TemA TV/ Berisha takon Dollapin: Zgjidhni furnizimin me energji për zonat rurale (VIDEO)

1 Prill 2013, 15:12Sociale TEMA

Kryeministri Berisha ka takuar gjatë ditës së sotme administratorin e CEZ, Sait Dollapi, drejtorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Arben Ibro (OST), të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) Engjëll Zeqo dhe të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) Sokol Ramadani. Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, takimi është kërkuar nga Berisha për të zgjidhur çështjen e furnizimit me energji elektrike për zonat bujqësore dhe rurale.

“Nga bisedimet që unë po bëj me qytetarët e këtyre zonave, më rezulton se ata nuk kanë vëmendjen e duhur në lidhjen e energjisë elektrike për biznesin e tyre. Unë do të citoj një fermer, i cili foli për problemin që ka me energjinë elektrike, në stallën e tij. Normal, stallën, ai nuk e ndërton dot në fshatin e tij, pasi një stallë e madhe mbarështimi të lopëve nuk mund ta ndërtojë në lagje, por është i detyruar ta largojë në distancë nga qendra e banuar. Por një stallë, lopët e racës që mbarështon janë biznesi i tij, madje shumë i rëndësishëm, ku punëson familjen, por, në raste të caktuara, edhe të tjerë.

Ndaj kërkoj nga ju që të trajtohen po me atë përparësi që ne trajtojmë bizneset në qytet, bizneset jo bujqësore. Unë mund t’ju them se veprimtaria e biznesit në zonën rurale po rritet e fuqizohet gjithnjë e më shumë. Vetëm në Gore janë dy fabrika të përpunimit të qumështit. Ndërkohë, një fermer me të drejtë kërkon ngritjen e një linje që kalon në gjatësi në disa komuna, por që përforcon shumë të gjithë parametrat e furnizimit me energji të tyre. Linjat ishin ndofta 20 kilometra.

Ju vetë jeni ekspertë dhe keni ekspertë të tjerë të fushës. Myzeqenë dhe zonat e prodhimit të madh duhet t’i konceptojmë si zona biznesi. Unë e di që në Lushnje janë bërë investime jo të pakta në energji, por sa ka përfituar fusha në Lushnje, Fier e kudo. E tëra kjo synon që të parashikohet investim, ndërhyrje e gjithçka, për të përmirësuar në maksimumin e mundshë parametrat e furnizimit me energji në zonat rurale, që e vërteta është se po bëhen zona biznesi gjithnjë e më të rëndësishme”, ka thënë Berisha në këtë takim./b.l

22 komente në “TemA TV/ Berisha takon Dollapin: Zgjidhni furnizimin me energji për zonat rurale (VIDEO)”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Keto bisedime duhet te ndodhnin ne fillim te mandatit apo ne fund ?!?!

    1. e mjera shqiperi says:

      seit dollapi krye servili i saliut dhe kryehajduti e CEZ ? ka marr gjith administraten e ujorit dhe e ka ven te cezi!! nje vend pune 5000 euro ky seiti do na furnizoj me energji!! ehhh e mjera shqiperi me ket sali qe vej servilat e tij dhe servilat e tij shkaterrojn shqiptaret!!

    2. Pilo Lala says:

      Historine gjithmone e kane bere njerezit e cmendur. Duke nisur nga Hitleri, ky Kerrici Korese, Gadaffi, ky Kerric-Gomari Sirise.
      Une them qe ta leme te vjedhi perseri votat, sepse me duket se i kane ardhur ment. Nuk e degjoni? Po interesohet per popullin. E ka hedhur tutje edhe Fazllicin, se ate Muharrem Stojkovicin e shitjes energjise nga Serbia e futi ne dhe.
      Ore cfare po them une? Mos na ka hedhur te gjitheve trute e Gomarit ky?…..

    3. Daut Skela, Vlore says:

      Po Divanin, kur do e takoje?
      Tamam Dollap eshte ky Dollapi
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/berishajt.html

  2. england says:

    Kur po degjoja nje nate kete drejtuesin e ri te CEZ ne Top Story te Balles,ishte me te vertete nje “dollap pa sirtare” e si mundet qe nje tip i tille pa personalitet te drejtoje nje institucion kaq te rendesishem?do thote dikush qe ne po drejtohemi nga Sali mavria per kaq vite te tere!Po por Saliu pas 23 qershorit do i drejtohet institucionit qe per 24 ore do jete i rrethuar nga telat me gjemba.

  3. popolo di tirana says:

    1 Prill goxha i bollshem sivjet…

  4. uran says:

    Deklarata
    Te rinjte te rezikuar ne tregun e punes

    Ne jemi 8 te rinj, punonjes te kompanise CEZ, qe Sahit Dollapi diten e premte na ka larguar nga puna pa asnje motiv dhe i bejme apel Kryeministrit, Entit Regullator te Energjise si dhe Avokatiti te Popullit qe te angazhohen ne kete ceshtje pasi te rinjte jane te kercenuar dhe te pambrojtur ndaj arbitraritetit te ketij drejtuesi qe e ve veten mbi ligjin.

    Ashtu si ne, 10 ra punonjes te tjere, jane larguar ose ulur ne detyre.
    Ne jemi te rinj me performane te vleresuar, me ide, te shkolluar, profesional, qe punojme se na pelqen puna qe bejme. Por keto nuk mjaftojne mesa duket per z.Dollapi.

    Ky njeri e konsideron veten zot mbi ligjin, zot mbi kompanine, zot mbi jeten dhe fatin e punonjesve. Ky njeri ka tentuar te shkeli personalitetin sidomos ne te rinjve duke bere lloj lloj presionesh psikologjike deri ne largim nga puna.

    Ka larguar, pa asnje procedure ligjore me 10 ra punonjes, mes tyre shume te arsimuar jashte vendit e i ka hedhur ne rruge duke i detyruar te mendojne largimin nga atdheu sepse per kete ish komunist puna e mire nuk eshte kriter i mjaftueshem, duhet te jesh spiun, ti nenshtrohesh e ti pershtatesh atij qe te meritosh te punosh.

    Ky i vetequajturi menaxher i madh Sahit Dollapi akuzon per luks e shpenzime ish drejtuesit Cek dhe eshte angazhuar per ulje te shpenzimeve te kompanise nderkohe qe vetes se tij i ka vene nje rroge 5 milion leke dhe i vetmi shpenzim qe ka ulur eshte rroga e punonjesve qe mbajne aktualisht kompanine ne 270 mije leke te vjetra, edhe pse me arsim te larte dhe me rezultate ne pune. Cmund te beje njeriu me 270 mije leke?

    Ky person dhe fenomeni Sahit Dollapi perben nje rrezik pasi me format e tij sigurimse po rezikon korruptimin e personalitetit te nje brezi te edukuar me frymen e punes dhe deshiren per te bere gjera te mira per vendin.

    Ju bejme apel zoti kryeminister, qe te zbatoni angazhimin tuaj per ta vene ne prioritet punesimin e te rinjve kur e quani si “jetik per shoqerine dhe te ardhmen”, qe te mos lejoni qe fenomeni Sahit Dollapi te godasi‘energjine, vizionin dhe mencurine- sic thoni Ju- dhe jo shkelim personalitetin qe ne fillim te jetes te rinjve te ketij vendi duke trasheguar krijimin e Sahiteve te tjere, pasi dhe ai ka qene i ri njehere e nje kohe por zgjodhi te shkeli personalitetin e tij dhe te kthehet ne nje monster sic eshte.

    1. anonim says:

      Kujt i ben apel o idiot ? Pse nuk e di ti mardhenien e Berishes me Dollapin ? Ty mire ta paska bere se paske shprese ta zgjidhesh me Berishen.

    2. ori dr says:

      per te mos mjaftuar vetem sa me lart historia vijon…po mbyllen koheshenuesit e muajit mars dhe po vendosen pagat sipas mendjes se “drejtoreve”(hajdute me dosje te pa mbyllura)ne pozicione qe keta njerez do punojne me strukturen e re t administratorit.akoma dhe sot nuk jane bere prezent strukturat dhe vendet e punes qe do kete kjo strukture.nuk u eshte bere e ditur me shkrese punonjesve mbi detyren dhe pagen e re,nderkohe qe paga do jepet me pozicionin e ri.
      A E LEJON LIGJI KETE????

    3. A says:

      Kjo eshte mese e vertet. Ashtu sikurse Urani jane me dhjetera te tjere te shkolluar dhe te specializuar jashte te cilat po i largojne nga puna pa asnje shkak. Thjesht se nuk i pershtaten frymes se ketij bajraktari. Keta njerez jane orientuar nga strukturat e ketij njeriu tu drejtohen dyerve te gjykatave. Dollapi mendon se kompania do te shitet dhe ata nuk do te arrijne te marrin parate e tyre. Keshtu ky njeri qe ju eshte besuar menaxhimi i kesaj kompanie thjesht po fut ate ne vorbull shpenzimesh te pafundme.
      I kujtojme ketij njeriu se edhe te Ujesjellesi per nje periudhe 3 vjecare ka nderruar drejtore finance(te gjithe sepse nuk donin ta ndiqnin ne aventurat e tij).
      Ai po e kthen kete kompani ne nje ndermarrje te rendomte. Po japim nje shembull te thjeshte:
      Te hiqen e-mqilet. Te orientohen klientet jo nga pagesat me banka por me arka kursimi. Te nxirren arketaret shetites(pra nje person qe mbledh i vetem parate neper arka). Per kete njeri efikasiteti eshte nxjerrja e njerezve ne pune ne zona te largeta pa mjete e mbeshtetje. Dhe kerkohet performance per ata qe mendojne ndryshe nga ai, me qellim qe te largohen.

  5. Trust-no1 says:

    E perkthyer ndryshe do te thote: mos lini pa energji cecenet qe edhe pse nuk paguajne na japin voten.

  6. alban4eva says:

    muhabet lopesh, stallash, dollapesh dhe salinjsh.. nuk behet shtet me keta njerez me keto emra.. plus qe , S-haleja flet per lope, stalla, cipa per lopet, rruge, djathe, qepe, domate, ullinj, etj etj te tilla budalliqe..
    nuk behet shtet me maloke shpellare..!!!

  7. ceni says:

    Boll me cirkun e majmuneve dal nga shpella se jane bere te neveritshem .Ju jeni per tju mbyll ne kopshtin zoologjik sepse perbeni nji rrezik te madhe per shoqerine njerezore .

  8. popolo di tirana says:

    Ky eshte zbatim i teorike te Maos: “fshati te rrethoje qytetin”

  9. Horri i Bulevardit says:

    Ku kemi arritur, dikur keto fytyra te nxirra nga dielli i fushes dhe te thinjur te pakrehur, nuk i pranonim ne Tirane dhe atehere kur hynin, shkonin deri tek shatrivani te lanin kepucet dhe ja fusnin gjumit mba pallatit te kultures, der sa vijte autobuzi qe i kthente mbrapsh.

  10. anonim says:

    Raporti pergjegjes puntor eshte: 1 pergjegje ka ne vartesi 1 faturues dhe 1 elektricist.

    Kjo eshte struktura e re e Dollapit

  11. TT says:

    Takimi ka pasur si teme te vetme pushimin e menjehershem te 300 te punesuarve dhe punesimin urgjent te militanteve per pune vote. Informohuni

  12. K .Varfi says:

    varjant i sales per te grabitur votat,ky i di shqiptaret gomere!!!

  13. xeni says:

    Zoti Dollapi e ke shume te veshtire te menaxhos kontrollimin me furnizim per popullaten , zbulo ne radhe te pare se si vidhet e shperdorohet energjia , zbulo vjedhjet neper sahatet e pallateve se cfar behet ti nuk i di keta…sidomos vjedhjet behen te sahatet e emigranteve qe jane te larguar dhe krimilet ekonomik shfrytezone mungesen e tyre dhe vjedhin energjine pa kursim dhe ti Zoti Dollapi shikoji keta vjedhje apo nuk deshiron se jane shoket e tu qe i bejne keta vjedhje dhe askush nuk i denon dhe i kap ,,deri ku do vazhdoje kjo anarshi??Shteti eshte pertoke eshte nje magazine e varfer qe nuk di kete beje e te kontrolloje me pare , turp per kete shtet qe ka futur ne sektorin energjitik shume hajduta qe sduan tia dine per ankesat e debutoreve indiferentizem dhe mos kokcarje turp per kete shtet rrumpalle..

  14. prado says:

    nuk duhet te kete rroge me te madhe se e k/ministrit ne asnje pozicion te administrates shteterore

  15. votim koti says:

    Dollapi the best CEO of Albania. So funny, so bitter.

  16. Arta nga Vlora says:

    Ouuu po ben zhurem mediatike more Uran! Po pse apo tani te erdhi tek vetja. Me keq se keshtu keni vepruar edhe ju more Uran sebashku me ate drejtoreshen tuaj te kujdesit ndaj kjlientit Z. Dorina qe i serviloseshit si plehra asaj injoranteje qe gjasme ne emer te reformave pushonte specialistet dhe merte ne pune ata qe e paguanin. Mos te te vije hic keq se cke bere do ta bejne. Kjo eshte Shqiperia. Ne cdo rrethane punonjesi duhet te kete personalitet dhe ska nevoje per zhurem mediatike. Shefi duhet ti zgjedh bashkepunetoret e tij. Departamenti Kujdesit ndaj klientit me ne krye Dorinen dhe ju te tjret si staf jeni fare kot. Nuk kini eficence , Nuk i jepmi zgjidhje ankesave te qytetare me nje fjale jeni sa te pa afte edhe te koruptuar vertikalisht.Kjo strukture eshte krijuar vetem per te mbajtur ne pune ca persona ne emer te imunitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje