TemA TV/ Berisha: Taksa për biznesin e vogël nuk do të hiqet (VIDEO)

25 Mars 2013, 12:03Sociale TEMA

Kryeministri Berisha, gjatë një takimi që ka zhvilluar me një komunitet të biznesmenëve të vegjël, ka thënë se taksa për bizneset e tyre nuk do të hiqet, ashtu siç në fakt kanë premtuar socialistët.

Ka një diskutim të hapur për të hequr taksën mbi biznesin e vogël, e cila në fakt nuk hiqet. Këtë deklaratë e bëjnë vetëm ata, si zotëria që është kundër ligjit dhe thotë mos paguani gjobat, që le sharrën të presë pyjet, që të bëhet evazioni sa të mundet. Por, nëse nuk ekziston taksa, shteti nuk qëndron” tha Berisha.

Sipas tij, e rëndësishme është hartimi i një projekti që do të krijonte lehtësira për biznesin e vogël, dhe jo heqja e taksës për këtë të fundit.

E ndërsa ka kundërshtuar heqjen e taksës së vogël, Berisha është shprehur se nuk do të rriten taksat për bizneset e mëdha. Sipas tij, për sa kohë biznesmenët e mëdhenj do të votojnë për PD-në, taksat për ta nuk do të ngrihen.

Të shesësh taksën proporcionale si taks të barabartë, mashtron gjithë ditën. Taksa progresive është taksa e Marksit dhe synon që të mos lejojë njerëzit të pasurohen. Unë nuk kam frikë nga pasuria juaj, ajo është një e mirë kombëtare, që kthehet në të mirë të vendit. Unë ju premtoj se sa kohë të votoni PD, ju nuk do të keni ndonjëherë rritje taksash”, u shpreh Berisha./ b.l

 

10 komente në “TemA TV/ Berisha: Taksa për biznesin e vogël nuk do të hiqet (VIDEO)”

  1. Keli says:

    Nuk do te hiqet?? kjo do te thote qe do te falimentoje gjithe biznesi i vogel!

    1. PS+PD= popull i RRJEDHUR says:

      a thua do paguajne,milioneret e ps-se,taxa????hahahahaah

      1. evans says:

        ishallah te heqin taksen e vdekjes ti, se na i ke shpif 23 vjet ne skenen politike me vrasje, vjedhje, shkaterrime edhe horrlleqe.

  2. aiha says:

    Berishes i intereson vetem qe te vendose sa me shume te jete e mundur taksa mbi bizneset, dhe nuk i intereson aspak nese bizneset e vogla falimentojne sepse nuk mund te jene burim i financimit te fushates se tij…

  3. hajdi says:

    Kjo do te thote se biznesi i vogel do te paguaje taksa sa biznesi i madh??????

    CFARE TURPI, ME KETE SYSTEM DO TE PERFITOJE BIZNESI I MADH DHE DO TE FALIMENTOJ BIZNESI I VOGEL

  4. alban4eva says:

    po cfare po i behet vone S-halese per biznesin dhe taksat. S-haleja po vepron me mendimin qe neser nuk do te jete me ne pushtet, dhe perpara se te qerohet po perpiqet te beje sa me shume dem te jete e mundur..

  5. ANA says:

    KJO DO TE THOTE QE UNE QE KAM NJE BIZNES TE VOGEL DO TE FALIMENTOJ SEPSE NUK MUND TE VAZHDOJ ME KETE SISTEM TAKSIV!

  6. Horri i Bulevardit says:

    Sali shume mire bere qe e deklarove, se bogdanet e tu neper rruge dhe konferenca shtypi gerthasin me te madhe se do ja u heqim taksen biznesit te vogel, apo e pe qe nuk arrite tja marresh PS-se kete ide.
    Por nuk u vonove dhe nxorre Halimin e vogel te na deklaroje se do rrise rrogat e gjyqtareve, pikerisht tani para zgjedhjeve, perse valle? apo meqe nuk bere asnje program, kerkon qe te kopjosh programin e PS-se, se e ke te gatshem.
    Por rrogat ti smund ti rritesh se Podesta Grup, nuk vjen badjahava, do miljonat, keshtu mos premto kot se sje ne gjendje te besh me shume se kaq, fitorja jote eshte demi qe i ke shkaktuar ekonmise shqiptare qe e ke cuar ne fundin e saj.

  7. nardone says:

    nuk ka ndonje gje me shtu.kjo ka me teper rendesi pa per te heq i heq edi.kur e kane lene me bo ndonje takim keta gjigantet e politikes.

  8. vitico says:

    Mos ja vini re me Sales sepse ai vetem mashtrime din te beje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje