TemA TV/ Aleanca Kuq e Zi: Diplomacia greke po punon në OKB për delimitimin e kufirit detar (VIDEO)

30 Mars 2013, 14:33Sociale TEMA
TemA TV/ Aleanca Kuq e Zi: Diplomacia greke po punon në OKB për

Aleanca Kuq e Zi u tubua në qytetin e Durrësit në kuadër të fushatës për një “7 prill pa Berishën”. Mes mijëra mbështetësve në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, Aleanca Kuq e Zi denoncoi një ndër skandalet e radhës dhe të papublikuar deri më tani të qeverisë.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi përpara aktivistëve kuqezi se: “Aleanca Kuqezi denoncon para opinionit mbarë kombëtar shqiptar se diplomacia greke, në mënyrë konspirative po punon në nivelin e Kombeve të Bashkuara për të bërë fakt të kryer delimitimin e kufirit detar me Republikën e Shqipërisë. Përballë këtij aksioni diplomatik antishqiptar, diplomacia e Tiranës vijon të jetë tërësisht pasive dhe e paaftë për të vepruar në mbrojtje të interesave tona kombëtare. Mbasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë si antikombëtare Marrëveshjen Qeveritare Antikombëtare Berisha-Samaras për delimitimin e kufirit detar midis dy vendeve në Ngushticën e Korfuzit, aksioni diplomatik grek vijon në konspiracion të plotë të tentojë të transferojë çështjen në Kombet e Bashkuara.

Nga burimet e Aleancës Kuq e Zi mësohet se diplomacia shumëplanëshe shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për paraqitjen dhe mbrojtjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në OKB. Shtetasi Berisha dhe Ministria e tij e Jashtme po lejojnë të skadojë afati i apelimit të kësaj kërkese duke i krijuar hapësirë palës greke të imponohet në mënyrë të njëanshme.

Sot është afati i fundit i apelimit të kësaj kërkese, por shtetasi Berisha i ka hapur krahun pretendimeve greke. Aleanca Kuq e Zi e konsideron interes të lartë kombëtar ruajtjen e kufirit detar të Shqipërisë si integritet territorial, si element sigurie, si zonë ekonomike ekskluzive e pasur me florë, me faunë dhe me burime të konsiderueshme nafte, e çmon si pasuri të lartë turistike dhe bazë e zhvillimit të popullsisë rajonale shqiptare nga Butrinti deri në Himarë. Askush nuk mund të cenojë këto interesa kombëtare dhe vlera të mëdha për ekonominë kombëtare e rajonale të popullit shqiptar.

Aleanca Kuq e Zi apelon fort tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe tek misioni shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që të informojnë sa më parë opinionin publik dhe politik mbarëkombëtar mbi këtë veprim konspirativ të rrezikshëm të diplomacisë greke kundër interesave tona kombëtare.

Gjithashtu presim informim të plotë e të hapur mbi masat e veprimit që do ndërmarrë diplomacia shqiptare në këtë çështje madhore kombëtare. Është koha për ndëshkim për shtetasin Berisha dhe të gjithë ministrat e tij që u bënë pjesë e tjetërsimit të pjesshëm të territorit të Republikës Shqipërisë. Ai nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë dhe vuajtjes së dënimit për tradhtinë kombëtare”.

Më pas kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të lëvizjes që më 7 prill të marshojnë drejt Tiranës “për të nisur çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesi dhe koalicioni i tradhtarëve”.

“Më 7 prill Aleanca Kuq e Zi i ka bërë thirrje edhe policisë dhe gardës që t’i bashkohen protestës popullore për largimin e shtetasit Berisha dhe dërgimin e tij në burg për krimet e kryera,” tha Spahiu./b.l

42 komente në “TemA TV/ Aleanca Kuq e Zi: Diplomacia greke po punon në OKB për delimitimin e kufirit detar (VIDEO)”

  1. Ramy says:

    Spahiu eshte shkerrdhysi i Grekerve prandaj shqiptaret duhet te votojen AK-n, poshte akrepat socialist

    1. E masanej me e fut n’burg Doktorin a? A po bahesh kamunist a?

      1. lym trapi says:

        po lymo po me e fut. se ka 23 vjet qe te ka bere m.. mbi koke ty e gjithe shqiptareve te shkrete. me e pakta qe meriton ai eshte biruca. nuk i thone komunizem. i thone drejtesi e vertete. dicka te cilen ti sia ke iden per cbehete fjale

    2. BABLOKI says:

      TE GJITHE SA JENI VEC VRER MBILLNI. E DINI SHUME MIRE QE SPAHIU KA TE DREJTE PER FJALET QE THOTE, POR JU DJEG JUVE TE DEGJONI TE VERTETEN SE JENI MESUAR ME GENJESHTRA. HANI MUT TE TERE SA JENI. JU PO E MBANI NE PUSHTET SALI BERISHEN E JO AI.. I LUMTE AK DHE KRESHNIKUT HALLALL E PACIN GJITH KET PUNE SE PO I DEL SHPIRTI QE NE TE JETOJME NE NJE VEND ME TE MIRE. DO U SHPERBLEHET ME NJE SUPER FITORE. E JU BIJE QENERISH RRINI ATY E HANI M..PAS 23 QERSHORIT.

      1. Mithati says:

        Ky eshte nje turkoshak i qelbur, neootomanist ne palc.

        Ka te drejte kur flet per kufirin detar, por pse nuk flet per tekstet e historise qe kerkojne t’i rishkruajne turqit?

        Ik more abort i kombit se je pleh bashke me Saliun!
        Ne Shqiperi eshte e veshtire te jesh edhe kandarxhi, sepse duhet ryshfet, ndersa ky na doli e na u be menjehere politikan me ndjekes te shumte. Nga i more parate xhanem?
        Degjoni me vemendje ate qe thote sepse nuk ka asgje thelbsore, vetem kopaçe…Populist i felliqur!

    3. maja piles says:

      o ramy tu befte vellai ati bej njere o to cikat eshpis sate si njer e nje kohe se me ka mare malli. qofsh me shendet nga tafa. me mban mend a po jo ramush i vogel u rite si puna e gjinos,

    4. pan-el says:

      NUK bazohet marrja e pushtetit e bazuar ne krekosjen e pabaze pseudonacionaliste,ne zgjimin e urrejtjes ndaj fqinjeve.I ka ikur koha.Perkrahet nga pjesa e pa kulturuar dhe e pa arsimuar e elektoratit.Po qe se ajo eshte shumica ,good luck….

  2. Argita_B says:

    Po mire more Spahiu, qe je nacionalist kete e morem vesh pasi ke dale me shpate ne dore qe ne fillim, po perveç sharjes se Berishes dhe bemave te tij ke ndonje gje qe tu propozosh shqiptarevé jo per gje po faktin qe Berisha eshte sjelle si batakçi keto vite e dine mire shqiptaret pasi eshte flagrante. Si do ta zhvillosh ekonomine, si do te ulesh papunesine, si do te zhvillosh bujqesine, blektorine, sektore te cilet deri para 25 vitesh Shqiperia ishte model?
    Keto qe shkruhen me siper jane thjeshte sllogane dhe formula popullore.

    1. Doni ALBO says:

      Pse te pengon ty qe denoncon greqine per vjedhjen e detit shqiptar….Deti as qe do te preket ndonjehere, greket le ta marrin berishen po detin shqiptar JO.

      1. Argita_B says:

        Nuk me pengon fare qe kritikon Greqine, ajo qe le shqeteson eshte fakti se perveç kritikes nuk ka program.
        Pasi hapi i pare eshte sigurisht te shporret qeveria aktuale nga pushteti, pô i dyti eshte se duhet votuar per dike qe te vije ne pushtet, dhe kritika nuk eshte e mjaftueshme per te vendosur kujt do ti japim voten, pra ketu mùe pêngon.

        1. mirel says:

          cili eshte programi sipas teje, te beje premtime kot, se do bejne kete e ate, nderkohe qe shteti eshti hapur per pervetesim nga Greqia?
          bile Spahiu eshte vonuar per te sensibilizuar publikun.
          Shteti nuk ekziston me per shqiptaret po per antishqiptaret,
          dhe per kete e ka fajin Spahiu qe denoncon tradhetine?

    2. koqezi says:

      Keto qe thua ti jane ceshtje minore, ne merremi me ceshtje madhore.
      Aty ku mund te llapim sa te duam, pa na kerkuar kush llogari cfare thame dhe a jane te verteta ato qe thame.

      1. ibrahim says:

        Mutizi haje,kete faqe e zi e ka dhjer Berisha pra eshte fekale e tije,si rama,topi,biberaj etj.parti te ndertuara prej fekaleve sot kerkojne pushtet me fekale te enverit ruqi,dokle,gjinushi etj bravo.

  3. Χιμαρα says:

    U lumte, jane te zotet, punoni dhe ju nuk ju ndalon asnjeri.
    Ju jeni te zotet e fatit tuaj!!!

    1. Argita_B says:

      Sa te zotet jane i pame , aq te zotet sa çuan Greqine drejt falimentimit dhe vune ne rrezik gjithe zonen e euros.
      Zotesi quan ti kur nepermjet korrupsionit zhvendosen kufij, qeveria greke nese do te ishin ne nje vend me te vertete demokratik sot duhej te ishin ne krahe te qeveritareve shqiptare ne banken e te akuzuarve per shpronesim nepermjet korrupsionit, per shperdorim detyre, perfitime perdonale, korrupsion pasiv e aktiv…
      Problemi eshte se ti per vete perfiton para per te cilat nuk ke punuar asnje dite, as prindit e tu dhe je mesuar me kete lloj sistemi. Nuk behet dot fshatari pa identitet qytetar.

  4. Zigur Qarri says:

    Rrotacioni politik i te keqes mund te behet me forca politike te pakonsumuara me pare dhe nje nga keta forca esht AK.
    Nje Vote per AK.
    Vetem AK mund te ndryshoi ekuilibrin politik ne Shqiperi dhe te frenoje
    forcat destruktive qe jan mbrenda PD dhe PS.
    Para AK.

  5. Kritiku says:

    Idiotesite e Kreshnik Spahiut nuk mbarojne. Pellitjet e stilit berishian vazhdojne akoma. Kush e di se sa vete ne ate salle e kuptojne se cfare do te thote “delimitim”? Ore Spahiu, ore trupeshk, ne gjuhen shqipe nuk ka fjale “delimitim”. Ti ashtu se edhe shume shqiptare te tjere qe kane huazuar menyre injorante te te folurit te kosovareve. Kosovaret kur nuk arrijne te gjejne nje fjale te pershtatur ne shqip marrin nje fjale te huaj dhe i venjne nje para- apo mbrapashtese asaj fjale dhe na “krijojne” nje fjale te re ne shqip. “Delimitim” sipas Spahiut krijohet nga fjala e huaj “limit” dhe i vendoset nje “de” perpara dhekeshtu ai mendon qe te krijoje nje fjale te re te kundert me fjalen “limit” qe ne shqip do te thote “kufi”. Por i themi ketij truthari qe po na luan rrolin e “patriotit”, qe ne kete rastin e kufirit detar me shtetin grek, nuk kemi te bejme me nje “heqje kufiri” sic mund te perkthehet ne shqip fjala “delimitim”, por kemi te bejme me nje zhvendosje te kufirit detar ne dobi te pales greke. Keshtu qe te thua do te hiqet kufiri, kjo nuk ka kuptim, sepse kufi do te kete.

    Marrim dhe anen tjeter qe eshte me e rendesishme. Kur ti Kreshnik Spahiu akuzon sot Berishen bashke me bashkefajtoret e tjere qe kryen tradhetine kombetare(eshte kryer krimi tashme), ke fytyre tiu dalesh shqiptareve dhe ta besh kete? Ti ishe ne nje post te rendesishem ne kohen kur Gjykata Kushtetuese hodhi poshte marreveshjen e kufirit detar me greqine, duke e quajtur edhe antikushtetuese. Perse ti Kreshnik Spahiu bashke te tjeret qe nder ta eshte edhe ish-Presidenti Bamir Topi(qe sot ben te njetat akuza si ti) nuk bete kallzim penal ne Prokurori, ndaj tradhetareve te vendit(Sali Berisha & co.)? Ju ishit ne postet me te larta te Drejtesise dhe mundeshit qe Sali Berishen ta kishit futur ne burg qe atehere dhe tani do te kishim shpetuar te gjithe ne dhe jo te merremi me idiotesise e tij cdo dite. Perse ti Kreshnik Spahiu nuk ke bere detyren per te cilen paguheshe nga Taksapaguesit? Ti ke bere shkelje ligji, ne rastin qe nuk ke denoncuar nje krim te kryer, ne ate rast nga Sali Berisha. Te mos denoncosh nje krim do te thote qe te jesh ne te njejten shkalle fajesije ashtu si edhe krimineli, e gjithe kjo sipas ligjit. Ti Kreshnik Spahiu duhet te denohesh per shkelje te ligjit dhe kjo parashikon edhe denimin me burg.
    Shqiptare, mos u mashtroni nga kollona e peste e politikes, sic eshte AKZ(injorantet e shkruajne AK!!!).

    1. kritik me kritiket says:

      o kritik kur kritikon te tjeret se perdorin fjale te huaja beni kujdes mos ti perdorni as ju, ne shqip nuk thuhet post as &co as denoncim. sa per kallezimin e kishim te gjithe per detyre por as une e as ju nuk beme kallezim ndaj fajtore jemi te gjithe, nuk mund ta ndjejme vete gjyqtare per sa kohe jemi fajtore,por mund te bejme ndryshimin sa nuk eshte vone te mesojme nga gabimet e ti ndreqim ato.

      1. Kritiku says:

        Ke shume te drejte ne ate qe edhe une perdor fjale te huaja, por ka nje ndryshim te madh ne kete gje. Ne cdo gjuhe te botes ekzistojne fjale te huaja qe üerdoren shume shpesh edhe per te thjeshtezuar fjalite e thena. Une perdora fjale te huaja por nuk “krijova” nje te re sic beri Spahiu. Pastaj, une i perdora ato fjale pa e ndryshuar kuptimin e fjalise. Fjala “delimitim” eshte nje fjali qe nuk gjendet ne asnje gjuhe te botes dhe as qe e ka kuptimin e asaj qe donte te thoshte Spahiu. Sa per ate anen e denoncimit, une e ti mund te denoncojme gjithe diten por nuk do te arrijme asgje sepse keto denoncime do te hidheshin poshte pikerisht nga ata njerez te tipit Spahiu qe jane sot ne ato vende pune, qe e kane per detyre te zbatojne ligjin ashtu sic eshte. Ligjet nuk jane anashkaluar nga une dhe ti qe ato te mos zbatohen, por jane bere nga keta qe e heqin veten te “paster” mbas karriere qe ata kane bere ne instituticionet e deritanishme.
        Shikoji gjerat me syrin e realistit dhe llogjiko me mire para se te komentosh.

        1. Zigur Qarri says:

          Kreshnik Spahiu, deklaroi ……. diplomacia greke, në mënyrë konspirative po punon në nivelin e Kombeve të Bashkuara për të bërë fakt të kryer delimitimin(percaktimin) e kufirit detar me Republikën e Shqipërisë.

          Fjala “delimitim” eshte nje fjali qe nuk gjendet ne asnje gjuhe te botes dhe as qe e ka kuptimin e asaj qe donte te thoshte Spahiu.Kritiku

          Spahiu e ka perdorur fjalen delimitim plotesisht korrekt.
          Delimitiren nga latinishtja do te thote:kufizoj,percaktoj kufijt.
          Je teper i vogel ti,te ofendosh kosovaret dhe te korigjosh Kreshnik Spahiun.Hajt kthjellohu pak tani.

          1. Kritiku says:

            Ke dashur te besh replike por re vete brenda me fjalet e tua. Eshte pikerisht ajo qe shkrojta me siper, qe eshte nje metode tipike si e kosovareve te “shqiperizimit” te fjaleve te huaja duke u vene para- ose mbrapashtesa. Edhe ne kete rast “delimitation”(ne anglisht) pershtatet ne shqip duke e bere “delimitimin”. Tregon kjo gje per nje zgjuarsi te Sapiut apo te tipave te tille apo te kunderten?!
            Sa per kosovaret ne e dime qe ata flasin nje gjuhe primitive.
            Sa per ate deklarimin e tij se cfare po bejne greket, Kreshniku as qe po tregon profesionalizem si jurist. Greqia te beje cfare te doje dhe ajo nuk po ben nje gje te keqe nese i permbahet ligjeve nderkombetare. Puna eshte se sa te “zgjuar” jane shqiptaret qe te mos bien ne kurthet juridike. Sa te zote jane shqiptaret qe te denojne tradhetaret e kombit. Kur ne nuk jemi ne gjendje te denojme disa tradhetare brenda vendit, si do te jemi ne gjendje te matemi si edhe ushtarakisht me nje shtet fqinj?
            Mjaft me fjale boshe te mitingjeve por duam gjera konkrete!

            1. pellazian says:

              Kritiku mos ja ve re zigurit,ka nje goditje ne koke qe kur ishte i vogel,e qelluan me tigan,gjynah.

            2. Zigur Qarri says:

              Edhe nje here.Keto me poshte jan fjalet e tua.

              Fjala “delimitim” eshte nje fjali qe nuk gjendet ne asnje gjuhe te botes dhe as qe e ka kuptimin e asaj qe donte te thoshte Spahiu.Kritiku

              Shpjegimi dhe pergjigja ime ishte:Spahiu e ka perdorur fjalen delimitim plotesisht korrekt.Pra ka kuptimin e asaj qe donte te thonte Spahiu dhe jo si thua ti qe nuk ka kuptim.
              Delimitiren nga latinishtja do te thote:kufizoj,percaktoj kufijt.

              Limitiren(latinisht)-kufi
              Delimitimiren-kufizoj,percaktoj kufijt.

              Deshiron ta shpjegoj perseri qe Delimitiren ekziston ashtu si esht ne nje gjuh te Botes,pa parashtese apo mbrapashtese?

              Kosovaret nuk flasin gjuh primitive aspak.
              Ti ngaterron korrektesine e gjuhes zyrtare me dialektin.
              Korrekt me gjuhen zyrtare shqipe ka plot edhe ne territorin e Republikes se Shqiperise.Nje Prishtinas tipik te qyteteruar nuk e dallon aspak nga nje tiranas tipik te qyteteruar.
              Nese me 1972 do te ishte vendosur gegerishtja(dialekti kosovar)
              si gjuh zyrtare,atehere do ta pranoje ti te thonte kosovari qe ti flet gjuh primitive?

              1. Doni ALBO says:

                Bravo Zigur se me kenaq me shkrimet qe bene, ke intelekte ti perballosh te gjithe keta lugatet qe flasin kunder Shqiptareve ne kete rast kunder kosovareve.

            3. mirel says:

              Aman ore kritik, fjalen limit e kemi mesuar me kohe, kjo eshte e ku nderta.

    2. Doni ALBO says:

      Kritik per mjerim qenke, kur nuk din gjuhe te huaja dhe je i paditur si shumica e injoranteve ketu ma mire le krejt se cdo fjale qe shkruan vetem era m… vie.

  6. enea says:

    Ik ore shko pirdhu andej nga Anadolli ti

  7. plarent says:

    ku ka qene eshte dhe do jete vetem klelysh i berishes, nje qen i rrahur nuk behet dot ujk

  8. ''evgjitngrenesi'' says:

    ”delimitim” eshte nje fjale qe e perdorin integrimsat dhe qytetbotistet. percaktim eshte fjala shqipe qe duhet perdorur ne kete rast.
    ne nje kohe qe ne tryezen politike shqiptare kemi nje serb,4-5 shqiptare te shkombetarizuar dhe spahiun qe flet si integrims,besoj se duhet zgjedhur ky i fundit ,aq me teper qe ne partine e tij gjendet z.pasha qe permbysi marreveshjen e serbit tone me greket.
    kjo eshte domosdoshmeri per te garantuar mbijetesen tone kombetare ne te ardhmen e afert.ndryshe na pret fati i bosnjes qe shume nga ata qe identifikohen me fene dhe jo me kombin (ka sa te duash ketu),e deshirojne ne maksimum.

  9. Doni ALBO says:

    Me shume me vjen inati prej gjithave pse nje greqi e pjerdhur nga themelet luan te fortin gjithmone me shqiperine apo eshte fakti qe shqiperia vlon nga grekofilet dhe sherbetoret e tyre pastaj edhe luan rrolin e “policit” me shqiptar.

  10. Andreas says:

    Jo po do rijne te shikojne me dylbi ngushticen si puna jote !!! Lojerat jane per kalamajte, veprat per te rriturit. Ti me Kim Jongun vazhdoni te shikoni me dylbi horizontin.

  11. nibiru says:

    por jo mer kreshnik e ke gabim se praktika qe po ndjek greqia nepermjet OKB eshte e njohur dhe brenda ligjeve nderkombetare.nuk e kuptoj ti o je injorant per kete fakt ose pandeh se gjithe te tjeret jane injorante dhe ti mund tu thush cfare te duash.sic duket ti je mashtrimi i rradhes per shqiptaret(bashke me topin)

  12. ZHDUKUNI says:

    doli liliputi i berishes , kreshnik spahiu me origjinr myslymane bosnjako-kosovare dhe na bene patriotin , ka mare nje flamure te madhe ,ka mare me vete disa tabore kosovare , camer , dhe shqiptare te paguar dhe bredhin gjithe shqiperine me parat dhurate te turqise dhe berishes . ky sharlatan eshte lojtari i berishes . popull mos u genjeni me keta sharlataner . votoni edi ramaaaaa dhe partia socialiste .

    1. Doni ALBO says:

      Cenke shume “patriot” prandaj do binden shqiptaret ta votojne njeriun qe bllokoj anetarsimin e shqiperise ne BE………..ik ore se te njejte jeni si PS ashtu edhe PD.

  13. ariu says:

    O RAMY kaq pa bithe je moj goc, sa mbrpon Spahiun/Po po te shan baben,moj goc,po kerkon te hyje pd-ja ne burg komplet idiotet qe jane ne krye te saj.Qenke goce e pa ndershme, si e shite pd-n kaq shpejt.

  14. baca mertur says:

    nibiru,eshte shume e thjeshte ,po ben thirrje qe dikush duhet te merret me keto pune , kaq ….kaq e veshtire qenka per tu kuptuar???nuk thote kush qe ndermarrja e nje procedure nga nje shtet nuk qenka brenda ligjeve nderkombetare,problemi eshte cfare mund te vendoset ne te ardhmen rreth kesaj ceshtjeje, je dakort ne kete pike te pakten?
    te siguroj qe nuk do dale mashtrimi i radhes per shqiptaret!!
    butaforik apo jo , te pakten ky po e con zerin …

  15. ALDO says:

    NIBIRU TY te takon me fol nje here ne 3600 vjet me gjithe rrespektin per emrin . leri TOKSORET ta zgjedhin vete problemin.

  16. shkodrani says:

    JU JENI SHPRESA E KETIJ POPULLI TE SHUME VUAJTUR DHE TE VJEDHUR NGA TE GJITHE KETA B.Q. QE KANE QENE NE PUSHTET,POR DUHET TI MERRNI ZVARRE KETA KRIMINELE,SIC MOREN KADAFIN,ASHTU DHE E KANE PAK,TE GJITHE NE SHESH ME 7 PRILLE PER TE RREZUE KETE KRIMINEL KRYEMINISTER,

  17. Mallakastrioti says:

    ..Te nderuar Lexues dhe Komentues!Shikoj disa Komente, qe perpiqen te Anashkalojne TEMEN e Problemit qe ngre dhe me shume te Drejte Z.Kreshnik Spahiu..Pse u dashka marre me “Rregulla Ortografika”, apo ect..se c´do te thote “Delimitim” ect…Pse nuk Shikoni THELBIN e Problemit qe nga Kreshniku???apo thjesht ju mbane me Buke “Kazani” i Sali Berishes…Cilido Politikane Shqipetare, kudo qe Ndodhet ne Kosove ,Maqedoni apo Shqiperi nese do te Ngrej nje Problem te Drejte dhe ne Dobi te c´eshtjes KOmbetare duhet Mbeshtetur, Greket ja kane me te “Futur” Shqiperise dhe Shqipetareve…ne funde te fundit Bejne Politiken e Tyre dhe shohin Interesat e tyre..Linde Pyetja Shqipetaret ku jane???Si njerezit e thjeshte dhe ata qe e mbaje veten per “Elite” Politike vetem ndryshpjne ne Veshje..ne te Ngrene .. ne Makinat qe Ngasin..kurese kur vjene puna per Patriotizem vetem Blla..blla..blla…Me nje Fjale “Pordhi Kali ne Dere te Hanit theu Xhamat e Dyqanit”…Shkurt Bravo Kreshnikut dhe te gjithe atyre qe Mendojne si Kreshniku…Le ti japim nje Shanse pastaj le ta Vlersojme..pore se paku me i mire se Sali Serbovici eshte …lol

  18. valter says:

    Bravo AKZ bravo Kreshnik! Per ju qe e mbani veten te zgjuar ca me salen e ca me ramen, sdi çtju them se pertoj edhe te shkruaj por po u perkufizoj si puna e kesaj video, titulli quhet vendi i minjeve (shpresoj te dini anglisht ose frengjisht): shikim te kendshem! http://www.youtube.com/watch?v=OEPPdTQL2S4

  19. alban4eva says:

    -“jam kunder Berishicit qe po shet Shqiperine, por jam edhe kunder Spahiut qe po kundershton Berishicin”-….

    hajde hajde, hec e merre vesh mendjen e shqiptarit.. as vete nuk e di cfare do shqiptari..
    cakerdisje alla shqiptarce..!!

  20. majaxs says:

    SHqipetar mos u merrni me psikopatin K Spahiu. Ai eshte tradhetare i kombit se kerkon te perserise 7Prillin. Ai paguhet nga IRANI. Votoni per cilendo Parti SHqiptare por jo per K Spahiun, sepse ai ka mendesi DIKTATORIALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje