Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës dekretet e presidentit Bujar Nishani për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.
Opozita e kundërshtoi një votim të tillë, duke i mbështetur argumentet e saj tek fakti se ka akoma dekrete të ish- presidentit që nuk janë shqyrtuar.
Po ashtu opozita pretendon se mandati i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk mbaron tani, por më 21 maj.
“Ky proces është në shkelje të Kushtetutës. Ka dekrete të depozituara nga ish-presidenti Topi që nuk janë shqyrtuar në Kuvend. Ne nuk mund të marrim pjesë në një çorbë të tillë”, tha deputeti socialist, Pandeli Majko, dhe më pas të gjithë deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të komisionit, Ilir Rusmali, i cili theksoi se opozita ka frikë se mos humbet zgjedhjet dhe do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Është çështje e vullnetit politik nëse anëtarët e opozitës qëndrojnë ose ikin nga komisioni. Opozita është larguar me dhjetëra herë duke lënë në baltë shqiptarët, ajo përbuz Kushtetutën. Sot ne jemi në një proces për plotësimin e vendeve vakante dhe opozita iku për të mos votuar kandidatët. PS do të sulmojë Gjykatën Kushtetuese siç ka bërë me KQZ-në dhe me institucione të tjera”, tha Rusmali.
Katër ditë më parë, kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gani Dizdarit dhe të Besnik Imerajt si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Xhazair Zaganjorin si anëtar i Gjykatës së Lartë./ep
kur u be rusmajli demokrat, pale eshte bere dhe trim .
Iku Liraku i shkrete ndjeste paste, qe e rrihte me shpulla kete plehre te komunizmit ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/11/lirak-bejko-pishtar-i-demokracise.html
C’fare vullneti politik kerkon kur emrat i ke zgjedhur dhe i therret ata qe te ngrejne doren per dordoleca ?!?! P’se nuk e kerkove opoziten ne te njejten zyre kur kishe propozimet ish presidenti ?!?! Po kerkon koncesus per emrat apo koncesus votimin ?!?! A e pyetet opoziten per emra qe ata mund te jipnin si alternative ?!?! Ajo gjykate ka plot 4 vjet qe eshte ashtu..Tani qenka “emergjente” ti emeroni ?!?!Por eshte e kunderta ajo qe thua..Ju do perfundoni ne Gjykate Kushtetuse dhe doni ta keni gati per vjedhjen e rradhes…
Cfare mendon per kete FRD-ja?
Se nje qendrim te pakten per kete ceshtje, pra te dekreteve, duhet ta kete se ai dekreti i shtrenjte i Bamirit eshte akoma ne fuqi.
Cfare mendon per kete psh ish keshilltari i Bamirit, ish Ministri i Drejtesise, Spiro Peci?
Pra, ndeshja duhet te jete ndermjet atyre qe kane keshilluar respektivisht presidentet dhe jo keshtu me Rusmail e Majko.
Po Dhori Sollaku i PS-se si e ka mendjen sepse me kete Rusmailin e kane keshilluar gjyshin e bastardeve per 5 vjet me rradhe juridikisht?
Po Maks Haxhia, avokati i Mihal Delijorgjit, cfare mendimi ka per emerimin e Besnikut, gjykatesit te Mihal Delijorgjit, ne kushtetuese pa dhene paraprakisht doreheqjen nga Gjykata e Larte? Pse nuk ja lene te dyja mandatet atij? ? Ku eshte e keqja ketu?
Korrupsion ne pallatin e drejtesise.
E nuk kishte si te ndodhte ndryshe.
Litarin jashte qe njerezit te kene dhe per 9 vjet te tjera dyshim se ketu nuk mund te behet drejtesi. Ketu mbajini syte njerez! Bastardi ka 23 vjet qe punon kunder shqiptareve.
Ky rusmali (psikopoat kronik)sa e ka pasurine e tij sot, vene ne 22 vite tranzicion?