Arben Frroku,vijoj fushtën politike nga burgu

2 Prill 2013, 08:29Kronika TEMA

“Unë kam ngrënë dreka disa herë me politikanë të Partisë Demokratike he  Partisë Socialiste, por nuk kam mbajtur shënime ,për orë , data apo emra”- sqaron nga burgu “Dhiavata’’ i Selanikut, biznesmeni Arben Froku.

Ai pretendon se burgosja e tij mund të jetë edhe kurth.

“Është e vërtetë që unë  aderoj  për deputet në qarkun e Shkodrës, i pari në listë për partinë  Kristian demokrate dhe në të vërtetë , duke parë veten time pas hekurave  në formën më flagrante të mundshme , pa asnjë provë dhe fakt  nga prokuroria  apo policia, ku s’më shkon mendja. Natyrisht që më shkon edhe tek pyetja juaj , që arrestimi mund të ketë prapavija, pasi unë jam  i sigurt dhe i pastër, jo për këtë çështje,por edhe  për çdo gjë tjetër.Jam biznesmen dhe çdo gjë e ngritur prej meje ëshë  ligjore”-shprehet Frroku.

Ai pohon se është i pafajshëm dhe se bën fushatë nga  burgu.

“Unë vazhdoj politikën nga burgu, vijoj të bëj fushatën time”-nënvizon ai për “GSH”-në.

Frroku është i dyshuari kryesor  për atentatin mafioz ndaj kryekomisar Dritan Lamajt./A.XH

1 komente në “Arben Frroku,vijoj fushtën politike nga burgu”

  1. Askushi says:

    O ‘Noc’Frroku!
    Ti je ‘prerja terthore’e politikes se ndyre shqiptare,por jo ‘prerja e arte’.
    ‘Prerja e arte, eshte Meta,Berisha,Rama,Ruci,Luli,Zhozi,Ndoka ,Gjinushi…,e gjith sorollopi i tyre.
    Ti nuk do te denohesh kurre penalisht(ata kane rregulla ‘strikte’ per te perdorurit e tyre ordinere),por je i denuar per jete poltikisht(s’mund te behesh kurre pjese e ‘hises’ se tyre).
    Prandaj zjidh.o hesht,ose…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje