TemA TV/ BDI dhe VMRO-DPMNE fitojnë shumicën e komunave (VIDEO)

25 Mars 2013, 10:49Sociale TEMA

Maqedonia mbajti dje zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, që është njësi e veçantë administrative.

Partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE, udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe blloku politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë fituar shumicën e komunave, raporton INA.

Opozita e bashkuar maqedonase e udhëhequr nga LSDM ka pësuar humbje të thellë në disa komuna, edhe ato që më parë njiheshin si bastione të saj.

Koalicioni opozitar ka shënuar fitore bindëse vetëm në komunën e Strumicës, ndërsa në shumicën prej tyre shkon në balotazh.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shënuar fitore në disa komuna që në raundin e parë, përfshirë edhe komunën e Kërçovës, e cila për herë të parë pas 70 vitesh do të udhëhiqet nga shqiptarët. Fatmir Dehari fitoi përballë kandidatit të përbashkët maqedonas VMRO-DPMNE dhe LSDM, Bllagoja Despotovski.

BDI ka shënuar fitore që në raundin e parë edhe në: Çair, Dibër, Likovë,  Bogovinë, Saraj, Zhelinë, Pllasnicë.

PDSH ka shënuar humbje në disa komuna, përfshirë edhe komunën e Tetovës, ku kandidatja nga BDI, Teuta Arifi është në epërsi prej mbi 3500 votash kundrejt kandidatit të PDSH-së, Sadi Bexheti. Gara për këtë komunë shkon në balotazh pas dy javësh.

RDK vazhdon garën në komunën e Gostivarit, ku kandidati dhe lideri i kësaj partie, Rufi Osmani është në një diferencë të ngushtë me kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta./ep

2 komente në “TemA TV/ BDI dhe VMRO-DPMNE fitojnë shumicën e komunave (VIDEO)”

  1. Asnji parti shqiptare ne Maqedoni nuk meriton asnji vote perderisa deri me sot qe kaluan 12 vjet ,nuk gjeten vrasesit e pabese ,,,e tradhetaret e,, heronjve shqiptare per liri nehttp://www.youtube.com/watch?v=7tvPgy3hBe0 2001 !

    1. DREJTESI says:

      Jo vetem kaq,por te vihet ne diskutim qeverisja vendore,
      ajo qe populli e prek me dore perdite,dhe
      partite shqiptare te shkojne te ndara ne zgjedhje,
      kjo eshte tradhetia me e madhe qe i behet
      popullsise shqiptare ne maqedoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje