Halimi e prezanton reformën e drejtësisë në Facebook: Do rrisim pagat e gjyqtarëve, për të luftuar korrupsionin

24 Mars 2013, 14:52Kronika TEMA

Aq shumë janë duke e përdorur Facebook-une vartësit e Berishës, që pas urdhërit të këtij të fundit, sa çdo reform tashmë nuk e paraqesin më në qeveri apo konferencë shtypi, porn ë Facebook. Kështu ka bërë disa herë Eduard Halimi, që gjatë ditës së sotme ka propozuar një reform të re në Facebook. Ai ka thënë se kërkon rritjen e pagës së gjyqtarëve, pasi në këtë mënyrë luftohet korrupsioni i tyre.

Një grup ekspertesh ne Ministrinë e Drejtësisë, kanë përfunduar draftin e ligjit për reformën e pagave në sistemin gjyqësor. Në strategjinë e reformës se sistemit te drejtësisë përveç rritjes së eficensës së sistemit gjyqesor nëpërmjet rishpërndarjes se gjyqtarëve sipas ngarkesës, rritjes së trasparencës se sistemit me fokus rritjen e pergjeshmerise dhe llogaridhenies, padyshim qe përmirësimi i statusit të gjyqtareve është një nga çështjet kryesore të reduktimit të korrupsionit në sistemin gjyqësor. Rritja e pagave është element thelbësor i përmirsimit të statusit. Një rrogë më e mirë për gjyqtaret kam bindjen se do të ndikojë në reduktimin e korrupsionit. Paketa ligjore e hartuar për këtë çështje përfshin një set nenesh të cilat janë duke u publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtesise” tha Halimi.

Sipas Halimit, reforma e pagave për gjyqtaret është edhe një garanci më tepër për karrierën e gjyqtarëve duke shtuar se një gjyqtar nuk duhet të ketë pagë jo më pak se 1000 dollarë në muaj.

Çdo gjyqtar që fillon punën ditën e parë nuk mund të ketë një pagë më të vogël se 100.000 lekë/muaj. Është e rëndësishme që gjyqtarët që dalin nga bankat e shkolles, te filojne karrirën e tyre me një page dinjitoze, si një element më shumë në resistencen ndaj tundimit për të devijuar. Një pagë më e mirë, do ta bëjë atë më të pavarur nga vektoret ekonomike, por dhe të përgjegjshëm nga çdo sanksioni.Gjyqtari i krimeve të rënda do të paguhet jo më pak se 120.000 lekë/muaj. Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit (minimalisht 7 vjet gjyqtar karriere) nuk mund të ketë pagë më të ulët se 140.000 lekë/muaj)” thekson Halimi.

Ai ka shtuar më tej se kjo reformë bën të mundur rregullimin njëherë e mirë të statusit të gjyqtarit.

Një sistem karriere i qartë, trasparent dhe i besueshëm, po instalohet në KLD nga presidenti Nishani, por ky proces padyshim që duhet të shoqërohet dhe me përmirësimin e sistemit të pagës . Një gjyqtar i shkallës së parë mund të qëndrojë gjithë jetën në atë gjykatë dhe të mos ketë mundësi për të shkuar në një gjykatë apeli edhe për faktin se numri i gjyqtarëve të apelit është sa 1/5e numrit të atyre të shkallës së parë, por ai duhet të përfitojë pagën e gjyqtarit të apelit nëse ka një vjetërsi deri 25 vjet në karrierë. Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit mund edhe të mos shkojë në Gjykatën e Lartë, sepse numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë është sa 1/5 e atyre të apelit por ai duhet të përfitojë pagën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë nëse qëndron në këtë detyrë për me shumë se 25 vjet. Reforma e sistemit të drejtësisë është një proces i pandalshëm por ne jemi të vendosur që të ecim perpara, për ta bërë sistemin gjyqësor, më të pavarur, më të paanshëm, më trasparent e llogaridhënës, më të besueseshëm dhe më eficent”.

19 komente në “Halimi e prezanton reformën e drejtësisë në Facebook: Do rrisim pagat e gjyqtarëve, për të luftuar korrupsionin”

  1. VERONIKA says:

    ZHDUKU NGA FAQJA E DHEUT MOR IDIOTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT

    1. DREJTESI says:

      Halim aferim!

      Po pse ckujton more idjot,po ti japesh nje gjyqtari pagen 200 mije leke neto ne muaj(ose 1500 €) ai do heqe dore apo do tundohet nga 50.000 € qe do i ofrojne mafiozet qe jane ne mazhorance ne kete mejhane ku jetojme?
      Ketu ka nevoje per reforma dhe reforme nuk eshte rritja e pages per ata gjyqtare qe 1500 € i prishin per dy ore ne kazinote e Tiranes dhe Shqiperise qe kane pushtuar cdo cep pallati.

    2. Frrok Qupi - gazetar i paepur, i pavarur dhe i palimit says:

      Ky pervec thuthuq, xhuxh, bythlepires e surratmut, eshte edhe budalla
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/shkelqimi-dhe-renia-e-shokut.html

  2. Ne Evrope NeDo Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

    Meqense 100 000 Leke eshte me i vogel se 100 000 Euro ,reforma me e mire eshte ,leshove nje “keqeberes ” shkeles ligji ,zeri vendin deri sa te kthehet ai .

  3. shvejk says:

    Kta koqet kujtojne se facebook eshte zyra e shtypit e PD.

  4. Tirona says:

    korrupsioni ne drejtesi luftohet duke i denuar me shume vite burgim te gjithe ata gjyqtare qe jane te korruptuar.

  5. liri a vdekje says:

    ik moj hale tamam idjot po gjykatesit jane te paret te korruptuar o kelysh e pe at gjyqin e fundit per at kryetarin e komunes ,gjykata e lezhes e le ne burg ,apeli e nxjerr cfar i thua kesaj e kelysh …

  6. Beso says:

    Ti halim haleja qepe halen se vjen ere e keqe!!!

  7. gjiro says:

    nese paga e gjyqtareve do te ishte 30000 leke te reja, a do ta leshonin vendin e punes….mesiguri qe jo….

  8. alban4eva says:

    hajde gjeni, hajde…!! ky harron se njeriu sa me shume te kete, aq me shume do, aq me shume eshte i pangopur.. keshtu eshte kur bie drejtesia ne dore ta Halimrave.. e gjeti zgjidhjen Halim fenda, te rrisim rrogat e gjykatesve, dhe menjehere u zhduk korrupsioni..
    po mire, per cfare korrupsioni e ka fjalen ky karuci i vogel? S-haleja e ka zhdukur korrupsionin ne kete vend..!!

  9. VJOSA VL says:

    O HALIM, PO NJE PORDHE TE QELBET E NXORE NGA GOJA NE PRAG FUSHATE PER ZHDUKJEN E GJAKMARRJES ,SE PER 8 VJET SU RA NDER MEND ,PRAP NA QELBE ME KETE TE GJYQSORIT, TE CILIN E KINE MENDEROSUR VET. U ESHTE
    TRASHUR QAFA SA KULARET PREJ DRURI NUK U MBAJNE,PO PO U PREGATISIM KULAR
    PREJ HEJURI.PO TE PAKTEN MBYLLENI GOJEN E MOS E QELBNI ME DYNJANE SE NUK UA KEMI NGENE TU DEGJOJME ME BRROCKULLAT TUAJA.ME 23 QERSHOR DO TA HAPESH GOJEN NGA HABIA ME SHUME SE CE HAPE KUR TA MENDEROSI PROKURORJA E PERGJITHESHME SI KRYETAR I ATIJ KOMISIONI BANAL.

  10. nahlel says:

    O bo booo.Po pse harxhohet koha duke komentuar te budallalleqet e ketij fshatari ???

  11. alban4eva says:

    Halim haleja..!! pordhe e plevitosur..!!

  12. PLEHRE QEVERI says:

    QEVERI PLEHRASH …. TURP KUSH ESHTE NE KRYE .

  13. Qemali says:

    I zgjuar kodoshi Hallim! Dy muajt e fundit te mandatit u a ngriti rrogen hajduteve te Drejtesise. E njejta loje “me te futur” sic e beri F.Nano ne 2005 me ish ushtaraket; miratoi VKM per pensione 400 mije lekshe dhe e la te hynte ne fuqi ne Janar 2006,fiks 6 muaj pasi kish ikur nga pushteti. Ajo qe beri Fatosi ishte ishte nje veprim i pandershem me t’a-nje pushtllek i paster qe mori mallkimin e nje shtrese te tere njerezish te vuajtur, te cileve Saliu u plasi buzen.
    Por kjo qe ben ty dhe shefi yt, mor krymb i gjirizit eshte gjasme “nje gol PS-se me gjyqtaret”. Gabohesh. Nuk turperohet E.Rama me hajdutet sepse asnje here si ka perkedhelur si Argita per te mbyllur gojen e opozites me gjyqtare qe shesin nderin e dinjitetin me motivim korrupsionin. Ne plan te pare te reformimit te organeve te drejtesise nuk do te jene personat, por nje sistem i tere ne proces rinovimi, me qellim gjetjen dhe ndertimin e kritereve dhe barierave qe ndeshkojne dhe mbajne paster nje trupe profesionistesh qe nuk do te njohin perendi tjeter vec ligjit. Iku koha e “thertoteve te hallexhinjve” nga Gjinet, Gjonet, Tomat, Sashenkat, etj. te cilet edhe prej pedofileve marrin leke. E vertete eshte se duhet e do te levize edhe mekanizmi ndeshkues, ai i pergjegjesise reale penale, ne kundervenie me qendrimin Tuaj pajtues me gjyqtarin e Ilir Xhakjes qe vrau ate goxha djale e i la kalamajte rrugeve, per gjytaren-kusheriren e Argites qe gjobiti pedofilin monster te J.Celes, etj.
    Per keto te kishe menduar ti pede Halimi jo per qoka e dhurata ne euro e dollare. Turp t’ju vije qe talleni edhe me ata qe u sherbyen gjat sundimit Tuaj.

  14. Juristi says:

    Ju jeni plehrat e koheve moderne. Jashte vendit sa me pare, se e groposet kete vend. Rritja e pages se gjyqtareve eshte krimi i radhes prej jush. Ju doni te rrisni pagat e hajduteve e krimineleve, atyre qe jane te veshur me flori e qe harxhojne me miliona euro neper europe e neper kazino te ndryshme! Pse ju kujtoni se keta qe jane mesuar te vjedhin nuk do te vjedhin se do tu jepni 1000 dollare ne muaj? po ata edhe sikur 100000 dollare ne muaj tu jepni (nga leket tona, se me leket tona talleni ju) ketyre hajduteve e krimineleve, prap do te vjedhin, se jane mesuar me shpenzime marramendese dhe nuk u hyne ne sy as miliona euro qe mund tu jepni ju nga leket tona.

  15. Jo serioze says:

    Reforma fillon, kur te mos shiten vendet, per gjyqtare ne drejtesi.
    Konkurs nga nje firme qe nuk ndikohet nga Ministria e Drejtesis.Largim i te gjithe gjyqtarve te koruptuar nga detyra.Ritja e pages eshte tallie bythe.Gjyqtaret ta falin pagen z.Minister,vetem vendin e punes duan(te koruptuarit)

  16. ALpini says:

    Ne fillim duhet te luftohet korrupsioni dhe mos te shperblehet.
    Gjygjtaret dhe prokuroret jane shume te lidhur ,jane familje te tera te fuqishme qe kane uzurpuar organet e drejtesise dhe shteti eshte komplet i pafuqishem qe te nderhyje,kot e ka se nuk i çan dot.
    Tashti del ky minister dhe thote qe do i rrisim pagat ketyre qe mos te kete korrupsion.
    Z minister desha te dija a eshte krim korrupsioni?
    Desha te dije pse nuk i shperbleni edhe kriminelet e tjere me shperblime qe mos te kene nevoje te vjedhin,te prostituojne,te mashtrojne e shume krime te tjera.
    Pse ne vend qe te denoni korrupsionin me ligje,te denoni te korruptuarit dhe ne vend te tyre njerez te ndershem,njerez qe te japin drejtesine por keta te korruptuar i kuptoni se korrupsionin e kane bere per lufte egzistence.
    Jo zoti minister,ju nuk jeni ne gjendje te kontrolloni keta mafioze dhe jane keta qe ju detyrojne juve te humbisni prestigjen e nje ministri me arsyen qe parashtron.
    Sinqerisht dua te them se nuk ndjehem aspak mire kur shof se minister i drejtesise eshte nje gjysmak shume e shume me keq se Presidenti Nishani.

  17. GJINOJA says:

    Meqenëse gjyqtarët janë të korruptuar dhe vjedhin, le t’ia u shpërblejmë duke ua ngritur pagën! Hajde logjikë ministri, hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje