne te cilat ato jane ngritur nuk u jep siguri dhe garanci per te arritur ato qe kane premtuar neper fushata elektorale.
        Nuk dua te hyj ne hollesi se do te kem raste te tjera ku do te marre pjese ne replika ndaj programeve socialiste dhe demokrate ne kete blog, “entuziazmin militant” nuk e kam ne karakter.
        Nuk e di se perse i jeni referuar kohes kur eshte bere elektrifikimi i vendit dhe tharja e kenateve?
        C`lidhje ka kjo me programin e Rames?
        Ajo ka qene kohe tjeter, ndertuar ne nje sistem tjeter me ideologji dhe program te sajin.
        Ate kohe kur ne cdo fshat kishte qender shendetsore, mami, spitale etj,etj Rama nuk e kthen dot kurre, sepse ajo ishte pjese e atij sistemi “ku prona kolektive ishte mbi ate private” me tere konseguencat e saj.
        Pra vetem duke u bazuar ne kete pike them se kryatari Rama ka endrra ne koke qe i shfaq me sy hapur para turmave (jo me qellim te keq) qe i entuziazmon me thenie pa me te voglen baze realiste.
        Ja pra, duke mos shkuar larg, vetem ne kete pike ai eshte nje “vizioner utopik”, per te tjerat do te kemi perseri replika besoj.
        Te diele te mbare!

        1. Vzion Real says:

          Me qe pretendon te jesh pacifist i shendoshe mund te ta ve ne dukje se paske edhe nje dhunti te cuditshme si njeri i afte qe di te vleresoje vetveten. Rast i ralle ky se me sa kam degjuar konstatime te tilla behen zakonisht nga te tjeret ose me mire fare nga psikologe. Po te ishin te gjithe si ti keta te fundit do kishin dale papune.

          Nejse te hidhemi ke ceshtja qe te intereson me shume. E shoh qe ke tendenca per tu kapur pas individeve, nderkohe qe per mendimin tim eshte vete shoqeria ajo qe luan rolin vendimtar per zhvillimin e nje vendi. Duket fare mire se pakenaqesite tuaja vijne si pasoje e bindjeve te tua personale, dhe jo si pasoje e bindjeve te bazuara ne ngjarje aktuale.

          Duke ju bashkuar dhe forces se mendimit te qindra komentuesve te bera replike se shqyrtimi qe i ke bere disa ceshtjeve mu duk i njeanshem. Dhe kjo bazohet ne bindjen time se ti si komentatator(e) me ide pacifiste te shendosha duhet te jesh pa dyshim ne kontakt te vazhdueshem me artikujt qe shkruhen neper gazeta. As kam bere dhe as dua te bej pershkrim ngjarjesh. Kete pune e bejne ato organe shtypi qe paguhen per informimin e lexuesit.

          Programet qe prekin tematikat me te rendesishme te kohes jane ato qe une permenda ne repliken e pare, sepse ato mund te konsidrohen nga me te besueshmet per faktin e vetem se nuk jane vene akoma ne prove. Ne prove kishim per tete vjet premtues te tjere qe faktikisht nuk kane rezultuar aspak te kenaqshme. Se cfare ben njeri apo tjetri individ kjo nuk ka te beje fare me vleresimin e pergjithshem te nje programi te shqyrtuar dhe te aprovuar nga shumica dermuese. Ne perpilimin e programeve partiake marrin pjese eksperte nga te gjitha fushat.

          Keshtu qe konstatimet e tua se dikush hodhi vetem nje kurore apo dikush tjeter e nxorri ate nga strofulla etj. si keto ne asnje menyre nuk mund te krijojne nje imazh bindes per personifikimin e dikujt. Perkundrazi keto epitete mund te konsideroheshin si ngacmime personale pa etike.

          Vleresimet e komentuesve nuk kane se pse te shqetesojne pasi kushdo shpreh mendimin e tij ashtu si e perjeton apo e ndjen ai vete. Te arrish deri aty sa retorikat e shumices ti konsiderosh si “boshe” deshmon fare qarte konstatimin e sakte se kemi te bejme me nje vizion te ndrydhur.

          Pesimizmi tend shfaqet edhe nje here qarte kur shoqerine e quan te kalbur dhe te semure. Ne rast se e ke fjalen per shoqerine qe te rrethon ose per ate qe mund te vertitet kuturu ne imagjinaten tende aty mund te kesh edhe te drejte.

          Sa per ate se c’lidhje kane krahasimet e dikurshme ato ti vete i permende me pare. Jo te gjithe jane ne dijeni se c’pune kolosale eshte bere nder vite prandaj dhe te solla dhe nje krahasim te thjeshte. Dhe kete vetem e vetem per te kujtuar se eshte vete shoqeria ajo qe e ka ne dore zhvillimin e saj. Se vetem aty ku punohet mund te pritet dhe nje zhvillim. Me afro nje milion te pa pune nuk ka as me te voglen shkak per entuziazem. Kjo nuk do te thote qe duhet ta na duhet ta shuajme shpresen per ndryshimin e kesaj gjendje katastrofale.

          Dhe kete shprese lexuesit e shumte e identifikojne kryesisht me socialistet. Ketu bejne perjashtim disa individe me moral te dobet, qe edhe sot e kesaj dite vazhdojne ta lene veten te terhiqen neper mitingje, vetem e vetem qe te ngrene dy gishtat lart per “bemat” e dikujt.

  8. Zigur Qarri says:

    Thuaj mor burr qe do kthejm sigurine,por pa permendur shifra.
    300 mije vende pune,per 300 dit vjen siguria,300 spartane….!
    Nuk e kupton qe shqiptareve u esht sosur durimi,dhe po nuk e mbajte fjalen ne diten e 300 do te urrejn ashtu si Berisha?!
    Pika me e dobet e Berishes esht korrupsjoni,premto qe do ta luftosh korrupsjonin dhe banden e korrupsjonit,por pa percaktuar data dhe shifra,
    sepse tek e fundit nuk esht ne doren tende.Demokracia per vete e natyren e vet liberale i krijon hapsire krimit,sidomos ne Demokracite e brishta.

  9. beni says:

    Genjeu Sala, po genjen edhe ky, premtime elektorale, perralla me mbret.
    Keta shikojne vetem xhepin e tyre O POPULL.

  10. anklirta says:

    uroj zoti rama sepse siguria ne vend keto vitete e fundit ka vajtur ne kaos.

  11. anklirta says:

    kemi nevoje per siguri se po na nxe paniku kudo qe dalim.

  12. anklirta says:

    kemi nevoje per siguri pasi prinderit po mbyllin ne shtepi femijet e tyre nga frike se ato do jene nje tjeter viktime sic ishte i ndjeri julian cela.

  13. brajan says:

    E para thuaj ku do ti gjeshe burimet financiare ne nje vend qe nuk prodhon asgje,ti nuk e ben dot Robin Hudin dmth 55 shqipetare kane
    pasuri 7 miliard dollare 20% i tatimit te pasurise eshte 1 miliard e
    400 milion usd ja merr dot JO. Sepse kujt do ti a marresh Agron Dukes
    Tan Dulakut, Vjollca Hoxhes,Tom Doshit,Koco Kokedhimes,Bashkim Ulajt,
    Lefter Kokes etj.Burimet financiare jane ato qe shkruajta me siper si dhe pranimi i statusit per votimin e 3 ligjeve qe ti nuk e ben,ne krizen
    kontinentale qe po jetojme ti thua edhe genjeshtren e rradhes heqjen
    e takses se bisnesit te vogel dhe hapja e 300.000 mije vende pune.
    Rendi,Mjekesia etj nuk behen pa para te cilat nuk jane e nuk do te jene.

  14. brajan says:

    E para thuaj ku do ti gjeshe burimet financiare ne nje vend qe nuk prodhon asgje,ti nuk e ben dot Robin Hudin dmth 55 shqipetare kane
    pasuri 7 miliard dollare 20% i tatimit te pasurise eshte 1 miliard e
    400 milion usd ja merr dot JO. Sepse kujt do ti a marresh Agron Dukes
    Tan Dulakut, Vjollca Hoxhes,Tom Doshit,Koco Kokedhimes,Bashkim Ulajt,
    Lefter Kokes etj.Burimet financiare jane ato qe shkruajta me siper si dhe pranimi i statusit per votimin e 3 ligjeve qe ti nuk e ben,ne krizen
    kontinentale qe po jetojme ti thua edhe genjeshtren e rradhes heqjen
    e takses se bisnesit te vogel dhe hapja e 300.000 mije vende pune…
    Rendi,Mjekesia etj nuk behen pa para te cilat nuk jane e nuk do te jene.

  15. anklirta says:

    Keto dy vite nuk ka pothuasje fare me siguri publike, ne dy vite kemi pasur tre raste tronditese te padegjuara ndonjehere me pare.

  16. anklirta says:

    Zoti Rama jam e lumtur qe perseri ne takimine rradhe si i keni kushtuar vemendje dhe fshatit e rilindjes se tij pasi eshte erendesishme qe rilindja te filloja nga fshati nga gjenezeza,per te pasur nje zhvillim te vrudhshem te ekonomise.

  17. anklirta says:

    Fshati eshte baza e zhvillimit te ekonomise,nqs i kushtohet rendesi prodhimit bujqesor aq sa meriton atehere dhe Shqiperia do avancoje ne ekonomi.

  18. anklirta says:

    Sa me shpejt ti kushtohet rendesi zhvillimit te fshatit aq me shpejt dhe ekonomia do zhvillohet dhe kriza ekonomike do minimizohet.

  19. el says:

    Takimin e ka hapur Sekretari për Sipërmarrjen, Arben Ahmetaj, Cfar gallate te vetmin biznes qe ka pasur Ahmetaj ka qene vjedhja e 20 milion
    dollareve nga Alb-Telekomi se bashku me Raftin end kompani.Hajde rilindje hajde po pse kaq idiote i dine Shqipetaret keta te papunet e Ps.

  20. anklirta says:

    Shqiperia pas gjithe ketyre ngajrjeve e tronditjeve me te vertete qe ka nevoje per siguri e qetsei.

  21. Asimi says:

    Kemi shume besim te kryeministri i ardhshem Edi Rama pasi sali berisha e ke katandisur shqiperine me keq se iraku apo afganistani cdo njeri ndihet i rrezikuar per jeten e tij ke frike te kesh nje makine se ta vjedhin ke frike te punosh naten se te vrasin ke frike per gjithcka duhet ti japim fund ketij regjimi te kalbur.

  22. vz gjirokastriti says:

    O popull i mjeruar e i braktisur nga larte dhe nga poshte,nuk eshte
    Rilindje por rimjerim.Turmat qe nuk kane tru ne koke,nuk kane dhe kujtese ,per te mbajtur mende sa here eshte thene kjo Rilindija.
    Kete rilindjen e ka thene disa here Sharlatani Sale e ka thene sharlatani Nano disa here ,tani ju a thote dhe ky sharlatani Rame. O te
    perfunduar pa nje shprese,mashtruset kur duan te mashtrojne,perdorin
    fjalen qe ka pase me shume sukses ne mashtrime,dhe fjala me e madhe e
    mashtrimit tuaj eshte Rilindje e perseritur disa here.Merni pushket dhe
    shkerdheheni kete Rilindje mashtrimi njhere e pergjithmone te shpetoni
    nga mashtrimi.

  23. Reshati says:

    Shpresojme shume qe vendi yne te marre rruge te mbare pasi sali berisha e ka demtuar shume keto 23 vjet aq shume sa kemi frike te jetojme ne shqiperi ndonese rrime jashte vendit degjojme permes televizionit radios apo dhe internetit qe ne shqiperi behen vetem vrasje perdhunime e gjithcka e keqe ju lutem shqipetareve te votojne me mend ne koke ne 23 qershor.

  24. Gerti says:

    O moj shqipni e mjera shqipni , me pelqen ta nis fjaline me keto vargje te jashtezakonshme por vlen te permendet qe keto 4 vitet e fundit te pakten kjo qeveri e ka rrenuar sa me ska biznesin edhe sigurine ne vendin tone cdo gje eshte e pasigurte si ne konsum si edhe ne levizjen e lire pasi cdo moment e ke nje kriminel verdall qe do te lendoje.

  25. Arben Lima says:

    Po te shikoni lajmet me vemendje cdo gje eshte ne vemendje te kryeministrit berisha pse ndodhe kjo , kjo ndodh pasi ai eshte komunisti i fundit edhe cdo e gje e do per vete nuk kemi cte bejme na ndjek ky ters e vetmja mundesi eshte ta rrezojme me vote popullore.

  26. Ish Polic says:

    Mua me kane hequr nga puna se isha korrekt ne profesionin tim nje keqberes nuk e lejoja te levizte e lire por e shoqeroja ne komissariat aty ku e meritonte por kjo qeveri i perdor ndyresirat per krime shteterore.

  27. Drilon says:

    Kemi shume besim te kryeministri i ardhshem Edi Rama pasi e kam pare cberi me bashkine e tiranes kur e mori si mos me keq ai eshte punetor edhe njeri i perkushtuar ne profesionin qe ben per kete eshte i nderuar edhe i meriton votat e mbare popullit.

  28. Ladi says:

    Vetem ed rama ka mundsi ta bej kete vendin tone qe eshte katandisur si mos me keq sa del nga shtepia shikon vetem fytyra kriminelesh qe duan te vrasin apo te vjedhin edhe kur shikon punonjes policie nuk ke garanci jete se kohet e fundit po merren em trafik droge dhe qeniesh njerezore sidomos ne kryeqytet.

  29. Adela says:

    Po kemi frike te vendosim nje ore dore, unaze apo nej varese se vjen hajduti mire qe ta vjedh por te dhunon e te le me pasoja te renda per te ardhmen ja kjo eshte shqiperia e sotme duhet rilindje e ka mire lideri i partise socialiste.

  30. Renato says:

    Mjafton sa te ndezesh me telekomande televizorin edhe direkt degjon vrasje vjedhje perdhunime gjoba kercenime pushim i padrejte nga puna korrupsion e gjithcka tjeter po kaq te zeze qe ka lidhje me kete qeveri skandaloze.

  31. Sale ik me te mira says:

    Nuk po kemi cte hame jo me te mendojme per te tjerat kjo qeveri eshte bere e padurueshme dhe shume hipokrite me duket se po punon vetem kunder popullit te vete nga ky shkak nuk e votoj me qeverine por do provoj rilindjen e rames me duket me realiste.

  32. Pashk says:

    Berisha ia ka fut popullit keto vite aq keq sa nuk ban me na duhet me ndryshue edhe me votue zotin Edi se eshte njeri me vlera dhe qe e do punen te pakten te na siguroje jeten sic ka ardhur koha.

  33. Beni says:

    E duam rilindjen pasi jemi bere nje vend pa siguri jete kemi nje balanc vdekjesh sikur jemi ne gjendje lufte perdite e me shume e kuptojme sa keq jemi ne kete qeverisje qe mendon te fuqizoje bandat e saj kriminale.

  34. Flori says:

    Ishallah o ed rama tek ty i kemi shpresat se keta kriminelat berisha dhe like meta na e kane futur sa me ska me gjoba biznesi vrasje vjedhje e cte keqe qe iu del para syve , keta me siguri do kene mareveshje me serbin e ndyre qe sillen me shqiptaret ne kete menyre.

  35. Redon says:

    Si demokrat qe jam kesaj here do votojme familjarisht per partine socialiste sepse nuk ia vlem me ky berisha vetem te keqe po i sjell shqiperise e popullit po ia fut thik ne shpine eshte i pabese dhe mendon vetem per shtepine e tij.

  36. Behluli says:

    Ne 300 dite partia socialiste do te vensosi rregullin qe ne shqiperi mundon qe nga viti 2005 kete vend e sundon regjimi i sali serbi ketij maskarai qe e shiti shqiperine te serbi edhe te greku per interesa personale.

  37. Endi says:

    Cfare beri berisha per ne keto 8 vite as gje me plot goje mburret me ca rruge te cilesise shume te dobet ka rekord vrasjesh mbylljesh shkollash cerdhesh helmim njerezish ky na qenka ndryshimi qe thote mortjemadhi perpara ta harroj se cdo vote do ti dhembi si nje grusht.

  38. Ska me SAli says:

    Ike o sali ike erdhi dhe dita jote te marresh trsten e bukes dhe valixhe e drurit te kthehesh nga ke ardhur se e provuam ca mut burri je ti o plere o serb i ndyre.

  39. Raprezalje says:

    Nese saliu do tentoje te beje felliqesira do bejme raprezalje ne te gjithe shqiperine do sulmojme burgjet e do ta vrasim se gedafin berishen ta provoj kush eshte me e mire koka e vete apo pushteti i vjedhur nuk fiton dot me popullin o dreq.

  40. Rabicka says:

    Sa qejf qe po vjen fundi i regjimit te saliut me ne fund po clirohen edhe lulet po celin avash avash por e rendesishmja eshte se po celen edhe fitorja e partise socialiste ehte e padiskutueshme ne 23 qershor eshte koha qe cdo gje te shkoje ne vendin e saj.

  41. Privat says:

    Do fitojme ne 23 qershor edhe cdo gje do behet me mire me edi ramen edhe rilindjen e suksesshme qe ka nje program shume te mire per sigurine e jetes ate qe eshte kryesore ne ecurine e shoqerise shqiptare poshte saliu.

  42. 23 qershor says:

    Fitore e jashtezakonshme e partise socialiste partise se gjithe shqipetareve. Fitore me Rilndje ?
    Fitore e jashtezakonshme e partise socialiste partise se gjithe shqipetareve. Fitore me Rilndje ?
    Fitore e jashtezakonshme e partise socialiste partise se gjithe shqipetareve. Fitore me Rilndje ?

  43. Korca says:

    EDI RAMA NJERIU ME I DENJE PER TE QENE KRYEMINISTER PAS 23 QERSHORIT JO SALI BERISHA QENI I SERBIT QE NA KA BERE SIKUR JEMI NE GJENDJE LUFTE PERDITE VRASJE EDHE VJEDHJE NGA VET POLICIA E SHTETIT DHE USHTARET E KETIJ MILOSHEVICI.

  44. Joni ko says:

    Kryeministri ka bere te mumdur ne keto 8 vite makth , te shtoj te papun intelektual dhe te bere drentora lopcare , qe te urdherojne. Ndaj o njerez kjo shqiperi nuk mundet me , siguria eshte zero, policia e korruptuar , ke frik te dalesh ne rrug se mos te kap ai i famshmi plumbi qorr . Duhet te rilindim

  45. ad says:

    Dardha e ka bishtin mbrapa o lakuriqsa e social-komunista te pa ndreqshem
    e perverse te kuq, koha juaj ka mbaruar me 11 Prill 2005 tani vetem tek
    Tema do te ngushulloheni edhe per 4 vita te tjera.Dhimbjen ne force.

  46. ad says:

    Dardha e ka bishtin mbrapa o lakuriqsa e social-komunista te pa ndreqshem
    e perverse te kuq koha juaj ka mbaruar me 11 Prill 2005 tani vetem tek
    Tema do te ngushulloheni edhe per 4 vita te tjera.Dhimbjen ne force…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje