TemA TV/ Majko: S’bëjmë aleancë parazgjedhore me parti në qeveri (VIDEO)

22 Mars 2013, 19:49Sociale TEMA

Deputeti socialist, Pandeli Majko, komentoi nga Korça raportin e Institutit Demokratik Amerikan në lidhje me situatën parazgjedhore në Shqipëri, me theks tek funksionimi i KQZ.

“Mendoj që sinjalet janë të qarta dhe të dukshme për cilindo që ka sy të shikojë dhe veshë të dëgjojë. Është një krizë, e cila vjen nga një vendimmarrje që nuk ka të bëjë me KQZ, ne e dimë të gjithë mjaft mirë që vendimmarrjet e KQZ fillojnë nga jashtë këtij komisioni, i cili është një komision absolutisht i politizuar dhe që në vazhdim po bëhet pjesë e një krize parazgjedhore. Mendoj se nuk jam këtu për të thënë atë që nuk shkon, por jam i bindur se ajo që po shkon sot në drejtimin e duhur është ndërgjegjësimi i njerëzve se vetëm vota mund ta ndryshojë këtë histori politike që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri dhe kjo do të ndodhë në 23 qershor,” tha Majko.

“Fakti që Berisha kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk përbën lajm. Mendoj se ajo që dimë të gjithë, nisur dhe nga përvoja 22 vjeçare me doktor Berishën është që ai kur është në qeveri, nuk ka organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për fat të keq më duhet të ripërsëris edhe njëherë që në një mënyrë apo në një tjetër ne të majtët duhet të pranojmë fajësinë tonë që në 22 vite nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Por dua të nënvizoj faktin që protagonisti kryesor i mungesës së standardeve në fushatat politike që janë organizuar në Shqipëri kanë pikërisht politikanin më të vjetër në të gjithë lindjen ish-komuniste, ky është kryeministri ynë Sali Berisha”.

Duke komentuar aleancat parazgjedhore, Majko tha: “Ne nuk bëjmë aleancë parazgjedhore me parti në qeveri. Nëse diskutohet aleanca me parti, të cilat janë shprehur apo do të shprehen për ndryshimin e qeverisë aktuale, derën e kanë të hapur. Nuk është një vendim që duhet të pritet nga ne, është vendim që pritet nga palë të tjera, të cilat duhet të vendosin nëse janë për të vazhduar me këtë qeverisje apo janë për ta ndryshuar atë, nuk ka mes të artë në këtë histori, ka zgjedhje o kështu, o ashtu”.

Zyrtari socialist ishte kundër vendimit për dënim me vdekje për pedofilët. Ai tha se këtu nuk është problem dënimi me vdekje, por zbatimi i ligjit.

“Mendoj që kjo është një temë, e cila ka një ndjeshmëri të madhe nga publiku. Mendoj se kjo duhet parë si një reflektim pak më i gjerë, nuk është çështja që po kërkohet dënimi me vdekje, por kjo kërkesë po vjen si rezultat i një situate tepër të rënduar dhe si një shpresë e fundit se mos zgjidhja do të na vijë nga vendosja e rendit nëpërmjet dënimit me vdekje. Mendoj se këtu duhet të shikojmë thjesht momentin e dëshpërimit që ekziston në shoqërinë shqiptare në këtë moment që po flasim për situatën e krijuar, por nuk besoj që kjo do të jetë në zgjedhje. Sigurisht nuk dua të zbres në logjikat e ndërhyrjeve kimike apo siç quhet ndryshe në gjuhën e fshatit ‘tredhje’ që ofron qeveria aktuale, por mendoj që kjo ka një domethënie më të gjerë dhe mendoj se zbatimi i ligjit në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Fakt është se shumë nga ata që kanë kryer krime në Shqipëri janë liruar nga sistemi gjyqësor shqiptar dhe kjo tregon se në çfarë situate ndodhemi”.

21 komente në “TemA TV/ Majko: S’bëjmë aleancë parazgjedhore me parti në qeveri (VIDEO)”

  1. EMI says:

    Pervec Cameve qe sme duket se luajne ndonje rol te rendesisshem ne vendimmarrje une besoj se PS sdo kryej asnje koalicion parazgjedhor, as me PR , as me LSI sepse ata kane qene drejtperdrejt pjesmarres ne krimet e pushtetit te saliut.

    1. N Shabani says:

      Majko po thote qe ne nuk bejem koalicion me LSI-ne per sa kohe ajo po mban Sali Berishen ne pushtet. N.q.s sot LSI-ja do te terhiqet nga qeveria, Berisha bie nga qeveria dhe do te krijohet nje qeveri teknike per organizimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike atehere LSI-ja do pranohet nga PS-ja. Por Iliri nuk e ben kete se nuk mund t’ja harroje nderin qe i beri Saliu per ti mbyllur dosjen e 700 mije eurove me lloj lloj fallsifikimi dhe genjeshtre. Me thene te drejten kjo politika eshte e ndyre, do ti thuash derrit daje nga e keqja. Me vjen per te vjelle kur degjoj Ilir Meten me Sali Berishen para popullit dhe i imagjinoj te dy me hajbe ne qafe per te vjedhur ekonomine shqiptare. Mire tha nje grua ne mengjes tek news 24 qe erdhen ministrat me kanistra dhe jane mbushur me prona ne te gjithe anet e vendit ne te shkretet nuk kemi shtepi te fusim koken dhe ato qe patem u shemben.

      1. lini says:

        Te gjitha keto parti qe jane ne pushtet,jane po aq te perlyera me korrupsionin sa saliu,jane po aq fajtor per kete shkaterrim,te gjith duhet te denohen me vot me 23 qershor.

        1. tiku says:

          Nuk meriton asnje nga ato parti qe po perlyhen me kete pisllek te saliut, normalishte saliu vjedh per veten e tij dhe nuk i jep vota ketyre mashtruesve,keshtuqe ne 23 qershor pa merak se asnje vot nuk do te kene.

      2. herta says:

        Nuk duhet bere kualicion me keto funderina.Bravo PS,der me tani keni bere zgjedhje perfekte,si per kandidatet si ne programin perfekt qe keni,si marrdheniet me partit e tjera.bravo PS kjo eshte politik perfekte dhe duhet qe te shtrihet ne te gjith vendin,e meritoni te jeni ne qeveri.

    2. Altini says:

      Rilindja nuk eshte ceshtje numrash eshte ceshtje vlerash. PArtite qe duan te bejhen pjese e kualicionit te rilindjes duhet te kene vlera dhe ide qe jane nje vlere e shtuar per kete vend.

    3. jeta says:

      KQZ eshte e politizuar dhe ne doren e Saliut. Duhet fitore e thedhe qe mos ta pesojme si ne 2011 kur i vodhen votat ne sy te gjithe ambasadoreve.

    4. alehandro says:

      E drejte!Ndryshe kjo do nenkuptonte nje alenace indirekte dhe me vete Saliun!Prandaj opozite e vertete eshte ajo e cila eshte kunder mafjozit sali pra ceshtja me kryesore eshe rrezimi i Tiranit nga froni..

    5. fushori says:

      Me kete pakenaqesi qe ka populli nga papunesia nga jeta e veshtire etj etj,kjo opozite deritanishme madje edhe e vetme Partia Socialiste do ja dale e vetme te fitoje zgjedhjet!Programi i kesaj partie eshte me te vertete shpresedhenes per pjesen derrmuese te popullsise!Ndaj do ish jashte cdo logjike aleanca me lepiresat e saliut…

    6. bedriu says:

      Duhet patjeter te largojme Saliun kete qen, por nuk duhet te humbim identitetin tonem, ate cka perfaqeson e majta.

    7. gjysh says:

      Me patericat e saliut aleanc?as te mos mendohet nje gje e tille partia socialiste mundet po po do ja dale e vetme populli nuk duron me kete paloqeveri keta horra si saliu me shoke!Fitorja e ps e sigurt edhe me aleancat aktuale,ky popull e di fort mire se cpo heq nen regjimin e saliu-t!Bravo z.Majko

    8. shoku taras says:

      Papunesia ne maksimum,cmimet e ushqimeve ne stratosfere,jetese e paperballueshme,keqqeverisje,regjim shtypes,qeveri hajduterish kjo eshte shembelltyra e Saliut me shoke!Perfundimi:Populli me zor po pret zgjedhjet per rrezimin e diktatorit!E te gjitha keto sjellin:Partia Socialiste fiton edhe e vetme zgjedhjet!

    9. emigranti says:

      Te besh aleance me ata qe na kane keqqeversur gjer me tash kjo nuk eshte gje normale te pakten nuk do ti kete hije kesaj opozite e cila gjer me tash i ka ngritur synimet e saj per qeverisjen e vendit mbi argumente konkretee solide!E majta sot per sot mbetet shpetimi i te gjithe shqiptareve ajo na perfaqeson te gjitheve!Larg aleancave me hajduterit!Si Iliri me shoke..

  2. nuk harroj says:

    Po mbajtet kete qendrim,hallall plako!Ne te kundert …ne shishtufine…
    P.S me mire ne opozite se me kucken lsi ne krevat.

  3. Bato Mokra says:

    Afermendsh qe s’duhet bere koalicion me “bashkepergjegjesit” e pragut Greqi-Qipro, ku jemi, vecse ende s’eshte shpallur.
    Me thene te drejten pershendes ardhjen e perfaqesuesve te Institutit Demokratik Amerikan dhe perfundimet e para (heqja e pluhurit, si nuset e reja), po me vjen cudi, qe kesaj “TASK-FORCE” para dhe paszgjedhore (nuk jam fort ne dijeni per kohezgjatjen e misionit te tyre, nuk i eshte bashkengjitur akoma Bashkimi Europian.
    Se vini re, shkon SRB-i ne samitin e PPE dhe ankohet gjoja per mosnjohjen a kontestimin e zgjedhjeve nga E. Rama, vijne nga Instituti Demokratik Amerikan dhe ne lajmet e anuncuara, i dyti vjen ky i SRB-it kasandriot: Rama do t’i kontestoje zgjedhjet.
    SRB-i, jo nje plan A, as B, po diabolizmi dhe FRIKA DERI NE PALCE, per cka ka bere deri tashti mbi Shqiperi e kombin shqiptar, plani i shkon deri te SH (natyrisht ketu s’mbaron alfabeti), qe korrespondon me shkaterrimin perfundimtar te Shqiperise.
    Ndaj duhet nje “TASK-FORCE” e perbashket e SHBA+BE. Se, ndryshe, edhe kur per 1000 vjet s’do te doja t’ia permendja emrin dhelpres thinjoshe me emrin Neritan Ceka, prape na vjen ndermend parashikimi i tij i 1997-es, per ardhjen e trupave te NATO-s. Nuk ka rruge tjeter. Ne kete perfundim kane mberritur edhe sherbimet inteligjente te SHBA-se, Anglise (ato qe jane publikuar deri me sot, qe kane dal ne breg te mediave).
    “Arithmetika” eshte fare e thjeshte, po e trishtueshme dhe thene troç per te vene duart ne koke: eshte i njejti njeri, pra, SRB-i qe I VJEDH MU NE ZEMER TE EUROPES zgjedhjet, ka kalcifikuar infrastrukturen zgjedhore me NGA NJE KOCKE NE GOJE ne dhe jashte administrates shteterore, pastaj thone ato te Institutit Demokratik Amerikan se besueshmeria ne zgjedhjet eshte ne nivel te ulet. E, si ka me qene ndryshe, a thua i dijne ndonje shpjegim ata dhe te tjeret qe do te vijne? Sipas meje dëngun me keshilla BE mos ta nise me nga Brukseli, por te formatoje PJESEN TJETER te “TASK-FORCES” se zgjedhjeve.
    S’mund te rri pa permendur nje ZDAP (jo adapt, po tamam ZDAP) qe kishte ra ne mitingun e sotem te PD-se, madje dhe drejtor shkolle nga Perrenjasi (variant i Pedofilit), po kishte pa ra dhe ne rrjeten e “ALARMIT”. Zot i madh, na ruaj prej keso animalesh, qe kane fatin e femijeve e te vendit ne duart e tyre! Fitores qe ia donte koketrashesia e tij me 23 qershor, po i thoshte FITIMI.

  4. Kola i Mishit te Thiut says:

    Ta kapesh per zhelesh kete dhe ta futesh ne koalicion perse beri gam-gam deri ne sekonden e fundit kunder Saliut, sikur te ishte mesia i se Majtes dhe do te rrezonte Perbindshin dhe te nesermen gdhiu ne shtratin e korrupsionit e te shkaterrimit te Shqiperise??! Prape doni prova per kete? Edhe sikur te mos ndodhte kjo e “fitorja” e tij te ishte e paster, vetem e vetem per kushtezimin kriminal e bandistesk te ndarjes me PERPIKMERINE me te madhe te pushtetit KUDO 20 per qind me Sali Berisha, Edi Rama dhe ekipi i tij i riperterire DUHET TA PJERDHIN (ndjese per fjalen)perjetesisht. Andej nga jam une thone “Me mire djepin thate se dreqin brenda”.
    Keta analiste e hesapxhi votash “sa marre ketu e sa marr atje” perse nuk veshtrojne mire se cfare ndodh brenda atij 20 perqindshit te te punesuarve, sa here i kane paguar TE VENDI parate, sa here jane hequr per te paguar serish. Vini re se si e ka Spitalin Universitar “Nene Tereza” domen i Ilir Metes.
    Vajten e gjeten K. Bajrabane per 250 $ (nqs ka ndodhur drejtesia amerikane nuk te harron, madje as ajo indianja qe i kerkoi me qiri ne dore, madje mbajti peng edhe ambasadorin e Italise, derisa te ktheheshin dy oficeret, qe vrane dy indiane atje) po kete predispozite INTEGRUESE ky palo Ilir me ca palo Luan, me ca palo Yje (te shuar ne gropat e zeza te korrupsionit marramendes etj, etj)si nuk e kane bie fjala per sherbimin ne kete spital, te cilin gazetat spanjolle e krahasonin me ato te Luftes se Dyte Boterore. Tani ky Ilir na del si shpetimtar i Skraparit, i percaktimit te tij ne destinacionin turistik. Shkoni shihni se c’ka bere me mermeret dhe guret ne Tomor, c’ka bere me rruget e Skraparit. Kujtojne se nuk i dijne skraparllinjte dhe shqiptaret?

  5. leka says:

    Me ne fund,mbas kaq vjetesh,tha Majko,nje fjale per te qene.

  6. QE NGA HUMBJE E BERISHES NE REFERENDUMIN PER KUSHTETUTEN E SHQIPERIS, SHQIPOERIN E PREOKUPOJNE DY PROBLEME TE MEDHA.

    Qe me humbjen referendumit per e Kushtetuten e shqiperis e deri ne ditet e sotme shqiperin e preukpojn dy probleme te medhe te te dy forcave politike.
    1. Partia Demokratike gjate gjith kesaj kohe ka hartuar strategji dhe taktika se si ti vjedh votat .
    2. Partia Socialiste e Shqiperis ka hartuar strategji dhe taktika se si ti ruajme votat nga vjedhjet e Partise Demokratike.
    Keto dy probleme te medha vendit i kan marre shum jo vetem kohe pore edhe i kan marre shpenzime te medha pa len menjeane ate me te rendesishmen qe eshte zhvillimi i vendit. Me ket Pune pake se eshte marre kush.
    Duke qen nje problem i madhe u alarmua edhe bota demokratike e cila ka derguar ne shqiperi Institutin demokratike Amerikan per ti pare keto shqietsime.
    Ne te vertet ky eshte nje problem shum i madhe.
    Vjedhja e votes pore jo vetem vjedhja eshte edhe grabitje dhe pse jo edhe pushtimi i tyre me forec ku Bverisha gjate zgjedhjeve ne pushtetin vendor per Bashkin e Tirane ka deklaruar me se nje here se: Une Beshkin e Tiranes do ta marre me mcdo cmim qe do te thote deri edhe me lufte.
    Ne te vertet kjo ishte nje deklarat qe tregonte per pushtim te demokracis megjithate askush Berishen nuk e vuri para pergj3egjesi ase Amerikan Ase Evropianet te cile edhe perse deklaruan se edhe nje vote ne se merre Edi Rama ne do te njohim rezultatin, kete nuk e bene pasi Edi Rama mori jo nje pore 10 vota me shume.
    Ketu nuk eshte puna e 10 votave.Pore eshte puna se ne morin e laborinthit te kesaje masakre elektorale Partia Socialiste e Shqiperis elektorati i fuqishem i saje mbuloi.
    – LSI-n me 20 % te votave qe i mori elektoratit te majte.
    – Mbuloi 16 000 vota te PKSH qe ja mori dhe kjo Partise Socialiste dhe i flaku ne humnere.
    – Mbuloi edhe 30-50 mije vota te trafikuera nge Berisha nga rrethet ne preferi te Tirane dhe ato te ardhura me shumice edhe nga Kosova.
    Ne ket kontekste 10 vota te Edi Rames nuk ishin thjeshte 10 vota pore nje shumfish i madhe te cilin ase nderkombetaret si mb ikqyer te zgjedhjeve nuk moren ne konsiderate.
    Keshtu pra u realizua nje masaker elektorale qe per vet realiteti ke vetem nje ze ate te pushtimit te votes se lire dhe per pasoje edhe ate te demokracise.
    Megjith kete masaker elektorale shpesh here edhe nga drejtuesit kryesor te PS degjohen zera per munges te pjesmarrjes ne votime apo shpesh here kerkojn qe fain tja lejne bazez se Parise qe ne te vertet baza eshte teper solide ndersa udheheqja e saj nuk ishte ne gjedje te mbronte voten e lire te elektoratit.

  7. aiha says:

    Mos e dhente Zoti qe te behet me koalicion me LSI-ne. Kete parti te korruptuar, qe per interesat vet behet edhe e djathte si parti. Por, per te debuar Saliun, do shtrengonim dhembet dhe do pranim, le te themi e keqja me e paket.

  8. ivani i madh says:

    Per ate nuk te besojme shume ty se ti bere aleance me ta per ndrimin e emrave shqipetare ne sllave dhe se beke per karige e per nje cope deputetllek shko tregoi nga Radaneci a Katavaroshi keto se ata besoj te besojne mos na i thuaj ne.

  9. z.Majko .eshte nder politikanet e rralle qe ndodhen ne Shqiperi !Urtesia,mencuria ,kultura dhe pergjegjesia bashke me patriotizmin qe ka teguar ky njeri ,si te gjithe kristianet ,meriton shume !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje