Lëvizja MJAFT ka ndërmarrë një iniciativë të re, të quajtur “Platforma Qytetare”, që synon vendosjen përballë të politikës me qytetarin.
Platforma Qytetare, e aplikuar dhe në vendet e rajonit, përbëhet nga tre komponent që teknikisht janë tre ëebsite të ndryshme:
www.vertetemates.info
www.votematesi.info
www.uneraportoj.mjaft.org
KOMPONENTI 1
Komponenti i parë synon të analizojë e vlerësojë premtimet e platformat e partive, konsistencën e qëndrimeve dhe realizueshmërinë.
Praktikisht: çdo qytetar që kërkon të informohet mbi sa janë realizuar premtimet elektorale; sa është realizuar programi i qeverise por edhe sa të realizueshme janë deklaratat politike te partive qeveritare edhe opozitare, mjafton të klikojë në www.vertetemates.info, të përzgjedhë premtimin dhe te informohet mbi statusin e këtij premtimi.
KOMPONENTI 1
Votëmatësi është më shumë se thjesht një format për vlerësimin e preferencës elektorale të qytetarëve.
Votëmatësi paraqitet si një pyetësor online drejtuar qytetarëve, i ndërtuar me pyetje të qarta që kërkojnë përgjigje ekzakte mbi qëndrimin e qytetarit lidhur me çështje të caktuara të fushës ekonomike, sociale, juridike, kulturore etj. Në përfundim të pyetësorit, ai sheh si pozicionohet qëndrimi i tij në raport me qëndrimin e partive kryesore në vend. Pyetësori u është dërguar për plotësim partive më të mëdha të skenës politike shqiptare.
KOMPONENTI 3
Quhet FIX IT (Rregulloje) dhe përkon me krijimin e website-it www.uneraportoj.mjaft.org. Kjo faqe shërben si një ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve publike për denoncimin e problemeve të komuniteteve të vogla që shpesh eklipsohen nga “politikat e mëdha”. Për të qenë një denoncues, çdo qytetar mjafton të ketë një aparat fotografik ose celular, të bëjë një foto të problemit që e shqetëson dhe ta publikoj në faqen e internetit uneraportoj.mjaft.org, duke dhënë koordinata të sakta të vendndodhjes së problemit dhe një përshkrim të shkurtër të tij. Përmes hartës digjitale lokalizohet vendi i problemit të denoncuar dhe shqetësimi, përcillet përmes skuadrës së projektit në institucionin kompetent. Përmes aktivistëve të saj Lëvizja MJAFT do ta ndjek hap pas hapi çdo çështje të denoncuar, për të parë vijimësinë e saj dhe reagimin e institucionit përgjegjës për këto çështje, sipas fushave të kompetencës.
Shkrimet e tepruara dhe diplomatike dhe filozofike duhe ruajtur ne keto
raste te mbushura me problematika dhe teper te veshtira per nje fshatar, qytetar, punetor qe e ka veshtire per ta kuptuar.
Gazeta duhet te jete e lehte qe te lexohet e shkurte dhe e kuptueshme. Ne shume raste jane fjale qe nuk i perket gjuhes shqipe te
importuara nga gjithe kjo gjoja teknologji dhe nuk kuptohet as ai vete nuk dine se cka shkruen!
Jeni shume te ditur por nuk fliteni nje shqip te kuptueshem nga populli ne pergjithesi klase e punes i lodhur dhe fshatar i rraskapitur
qe ska kohe ta lexoje ne Autobus apo tren.
Ore keta jane ne vete apo sjane !!!
Krimi ka plas sheshit si uragan e keta presin te denoncohet.
Mjere o popull pas kujt vete. Ku ishin keta sot ??? Pse nuk u organizuan e te dilnin te mbronin te drejtat e femijeve tane ???
Apo presin ti marim ne telefon ???
Me te vertete po arrij ta kuptoj ate popull pse fle akoma, se nuk ekziston nje Qenie Njerezore nje Lider ti perfaqesoj.
Mire thone, “Politikanet jane si Sperma, 1 ne 1 milion behet qenie njerezore” dhe fatkeqesisht ne e paskemi pas Spermen e dobet dhe skemi arritur te nxjerrim as 1 Qenie Njerezore qe te vuaj e te kujdeset per kete popull.
JAVASH JAVASH VJEN DEMOKRACIA ARKADASH
PRITEM 45VJET QE TE VINTE DEMOKRACIA DUHET TE PRESIM
45 VJET TE TJERA QE TE SHEMBIM QEVERINE BERISHIANE .
DURIMI ESHTE NJE NGA VIRTUTET ME TE LARTA TE NJERIUT
Po ke shume te drejte.
Jam shume dakort me ty.
Durim deri sa te Vdesim…
Linku i pare nuk ekziston.
Linku i dyte ishte shume interesante pervec injorances te atyre qe kane perpiluar profilin e partive politike te perfshira.
Shprehimisht thuhej:
Linku i trete, shume efektiv per te mbledhur probleme me shume se sa per te zgjidhur probleme.(Gjithsesi per tu vleresuar)
Nuk e paska marre citatin
Ne pohimin:
“Shqipëria duhet të ketë klasa në gjuhën e minoriteteve në çdo qytet ku ka minoritarë”, partia socialiste na qenka absolutisht kunder.
Te treja website-t jane funksionale, mua me hapen