TemA TV/ Fyle: Bëni zgjedhje me standardet më të larta, që të mos kontesohen (VIDEO)

25 Mars 2013, 11:23Sociale TEMA
TemA TV/ Fyle: Bëni zgjedhje me standardet më të larta, që

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, në fjalën e mbajtur në konferencën “Just BE”, deklaroi se duhen mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, në standardet më të larta, në mënyrë që të mos kontestohet rezultati.

“Së pari, unë dhe kolegët e mi në Komisionin Evropian shqetësohemi për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë. Ne jemi angazhuar t’i ndihmojmë ata për arritjen e aspiratave të tyre evropiane dhe unë do të vazhdoj të vij në Shqipëri i gatshëm të luftoj edhe me forcat e natyrës – kur erdha herën e fundit këtu avioni u godit dy herë nga rrufeja …

Së dyti, ky angazhim me shqiptarët dhe me palë të ndryshme të interesuara, jo vetëm që duhet të vazhdojë por duhet forcuar dhe intensifikuar më tej, pavarësisht faktit që klasa politike tani është e përqendruar në zgjedhjet parlamentare. Është e rëndësishme ta mbajmë Evropën në krye të agjendës bashkë me çështje të tjera me rëndësi dhe jo t’i largojmë këto çështje në kurriz të të tjerëve,” tha Fyle.

“Konsensusi i gjerë që ekziston në Shqipëri në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian gjithashtu duhet konfirmuar me veprime. Synimi i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian duhet përfshirë në programet dhe agjendat politike. Ky synim i rëndësishëm nuk duhet të bjerë viktimë e politikave të brendshme partiake. Konsensusi ndërpartiak dhe mbështetja e agjendës së BE-së është kyçi. Kështu ka ndodhur edhe në vendin tim dhe më së fundmi kjo ka qenë edhe eksperienca e Kroacisë, një vend që po bëhet gati të bashkohet me BE-në.

Lidhur me këtë, më lejoni të nënvizoj se është përgjegjësi e gjithë partive politike, qofshin ato në qeverisje apo në opozitë, por gjithashtu edhe e gjithë shoqërisë shqiptare, që të kontribuojnë për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme do të arrijnë një nivel të lartë standardesh demokratike që nuk do t’i lënë të hapura për kundërshtime. Duke garantuar këtë, Shqipëria do të dërgojë sinjal të fortë pjekurie dhe angazhimi ndaj vlerave demokratike dhe qëndrueshmërisë”, theksoi Fyle.

Komisioneri për Zgjerimin përsëriti faktin se BE do mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

“Publiku shqiptar duhet të kuptojë gjithashtu më mirë se çfarë është Bashkimi Evropian dhe – më e rëndësishmja – çfarë duhet të bëjnë drejtuesit politikë të vendit për ta çuar vendin përpara.

Ja pse po paraqes sot portalin e Delegacionit të Bashkimit Evropian – ne duam ta sjellim Bashkimin Evropian më pranë qytetarëve shqiptarë në mënyrë që vendi juaj të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian. Blogu synon të jetë një platformë për të gjithë ata që janë të interesuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një platformë për të shkëmbyer mendime dhe opinione dhe unë i ftoj të gjithë të marrin pjesë”, tha Fyle./ep

10 komente në “TemA TV/ Fyle: Bëni zgjedhje me standardet më të larta, që të mos kontesohen (VIDEO)”

  1. Genci says:

    Po ato 3 ligjet + Rezoluta e Idrizit mer gazep, apo e shite Doktorin?

    1. spartak says:

      Fyle ik o pall se nuk je ne Belgjik ketu je ortak me sALIUN…

  2. Ajet Delaj says:

    March 25, 2013
    KTHIMIN E LEGJITIMITETIT TE SHTETIT SHQIPTAR

    Pa hyre aspak ne cicmicet politike e lagu se lagu macja bishtin shteti shqiptar e humbi legjimitetin e tije ne Majin e 1996 se bashku me pushtetin, e ne marsin e nje viti me pas ne pranveren e 97tes humbi edhe si structure.
    Fatekeqesisht jo vetem gjate komunizmit ku shteti e pushteti ishin te unifikuar ku sundonte partia shtet edhe pas 90tes kjo trashigimi si shume gjera te tjera vazhduan te mbijetojne edhe ne kushtetet e “reja” te tranzicionit drejt demokracise.
    Pushtetet e pas 90tes te tera pa perjashtim vazhduan te aplikojne unifikimin e pushtetit me shtetin si pasoje e mbartjes se mentalitetit diktotorial te formacioneve politike qe kane sunduar Shqiperine “demokratike” pergjate tere ketyre viteve.
    Megjithse ne kushtetuten gjysmake te 98tes te socialisteve qe kreu actual i qeverise shqiptare z Beriha e ka quajtur per nje kohe bukur te gjate “kushtetuta e Mark Avdise” formalisht i ka te ndara pushtetet praktikisht asnjehere nuk ka rezultuar e vertete.
    Pra ne 15-16 vitet e fundit shoqeria shqiptare notonn ne kaos ku nuk respetohet asnje ligj e norme morale duke arritur bilance lufte persa i perket humbjeve te jeteve njerzore e duke konkuruar repuplikat e krimit persa i perket nivelit te kriminalitetit te te tera llojeve.
    Lufta e ndezur politike e pesonalizuar vetem sa e mban situaten te pandryshuar dhe nuk afron asnje zgjidhje te besueshme per te ndryshuar situaten.
    Pra pozita tenton te ndricoje gjithcka e opozita te nxije gjithcka megjithse te dyja jane njesoj pergjegjse per situaten e krijuar dhe te bidura se nuk i perqasen realitetit ekzistues.
    Opozita deklaron se ka rene shteti dhe nuk thote se kur dhe cfare eshte me keq akom nuk afron asgje se si duhet te ringrihet ai.
    Qe pushteti eshte identifikuar me shtetin pergjate 21 viteve te fundit besoj se jane dakort pjesa derrmuese e shqiptareve dhe nuk eshte bere asnjehere perpjekje serjoze per ti ndare ne respect te kushtetutes e sugjerimeve e donacioneve te vazhdueshme te miqeve perendimore.
    Nuk dua te ndalem ne avantazhet qe sjedh ndarja e shtetit nga pushteti pra heqja dore nga partia shtet por dua te theksoj se nje situate e tille kure pushteti ka legjitimitet te cunguar atomatikisht kete ineligjibilitet e percon edhe ne shtet sic random ka ndollur ne te kaluaren. Fakt ky qe ka sjelle qe bashke me renjen e pushtetit te bjere edhe shteti.
    Dua te bej vetem nje perllogaritje te thjeshte: Perafersisht gjysma e shqiptareve jetojne ne emigracion pra nuk votojne.
    Rregudhisht ne votime duke perfshire edhe votimin e Kushtetutes se Shqiperise marrin pjese ne votime pak mbi 50% te atyre shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Dihet qe te tera partite qe kane marre pushtetin ne Shqiperi pas 1997tes kane marre diku rreth 40% te votave qe te perkthyer ne raport me shqiptaret i bie qe partia fituese te qeverisi me 10% te vullnetit te shqiptareve.
    Edhe nese zgjedhjet do e kishin qene me te lirat dhe me te ndershmet ne bote gje qe realisht nuk rezulton e vertete ku asnjehere te vetme nuk jane certifikuar sit e tilla , pushtetet respektivisht shteti shqiptar pas 97tes ka qene ilegjitim ne te tera rastet.
    Pra nje pushtet ilegjitim nuk ka tagrin as nuk mund te realizoje asgje tjeter pervec pasurimit te nje grushti njerzish sic realisht ka ndollur ne 16 vitet e fundit. Politika shqiptare ti leje menjane demagogjine pasi nje pushtet e shtet ilegjitim qe nuk perfaqeson e mbron asnje nga vlerat e shoqerive perendimore nuk mund te udheheqe shoqerine shqiptare drejt integrimeve euro-atlantike pasi edhe nese ekzison vullneti dhe deshira gje qe politika shqiptare le shume per te deshiruar nuk i pranon kush ne gjirin e kombeve demokratike ashtu sic ka ndollur ne fakt gjer tani.
    Koha ka ardhur qe politika shqiptare te mos qendroje me peng i trashigimise se saje e bemave te saja te 23 vitet e fundit pasi kur ju ka dashte interesi i tyre i ndyre e meskin kane arritur amnisti e marveshje te medha edhe duke e ndryshuar kushtetuten brenda nje nate.
    Nuk mendoj se duhet qe te jesh politikan apo analist i madh qe te parashikosh qe edhe keto zgjedhje do te jene maskarade e radhes sic kane ndollur ne 22 vitet e fundit pamvarsisht perbetimeve te pushtetit se do kete process te lire e te dershem e opozites se do e mbrojme voten.
    Pra shqiptaret do sillen rrotull si kali ne lame 4 apo 8 vjete te tjera e perseri do jemi ketu ku jemi sot ne mos me keq por edhe me sa miljarda te tjera borxhe e qindra mos me thene mijra jete te tjera te marra nga kausi.
    Momenti i nje pakti kombetar per kthimin e legjitimitetit te shtetit ka ardhur ne mos pak te vonuar si gjithmone. Nuk do kishte rendesi se kush do e merrte iniciativen pozita apo opozita apo thjeshte nje force politike periferike apo thjeshte shoqeria civile ne bashkepunim me intelektualet e individe me personalitet.
    Te jeni te bindur se asnje force politike ne Shqiperi nuk eshte e afte per te kthyer legjitimitetin e shtetit per vete faktin se te tere kush me shume e kush me pak ju rendojne si boomerang gjynahet e tyre te ketyre 23 viteve ne mos me gjate pamvarsisht se per cfare perbetohen perdite.
    Edhe nese nisemi thjesht se edhe si heret e tjera dhe ligjeve ne fuqi per zgjedhjet pushtetit i ardhshem do jete perseri si shprehje e vullnetit te 10% te qytetareve shqiptare edhe nese zgjedhjet behen me te lirat dhe te ndershmet ne bote prape me kete perqindje pushteti i dale prej tyre do jete ilegjitim. Te jeni te bindur se 10% nuk eshte aksident por kalkulim dhe pune shumevjecare e klases politike per ta cuar vendin ne kete dite ku pushteti te fitohet me nje makine miell me shume.
    Te mblidhen ne nje kuvend apo pakt kombetar te tera formacioneve politike shqiptare, shoqeria civile, intelektual te shquar ne Shqiperi e diaspore duke perfshie edhe assosacionet e tyre ne diaspore per te percaktuar orjentimin politik strategjik te Shqiperise e shqiptareve dhe vendosjen bashkerisht mbi pranimin e parimeve themelore te sistemit capitalist demokratik.
    Pranimi bashkerisht se demokracia eshte perfshirje ku te bihet dakort qe te krijohet kuadri ligjor e pregaditja teknike qe ne proceset zgjedhore ne Shqiperi te marrin pjese te tere shqiptaret pamvarsisht se ku jetojne e punojne.
    Duhet te dime se Shqiperia dhe kombi shqiptar jane ne nje udhekry te histories se tyre por edhe ne nje udhekry persa i perket te ardhmes ne nje bote gjithnje e me te mistershme e ne nje Europe ne krize te thelle qe po kercenon sigurine kombetare te kombeve shume me temedhenj se shqiptaret.
    Shpesh here matja e hapave nuk eshte humbje kohe por shmangje e gabimeve qe do te rendonin mbi te ardhmen.
    Shtyrja e zgjedhje duke i paraprire nje qeverie te unitetit kombetar te dale nga nje kuvend apo pakt kombetar dhe cuarja e vendit drejt zgjedhjeve te pergjithshme ne nje atmosfere krejt tjeter per mua do te ishte nje hap i zgjuar ne kohen e duhur.
    Nuk mendoj se ka shqiptar qe beson se tejzgjatja e ketij tranzicioni te dhimbeshem e notimi ne kete kaus mund ti sjelli Shqiperise e Shqiptareve drite ne fund te tunelit.
    Pra gjetja e menyrave e formave per ti thene ndal ketij kausi te gjithanshem qe po perjetojne shqiptaret me se pakti ne 16 vitet e fundit eshte zgjuarsi dhe menyra e vetme per te orjentuar Shqiperine por edhe kombin shqiptar drejt integrimeve euro-atllantike e vlerave te shoqerive te lira pamvarsisht se si do e quajme aktin, kuvend, pakt apo dicka tjeter mjafton qe te levizet nga kjo statukuo drejt progresit.
    Shqiptaret jane vonuar shume pergjate histories se tyre dhe do jete e pafalshme te vonohemi perseri qe per interesa meskine te individeve apo grupeve te vogla qofte edhe te marr peng i veseve te tyre te vonohemi perseri ne kushtet e globalizmit , internetit e suportit te gjithanshem te miqve perendimore . Shqiptaret duhet te gjejne forca dhe te angazhojne energji per te kapercyer kete situate dhe cdo premtim nga “repartet ushtarake” ne pozite e opozite te krijuara me marveshjen e tyre te 20tes per ta derguar shoqerine shqptare drejt normalitetit te nje shoqerie demokratike do te rezultoje demagogji sic ka rezultuar pergjate 16 viteve te fundit e ndoshta me deme te pariparueshme per Shqiperine e shqiptaret. Koha ecen shpejt e bota perparon me hapa galopant nuk ka kush as vullnetin as deshiren qe te presi shqiptret n perjetsi.
    Tregues i mire i ketij realiteti eshte vizita qe do beje neser ne Tirane z Fyle komisioneri i zgjerimit dhe ne protokollin e tije nuk ka palanifikuar asnje takim me politikanet shqiptare
    Nese sot para 23 Qershorit ka vend per nje kuvend apo pakt kombetar per te shmangur katastrofen e radhes e kursyer ndoshta jete shqiptaresh gjithnje me ndjenjen e pajtimit paqes, faljes e bashkimit te mendjeve dhe zemrave per qellime madhore te adhmerise mbas 23 Qershorit mund te jete shume vone por gjthsesi prape duhet mbledhur por ne kushte te tjera e objektiva te njejta me prioritete per ti derguar ne burg abuzuesit e jetes dhe te se ardhmes se Shqiperise e Shqiptareve.
    Pervoja dhe filozofia njerzore thote se kombet nuk shemben nga te keqinjte por nga indiferentet e shiptaret mendoj se e dine kaq.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  3. ismeti says:

    si more ta qortosh at te semurin , at e priti papa e kush je ti qe si flet nalmadhnis ton te qmendur

  4. xeni says:

    Nuk te besoj ty Fyle je nje naiv e indiferent per shume ngjarjevete padrejta qe jane bere ne Shqiperi dhe tani cdar na thekson per detyrat??Evropa te fut ne evrope dhe pas ca kohesh te falimenton qe te zbatosh e te punosh per te kjo eshte evropa zoti Fyle te jep nje e te mer 100 kete po e perjeton dhe fqinji yne dhe te tjeret kete evrope nuk e duam …

  5. Ylvi lagavajshta says:

    O Fyll, mjaft na “keshillove” se na hape barkun. S’ te degjon kush se je kot fare. Hajt tung o Fyll

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ajo fjala e urte e popullit tone thote :
    ” Shikon gjurmet e nuk shikon ujkun !”
    Ujku eshte sa nje gazep i madh midis te Tiranes KQZ e drejtuar nga nje ulkonje e PD qe quhet z. Lefteri Lleshi. Ujku ruhet nga OSBE se pari qe te mos kafshoje njeri pa urdher e se dyti per ta ruajtur se mos e vret kush krim Berishern !!!|!
    Pranoni zgjedhjet po me perpara ne duhet me pranu KQZ e Lleshit e te krim Berishes !
    Si kemi per te pranu zgjedhjet kur KQZ eshte e papranueshme !!!!

  7. Koz Dynjaja says:

    -O Staku , leri shakate ! te kemi pare ne TV ne zgjedhjet lokale …te kujtohet ! E dijme qe je BALLIST – tung

  8. FYLE-tr says:

    I lexoj vazhdimisht temat e “nxehta” dhe sigurisht edhe komentet rreth tyre.E verteta eshte se shumica, ne kendveshtrimet e tyre ,jane objektive ,ne analizat qe bejne,mendimet qe shfaqin,konkluzionet qe nxjerrin,pavarsisht menyres se si e shprehin ate.Te pakten te gjithe kane nje emerues te perbashket ne konteksin e tyre,se te gjithe jane ndjere e ndjehen te fyer,jane te revoltuar nga ajo qe po ndodh ne Shqiperi,ne kete tranzicion te pafund e te tejskajshem.Jane te zhgenjyer ,por dhe te tradhetuar nga performanca e pushtetit,te pushteteve ne pergjithesi,ashtu sikunder mund te thuhet me plot bindje ,te vet klases politikes ne Shqiperi,majtas e djathtas,parti e madhe apo e vogel qofte ajo.Ketu do te nenvizoja qe, pikerisht partite e vogla edhe pse s’mbajne asnje kosto mbi supet,jane pikerisht ato qe ne keto vite te “demokracise shqiptare”,kane prishur ekuilibrat,apo rregullat e lojes,te nje demokracie funksionale e fryme perendimore.Po perfitoj nga rasti te them se nuk eshte nevoja te jem me kete,apo me ate,sepse ate qe duhet bere,me mire se vet populli shqiptar,askush nuk e di,por nese do te duhej te jepja edhe une mendimin tim privat si qytetar europian,ate e ka shkruar shume bukur z.AJET.Pershendetje!

  9. pellumbi says:

    I nderuar z.Fyle . me perallat e tua e Berishes u ungopem.Po nderon ruge tani por e ke malore dhe me kthesa por dhe zoti te dha sinjale ,por vepro me vendosmeri dhe me shpejtesi.Ndero personelin e gjithe perfaqesuesve te te gjitha niveleve ne shqiperi te evropes se ike te krimbur dhe hipokrisi e gjalle ,vepro sa s,eshte vone dhe mos i beso Sali berishes.Politika e tij eshte uni dhe une di.Fatkeqesia e shqiperise.Perca e sundo.Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje