KQZ përpiqet të shpikë shoqata gazetarësh. Bordi i monitorimit të medias, në rrezik

26 Mars 2013, 14:59Kronika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po saboton me vetëdije ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, i cili do të monitorojë fushatën zgjedhore.

Në shkelje të plotë të ligjit, KQZ, jo vetëm që nuk ka kontaktuar asnjë organizatë aktive të medies në Shqipëri, por bën sikur kërkon informacion nga Gjykata e Tiranës dhe kjo e fundit i kthen përgjigje për gjithë organizatat që nuk ekzistojnë dhe fsheh nga regjistri i saj gjithë organizatat që ekzistojnë.

Duke u përpjekur të zbatojë formalisht nenin 85 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës listën e organizatave jofitimprurëse që operojnë në fushën e medias, nga ku rezultojnë 54 organizata të regjistruara. Pas njoftimeve të këtyre organizatave, sipas emrit dhe adresës të përcaktuar në vendimin e regjistrimit në gjykatë, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me anë të postës, për njoftimin e tyre që të sjellin propozimet për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias, ngre shqetësimin se një pjesë e organizatave jofitimprurëse nuk e kanë marrë njoftimin.

Nga 54 organizata, 40 prej tyre, sipas përgjigjes nga Posta Shqiptare, nuk e kanë marrë njoftimin e KQZ-së për arsye të largimit të subjektit/subjekti është i panjohur/adresë e gabuar/nuk njihet/adresë e pamjaftueshme.

Por skandali është se në listën prej 54 organizatash nuk është asnjëra nga organizatat aktive të gazetarëve, që edhe më parë kanë rekomanduar anëtarët. Sot veprojnë tre organizata për lirinë e medies në Shqipëri dhe një organizatë e tipit sindikal Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Tre organizatat e tjera, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Forumi Shqiptar për Mediat e Lira nuk janë njoftuar fare dhe as nuk përfshihen tek lista e njoftimeve nga gjykata. Po ashtu disa fondacione mediash, të cilat duket se nuk i interesojnë KQZ, nuk janë përfshirë në këtë listë.

3 komente në “KQZ përpiqet të shpikë shoqata gazetarësh. Bordi i monitorimit të medias, në rrezik”

  1. ajaza says:

    Cfare monde te presesh nga keta qe po bejne perpelitjet e fundit sepse e dine se keto veprime te koordinuara nga i gjithepushteteshmi(diktatori)behen sa per sy e faqe se ata nuk i beson me njeri pa perjashtuarb edhe te emeruarit prej tyre sepsefitorja e RILINDJES erdhi po troket pa humbur kohe dhe me shpejtesi marramendese.

  2. VERONIKA says:

    Te gjitha institucionet si Kryeprekurori,KQZ,SHISH,KLD,e di une me sa i mori
    Presidentin e mori
    TOP Channel iku
    Zabitet i armatosi
    Bordi i medias nuk ekzistoka
    Opo he se kemi EDVIN RAMEN ne,ai ka nje strategji uuuuuuu,ja si ajo qe e nxori jashte me 10 vota,ksaj radhe dhe 3 mjaftojne.
    Ah dhe votimet do behen ne subjekte private….qesh se nuk qajme dot.
    Meroooooo bej gati editorialin e dt 24 se ai do hyj ne histori.
    Do jete ai qe do lexohet me shume,kemi filluar qysh ne 21 janar qe po e lexojme e vazhdoi Liraku dhe Zoti e di kush e ka radhen.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Mos u habit se mund ta kete ben chikago, qe qenka prej elbasoni, edhe pak dhe informacionet do vijne te sakta, i jane afruar shume afer, ndoshta do te na e nxjerre Merua ketu si lajm dhe ne ta komentojm, se ka bere vetvrasje me hedhje nga kati peste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje