Berisha: “Kemi ndihmuar 42 mijë fermerë”. Ruli: “Ndihmuam 25 mijë fermerë”. Kujt t’i besojmë?

30 Mars 2013, 17:30Sociale TEMA
Berisha: “Kemi ndihmuar 42 mijë fermerë”. Ruli:

Qoftet janë të sigurta, hajini

Para pak ditësh, në Kosovë të Lushnjes, kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara fermerëve se kanë financuar më shumë se 42 mijë familje fermerësh.

“Nga viti 2007 e deri më sot, ne kemi financuar 42 mijë familje fermerësh në mbarë Shqipërinë. Kemi financuar rreth 1100 në rrethin e Lushnjes. Nga viti 2007 e deri më sot, ne kemi përfshirë në këto skema 26 sektorë të bujqësisë dhe blegtorisë. Ne këtë periudhë kemi vendosur një paketë të re ligjore, e cila heq çdo lloj tarife apo takse doganore, TVSH, për gjithçka ju duhet për prodhimin bujqësor, qofshin ato makineri, kimikate, medikamente për fermat blegtorale apo qofshin ushqime të caktuara për sektorë të blegtorisë. Ne kemi hequr çdo tatim që rëndonte më parë direkt apo indirekt mbi fermerin shqiptar,” deklaroi Berisha.

Por tre muaj më parë, ishte ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, që në një seancë plenare, deklaroi se ata kanë ndihmuar 25 mijë fermerë.

“Po vazhdoj me shifrat e çmimeve që ju përmendët, madhësia e të cilave nuk vendoset këtu, por jashtë. Nuk vendoset fare nga politikat e mbrapshta apo të mbara të qeverive shqiptare, por varet nga politikat globale të tyre, siç vendosen çmimet e energjisë, të drithit dhe të të gjitha imputeve bujqësore.

Ajo për çfarë mund të mburret apo të kritikohet një qeveri shqiptare është se sa e ka ndihmuar drejtpërsëdrejti fermën. Në ndihmën e drejtpërdrejtë për fermën bujqësore, ju keni ndihmuar vetëm 22 subjekte me një grand japonez që ua dhatë falas miqve tuaj. Ndërsa ne kemi minimumi 25.000 fermerë, të cilët kanë përftuar nga kjo ndihmë,” tha Ruli dhjetorin e shkuar.

Këto dy deklarata kontradiktore i servir Ilir Beqja, sekretari për programin në PS.

Tani i bie që për tre muaj janë ndihmuar edhe 12 mijë fermerë. Këtë nuk e ha kush. Është thjesht një rrumpallë shifrash si gjithmonë. Ta hajë kush ta hajë. Ky është stili i ri i mazhorancës./ep

18 komente në “Berisha: “Kemi ndihmuar 42 mijë fermerë”. Ruli: “Ndihmuam 25 mijë fermerë”. Kujt t’i besojmë?”

  1. Argita_B says:

    25 mije jane ndihmuar para tre muajsh, po Berisha keto 3 muaj ka ndihmuar personalisht dhe 17 mije te tjere..

      1. qepet e lumit..... says:

        Une them se te dy genjejne
        dhe kjo ne vartesi te funksioneve
        qe kane ne kete Qeveri te genjeshtrave.

      2. Lini says:

        Si gjithmon rakordimi 0 mes saliut dhe stafit.

      1. Tironsi "ZZ" says:

        Po ku gamori ka chip si lopet e Sales?

  2. Fuja pordhes says:

    Pse jeni kaq ne dileme,futjani pordhes dhe degjojeni vete.

  3. London says:

    Me Rrulat me Topallat dhe me Bumcat dhe Patozat Berisha duhet te largohet edhe se me vjen keq per PD se jam i militant i PD.

  4. Keli says:

    CILI THOTE ME SHUME GENJESHTRA???? AHAHAHHAHAHAH KTO JANE BERE GAZI I BOTES, CFARE TURPI QE QVERISEMI NGA DY NJERZE SI KETO DY QELBESIRA

  5. Ramy frajeri i Ben Bathores says:

    Kujt ti besojme ??? Po ja kemi Majlinda Kodrapasbregut, Mesilen e Dodajvet aaaah po mos te harrojme yllin e show’t, te ndrituren Xhozfine !

  6. Arben says:

    Nga nje ane Spiuni Monster e Kriminel “Stilolapsi”, shkurtabiqi i shemtuar si monster me gjatesi 1-nje meter mbi dhe dhe nga ana tjeter Shefi i Mafjes, Spiuni i felliqur “Penicilina”.

    Ne Burg do jene bashke shume shpejt.

    1. mete shyti says:

      Edhe une e di kete Arben ma ka thene vete Mete SHyti edhe Ladi ai Drejtori i personelit ne KDS

  7. Punesim dhe Qofte PD-je says:

    Qofte PD-je.

    Shikoni sa qoftete jane dhe gjejeni punesimin.

  8. arjanita says:

    Asnjerit!
    Keta ne 7 fjale 8 i kane rrena.
    Te pakten te kishin ndihmu fermeret qe mbyten.
    E ket jave kan me i mbyte prape.

  9. Folsi says:

    Berisha tha : Kemi ndihmuar 42000 Familje Fermeresh.
    kurse
    Ruli tha : Kemi ndihmuar 25000 Fermer.
    Pra se bashku jane 67000 Familje me Fermer.

    Pra kemi nje rritje diku per 20% nga Vitet qe vijojne.
    Pra te dashur komentues edhe politikanet shqipetare dine te bejne politike moderne Europjane.
    Pra Shqiperia ne ndryshim.

    Slogani 2013 Gjitheçka me kohen,Gjitheçka me Salen.

  10. Ola says:

    Ky eshte stili i ri i mazhorances: Shifra marramendese, t’i besojne shqiptaret, s’kane se ku t’i provojne. (mendon ai) Por i kane provuar ne kurrizin e tyre keto 8 vite, fermeret e te gjithe shqiptaret.
    Eshte e lehte te flasesh kot tere diten bla bla bla, por sill dokumente, sill prova, sill familje feremeresh qe i ke ndihmuar te flasin dhe te tregojne realisht! Mjaft kryeminister bla bla bla gjithe diten.

  11. zekthi says:

    Te dyve duhet tu besojme. Sejcili vjedh nga keto fonde per llogari te vet dhe nuk e din njeri,se çfar e sa vjedh tjetri. Deklarojne ato qe kane futur ne xhep per llogari te tyre.
    Genci me mafioz se kryeustai qe i ka rreshqitur ne keto vite si krokodil sa qe e mori edhe ate me vehte. A nuk i ngjan ne surrat krokodilit?

  12. Poli says:

    I vetmi investim qe ka bere Saliu ka qene mbjellja e ullishteve ne Jug, por qe askush nuk i shfrytezon dot se ka nje ligj 7501 qe i fut ne konflikt pronaret me te ardhurit ne ato zona dhe Berisha gezon kur per arsye te ligjit qe vete e ka bere, digjen ullishtet, askush nuk i shrytezon, zihen, rrihen, vriten banoret e Rivieres se Jugut. Asnje gje nuk ka bere, asnje gje nuk ka kopsitur, me fal, se harrova, ka kopsitur vetem korrupsionin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje