Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët.Papa Françesku: Hapini zemrën Jezusit!

31 Mars 2013, 10:39Sociale TEMA

Në të gjitha kishat e krishtera në Shqipëri e Kosovë janë ndjekur meshat e shenjta të Pashkëve.

Në katedralen e Shën Palit, në Tiranë, mbajtur mesha e shenjtë e pashkëve e drejtuar nga klerikët më të lartë të kishës në Shqipëri.

Pashkët janë momenti më kulminant i krishtërimit dhe vete thelbi i besimit sepse simbolizon ringjalljen e jetes, shpresës për jetën dhe të vërtetën.

Në fjalën e tij, mbajtur në meshën e mëngjesit, Papa Françesku i apeloi mosbesimtarëve që të hapin zemrën ndaj Zotit, ndërsa i bëri thirrje katolikëve që të hedhin një hap më shumë pranë të Plotfuqishmit.

”Ngjitja e Jezusit në qiell le të hyjë në jetën tuaj. Mirëpriteni atë si një mik dhe besoni se ai është vetë jeta. Nëse e keni mbajtur deri tani larg, hapeni zemrën dhe bëheni pjesë të jetës suaj”, apeloi Papa Françesku, i pari papë jezuit dhe argjentinas, në historinë e Selisë së Shenjtë.

”Të jeni të sigurt, që nëse e bëni këtë, Jezusi do t’iu presë krahëhapur”.

Ra në sy fakti se shërbesa e mëngjesit ishte më e shkurtër se zakonisht, për shkak të preferencave të vetë Françeskut, për ceremoni më të shkurtra dhe më pak formale./A.XH

7 komente në “Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët.Papa Françesku: Hapini zemrën Jezusit!”

  1. Toni.I. says:

    Gezuar festèn e Pashkeve pèr tè gjithè besimtarèt!Respekt pèr
    çdo SHqiptarè kudo qè ndodhet punè,dashuri,harmoni,respekt pèr
    tjetrin etj-etj.edhe njè herè GEZUAR.

  2. Ben Chicago says:

    kleriket, seksere per te na lidhur me zotin kuptohet nese ka zot

  3. arsen says:

    Gezuar Pashken te gjithe Katolikeve! Urime per gjithe Kishat qe besojne ne Jesu Krisht! I lutem Zotit Krisht te shpetoje Shqiperine nga MEKATARET, NGA ATA QE DUKE MEKATUAR NA LANE NE TRANZICION PER 22 VJET!
    Qofte kjo Pashke nje njsje per RILINDJE DHE RINGJALLJE PA SALI BERISHEN!

  4. mateu 4:2 says:

    mateu 4:2

    “Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.”

    pra krishti agjeroi ne kuptimin e plote te fjales duke mos ngrene dhe mos pire,

    kurse te krishteret sot “agjerojn” duke henger e pire me perjashtim mishit!!!!

    ky eshte agjerimi????

    si puna e disa grevisteve kur futeshin ne greve urie dhe nga pas cadrave hanin e pinin dhe pastaj dilnin ne media duke thene:

    do ta cojm deri ne fund greven e urise :))
    hahahahahahahaah

  5. Cami i Camerise says:

    Gezuar pashket.
    Dhe paqe e harmoni midis Shqipetareve kudo qe ndodhen,dhe te cfare do lloj feje qofeshin.

    PAQE E HARMONI NE FAMILJET SHQIPETARE.

    Te dua SHQIPERI,e me mungon shume.

    Nga DIASPORA

  6. Cami says:

    e viva PAPA e PAQA ne BOTE….
    PAPA Francesco eshte super,e mbi te gjitha me ka mbushur syte me lote me ate femije te semure qe e perqafonte.
    RROFTE PAQE,ja ne BOTE,pa vene re se jemi KRISTIANE,apo MYSLIMANE.
    RROFTE SHQIPERIA.

  7. nje gje eshte e vertete says:

    krishtere apo myslimane,jemi te gjithe te ardhur nga i madhi ZOTE NE KETE BOTE.
    Prandaj duhet te duhemi e rrespektohemi njeri me tjeterin.

    GEZUAR PASHKET TE GJITHEVE.

    Une qe po shkruaj jame CAME vete me origjine,por rrespekti i fese eshte nje,e te gjithe ne kete bote jemi njelloj.
    Psh;nqs mua me ndodh nje aksident automobilistik(rrugore)e kame nevoje per gjake,o grupe gjaku,mua apo atije qe ka nevoje,simbase grupit qe ka,i shkon mire grupi gjakut,i kujte do qofte,o krishtere apo myslimane,prandaj dikush ktu bone mire,mos te ngaterroje fene.
    me thirrjet nacionaliste.

    EDHE NJE HERE GEZUAR PASHKET TE GJITHEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje