Fryma e Re Demokratike diskutoi në Tiranë me grupet e interesit, ekspertë dhe studiues programin e vet mbi shëndetësinë. Në prani të pjesëmarrësve, drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në FRD, Aleksandër Sallabanda, paraqiti programin e partisë në lidhje me këtë fushë. Ai bëri një pasqyrim të situatës së sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe theksoi krizën e thellë të moralit profesionist në shëndetësi.
“Programi i paraqitur nga FRD është i përgjegjshëm dhe realist, sepse nxjerr në pah ato që janë bërë dhe e vë theksin mbi ato që duhen bërë,” tha Topi.
Duke u ndalur në programet e partive politike në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, Topi tha se partitë huazojnë njëra-tjetrën duke e bërë situatën qesharake. Në fakt është PD që së fundmi po akuzohet se po vjedh programin e opozitës, edhe pse është në pushtet.
“Partia në pushtet, përpara se të japë një premtim të ri,duhet të japë llogari për situatën e mjeruar në shëndetësi dhe premtimet e pambajtura gjatë 8 viteve në qeverisje,” tha Topi.
“FRD do të ndërtojë një program realist që bazohet tek arsyeja, logjika dhe eksperienca botërore,” vijoi Topi./ep
Premtimet e FRD
-Ndërtimi i Gjykatës për Mbrojtjen e Shëndetit të të sëmurit dhe qytetarit.
-Financimi i të drejtës së sistemit shëndetësor (mbi 3% e GDP).
-Luftë pa kompromis kundër konflikteve të interesit dhe korrupsionit.
-Fuqizimi i respektimit të të drejtave të pacientit dhe normave të etikës mjekësore.
-Fuqizimi i institucionit të kontrollit të barnave.
-Fuqizimi i rolit të mjekut të familjes në shërbimin parësor dhe rritjes së rolit të personelit infermier në institucionin e kurimit.
O Bamir, nuk po thua asgje konkrete mor vella.Fjalimet e tua jane si hartimet e nje nxenesi te 7 vjecares. Pa fakte dhe pa asnje lloj shifre, vetem fjale ne tym…. Pse nuk flet hapur per plaget qe jane hapur: per vrasjet ,krimet e shtuar , gjyqesorin e korruptuar, korrupsionin ne majat me te larte, shkollat e degraduara, analfabetizmin ne rritje, ekonomine e rrenuar , por thua tog fjalesh pa kuptim si “do te skanojme situaten ” dhe nuk thua asgje konkrete se cfare programi keni….. Keshtu nuk merr dot vota . Duhen njerez me vizion e te ndershem te ndertojne ate qe keni shkateruar …..
HESHTE, si Kryetar i Grupit Parlamentar te Mazhorances (PD) per 4 vjet, BELBEZOVE si President edhe 4 Vjet! SHYQYR qe te ERDHI Goja! Me Programin per Shendetesine,futu me Opoziten e Bashkuar! Se bashku edhe me AKZ me PROTESTA Masive, duke filluar nga 7 Prilli, Vendi te Drejtohet me nje Qeveri TEKNIKE. Po pritet Qerhorin ‘013 Berisha Veteshpallet MBRET!
Me adoleshentin SALLABANDA dhe me hajduten Gerta GUMENI do te rregulloje Bamka shendetesine.
Shko ha pace tek restorant Gjirokastra se po mbaron…
Ky Bamiri ka grumbulluar disa tropojane qe tashme jane kunder Sales plus edhe disa tironca qe nuk i njeh njeri ne Tirane.
Le te marre edhe Mand Hasonin nje tifoz budalla te Tirones, qe aktualisht eshte ne SHBA, se me kete mund te qajne edhe hallet e FC Tirones.
NGORDHI KOHA E PARTIVE O METE PER VETE.
FRD ka rrugen e saj,shanset e saj,duke kritikuar mangesite tmeronjese te dy binjakeve PS-PD te cilet jane pergjegjesit Nr1 te kaosit Shqiperi.Ky eshte fakt.Legenet qe kritiokjne FRD jane bythelepiresat deshtake qe na ngelen ne klase 3 here rjesht si te ishim nje popull bagabond.
Pikerisht Z.Bamir dhe stafi i tij ka shume te drejte qe duhet te japin llogari mekataret para se te mashtrojne per vota te reja.
I pari duhet te jape llogari saliu per premtimet qe beri dikur dhe sot ato jane realizim ZERO,ne shume fusha minus.
Duhet te jesh naif,leshko,gomar,budalla,te votosh mekatarin sali,tani ky i pa afte perseri po mbjell metodat komuniste te frikes ne popull.Frike ne shpirt do te thote semundje,gangrene,vdekje e bute identike si metode e enverit,jazek qumshi i nenes per kete burrac.
FRD nuk bazohet ne frikesim te shqiptareve, bazohet ne ndershmerine e programit te saj dhe ne ndergjegjesimin e nje populli te mashtruar,te raskapitur,te vjedhur,te braktisur nga ajdute ne pushtet me parullen O METE PER VETE.