TemA TV/ PS: Sektori i naftës në falimentim, dëmi ekonomik për shtetin, 300 milion USD (VIDEO)

26 Mars 2013, 16:15Sociale TEMA

Partia Socialiste, në kuadër të nismës “100 arsye përse nuk duhet votuar Sali Berisha”, është ndaluar tek sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Sipas deputetit socialist, Arben Ahmetaj, ky sektor është drejt falimentimit.

“Në këto 8 vjet kërkimi në sektorin e naftës ka dështuar. Asnjë pikë naftë e re nuk është zbuluar. Për më tepër, në mënyrë të qëllimshme dhe në emër të interesave klienteliste, Sali Berisha ka krijuar kushtet për një shfrytëzim pa asnjë kriter të naftës në Shqipëri. Shkrirja e institutit të naftës, eliminimi i mbikëqyrjes së prodhimit dhe i monitorimit të impaktit në mjedis, janë veç disa nga veprimet e kësaj qeverie që kanë mundësuar daljen jashtë çdo kontrolli të këtij sektori”, ka thënë Ahmetaj.

“Sot Shqipëria eksporton vetëm naftë bruto. Nga mospërpunimi i naftës në vend ekonomisë kombëtare i humbasin çdo vit qindra miliona dollarë. Është e papranueshme që megjithëse vendi ka asete përpunuese ato nuk funksionojnë. Në një kohë kur Shqipëria prodhon çdo vit 1 milion tonë naftë ajo eksportohet bruto, ndërkohë që nevojat e tregut të brendshëm prej 650 mijë ton në vit, plotësohen nga importi, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 300 milion dollarësh për ekonominë shqiptare”, ka vijuar më tej ai.

Një prej dështimeve më të mëdha në këtë fushë, sipas Ahmetaj, është pikërisht “Albpetrol”, që sipas tij po vidhet përditë.

“Qeveria ka dështuar edhe me Albpetrolin, i cili sot është në faliment të plotë. Menaxhimi politik dhe korruptiv i një nga pasurive më të mëdha të vendit sjell dëme kolosale të përvitshme. Sot Albpetroli është katandisur në një pasuri që e grabisin përditë. 100 000 ton naftë vidhen çdo vit, që do të thotë në Albpetrol vidhen në një vit 45 milion dollarë. Dhe këtij abuzimi i shtohen edhe rastet e kontrabandës me të strukturave e njerëzve të pushtetit, siç ishte ai i kontrabandës së naftës vergine”, ka thënë Ahmetaj./b.l

21 komente në “TemA TV/ PS: Sektori i naftës në falimentim, dëmi ekonomik për shtetin, 300 milion USD (VIDEO)”

  1. 23 qershori says:

    Kete diskreditim te koalicionit te hajduteve PD+LSI ,PS duhet tja beje direkt atje ku jane naftetaret qe u flaken ne rruge per bindje te majta,per Albpetrolin e mbushur me militante te cilet as qe e dine ku e kane vendin e punes vetem sa marrin rrogen ,per pagat qe mezi merren dhe administrata e Albpetro ben udhetime turistike .per drejtuesit militante dhe injorante qe ka Albperol dhe ne perfundim gjendje me te keqe sktori i naftes nuk ka kaluar ndonjehere eshte plotesisht i falimentuar

    1. Matrapapupa says:

      Vendi eshte duke u rrokullisur per ne humneren me te thelle te krizes qe ka njohur ndonjehre. Nuk eshte si me piramidat, kete here shqiptaret po vidhen nga qeveria e tyre, drejtperdrejt nga keshilli i ministrave.
      Ne qershor eshte mundesia e fundit qe kemi te gjithe per ti treguar kesaj qeverie vendin dhe nuk ka shqiptar qe nuk e pret me ankth ate dite.
      Na ktheni zgjedhjet qe tju tregojme vendin o pushtetare hajdute!

    2. gertjan says:

      Te mjeret ne!Kjo qeveri e super korruptuar do ike me 23 qershor mirpo po na le nje shqiperi te zhytur ne borxhe nje shqiperi ne pike te hallit e katandisur simos me keq!Nga kjo keqqevrisje e Sliut nuk kemi marre thuajse asnje benefit,vetem te keqija po i shkakton ky njeri ketij vendi!

    3. Te gjitha jane monopole te nje familjeje politike te vetme.
      Ndaj Shqiperia nuk po arrin dot me te ngreje koken mbi kete batak.
      Sepse eshte Sali Berisha autori i gjithe tranzicionit shqiptar.
      Ai i vetem e ka shkaterruar vendin dhe po vazhdon ta beje kete.
      Ne qershor ama, eshte koha e shqiptareve per ti tregue vendin atij.

    4. argita xhepistja says:

      Jane bere nje tog hajdutesh ne qeveri qe na vjedhin dhe kohen sa here flasin ne TV. Ka ardhur koha per tu treguar vendin te gjithe hajduteve te PD-se, nga i Pari Sali e deri tek Bodja me i vogel e mashtrues.
      Te gjithe e kan vendin pas hekurave.

    5. argita says:

      Ka deshtuar ne cdo aspekt Saliu,aq me keq akoma po e le kete vend ne borxhe,do jete teper e veshtire per te dale nga ky kolaps!Ike shkaktuar shume deme ketij vendi more Sali hajduti dhe per keto do mbash nje dite pergjegjesi!

    6. doni says:

      Nafta monopol, rruga monopol, ndertimet dihet i ka kunoti i Lulit, te tjerat do i kete marre o Sandri, o Zamiri, o Gime bjondja.
      Po ne, populli gjasme? Ne marrim vetem flete gjobash e vjelje ne forma te drejtperdrejta paraje, si korrupsioni ne cdo zyre te shtetit.
      Dhe ky lloj pushteti prej nesh ka per te marre nje … ne 23 qershor.
      Do e cojme aty ku e ka vendin… ne hale te gomereve

    7. eljo says:

      ME FALNI MUA PO CLIDHJE KA PS ME VJEDHJET QE BEN PARTIA DEMOKRATIKE?!!!!!! JU JENI BERE NGA ATA QE PER CDO GJE AKUZONI KEDO, JO MOR ZOTRI JO, KA FAJTOR KONKRET!

    8. Keli says:

      Si cdo sektor edhe sketori i naftes po shkon drejt falimentimit. Falimenti po ndodh per faj te vjedheve te kesaj qeverie!

  2. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    ASHTU ESHTE Z:AHMETI JANE 100 ARSYE PER MOS ME VOTUE PD,E 1000 ARSYE PER MOS ME VOTU PS .

    1. ERMALI says:

      Po ky supozohet te jete koment negativ O PAPANDREUS???
      Hahaha po ti qenke komplet hajvan a derebardhe…
      Lum Sala qe te ka, dmth te ka Sala shpirt!
      Rama do fitoje sidomos se ka njerez si ty qe e diskreditojne te gjithe te djathten dhe te djathtit ne ket vend. Ndaj nuk ta votojme me as ne Saliun, se i ka ardh fundi e ketu nuk esht me ceshtje e majte a e djathte, as Greqie e Turqie, po pune hajdutesh me gomere me vete dhe te nje alternative qytetare si kjo e Ed Rames. Or TUNXH!!!

  3. Besnik says:

    Sektori i naftes eshte kthyer ne nje monopol. Ku Taci me shoke bejne cfare te duan dhe e rrisin cimin sa here qe shohin se u bien fitimet. Dhe shteti hap syte dhe nge duart lart. Mjer per ne qe jetojme ne kete shtet ku cdo gje eshte kthyer ne monoplo.

  4. gonia says:

    sE MOS VETEM NAFTEN, KETA I KANE VENE KAZMEN CDO GJEJE NE NJE MENYRE NE TE CILEN DI TA BEJE VETEM SALI BERISHA.
    DERI NE QERSHOR DUKET CDO DITE SIKUR ESHTE PAFUND E GJATE.
    NUK MUN TE PRITET ME DERISA TI HEQIM TE GJITHE BERISHET E VEGJEL.
    R I L I N D J E ! ! !

  5. halldup Sali says:

    Ca i kam bo naftes qe nuk ja kam bo cdo gjeje tjeter une???
    Pse nuk ankoheni per te tjerat, zotri, jo zotri degjo,
    mue nuk m’intereson e ardhmja juj apo e fmijve tuj
    m’intereso vec e ardhmja e fmijve tmij, e atyre mire po u shkon cdo gje.

  6. titi says:

    po pse mo ky hajduti ahmetaj me firmen hermes do ta mbroje industrine e naftes?!?!

  7. Horri i Bulevardit says:

    Leni 300 miljonet, por shifni beni ndonje dermon per ato 35-40 miljarde qe kane shkuar ne Qipro, ne emer te dhjete personave, beni planin tani si do ti merrni pa ja marre tatimin korrofillaku grek.

  8. anim says:

    Nje shkrim per Meten (ish ministri LSIst i Ekonomise) tek mapo sot –
    ne te cilin zt. Vasjari ka fort te rejte ne demaskimin e LSI dhe kokemadhit nga Skrapari.
    Shpesh behen krahasime mes LSI-se si krijese personale e megallomane e Metes dhe levizjes Grillo ne Itali.
    Por ne te vertet nuk kane shume ngjashmeri mes te dyjave, pervec ndoshta qe jane te krijuara dhe identifikuara me nje individe. Por nese ne itali levizja 5 stelle u krijua si reaksion ndak impotences se politikes tradicionale italiane per te dale nga nje impas tashme pothuaj shekullor, Ilir meta dhe krijesa e tij jane jo vetem pjese e sistemit te kalbur politik shqiptar por edhe nje nga te keqijat me te medha te ketij sistemi te marre peng nga individe shoqerisht te rezikshem dhe grupe interesi qe skane asgje te perbashket me demokracine e vlerave perendimore dhe respektit ndaj ligjit dhe identitetit njerezor.
    Une e kam pershendetur dikur qendrimin e Metes kunder Nanos ne PS dhe daljen e tij qe atehere dukej se ishte edhe per disa aresye te forta “parimore”. Une mund ta kuptoj edhe luften e tij per ekzistence deri ne 2009.
    Ai vit eshte edhe ndarja e madhe e Metes me veshjen e tij prej politikani karriere dhe “lideri pragmatist” dhe e gjoja strategjistit “te madh ballkanas”.
    Se pari jo sepse hyri ne nje aleance te percudnuar e te turpshem me Berishen pasi kjo mund edhe te kuptohet politikisht ne kushte ekstreme te interesit kmobetar apo dicka te kesaj natyre. Por sepse ky maskar mori support popullor te bazuar ne nje mashtirm te madh dhe e cberi kete besim/vote ne menyren me te felliqur te mundhshme.
    Sipas ketij varianti, pergjegjesia e Metes ne keto 4 vite eshte per mua shume here me e rende ne deformimin e demokracise shqiptare sesa edhe vete Berisha, pasi Berisha njihe ttashme nga gjithkush dhe ai ka gjithmone vetem nje menyre sundimi e qeverisjeje qe eshte e bazuar tek uzurpimi, mashtrimi dhe konflikti permanent qe sjell pastaj polarizim ekstrem te shoqerise (ky polarizim dhe injoranca antidemokratike e kondicionimi i jeteses se individit te shtypur me voten per pushtetin eshte edhe thelbi i ekzistences se Berishes). Duke qene i tille Berisha eshte edhe me i lehte i lexueshem dhe qe te rrezohet ne menyre demokratike (ne nje vend vertet demokratik). Ai (berisha) vertet mund te fitoje nje pale zgjedhjeje bazuar ne mashtrimin por nuk mund te kete kurre nje shanc te dyte apo te trete etc…
    Krijesa si Meta dhe LSI, jane ne thelb ato qe mbajne ne kembe te tilla sisteme hibride si Shqiperia, ku nuk merret vesh ku mbaron politika dhe shteti dhe ku vazhdon biznesi, afera, mafia, abuzimi me postin politik e shteteror etcc…
    Nese ne 2009 LSI mora nje numer te caktuar votash duke bere nje lufte te ashper per mbijetese, duke qene edhe me agressive dhe ekstremiste se edhe vete PS, dhe pasi i mashtroi paq ata te mjere qe ja dhane voten ne ate vit, ne 2011 Meta ne pushtet perdori 20% e pushteti te dhuruar me fort deshire nga Berisha, po ato mjete e forma qe perdori edhe Bisha, per te deformuar vullnetin e voten e Shqiptareve – qe nga punesimet e blerja e votave e deri tek perdorimi i mediave prane pushtetit e falangat e krimit qe te tilla force ne pushtet afrojne rreth vetes. Meta perdori edhe ne 2011 (si pothuaj gjate gjithe ketyre 4 viteve) imazhin e rreme dhe propagandistik se Ai eshte forca stabilizuese dhe moderuese qe i duhet vendit.
    Them se ky imazh eshte plotesisht i rreme pasi po te vesh re qeveria Berisha 2(me 20% LSI),dhe parlamenti Topalli 2 ka qene edhe qeveria me e korruptuar dhe e kapur qe kemi pasur ne keto 22 vjet, dhe per me teper ky “pushtet” (i kapur totalisht tashme) ka qene shume here me arrogant e ekstremist sesa paraardhesi (Berisha 1) dhe se demokracia dhe korrupsioni ne vend eshte rritur me hapa galoppant.
    Pra Meta i Integrimit e beri me te veshtire Associjim/Integrimin e vendit, e rriti numrin e te papuneve ne shqiperi, e rriti korrupsionin ne shifra katastrofike(duke u kapur edhe vete- me ze e figure – si pjese e ketij korrupsioni te rende mafioz) dhe jo vetem nuk e ndali por u be edhe vete pjese e kapjes se shtetit nga nje klike e felliqur.
    E vetmja mbrojtje qe Meta mund ti beje vetvetes do te ishte qe ai eshte vetem 20% pergjegjes per te gjitha keto krime dhe mosrealizime (e mashtrime).
    Karta e tij se ai do te jete “Kingmaker” dhe shpetimi i Shqiperise eshte sa qesharake aq edhe e turpshme dhe e rezikshme, pasi nje pjese e njerezve lehtesisht te sugjestjonueshem mundet vertet ti besojne perralles se rradhes se Metes.
    Do te ishte ne interesin edhe te Rames e Berishes qe ti jepnin fund nje here e pergjithmone (edhe per te miren e tyre) fenomeneve te peshtira si Xhuveli, Meta, Ndoka, Camet apo Dule qe nese ju sherbejne per mbijetesen nje here, heres tjeter do tju bejne varrin.
    Nuk behet fjale ketu per zhdukjen nga qarkullimi i forcave reale te vogla politike apo ekzistences se nje poli te vertete te trete qe ndoshta vertet i duhet vendit, por per zhdukjen nga fusha politike e individeve te tille dallkauke, amoral e “parazite” pa mbeshtetje qe mbajne peng te ardhmen e vendit.
    Pamvaresiht nga demet e renda qe i ka sjelle vendit Berisha dje dhe nga frika e demeve qe do te sjelle Rama neser keta lider e forcat politike qe perfaqesojne kane nje histori politike dhe me legjitimitet per te qeverisur e per tu denuar me voten popullore kur gabojne.
    Askush nuk votoi ne 2009 qe Meta te ishte ne pushtet me Berishen dhe shpresoj qe askush te mos votoje per te perseri.
    Krahasimi me Grillon nuk ekziston se fundi edhe sepse Grillo dhe deputetet e tij e kane bere te qarte (dhe po i qendrojne kesaj) qe jane zgjedhur per ta shembur e cbere totalisht sistemin politik italian.
    Varianti Meta jo vetem eshte pjese intagrale dhe e qenesishme e ketij sistemi te ndyre por eshte faktori me i interesuar tani qe ta mbaje ne kembe kete regjim te shpifur dhe demokracine hibride qe Berisha ka instaluar ne kete vend . Metes i shkon me shume ai sllogani i Berishes se “me ne fitajne te gjithe” (por ne kete rast fiton vetem Meta dhe familja e tij – ne kurriz te gjithe ne te tjereve)

  9. Ani says:

    Problemi i naftes si cdo hallke e rendesishme e shtetit ka nje fakt domethenes qe eshte unik.
    Ne krye jane partiaket qe punojne per klanin, PD-PS, kushdo qe te vije, dhe ne fund jane profesionistet, inxhiniret, punetoret, qe rripen dhe strapacohen ne pune dhe mezi marrin rrogat, dhe fitimet i merr Drejtuesi, Partia, Qeveria, po jo Shqiperia.
    Kjo histori keshtu do veje nese Ben Hametaj nga perkethyes anglishte behet minister financash, apo Pandeli Majko vetem me diplome ekonomiku behet miniser i Ministrise se Mbrojtjes dhe e shkarpadinon me keq nga Zhulali, dhe te tjere qe nuk kane fare njohuri nga profesionet dhe ja lerojne nenen ketij vendi dhe punojne per klanet.
    Ne Vlore njehere e nje kohe kishim Kamataqet, dhe tani naften dreqi e merr vesh kush e operon, thone qe ka kanadeze, amerikane, po mbrapa dihet kush jane.
    Ne te na rroje PS e PDja dhe mire e kemi te ardhmen.
    jo se nuk do votoj per PS, po me keta surrate te shplara mos prisni qe te vihet drejtesia ne pronat e shtetit.
    Beni te kujdeset per telekomin, merret akoma me te?
    Per cudi te gjithe partiaket kane firma biznesi.
    Kaq te sukseshem jane ne nje ekonomi te tille kombetare apo….

  10. Engjelli says:

    Per Ani dhe te tjere.
    Eshte e sakte ,sot po kujtohen per naften edhe socialistet mbrriti fushata elektorale ,eshte me se e vertete se te kater palet ( po them pale edhe per LSI e Partia Republikane )sepse edhe keto te dy parti e kane leruar naften dhe korrur bereqetin si ta kishin çifligun e tyre te trasheguar nga baballaret e Saliut ,Fatosit,Fatmirit dhe Ilirit.
    Nuk jane pa gje edhe drejtuesit e kohes se PS. megjithse paksa me ndryshe se te babeziturit e Fatmir Mediut e S.Berishese I.Metes te nje numuri pa mbarim militantesh ne albpetrol e ndermarjet ne vartesi te tij e xhvaten fillimisht mbitoken ne vendburimet e Marinezes,Sheqishtes,Patosit,Ballshit,Gorishtit,Divjakes,Ballaj Povelçe etj duke e shitur e grabitur deri edhe ne bulonin me te fundit qe ishte vene me djersen e me gjakun e gjithe naftetareve,por edhe te mbare popullit ,sepse ne sistemin e vjeter te gjithe paguanim per njeritjetrin .Vetem Sonda te shpimit te puseve te kompletuara kane qene ne pune ne vitet 90 rreth 40 ,secila PREJ TYRE ESHTE BLERE ME NJE VLEREB RRETH 4 MILIONE DOLLARE ME E VOGLA ,pa folur pastaj per sonda me kapacitete normale, te gjitha keto perfunduan ne zero ne shtetin tone, dhe fryne xhepat e batakçinjve grabites te naftes Pasi u lodhen e nuk u ngopen me mbitoken filluan edhe me nentoken duke bere trama me rezervat e zbuluara jo nga Mediu,Berisha,Nano e Meta por nga gjeologet dhe inxhinieret gjeofizike te prodhimit e te shpimit e hedhur rrugeve prej tyre Ata prishen institutet e naftes dhe e lane naften ne dore te disa profaneve te cilet dinin vetem si te fshiheshin per te mos u pushuar nga puna apo te merrnin pjese neper mitingje sepse specialistet e vertete po nxjerrin nafte e gas ne Teksas e ne vende te tjera te botes jo si punonjes te albpetrolit por si punonjes te AGIP ,Chevron,OMV ,Petroconsultant,Institutit Francez te Naftes etj etj .Investimet ne nafte per shpim kerkime nuk e njohin si eshte leku i pasviteve 90 prandaj edhe katraura qe eshte krijuar nuk ka zgjidhje veç si e beri qeveria lodren e privatizimit dhe talljen qe i ben nje Rezart Taçi gjith kesaj pasurie .Nuk ka me ngjyre fytyra e naftetareve ,por edhe e gjithe te tjereve qe turren neper mitingje si te droguar kur prapa lene nje shkaterrim keqardhes te mundit dhe djerses se baballareve gjysherve dhe stergjysherve te tyre .Industria e Naftes ne Shqiperi nuk eshte e re kete vit vetem ajo e vb. Kuçove mbush 85 vjet ( pusi i pare i vene ne shfrytezim ne kete v.b ne vitin 1928),pa folur per Drashovicen,Penkoven e Patosin ,por 85 vjetet sot po zerohen ne Albpetrol dhe te gjithe kane gjisht ne kete zerim ,edhe indiferentet….

    1. mirel says:

      Nuk kam cfare shtoj me teper.
      Ne logjiken e nje profesionisti kjo akuze eshte dhe me e rende ndaj politikes dhe partive drejtuese sot ne vend.
      Ka te drejte shume te madhe engjelli kur thote se te gjithe kane gisht ne kete katastrofe perfshi dhe ne indiferentet.
      PS qe premton te marri votat dhe te beje shtetin e drejte e ka nisur katrahuren me kohe, dhe ka qene e ndjeshme vetem ndaj viktimave te Gerdecit dhe 21 Janarit.
      Ceshtja e pasurive kombetare eshte dhe me e rende dhe fatale.
      Keto jane krime dhe humbje te pakthyeshme ndaj ekonomise dhe shtetasve.
      Por qe partiaket mjaftohen me nga nje deklarate per hir te fushates.
      Krim dhe poshtersi.
      Kaq di te them per keta palo njerez.

    2. Gjeologu says:

      Jam plotesishte me z. Engjell. Pa shtuar komente, une kam gati projektn per nje zone te re nafte mabjtese ne Shqiperi,investitoret jane ne Shqiperi, nuk ka nevoje per investitore te huaj. Kush i del perpara kesaj sfide une ju paraqes projektin,
      me respekt
      Gjeologu ish nsttutit te Naftes
      (Tani punoj ne US)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje