Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, ka zhvilluar një takim me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Milano të Italisë.
Rama shoqërohej edhe nga Sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj, kandidati për deputet Parid Cara si dhe Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
Duke folur për kandidatin për deputet në zonën e Kavajës, Parid Cara, kreu i PS ka thënë: “Parid Cara është deputeti i parë në historinë e parlamentit shqiptar që zgjidhet si përfaqësues i emigrantëve dhe si një shembull për t’u marrë nga të gjithë për historinë e tij të suksesit për historinë e tij të sakrificave dhe të solidaritetit me emigrantët e tjerë”.
“Sot janë të panumërta historitë e suksesit, janë të panumërta historitë që tregojnë se shqiptarët në kushtet e lirisë dhe të konkurrencës janë në gjendje të bëjnë mrekulli, që tregojnë se shqiptarët në kushtet e lirisë dhe të konkurrencës janë në gjendje t’ia dalin mbanë, pavarësisht se nga vijnë, pavarësisht se si e kanë emrin, pavarësisht se nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin apo me njerëz me influencë. Secili ja del mbanë sepse ka mundësinë t’i shprehi dhuntitë e veta, ka mundësinë që të gjejë përmes konkurrencës rrugën për të treguar se vlen dhe se atë çka kërkon përmes punës së ndershme e arrin. Unë kam qenë vetë në emigracion, unë e di shumë mirë se çfarë është emigracioni, e di shumë mirë se historitë e emigrantëve janë të gjitha të ndryshme, por ama të gjitha historitë kanë të përbashkët një gjë, kanë të përbashkët ambicien për t’ia dalë dhe kanë të përbashkët vështirësitë dhe pengesat në rrugën për t’ia dalë”, është shprehur kryetari i PS, i cili po ashtu ka nënvizuar kontributin e rëndësishëm të emigrantëve në ekonominë shqiptare: “Pa kontributin financiar të emigrantëve Shqipëria nuk do kishte qëndruar dot në këmbë, Shqipëria nuk do kishte mbijetuar dot. Ajo që kanë bërë emigrantët në gjithë këto vite ka qenë e pazëvendësueshme për ekonominë shqiptare, por më besoni shumë më pak se aq nga pikëpamja financiare dhe shumë më tepër se sa ndihma financiare për familjen është udhëtimi për të ardhur dhe për të votuar në 23 qershor. Për të përcaktuar Shqipërinë siç e duam, për të projektuar Shqipërinë siç e duam, për t’i dhënë një mundësi Shqipërisë siç e duam dhe nuk është një votë, është një votë që bën diferencën”.
Lidhur me angazhimet e PS ndaj emigrantëve, Rama ka thënë: “Ne mendojmë që ne duhet të ndërtojmë një rrugë të përbashkët ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi të investojë në Shqipëri në rast se do ta bëjë këtë, ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi të kthehet në Shqipëri për pushime apo sa herë ka mundësi në rast se do ta bëjë këtë. Ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi ta mendojë jo si një gjë të pamundur, por si një mundësi edhe ardhjen në Shqipëri përfundimisht, po edhe kthimin e fëmijëve që sot studiojnë këtu për të punuar në Shqipëri”.
Duke folur për të drejtën e emigrantëve për të votuar aty ku jetojnë, Rama fillimisht i është referuar fillimisht propozimit ligjor të PS për këtë qëllim dhe refuzimit nga PD. “Ne kemi propozuar dy herë vendosjen e votës së emigrantëve dhe kemi synuar që të gjithë emigrantët të mund të votojnë aty ku jetojnë. Kjo nuk ka qenë e mundur. Nuk ka qenë e mundur sepse PD ka qenë plotësisht kundër dhe në fakt nuk ka sesi PD të ishte pro, kur mendon se kryeministri i sotëm i Shqipërisë nuk ka zhvilluar në 8 vjet asnjë takim me emigrantët asgjëkundi. Nuk ka shkuar asnjëherë t’i shikojë në sy, ta shohin në sy dhe t’i dëgjojë për çfarë kanë për të thënë emigrantët”, ka thënë kryesocialisti.
Për kreun e PS janë dy arsyet kryesore pse vota e emigrantëve është e rëndësishme dhe e domosdoshme: “Duam të bëjmë të mundur votën e emigrantëve për zgjedhjet e mëpasme. Për ne është e rëndësishme dhe është një detyrim moral i shoqërisë shqiptare ndaj të gjithëve ju, që secili prej jush aty ku jeton të ketë të drejtën ta shprehë vullnetin e vet për atë dhe ata që duhet të qeverisin Shqipërinë me votë. Nga larg, nga Italia, nga Greqia, nga Amerika, apo nga kudo qoftë emigrantët jetojnë. Dhe ka dy arsye themelore për këtë: E para sepse ju jeni kontributorë të drejtpërdrejtë në ekonominë kombëtare të Shqipërisë, nuk jeni taksapagues shqiptarë, por jeni financues të drejtpërdrejtë të ekonomisë kombëtare të Shqipërisë dhe si të tillë ju keni jo vetëm të drejtën, por keni edhe detyrimin që të shpreheni me votën tuaj se si e mendoi ju qeverisjen dhe kush duhet ta qeverisë Shqipërinë dhe jo të kushtëzoheni që të vini patjetër në Shqipëri për të votuar. Së dyti vota juaj është shumë e rëndësishme dhe është e domosdoshme për të marrë një vendim të drejtë sovran kur Shqipëria bën zgjedhje sepse ju e ndiqni politikën shqiptare jo drejtpërdrejt të lidhur me interesa të ngushta dhe vota juaj, qëndrimi juaj është i pashantazhueshëm dhe i padeformueshëm për shkak të interesave që shantazhojnë apo deformojnë votën e shumëkujt në Shqipëri”./ep
Bravooooooooo,Rama!A do vije ne Genova?Nese po duhet te njoftohemi të mblidhemi e te gjejmë një salle të madhe ne Palazzo Ducale qe e kane ndertuar dhe durrsaket e famshem!…Emigrimi ka ndihmuar perherë Rilindjen!…Por zgjedhjet behen ne Shqiperi!…Te zhdukim QELBESIREN!
Ky po qe eshte nje lider per te ardhen sepse ky po mendon ne keto zgjedhje per te gjithe shqipetaret kudo qe jane. Shqiperia eshte ne pike te hallit dhe per te dale nga kjo situate duhet ndihma e te gjithe shqipetareve kudo qe jane. Bravo Rama.
Shqipetaret qe jetojne jashte jane te edukuar me nje kulture tjeter pune dhe duhet qe kete fryme pune ta sjellin ne shqiperi qe edhe shqiperia te filoje te ece ne rrugen e zhvillimit. Por kjo gje nuk mund te realizohet duke pasur ne pushtet nje hajdut te tille si sali berisha, qe mezi pret qe te vijne shqipetaret per tua rrjepur xhepat me taksat e tij te pafundeme.
Te falenderojme zoti Rama qe ishe mes nesh dje. Na dhe shprese qe shqiperia do te ndryshoje qe edhe ne kur te vijme te shikojme ate ndrsyhimin e mire qe kemi pritur per kaq kohe. Per here te pare e kam ndejre veten sikur isha ne shqiperi.
Heret a vone emigrantet do te kthehen ne shqiperi dhe do te investojne apo do te jetojne ketu. Por ajo qe kerkojne ata eshte qe kur te kthehen te jete nje klime e gezueshme dhe e mire per te zhvilluar biznesin e tyre. Kete kerkojne emigrantet dhe kete Rama e pohoi disa here.
Guri peshon i rende ne vendin e vet.
Jam shume i gezuar nga takimi me Ramen dje. Ishte nje gje shume e bukur qe te shikoje kaq shume shqipetare bashke dhe qe te diskutonim per problemet tona te gjithe se bashku. Per here te pare u ndjeva sikur jam ne lagjen time ne shqiperi dhe po flas me komshinjte. Ishte nje gje shume e bukur. Faleminderit Rama qe na mblodhe, te urojme qe tja dalesh ne rrugen per te ndryshuar shqiperine. Mbeshtetjen tone e ke. Bravo
Shprese per te gjithe emigrantet kudo qe ndodhen. Projekti qe paraqet Edi Rama eshte nje zgjidhje e shume problemeve dhe halleve te emigranteve. Bravo Rama, Bravo PS.
Rama brilant ne ate takim dje. Ishte nje gje shume e bukur qe te degjoje dhe te shikoje entuziazmin e atyre emigranteve qe shpresonin kaq shume qe shqiperia do te ndryshoje. Ka ardhur koha qe te gjithe te ndihen krenare qe jane shqipetare.
Berisha ne keto 8 vjet as qe i ka zene me goje ndonjehere problemet qe kane emigrantet dhe jo me qe te shkoje dhe ti takoje. Ai as qe mendon per ta dhe kete gje e tregon shume mire dhe gjendja e ambasades tone ne SHBA.
Kush tha qe Berisha nuk ka takuar asnjehere emigrantet?Berisha qendron kembekryq me ta ,por emigrantet e tije jane me te degjeneruarit e Tropojes ,Kukesit Pukes Kosoves e Serbise.I ka ne Qeveri, Parlament i ka ne Bathore Kamez e qe kane pushtuar e po izolojne qytetarine Tiranase.Saliu eshte vete emigrant ne vsndin tone Ai vetem shqiptar nuk eshte.
Mbeshtetja per programin Rilindje tani po vjen edhe nga jashte shqiperise. Atje u pa nje fryme entuziaste per here te pare pas 22 vjetesh. Ata do ta mbeshtesin |Ramen sepse duan qe shqiperia te behet si vendet ku ata jetojne. Bravo Rama, kudo qe vete perhap shprese per te ardhmen.
Emigrantet jane nje force ndryshimi dhe Rama kete force kerkon qe te sjelle ne shqiperi. Pa kete force nuk mund te shkohet ne zgjedhjet e 23 qershorit sepse dhe ata kane te drejta mbi kete shtet.
Shprese per te gjithe emigrantet, aty te cileve saliu nuk i njohu fare si shtetas te shqiperise sepse nuk ka menduar per asnje moment per ta. Parti e pare ne vend qe po lufrot per emigrantet sepse edhe ata jane vellezerit tane dhe na kane ndihmuar.
Pa voten e emigranteve nuk mund te quhet e plote kjo fitore qe do te marre Rama me 23 qershor. Ai po punon fort qe te gjithe emigrantet te japin kontributin e tyre per te sjelle rotacionin dhe per te larguar nga pushteti kete hajdut.
Shume e drejte kjo qe ka thene per emigrantet. Ai ua di meritat qe ata kane dhe per kete arsye ai kerkon ndihme nga emigrantet per te ndryshuar shqiperine. Kjo eshte gjeja me e mire per te gjithe emigrantet sepse pas 23 qershorit qeveria do ti mbroje ata per cdo problem qe kane.
Baca u ka thane te tanve qi jetojn jasht Shqypnie:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
Po, patriot..ke te drejte te gezohesh. Iliri, mbasi beri qejf me Saliun, do vije kete 4 vjecar te beje qejf me Edvinin..Lum si ne shqiptaret, cfare na pret akoma
Berisha ne 8 vite nuk ka bere takime edhe me shqiptaret qe jetojne brenda vendit, do denjoje te shkoje ne Itali apo gjetiu per te takuar shqiptaret…
Nuk ka shtepi pushimi Saliu ne Milano, nuk i pelqen aty se ka shume shqiptare. Ai shtepite e pushimit i do ne shtete ku ka pak shqiptare… se nuk do detyrohet te perballet me ta, se nuk mund te perballet.
Nuk i interesojne emigrantet Saliut, se jane mire ashtu sic jane atje. Te punojne, te sjellin te ardhura per qindra familjet shqiptare qe jane ketu dhe i kane femijet emigrante, te rrisin GDP, te permiresojne ekonomine. Mos te jene force kundershtare per pushtetin, te mos perbejne rrezik per qeverisjen e tij.
Ju emigrantet jeni hata fare more!!..po si keni ngelur atje ku ishit para emigrimit!..ju duhet shume kohe qe te integroheni ne Shqiperi kur te ktheheni..ju ka ngec sahati, more!..Si, more Shqiperia s’paska ndryshuar?! I kini syte ne b..apo ku!? Ju paska fut trute e gomarit Edi, more!
Nje nder plaget me te medha ne familjet shqiptare ka qene mungesa e baballareve neper familje, sepse kane jetuar gjithe jeten ne kurbet. Sa femije e kane ndjere mungesen e figures aterore sepse i kane pasur ne emigrim per tu siguruar atyre nje jete me te mire, te ardhura per te jetuar?
A e ka menduar ndonjehere Saliu se sa familje ka shkaterruar dhe del e flet per vlerat e familjes? Ku jane vlerat e ketyre familjeve, qe detyrohen ta shohin babain nje here ne vit ose me rralle?
Po per ata emigrante qe kane humbur ne rruget e emigracionit, dhe qe kane shkeputur kontaktet me familjaret? Po per keta, ka menduar ndonjehere?
Flet pastaj Saliu per familje?
Nuk ka ndodhur ndonjeher ne historine e parlamentit tone qe te kete patur deputet per emigracionin. Urojme qe z. Parid Cara, ashtu sic ka qene i suksesshem ne sipermarrjet e tij me perpara, ashtu te percjelle interesat e emigranteve shqiptare kudo qe jane per t’i afruar me memedheun!
Saliu krijon linja ajrore me Belle Air per ata emigrante, te lidhur ngushte me interesat e tij familjare, dhe harron miliona emigrante qe jetojne neper bote, qe i kane mbajtur gjalle familjet shqiptare ne saje te te ardhurave qe u kane derguar muaj per muaj.
Eshte ky kryeminister i pari qe i mohon shqiptaret neper bote, dhe pastaj flasim ne per diskriminimin qe i jane bere shqiptereve nga te huajt!
Ai qe i ka kaluar ne kurrizin e vet, i di dhe i kupton vuajtjet e te tjereve.
Rama ka qene vete emigrant, dhe e di c’do te thote te jesh i tille.
Rama ka bere vete jete modeste dhe e di se cfare do te thote te jesh qytetar i thjeshte.
Por Saliu qe gjithe jeten ka qendruar ne poltron, qe e ka pasur jeten fushe me lule, qe ka shijuar gjithmone darkat mondane, qe ka pasur gjithcka ka dashur pa pyetur per cmimin, nuk mund t’i kuptoje asnjehere shqiptaret e vuajtur e te drobitur, qe ne emigrim u eshte dashur te shesin dhe gjakun e trupit per te jetuar dhe mbajtur frymen gjalle.
ramen me zonjen e presim perseri ne rimini .
valbona mema (ja morsha te ligat)do te kendoje derisa te rrenqethet mishi .
te vije ne orar se perndryshe do kerceje me ne jashte salle napolonin
Berisha nuk e pranon propozimin qe shqiptaret anembane botes te votojne qe atje ku jane, se e di me siguri qe s’do ta votonin, se ai i ka harruar se ekzistojne! Nuk ia falin emigrantet dot, dhe do ta denonin me voten e lire, se keta nuk i kercenon dot me buken e gojes, nuk i kercenon dot me vendet e punes, nuk i keqtrajton e dhunon sic ben me te tjeret.
Berishes i intereson qe ata shqiptare mos te vijne asnjehere me ketu, se i mbush fletet e votimit vete ne emer te tyre.
Nuk eshte e lehte per te gjithe, per arsye kohe dhe ekonomie,por ne 23 Qershor DUHET te shkojme ne Shqiperi,eshte detyrim ndaj vetes, per te evituar katastrofen.10 vota e ka te lehte ti vjedhe, 1000 vota ja prishin llogarine.Le ta quajme si udhetim shprese, dikush shkon ne Lourdes, dikush ne meke o Jeruzalem,pak “toke e shenjte”,Shqiperia eshte per ne, sado cinike o maskarenj te jemi. Shna Noj t’na fali.Pelegrinazhi shtyhet me 10 dite.
Bisha mendon vetem per strofullen e vet.
Kjo monster ka rrjepe edhe emigrantet.Ne kushte
normale s’ka surrat me takue kerkend.Vetem gardianet
per te mos thene xhelatin.
Te gjithe e dine qe Ambasadat shqiptare jane strehe e
maskarenjve dhe jo vende ku emigrantet te gjejne zgji
dhje per problemet e tyre.
Ne fund ata emigrante qe duan ta ndjejne Shqiperine Atdhe
te tyre te sakrifikojne jo vetem ne takim per Rilindjen
por te vijne te votojne se ketu kane familjet e tyre.
Nuk do ishte ndonje hata nese emigrantet do votonin ne vendet ku ata jetojne!por problemi eshte se ky kryemonster qe drejton ate vend po i vjedh ne mes te dites me diell votat atje,e kush garanton se nuk do e bej edhe me emigrantet?prandaj duhet shporrur njehere Saliue e pastaj flasim.
jam vete emigrant kaq vjet dhe e di shume mire cfare do te thote te jesh emigrant..
sa here qe shkoj ne Shqiperi, pres te gjej ndonje ndryshim. dhe ne fakt gjej ndryshim, gjej me shume varferi, krime, vrasje, hajni, katrahure, pisllik, korrupsion, pa uje, pa drita, rruget cope cope, shendetsia si ne Afrike (kam patur eksperience te hidhur neper spitale) e keq e mos me keq..
keshtu qe une si emigrant, kur shikoj kete gjendje ne Shqiperi, nuk mund te votoj kurre per ate parti qe eshte ne pushtet, cilado qofte ajo parti, PS apo PD..
keshtu qe, keto 8 vjet qeverisje te S-halese, sa here qe kam shkuar ne Shqiperi dhe e kam gjetur ate vend halè, dhe shurrtore, me njerez harbuter, me varferi ne ne kulm, ku nuk mund te kesh as nevojat me jetike, uje dhe drita, pa le te tjerat, dhe keshtu qe duke pare kete gjendje, une si emigrant, ashtu dhe gjithe emigrantet e tjere, nuk mudn te votojme per S-halè shpellen, S-halè vampirin..
e vetmja alternative qe shof, eshte Rama. por edhe ky do jete ne prove sa kohe do jete ne pushtet.. te shohim a do ta mbaje fjalen per premtimet..!!!
Eshte shume drejte qe te gjithe emegrantet te votojne por kete mundesi e ka mohuar qeveria e korrupsionit dge genjeshtare ju zoti Rama duet te kishit kembengulur edhe me shume qe kjote kthehej ne realitet,megjitheate me mire vone se sa kurre ditet jane perpara bejeni realitet per zgjedhjet e 2o17 dhe do te shikoni qe Rilindasit emigrante jane gjalle dhe plot optimizem.
Uuuaaaa! Sa te lumtur jane emigrantet nga takimi me liderin!!!!
http://diasporashqiptare2011.blogspot.com/
Diaspora per Demokracine e Papunesine e Integrim qe mungon ne Shqiperi.
Diaspora Shqiptare e indinjuar me keto ngjarjet e fundit te zgjedhjeve qe duhet te beheshin ne menyre paqesore dhe jo e Politizuar nga asnje nga ato qe jane ne Parlement qe kur ishte ne diskutim te drejten e votimit te Shqiptareve ne Emigracion te gjithe keta Parlamentar te te gjitha ngjyrave ishin dakord qe Emigrantet Jashte Shqiperise te mos votojne Jashte Shqiperie, por perse Jo e dine mire dhe po dalin ne drite qe keto metoda te perdorur nga keto grupe gjthe keto 20 vjet demokraci. Edhe perse Diaspora ndodhet larg Shqiperise eshte e indinjuar prej shume vite per shume padrejtesi qe jane bere dhe po vazhdojne te behen shqiptareve brenda vendit ne vecanti atyre qe jane jashte Shqiperise, qe nuk kane te drejte te kene perfaqesues te tyre ne Parlament, e nuk kane te drejte Vote. Deri sa te vazhdojne ne keto Metoda te vjetra nuk do te kete zhvillim , qetesi , e demokrazi.
Ky eshte fruti qe Shqiptaret po korrin ne Vitin 2013 ne gjithe Shqiperine, nga ata qe kane zgjedhur keto 20 vjetet e fundit, Emigrantet, Rinia, Studentet, Punetoret, Intelektualet,etj kur si ne mesjete akoma njerzit vdesin nga mos diagnostikimi i parakohshem, mungesa e ujit e ndotja e prishja e ambientit, papunesia qe sjell emigrimin e perhershem qe ka mbi 20 vjete akoma ne ritje ne baze te kerkesave qe vijne ne Evrope e Amerike per pune,infrastuktura si ne vende Afrikane, drejtues Lokal e Kombetar te pa pergjegjshem qe akoma kur vine puna per zgjdhjet te behen si babai i shtepise premtojne dhe mbas marrjes se pushtetit per 4 vjet me radhe nuk flasin me goje deri sa te vijne zgjedhjet e tjera. Kurre ka ndodhur keto njezet vjet demokraci qe kurre nje Qeveri te japi doreheqje ne rast se nuk eshte ne gjendje te Realizoje reforma per zhvillimin e Shqiperise.E vetmja menyre demokratike eshte qe Rinia tja tregojne vendin ketyre me ane te Referendum te vazhdueshem per te vendosur Ligje Evropiane, Prezantues ne Parlament te Ketyre Organizmave Aktive qe ndodhen ne Shqpieri e Jashte Diaspore me te drejte vote, me votimeve te ardhshme te pergjejshme, heqjen dhe zevendesimin nga parlamenti atyre qe e kane lene popullin ne kete dite te hallit, pa krijuar kushte te mira jetese si ne vendet Evropjane, Papunesi, Emigracion te Vazhdueshem 20 vjecar e akoma ka dyndje larg Shqiperise, Rina e papune e pa te ardhme etj . Ka ardhur koha qe ne zgjedhjete e ardhshme te vendosen njerez te afte qe kane eksperience ne Evrope e Bote qe kane eksperjence mbi 20 vjete qe punojne e studiojne e jane ne gjendje te japin nje ndihme konkrete e nje integrim sa me shpejte te Shqiperise,dhe sidomos duhen perfshire patjeter dhe Shqiptaret ne Emigracion qe jane nje peqindje e larte dhe nuk kane nje perfaqsues nga ana e tyre ne Organet Lokale e Centrale ne parlamentin Shqiptar. Duhet ta dine se pa pjesemarjen e tyre nuk ka zhvillim dhe demokraci. Te gjitha shtetet Evropjane e Boterore marin pjese dhe ata qe jane ne Emigracion e votjne te kane prezantues e tyre ne Organet Sheterore Lokale e Centrale Parlament.
( Kjo te jete dhe per shqiptaret qe jetojne e punojne mbi 20 vjet ne Bote ) Atehere do ulemi ne nje tryeze per bisedim.
eshte shume e lehte te shikosh se qeverise nuk po i interesojne fare emigrantet.duhet falenderuar shume erion veliaj se bashku me stafin e tij per punen qe po bejne per emigrantet dhe per perfshirjen e tyre ne politiken shqiptare
emigrantet duhet te kene te drejte vote dhe nuk duhet te shfrytezohet vetem per te investuar ne shqiperi dhe te mos trajtohet si te barabarte me shqiptaret brenda shqiperise.duhet te marre fund njeher e mire ky veprim
emigrantet kane nevoje per politika lehtesuse kur investojne ne shqiperi kane nevoje per mbeshtetje kur ndodhen ne shtetin e huaj te ndihen te barabarte dhe pa terma raciste
emigrantat kane nevoje per ambasada funksionale qe u sherbejne atyre e jo qeverise dhe jo per ambasada qe jan ne pike te falimentit e skan para as per makina e as per takime as per qera e per asgje
Z. Berisha nuk i takon emigrantet sepse i trajton si problem, sepse kur vendosin emigrantet per tu kthyer nuk e ka mendjet ti ndihmoje te gjejne nje pune, por i trajton si te huaj qe kane ardhur per te rritur numrin e papunesise ne vend.
Emigrantet jane burim idesh dhe burim problemesh.
Edi Rama kemi besim tek ju se do beni per shqiperine dhe shqiptaret,personalisht jam kunder aleances me prostituten LSI ju lutem ne konsiderate pasi I.Meta eshte i derguari sales qe ta perdore sa here ti duhet,nese JU do krijoni nje shtet ligjor puna e pare duhet te filloje me s.berishen dhe i.meten ndryshe…..ju flm per mirekuptimin!
politika te qarta per cdo shqiptar dhe per emigrantet ky eshte kryeministri qe i ka munguar historikisht shqiperise barvo edi rama dhe bravo erion velise per platformen dhe vemendjen qe u ka kushtuar atyre