Gruaja kërkon urdhër mbrojtje se ndihet e kërcënuar. Policia:Telefono 129-tën

2 Prill 2013, 08:58Kronika TEMA

Nuk ke nevojë për urdhër mbrojtje. Merr 129”. Me këto fjalë  e kanë përcjellë policiët e  Komisariatit nr.6, Tiranë  Lavdije Çerepin e cila pretendon se ndihet  e kërcënuar nga një person me precedent penal, i cili i ka dhunuar bashkëshortin kohë më parë.

“Kam kërkuar mbrojtje  dhe ata më kanë thënë që  nuk kemi se  çfarë t’i bëjmë , sepse D.B, u ka dhënë lekë policëve për ta lënë të lirë”- rrëfen gruaja.

Sipas saj, autori ka nisur konfliktin me burrin e saj vetëm duke i thënë “pse shikon?, por tashmë ajo ka frikë  për vajzën e saj 10 vjeçe,pasi ai i kërcënon.

“Të shtunën ai ka ardhur poshtë pallatit tim, i është afruar vazës time dhe unë kam bërtitur, se kam frikë mos i bën gjë vajzës. Se ai më kërcënon me mesazhe  duke më thënë “Do të masakroj si burrin tënd”—tregon Lavdija për “GSH”-në

Ajo akuzon punonjësit e  komisariatit,pasi pretendon se rasti  saj nuk është marrë seriozisht,dhe meqë nuk ka urdhër mbrojtje për to, e ka ngujuar vajzën në shtëpi./A.XH

1 komente në “Gruaja kërkon urdhër mbrojtje se ndihet e kërcënuar. Policia:Telefono 129-tën”

  1. Ben Chicago says:

    shtet gangsteresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje