TemA TV/ “Ku e ke investitorin shqiptar”- Braçe: Përse u jepen koncesionet vetëm të huajve? (VIDEO)

25 Mars 2013, 13:55Sociale TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, duke folur në Kuvend gjatë një debati me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ka kërkuar nga ky i fundit të përgjigjet për bilancin e privatizimit të aseteve shtetërore. Duke pyetur “ku e ke investitorin shqiptar”, Braçe ka thënë se qeveria ka zhveshur shqiptarët nga çdo interes kombëtar, duke dhënë koncesione vetëm për biznesmenë të huaj.

“Ligji ka përcaktuar garë e konkurrencë për koncesionet, por këta po japin edhe bonuse. BE e ka konstatuar si korruptive këtë praktikë. Kërkoj nga ministri i Ekonomisë një bilanc të koncesioneve dhe mënyrës si janë privatizuar pasuritë tona”, tha Braçe.

Ministri Haxhinasto u përgjigj duke thënë se opozita po kërcënon investitorët, me kërcënimet se do të prishë kontratat koncesionare kur të vijë në pushtet.

“Natyrisht që ka probleme, por duhet të keni edhe kurajën se çfarë është bërë me to. Ka pasur edhe penalitete për heqjen e licencave. Ka dhe një numër tjetër masash që Ministria e Ekonomisë i ka iniciuar dhe vazhdon t’i iniciojë. Natyrisht që nuk mund të hidhemi direkt në prishjen e tyre, por do ndjekim hapat e ligjeve. Mund t’i çoni ankesat tuaja edhe për procedim ligjor, por ju lutem, mos spekuloni. Mos i dekurajoni investitorët e huaj me prishjen e koncesioneve që thoni, sepse i bëni dëm në radhë të parë qytetarëve, që i privoni nga punësimi”, tha Haxhinasto./ b.l

16 komente në “TemA TV/ “Ku e ke investitorin shqiptar”- Braçe: Përse u jepen koncesionet vetëm të huajve? (VIDEO)”

  1. Rilindje says:

    Sali serbi shiti cdo pasuri te shqiptareve dhe parate do i bej rrush e kumbulla per zgjedhje. Por do te pergjigjesh per te gjitha Plaku Mere. Se pari do dalesh ne pension ne daten 23 qershor dhe me pas do shkosh ne gjyq, qofte edhe me barrele si Mubaraku. Ato qe nuk paguhen ne vend, shenohen ne defter.

  2. aiha says:

    Berishes dhe qeverise se tij nuk i intereson qe te pasurohen shqiptaret se perbejne nje kercenim dhe rrezik per fronin e tij… Ai do t’i shohe te rrenuar, te mjere, qe te jene nen varesine e tij edhe per buken e gojes…

    1. Tarrasi says:

      Kjo eshte mese e vertet Shqiptaret e Bashkuar dhe te fuqishem ekonomikisht jane rrezik vdekje per Berishen dhe familjen e tij.

      Prandaj ndodhen firmat piramidale

      Prandaj ndodhi bllokimi i letrave me vlere per blerjen e cdo prone shteterore.

      Prandaj cdo i huaj sidomos ato sllave si puna e serbeve dhe Grekerve kane me shume mundesi favorizuese ne gritje te bizneseve monopolistike si c’jane kocesionet e Telefoneve, linjave elektrike, rrjetet bankare mineralet pasurite e palujtshme etj. Prandaj ska dogane per mallrat ushqimore dhe buqsore te huaja kurse fermeret shqiptare i hedhin ne lume prodhimet buqesore se hasin me mijra perngesa dhe nje ndihme inezistence nga nje shtet qe nuk i sherben popullit te vet.

      Shqiperia do behet e shtet dhe e drejte kur cdo gje te jete ne duart e te huajve dhe shqiparet jane puntore dhe sherbyes ne vendin dhe shtetin e vet.

      Kjo eshte fytyra e vertet e shtetasit Sali Berisha. Qendrimi i tij ne pushtet ka qene dhe eshte rreziku me i madh qe kombi shqiptar ka pasur ndonjehere.

    2. vani says:

      ore te lumt goja o erjon brace. vetem ti ja gris letrat e haleve ne turi sali pleres edhe 20 hajduteve te ulur ne foltoret e ministrave. duhet me ardh rilindja e kombit per te ndezur edhe njeher shqiperine. se na ka len ky sali gerdeci vetem ne prozhektoret e shtetrrethimit te tij. 23 qershor, ndryshim. rilindje

  3. Flet mjeku says:

    Berisha nacionalist i flakte, tjeter thote, dhe tjeter ben ne realitet. Flet per nacionalizem dhe interesa kombetare kur nderkohe asnje koncesion nuk kane marre investitoret vendas.

  4. alban4eva says:

    pergjigja dhe justifikimi i Haxhinastos, eshte tamam si mbiemri i tij, pergjigje haxhinjsh.. Bracja i ka bere pyetje te sakte qe kerkon pergjigje te sakte dhe te qarte.. Haxhi pordha flet kodra pas bregut.. nuk dine me si te genjejne..!!

  5. erion says:

    O Mero, per cfare investitoresh shqiptare flet ky, per Samirin e Bitijes? Harron qe vet e perflet dhe pastaj pyet ku jane investitoret shiqptare me 30% borxhe te keqia neper banka. Hajde Samir, hade se ti je shqiptar i kulluar.

  6. Erion Brace says:

    DEGJOINI SHIFRAT DHE PESHTYINI KETA POLITIKANE!!

    KESHTU SALI BERISHA DHE ILIR META

    KANE NGRITUR SISTEMIN E ZHVATJES SE PASURIVE KOMBETARE NE AR, ARGJEND, BAKER, KROM ETJ!!

    KESHTU SALI BERISHA DHE ILIR META

    KANE NGRITUR SISTEMIN “KONCESIONAR” TE ZHVATJES SE PARAVE TE SHQIPTAREVE DUKE BLERE SHERBIME TE SHTRENJTA;

    VETEM ME DY KONCESIONE DO U MARRIN PER 10 VITET QE VIJNE 290 MILION EURO!!

    JU PAGUANI, ATA FITONE!!

    JU RROPEN PRIVATISHT!
    SHPORINI POLITIKISHT!!

    Fusnote:
    Argumentat e mia per hidrocentralet, kromin, bakrin, arin, argjendin, sherbimet publike perballe zevendesit te Berishes Edmond Haxhinasto pak me pare ne Parlament.

    Zoti Minister,

    Ju nuk bete bilancin qe ju kerkova, ju genjyet. Do ua provoj.

    Sa here qe Sali Berisha, ju si zevendesi I tij apo dhe ministra para jush, kane folur per koncesionet, kane premtuar me buje:

    Investime; shfrytezim me eficence maksimale te pasurive; punesim-kjo persa I perket koncesionimit te pasurive kombetare;

    Cilesi te re sherbimi; cmime me te lira; eleminim te korrupsionit-kjo persa I perket koncesionimit te sherbimeve

    Po I marr me rradhe;

    Se pari ne koncesionimin e pasurive kombetare:
    Burimet ujore jane koncesionuar masivish prej vitit 2007 e ne vijim; qellimi ka qene ndertimi I hidrocentrale dhe shfrytezimi per prodhimin e energjise elektrike.

    Keni krijuar vizionin e rreme te superfuqise europiane ne energji, pastaj ulet pretendimet ne superfuqi rajonale, pastaj edhe me ne superfuqi ballkanike.

    Ne fakt ketu skemi te bejme hic me nje superfuqi. Shifrat e deshmojne kete:
    Sali Berisha ne 8 vjet, bashke me ju ne kater vitet e fundit, ka firmosur 112 letra-kontrata koncesionare;

    Permes tyre do te investohej nje shume prej:
    2.7 miliard dollare;

    Permes tyre do te ndertoheshin 307 hidrocentrale me fuqi te instaluar 1 454 MG.

    Ne fakt deri tani:
    jane ndertuar e jane ne prodhim vetem 32 hidrocentrale-pra as 10%;
    jane investuar vetem 210 milion dollare-pra as 10%;
    kapaciteti I instaluar eshte vetem 107 MG-pra as 6% e fuqise se premtuar dhe as 4% e fuqise se instaluar ne Shqiperi.

    Ku eshte superfuqia ketu?

    Zoti Minister;
    Sali Berisha I pari dhe ju me pas, I premtuat shqiptareve 160 mije vende; zevendesi juaj Bozdo detajoi premtimin publikisht dhe tha se:

    Gjate 4 viteve do te ndertohen 136 hidrocentrale dhe ato do te gjenerojne 50 mije vende pune!!

    Ku jane?

    Nga 136 hidrocentrale te premtuara jane ndertuar vetem 32! Vendet e punes kurre nuk u bene 50 mije, madje 52 mije shqiptare humben vendet e punes.

    Zoti Minister;
    Ky eshte nje raport I KLSH I publikuar ne majin e vitit qe shkoi; nje hetim I hollesishem dhe profesional I vetem 1/3-tes se kontratave koncesionare ne energjitike; konkludon se:

    -procedurat kocesionare kane qene vetem “propozim I pa kerkuar”, pra I identifikuar nga vete perfituesi;
    -kontratat jane negociuar ne afate te shtyra, madje tej afateve te garancise se ofertes duke e bere te pa mundur sekuestrimin e saj sipas ligjit ne rastin e mospermbushjes se detyrimeve;
    -kontratat nuk jane zbatuar dhe ne rastin e mos fillimit te punimeve nuk jane mbajtur penalitete;
    -kontratat nuk jane zbatuar edhe kur kane nisur punimet; madje punimet kane nisur pa plotesuar kushtet ligjore; madje madje punimet nuk jane shoqeruar me situacione, fatura tatimore te mallrave e sherbimeve, makinerive e paisjeve, duke vene ne dyshim vleren e investimit dhe bere te pamundur llogaritjen dhe mbajtjen e penaliteteve ligjore;
    -fee koncesionare nuk eshte llogaritur e nuk eshte mbajtur nga prodhimi I energjise;

    Demi arrin ne mbi 6 milion dollare vetem ne 1/3 e 1/3-tes se kontratave te kontrolluara. Me e vecanta eshte se koncesionet e politikes, deputeteve dhe ministrave jane koncesionet me shkeljet me te renda, per to nuk jane marre as penalitetet!!
    KY ESHTE SKANDAL!

    Keshtu pasuria kombetare ne burimet ujore u zaptua, me letra dhe ne terren. Menduan se letrat fuqiplote do ti shisnin dhe do te merrnin para, shume para; por nuk llogariten krizen. Letrat ju mbeten, por detyrimet e penalitet vijojne te llogariten, per aq kohe sa kontratat nuk ua prishin.

    Ligji eshte I qarte: kontrata duhet prishur, neni 28 pika 1 e tij:

    Autoriteti kontraktues, nëse nuk parashikohet ndryshe në kontratën e koncesionit, mund ta zgjidhë kontratën kur:
    a) ka arsye të mendojë se koncesionari nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet, për shkak të paaftësisë paguese, shkeljeve serioze apo të rasteve të tjera që pengojnë apo nuk bëjnë të mundur vazhdimin e kontratës së koncesionit;
    b) koncesionari dështon në sigurimin e financimit të projektit brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës së koncesionit.

    Zoti minister;

    Pse nuk I prishni keto kontrata? Ky eshte rasti kur ju keni zaptuar burime te rendesishme te ekonomise kombetare e i mbani me zorr duke bllokuar ekonomine e mbajtur njerezit ne varferi.

    Zoti Minister;

    Burimet minerare, thuajse te gjitha jane vendosur nen administrim privat, bakri e kromi posacerisht.

    Po ndalem tek bakri;
    nje pasuri e tere e cila I eshte leshuar me koncesion shoqerise Beralba-10 objekte, nder te cilat ka mbajtur e ka funksionale vetem 5, por te mjaftueshme per perfitime te medha.

    Kushti ishte te investonte Brenda vitit 2006 24,6 milion dollare por ka investuar vetem 20.9 milion.

    Por nuk eshte ky shqetesimi. Problemi qendron ne faktin se nuk ka asnje bilanc ekonomik te dokumentuar qe te materializoje treguesit kyc te koncesionit, investimet posacerisht!

    Ky eshte raporti I KLSH dhe kjo thuhet qarte ketu. Koncesioni kur u kontrollua nga KLSH kishte 2 vite pa monitorim (09-11), nderkohe qe kontrata duket qarte qe nuk eshte realizuar.

    Per me keq, perfitimet tona, shqiptareve jane minimale. Per te mos thene qe ne po zhvatemi.

    Denoncimi qe vjen nga KLSH qysh vjet ka te bej me nje fakt edhe me te rende:

    Mos llogaritjen e perfitimeve nga metalet e tjera qe shoqerojne koncentratin e bakrit si ar, argjend etj.

    Imagjinoni, llogaritet te jete shfrytezuar deri tani 600 mije ton mineral bakri I pasuruar duke perfituar 110 mije tone koncentrat bakri, shoqeruar me metale te tjera si ar e argjend, por per te cilat Qeveria nuk merr asgje e kompania private perfiton padrejtesisht gjithcka.

    Po po, EDHE KY ESHTE SKANDAL!

    Per te qendruar tek bakri, minister, dua te pyes per miniserat e tjera, Arrez, Tuc, Paluce, Qafe Bari, Gurth 1 e Gurth 2, Letitna.

    Ke kurajo te madhe qe ke shkelur ligjin dhe ke licensuar kompanine Tirex per keto miniera. Pa gare. Madje duke anulluar nje gare e duke refuzuar nje tjeter. Natyrisht, kur Beralb nuk ka respektuar nje kontrate nuk ka pse te marre nje te dyte, por kush je ti qe zgjedh kompanine tende sponsor per te falur 5 vendburime te tjera bakri?

    Te kalojme tek kromi;
    koncesioni me I madh ne vend, por edhe zhvatja me e madhe, Bulqiza.

    Dy muaj me pare, ju lajmeruat se koncesioni ka nderruar pronar, I riu eshte Balfin Group ne pronesi te tregtarit Samir Mane.

    Natyrisht, per nje tregtar qe kerkon te diversifikoje portofolin ne kohen kur konsumi ne qendrat tregtare ka rene ndjeshem, ky akt mund te sjelle gezim; por per ju pse ishte lajm I gezuar?

    Minister, Bulqiza eshte pasuria me e madhe minerare e shqiptareve, ndaj ju jeni I detyruar te jeni transparent per te e mbi vendimet qe merren per te.

    Pse e fshihni vleren reale te transaksionit?
    Pse e fshihni te ardhmen e Bulqizes?

    Te gjitha dokumentat zyrtare te Ministrise, AKBN, deshmojne se kontrata koncesionare ka deshtuar; jo kete vit, por cdo vit ne 12 vite te saj.

    Kontrata e koncesionit nuk eshte zbatuar, por kontrata e koncesionit te pasurise me te madhe te shqiptareve eshte tregtuar: u lidh me DARFO spa, ajo krijoi DARFO ALBANIA, I nderroi emrin ne Albania Chrome, pastaj Darfo spa shiti kontraten tek DCM Deco Metal, pastaj ajo e kaloi tek ACR Holding; tek Balfin eshte shitja e fundit.

    Bulqiza eshte zhvatur, ka bere te pasur-pronare, gangstere e ministra symbyllur por firmoses, nderkohe qe po prek fundin.

    Degjoini shifrat, kuptoni zhvatjen dhe peshtyini keta politikane:

    Marreveshja e koncesionit parashikonte nje investim ne vlere deri:
    20.5 milion dollare.

    Deri me sot, investimi I realizuar eshte:
    7.9 milion dollare.

    Investimet duhej te ishin realizuar deri ne fund te vitit 2009. Programi eshte amenduar dy here, ne shkurt dhe korrik 2009, ne shkelje te ligjit dhe pa perfillur Kuvendin dhe perseri shuma nuk I kalon 7.9 milion dollare. 12 vjet dhe vetem kaq pak.

    Nderkohe, gjate kesaj periudhe, koncesionari ka njerre e tregtuar:

    1.2 milion ton, te vleresuara ne 376 milion dollare; vetem nga 2009-ta e ketej, ka nxjerre e tregtuar 762 mije ton te vleresuara ne 230 milion dollare.

    Pra, me vetem 7.9 milion dollare investime ka arritur te perfitoje 376 milion dollare. E kuptoni permasen e zhvatjes?

    Kane mbetur dhe 1.7 milion ton mineral kromi si rezerve ne Bulqize. Tamam ketu shfaqet klienti I ri, Balfin group. Rezerva e arritshme vleresohet ne 530 milion dollare dhe syte leshojne xixa per kete shifer.

    Ndaj u detyrua blerja per 13 milion dollare kur vetem Qeveria ka po kaq TVSH te pa rimbursuar ndaj kompanise.
    Kjo eshte shitje e blerje pa para.

    Dua te te pyes Minister, a eshte paguar rimbursimi I TVSH apo jo? Ju personalisht c’rol keni?

    Ashtu sic duhet te pyes Minister, a e dini qe miniera ka vetem 9 muaj jete?

    Ky eshte raporti e ne te thuhet qarte:
    Sasia e rezervave te nxjerrshme sipas te dhenave te specialisteve te shoqerise eshte ne masen 70370 ton, pra ne qofte se nuk do te hapen sa me pare punimet e thellesise se Minieres, jeta e saj do te jete me pak se nje vit.

    Pra erdhen, zhvaten, shiten, arketuan, shiten prape dhe, na shkaterruan dhe minieren.

    Minister, une nuk besoj tek bleresi yt! Nuk eshte zgjidhje.
    Zgjidhje eshte prishja e kesaj kontrate te pa zbatuar-sic thuhet ne nenit 11, pika 1,2; dhe gjetja ne tender nderkombetar e nje investitori strategjik! Ky do te jete shpetimi! Zgjidhja qe keni gjetur eshte krim Brenda jush! Serish zhvatje.

    Po ua them edhe kolegeve te mi socialiste: Bulqiza eshte nje ceshtje e thjeshte per tu zgjidhur, ska nevoj as per “yje qe rine e veshtrojne” e as per kronikane te rinj; ka nevoje vetem per te mbrojtur interesin public, pa ricikluar kliente te vjeter e pa krijuar kliente te rinj!!

    Po tender te ndershem ama, jo si ky I minierave te Kalimashit dhe Vllahnas, fabrikave te Kalimashit e Golajt, per te cilin KLSH thote se ishte skandaloz, pa transparence, duke perzene konkurentet e duke perfunduar tek klienti I hershem dhe I perhershem I juaji, Kurum.

    Zoti Minister;
    Nen koncesion keni menduar te kaloni dhe 8 zona ekonomike me statusin “Park Industrial”; kryeministri dhe zevendesi juaj paten premtuar qe ne to, ne 4 vite te punesoheshin 80 mije njerez.

    Ku jane? Ky eshte raporti dhe ne te thuhet se ne letra jane, por nuk u ndertuan kurre. Keni zene, dhene e bllokuar territore e mundesi ekonomike per klientet tuaj, por parqe industrial nuk ka. Klientet kane dale te tregtojne letrat tuaja, ndersa papunesia rritet.

    Shikoni, keta ju premtuan 160 mije vende pune, bazuar ne koncesione, HC e Parqe industrial, por sic ju tregova kerkend nuk punesuan, vetem ne keto dy zera 130 mije vende pune su hapen kurre!

    Kjo eshte e tera.
    Por ne kahun e koncesionimit te sherbimeve kostot jane edhe me te qarta.

    Keta kane privatizuar sherbimet per ju, ju natyrisht qe paguani:

    Privatizuan me koncension sherbimin e kontrollit te automjeteve dhe cmimi qe ju paguani per nje makine te zakonshme u rrit nga 6000 leke ne 18000 leke;

    Privatizuan me koncesion sherbimin e paisjes dhe kontrollit te kasave fiskale dhe shpenzimet u shtuan me 340-450 eu per kasen, 48 mije leke per kontrollin, 22 mije leke abonimi I sim carte, 24 mije leke mirmbajtja;

    Privatizuan me koncesion sherbimin e ngjyrosjes se karburantit dhe 10 leke per liter do shtrenjtohet cmimi, nderkohe privatizuesi do marre nga ju deri ne 15 milion euro ne vit; 150 milion euro per 10 vjet;

    Privatizuan me koncesion sherbimin e prodhimit e kontrollit te pullave fiskale dhe cmimi I tyre u rrit nga 5-13%, per barnat u vendos per here te pare 14.4 euro, dhe te gjitha I paguani ju;bejne 14 milion dollare cdo vit per 10 vjet, 140 milion euro per 10 vitet qe vijne.

    Shihni:

    VETE, ME DY KONCESIONE, PER DHJETE VITET QE VINE, QEVERIA JU DETYRON TE PAGUANI 290 MILION EURO!! DO I PAGUANI JU QYTETARET!!

    Zoti Minister ju duhet te kuptoni qe ka nje fund?

    Nuk ka me te paguaj kerkush nder shqiptare!

    I rropet!

    Kuptoni qe nuk kane me para te paguajne.

    Ju keni futur doren ne xhep dhe nuk e kuptoni qe ai eshte shpuar.

    Ju keni mohuar aksesin ne pasurine kombetare-te tyre; ju keni mohuar aksesin ne tregun e punes-pune te tyre nuk kane; ju keni ulur ne fund shpenzimet sociale; ju keni rritur cmimet e mallrave e sherbime; ju kerkoni dhe te paguajne me shume per ju, madje duke I mesuar te marrin borxh per ta bere kete!

    Kuptoni! Nuk kane me!

    Duhet tu heqin nga karriget e tyre duke shkelmuar te ndejurat tuaja. Dita po vjen!

    Dhe deri atehere po, ceshtje ideologjike eshte Minister;

    JU FOLET E MBROJTET INTERESIN PRIVAT TE KLIENTEVE TUAJ;

    UNE FOLA DHE MBROJTA INTERESIN PUBLIK DHE ATE TE SHQIPTAREVE!

    KJO ESHTE EDHE DIFERENCA MES:

    TE DJATHTES TENDE TE KLIENTEVE DHE TE MAJTES SIME TE SHQIPTAREVE!!

    1. fati says:

      mire more erjoni mire por c’ti bejme ketij te gjatit qe keni ju ne krye qe kerkon ende te beje aleance me lsi… si more nuk e kupton se ate kod qe ka menderosur vete mund te superoje vetem nese eshte i besueshem me aleatet ku personalisht mendoj se rendesi i duhet dhene AK (te pakten nga ajo qe pashe dje ne tv kishte mbeshtetje te madhe ne sallen e kongreseve) dhe se bashkimi me lsi do t’ju devijoje votat dhe do te mbeteni edhe 4 vjet te tjera ne opozite ne kohen qe vendi po lengon. Si more kaq driteshkurter eshte ky kryetari juaj qe ne ndryshim me shpellarin nuk ka piken e pragmatizmit? Duhet te japesh dicka sot qe te jesh neser ne pushtet perndryshe po kerkove ti marresh te gjitha vete mbetesh me gisht ne goje si me 2009 dhe 2011

  7. al says:

    fjalim perfekt i bazuar ne fakte qe po te ndodhnin ne ndonje vend te be ,penaliteti do ishte konfiskim pasurie dhe burgim i perjetshem. brace para zgjedhjeve beni padine per te gjithe abuzimet gjate ketyre 8 vitetve ne ministrine e ekonomise ,transporetit,shendetsise .te bujqesise dhe te mbrojtjes. skandalet skane te sosur. shkoni tani beni aleance me lsi dhe te mos merrni asnje vote.

  8. beso says:

    O Erjon,po çfare te huajsh jane ata?Ata jane prestanome,se pronaret e vertete jane shqipo berishe.Aman,mos e ngacmo salush turbinen,se do katandise edhe Osumin si Devollin,s’do leje me uje te shkoje ne det.

  9. ali says:

    investimi ne koncesionin e uzines telave shkoder eshte vetem nje shtepi per pronarin turk!!Edhe nje tjeter koncesion dhene per hajdutet.le ta shohin shkodranet si po tallet me kete popull Qeveria.

  10. nastradini says:

    SHQYPTARET DINE TE NDERTOJNE VETEM BUNKERE DHE PIRAMIDA.

    Sa ishin “Vellezerit e Perjetshem” shqyptaret ndertuan plot gjera te bukra, por dhe te shemtuara pa llogjike ekonomike, por me futjen e Enver Hoxhes ne Dimrin e Vetmise se Madhe shqyptaret ndertuan vetem buknkere dhe piramida kufitare. Ne Demokraci kjo tradite vazhdoi dhe Saliu ndertoi Piramidat e tij Financiare dhe i vuri zjarrin Vatanit ne 97-n njesoj si Enveri me pare. Kush eshte ai patriot te ndertoje dhe te investoje ne Shqypnine tone atehere? Sic ja do shpirti zotit te vogel sa nje gogel socialist Brace? Mesiguri nuk eshte vajza famoze e Fahri Balliut se degjuma qe falimentoi dhe iku per dhjame qeni austriaku qe e mbeshteste. Mesiguri nuk eshte as Rezart Taci, sepse falimentoi albpetrolin dhe ka mbetur pa LEKA, troke fare si kercu. Po kush eshte ai Investitor famoz shqyptar atehere qe qan me lote socialiste Erion Brace? Me siguri nuk eshte miku i Edi Rames, biznesmeni famoz i fese bektashie Fidel Ylli, sepse ka kohe qe eshte futur si URRITH ne brimen e tij te ndertimit, qe kur Saliu i prishi lokalet prane konservatorit dhe po kerkon nje vend te qete ne listat e deputeteve te PS-se. Por kush atehere? Po sikur te jete Kolaneci i Enver Hoxhes, se kane bere krushqi me biznesmenin, BOSIN e BIZNES ALBANIA, Luan Bregasin. OK deri ketu qe DINASTIA komuniste le te vazhdoje shumezimin natyral te saj ne trojet tona sa te doje, por nastradini thote se Kolaneci di vetem te ndertoje PIRAMIDA diktatoresh dhe BUNKERE te Kohes se Qepes? Kush atehere? Se nastradini nuk shiqon KERKEND dhe ASKEND ne horizontin e Inteligjences Shqyptare, sepse ajo u likuidua qe ne vitet e hershme 1945 nga sadisti gjirokastrit Enver Hoxha, BOSI gjakatar i Partise se Erjon Braces. Prandaj edhe sot politika paguan si frengu pulen studio te huaja franceze dhe hollandeze, daneze apo projekte zhvillimi per Kuvende Kozmike, Xhami Bombastike dhe per nje Tirane Fantastike. Sepse thjesht o milet i paditur:

    SHQYPTARET DINE TE NDERTOJNE VETEM BUNKERE DHE PIRAMIDA.

  11. ne kerkim te zgjidhjes says:

    Po mire o Nastradin Efendi,si burri zoti qe je,kush eshte sipas teje zgjidhja e problemit?
    Se zotrote kritikon,me te drejte gjithmone per nuk je ne gjendje te ofrosh ndonje zgjidhje,Nastradiiiiiin!
    PS ku e ke lidhur gamorin?

    1. nastradini says:

      nastradini ulur te TAJVANI
      qete pin kafe tek FILXHANI
      kerkon zgjidhje GJYNAHQARI
      sepse mo nuk e mba KANDARI
      BOSI t’ mos jete SHQYPTARI
      por i huaji dhe ZULLUMQARI
      deri kur more mik SHQYPNIA
      do te shitet si BAGETIA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje