Fryma e Re Demokratike ka diskutuar me fermerët e Lushnjes në lidhje me programin e kësaj force politike për bujqësinë.
Drejtuesi i departamentit të bujqësisë në FRD Aleksandër Flloko paraqiti programin e partisë në lidhje me këtë fushë.
Në fjalën e tij, kryetari i FRD, Bamir Topi, tha se edhe pas 22 viteve tranzicion, qeveria ka dështuar me politikat e saj deficitare ndaj bujqësisë dhe gjithçka që politika thotë për bujqësinë është falsitet.
Topi ngriti si shqetësim problemin aktual në vend, atë të përmbytjeve si në veri dhe në jug.
“Lejojnë detin që të penetrojë në tokë dhe qeveritarët kujtohen për mbrojtjen e tokës vetëm atëherë ku deti u shkon pranë vilave të tyre. Kjo është pasojë e erozionit, keqmenaxhimit të pyjeve apo mosfunksionimit të kanaleve kulluese, ndaj bujqësia duhet ridimensionuar nëpërmjet një reforme tërësore institucionale,” tha Topi.
Topi në fjalën e tij ngriti si problematikë çështjen e qumështit, e cila pak kohë më parë krijoi një kaos në vend dhe kjo me qëllim dëmtimin e industrisë, imazhit dhe interesave të qindra fermerëve në vend.
“Një tjetër prioritet më programin e FRD-së për bujqësinë do të jetë edhe rikthimi i dinjitetit institucioneve kërkimore shkencore, të cilat sot nga qeveria janë kthyer në institucione militantësh,” theksoi Topi.
Kreu i FRD mbajti qëndrimin zyrtar të kësaj partie për vendosjen e një takse speciale mbi taksat e BE-së në funksion të mbrojtjes nga importi të produkteve vendase.
Sami Gjergji, kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe njëkohësisht biznesmen në këtë fushë, vuri theksin te prioriteti që ka në programin e saj FRD mbi stimulimin e prodhimit të lëndës së parë bujqësore në vend.
Programi i FRD-së për bujqësinë parashikon:
I. Krijimin e një tregu të suksesshëm agrar dhe të përshpejtimin e progresit në organizimin e tregut të përbashkët.
II. Nxitjen e prodhimit vendas për produktet bujqësore dhe blegtorale nëpërmjet politikave të subvencionimit dhe kreditimit me norma të ulëta interesi.
III. Zbatimin e politikave të efektshme të përdorimit të tokës përmes masave për ujitje dhe kullim të tokave
lV. Përparime në fushën e bujqësisë organike duke vazhduar skemat e drejtpërdrejta të pagesave dhe trajnimeve mbi prodhimin organik për fermerët e bujqësisë organike.
Po per kafshet ke ndonje program?
Cfare? As qe nuk mund te behet fjale se:
1.) Nuk ka mjete financiare per zbutjen e tyre…
2.) Numri i egersirave eshte rritur aq shume sa qe realizimi i ketij programi do te ishte krejtesisht i pa mundur.
Ky po ta mbush mendjen.. rri rri e keput ndonje buf…… sa qe president nuk u ndje fare tani u zgjua…