Kryeprokurori Adriatik Llalla:Për një shtet ligjor duhen prefeksionuar teknikat e hetimit

25 Mars 2013, 12:42Kronika TEMA

Kryeprokurori Adriatik Llalla  gjatë një konference për shtyp  ka theksuar se  prefeksionimi i teknikave  të heimit  është e nevojshme për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Këtë gjë kryeprokurori e theksoi pas takimit me penalistin me famë botërore Sheriff Basuini.

“ Kohët e fundit jemi dëshmitarë të disa ngjarjeve, që dëshmojnë se elementët kriminalë synojnë të sfidojnë shtetin. Për këtë arsye, është shumë i nevojshëm përmirësimi dhe perfeksionimi i teknikave të hetimit, të cilat janë veprime ekskluzive të institucioneve të drejtësisë dhe këto struktura janë të angazhuara në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Faktorë të tjerë të jetës së një vendi, pavarësisht rolit të tyre të pazëvendësueshëm, nuk mund dhe nuk duhet të luajnë rolin e prokurorit apo gjyqtarit. Këta faktorë janë të mirëpritur të ushtrojnë presion pozitiv mbi punën e institucioneve të drejtësisë dhe të jenë bashkëpunues konkret. Por, në disa raste të veçanta, zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë hetimet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin” deklaroi Llalla.

Ndërsa profesor Bassiouni  ka theksuar se për të luftuar korrupsionin nuk është i nevojshëm vetëm angazhimi i inistitucioneve të drejtësisë, por i të gjithë shoqërisë shqiptare.

“Duhet një sistem që të bazohet në integritetin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Por të të luftuar korrupsonin dhe kriminalitetin duhet të impenjohet e gjithë shoqëria.Shqipëria ka pasur një progres të theksuar në luftën kundër kriminalitetit.  Ne jemi të kënaqur që mund të kontribuojë në zhvillimin e drejtësisë në Shqipëri” tha Bassiouni./A.XH

 

 

 

11 komente në “Kryeprokurori Adriatik Llalla:Për një shtet ligjor duhen prefeksionuar teknikat e hetimit”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Per nje shtet ligjor ti i pari duhet te japesh dorheqjen, se si kryetar i deklarimit te pasurive nuk bere asgje por fshehe pasurite e pushtetareve dhe si kryeprokuror je nen suazen e pushtetit te Berishes.
    Shteti ligjor fillon nga kreu dhe ti sje ai qe mund te besh shtet ligjor.

    1. Tarrasi says:

      Po si mund te behesh profesionist kur dje kane kullotur lopet ne Kukes dhe Tropoje dhe sot drejtojne policine e shtetit, hetusine dhe gjykaten???!!!

      Te gjithe profesionistet u hoqen se nuk ishin laro te partise ne pushtet ose u perbuzen se ishin te drejte dhe me edukate dhe nuk ishin kafshe dhe maloker.

      Rrini shtrember z. Llalla por flisni drejt bashkohem me ty per kete gje por ndahem nga arsyeja perse. Boll me pushtete te bere nga militant ijorant me dy klase shkolle dhe me diploma te marra me leke nga Krystalet e Shqiperise digitale te gomarit Berisha.

    2. Robespierre says:

      Dakort : Pasi te kalojme ne GIJOTINE Sali Berishen

      1. Tarrasi says:

        Kur filloi revolucioni ne France Robespierre coi ne gijotine mbi 2000 vete. Pa u bere dicka e tille ne Shqiperi asnjehere kriminelet, mafiozet e hajdutet nuk do ta kene frike drejtesine por do te jete vegel e tyre. por jam dakort me ty i pari duhet te jet Berisha e pastaj te tjeret me rradhe.

  2. sadiku says:

    O zotni nuk paske mare vesh akoma ti se lufta ndaj krimit nuk eshte muhabet teknikash por largimi i kriminelve nga pushteti.Kupolen kriminale ne qeveri me ne krye Sali Ram Berishen dhe kupolen kriminale ne Polici me ne krye Agron Kuliqin,me sa duket edhe ti varesh nga ky i fundit!

  3. Agimi says:

    Teknike ” Made in USA ” ka patur per ndihme qeveria Berisha qe e ka injoruar komplet.
    Problemi eshte tek ” Qeveria “…dhe jo tek “Teknika”…or ti tunxh !!!

  4. alban4eva says:

    ..”elementët kriminalë synojnë të sfidojnë shtetin”…

    ia ke fut kot o Dhalla, kriminelet ne Shqiperi nuk synojne fare te sfidojne shtetin, por e kane sfiduar dhe e kane mundur bindshem, me rezultat te thelle biles..!!

    gjej ndonje barsalete tjeter..!!!

    ca te presesh nga keta dhallrat dhe kosrat.. mjaft ti shifni surratin, surrat bariu dhish.. nuk behet shtet me katundare, maloke dhe fshatare..!!

  5. Rilindja says:

    Zoti Llalla
    Ti i pari je pa integritet, se je krejtesisht kukull e pushtetit.
    Nuk ke bythe par ate kolltuk, se i ke te squllura.
    Ne rast se e ke sa per te kaluar radhen, e ke mire.
    Me kete lloj rregjimi qe kemi, krimi ben qejf, sepse eshte ortak me shtetin, qe eshte mafioz per vete.
    E kam thene dhe here te tjera : Mafia ketu ka shtetin e vet.

  6. dritani says:

    Fut Saliun apo Meten ne burg dhe i sheh se sa te thjeshta behen teknikat e hetimit.

  7. Gjarpri says:

    Po ca shteti ligjor do bosh ti meriti ushtari Vogel i sales ti pare pyt mretin sali nuk shkon dot ne banjo mer legen del flet ti per shtet ligjor e ke bo prokurorine ushtrine e bindurin te saliut tendenza te dashur po mas 23 qershorit do merremi dhe me ty o legen gramshi dhe do ta moresh vesh se kujt i thojne shtet ligjor

  8. JC says:

    O Dhalla,

    S’ka nevoje perfeksionimi per asnje nga rastet flagrante:

    1. 21 Janari- Urdheruesi i vrasjeve tha se po te perseritej ajo gje ai do vriste jo 3 po 30, 300, 3000 veta. Kjo ne gjuhen e ligjit quhet pranim krimi.

    2. Gerdeci- krim shteteror nga te gjithe personat pergjegjes- Presidenti, Kryeministri, Ministri, dhe Shefi i Shtabit.

    3. Argita – Pranoi vete hapur korrupsionin.

    cfare do me shume ti? Per keto s’ka nevoje per hetim fare.

    Keshtu qe te lutem shume mos na ca me koken me deklarata, ose bej detyre ose shko pi dhalle dhe mos dil me me deklarata se “cfare duhet”. Jemi ngopur me leksione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje