Pas arrrestmit të 20 vjeçarit , Bezgim Isa , në tentativë për të trafikuar një fëmijë 7 vjeçar në fshatin Orgjost të komunës Zapod në Kukës, në polici është shoqëruar edhe kushurira e Bleona Matës.
Dyshohet se rrëmbyesi në bashkëpunim me të tjerë zgjidhnin fëmijët e farefisit,për të mos rënë në sy dhe për të pasur më të lehtë punënë e tyre.Për nënën e Bleonës , Bukurie Veizin , arrestimi i tij dhe shoqërimi i kunatës së saj Qamiles duhej të ishte bërë me kohë.
“Unë kam tre vite që po e them me zë të lartë se Qamilja e di të vërtetën e vajzës sime dhe ajo ka lidhje në zhdukjen e Bleonës. Qamilja ka pasur lidhje intime me Begzimin. Policia dhe Prokuroria tani kanë në dorë fatin e Bleonës. Ti ballafaqojnë që të dy dhe të tregojnë se kujt ia shitën. Unë besoj se vajza ime është gjallë.Qamilja më ka borxh jetën se ma shkatërroi”-është shprehur e ëma e vogëlushes Bleona.
Ndërkohë Basri Mata , gjyshi i Bleonës thotë: “Qamiilja është e mbesë në shtëpinë e Besim Bizgës. Gjithçka mund të ndodhë ,por Qamilja mund të ketë rënë pre e ndonjë mashtrimi nga i riu Begzim Isa.Nëse vajza ime ka gisht në zhdukjen e Bleonës dhe ka dijeni, unë me dorën time do t’i jap dhjetë plumba kokës, për tre vitet që ka humbur Bleona”– pohon Basriu për “GSH”-në.
Sipas policisë tashmë ka të dhëna të sakta për ekzistencën e një rrjeti trafikimi mes Shqipërisë , Kosovës dhe Greqisë./A.XH
Pa Fjale!!!
Djalin e vellait e pabesueshme por fatkeqesisht ne kapitalizem jane te verteta ne kohen e diktatures as mund te imagjinoheshin,jeta e kapitalizmit ; intriga ,vrasje, tradheti,pabesi,mund te besh gjithcka mund te vrasesh edhe njeriun me te dashur vetem per para, jete qe e kishim pare vetem ne filma por tani fatkeqesisht e jetojme,,,JETOJME/? NUK E DI,,MARIM FRYME? PO , asgje nuk me shijoj.
Kapitalizmi= MAKBETHI + HAMLETI + SHAJLOKU
Jo në kapitalizëm por te pasardhësit e socializmit Enverian.
Enveri ju deshqiptarizoi derisa edhe ju rusifikoj.
Keni kriju aq ngjajshmëri me rusët sa që vetëm gjuha ju ndanë.
Halla organizon shitjen e mbesës, 80 vjeçari i pret kokën të dashurës adoleshente dhe tregon se edhe me mnotrat e saj ka pas mardhanje, 50 e sa vjeçari i çon sms dashurie 13 vjeçares, miku i shtëpis bën dashuri me të miturën deri sa ajo e vretë ( Nazmie V. ), e kshtu me radhë deri në pafundë.
Ju keni nevojë për kurse rishqiptarizimi.
JO NE KAPITALIZEM POR KSO PUN I BEJN VETEM SHQIPTARET E SHQIPERISE KTYRE AS ENVERI SPASKA MUJT ASGJE ME JU BA NDOSHTA SERBI IKISH TREDH
Njerez te shartuar me kafshe!!!
Pista e zhdukjes se bleones nuk e perjashton edhe vet maman e bleones pasi qe policia ne arkivat e thirrjeve telefonike ka zboluar se mama e bleones po at dit kishte biseduar ne telefon 2 ore gje qe kjo herave te tjera nuk ka ndodh kurr qe ni telefonat aq e gjat te kit ndodhur ndonjehere…
O njeri me emer trafikanti, mos hidh tymnaja: eshte e dokumetuar se telefonatat e mamase se Bleones nuk kane lidhej me rrembimin e vajzes se vet. Rrembimet dhe blerjet nga vendet e egra te globit sic eshte edhe Shqiperia, me anen e krimineleve trafikante vendas, jane te njohura ne sistemin kapitalist mall-para, por keto krime ndodhin sepse prinderit nuk jane mesuar akoma t’i ruajne femijet si syte e ballit, por i pjellin dhe i leshojne rrugeve, fushave e pyjeve…
O Zot,si ka mundesi…!
Ozot! O Zot! por le ta lem me mir te zbardhet e verteta se sinqerisht nuk dua te mendoj kte variant makaber !
doni kapitalizem ja ku e keni i shisni femijet ne vende te huaj si qengja apo si gjel te vitit te ri.pushkatoja njerez plot me qujatet kriminel.pa me thoni si e duan keta njerez.a me kuptoni tani se ate popull vetem une ia gjija ilacin.
po ama te paralajmeroja te thoshja mos bej krime ha plumbin mos fol kundra se internohesh.te pakten i lija ne dijeni njerzit.sot ta fusin pa te thene e paralajmeruar fare.
Ketu jane disa maskaralleqe bashke,
1.-Rrembim femijesh brenda fisit, e tmerrshme??
2.-Lidhje intime brenda gjakut, kafsheri??
3.-Shkaterrimi i familjes Bleones…fatkeqsi??
4.-Shtet kriminal qe nuk zbulon dot nje rast fshati…..pa fjale.
5.-Mjere ata prinder qe ju kane ndodhur keto krime makabre.
Te gjithe Shqiptaret i luten zotit(se shtet u mor vesh qe s’ka) qe Bleona dhe femijet e tjere te humbur te gjenden dhe te kthehen prane familjes. O ZOT.
E mjera vajze, e paskan shitur njerezit e shtepise.