Biseda mes Alket Rizait dhe pjesëtarit të forcave speciale greke, që e kishte arrestuar dy herë më parë

19 Mars 2013, 10:02Kronika TEMA

Një specialist i forcave speciale greke EKAM, që kishte arrestuar Alket Rizain 2 herë më arë, ishte njeriu që e bindi atë për t’i dhënë fund pengmarrjes dhe të dorëzohej.

Dialogu që u zhvillua mes tyre vijon si më poshtë:

 

Oficeri: Mbaroi Alket, nuk mund të ikësh që këtu. Ose do të dorëzohesh, ose ne do të vazhdojmë.

Alketi: Ty të mbaj mend 2 herë të tjera që më ke arrestuar. Me ty mund të flas.

Oficeri: Vendos! Nuk mund të ikësh, nuk ke asnjë mundësi. Liroji ngadalë, ngadalë pengjet.

Alketi: Dua të mos akuzohen 2 bashkëpunëtorët e mi shqiptarë.

Oficeri: Ajo është çështje e prokurorisë dhe jo e imja. Më dorëzo mua eksplozivin.

Alketi: Nuk kam eksploziv. Ke të drejtë, mbaroi. Nuk mund të shkojë asgjëkund kjo.

 

Disa burime të pakonfirmuara tregojnë se Alketi i ka thënë negociatorit: “Këtë herë s’ia dola, ndoshta një herë tjetër”.

Ajo që i ka lënë pa fjalë forcat e policisë është se Alketi nuk ka pasur në dorë C4, por një tranzitor i vjetër, i mbuluar me izolues, nga ku dukeshin fije dhe bateri, që të krijonte përshtypjen e një bombe, raporton GSH.

Alket Riza është i njohur edhe për dy arratisje të tjera spektakolare me helikopter nga burgu dhe kjo ishte tentativa e tij e tretë.

16 komente në “Biseda mes Alket Rizait dhe pjesëtarit të forcave speciale greke, që e kishte arrestuar dy herë më parë”

  1. popolo di tirana says:

    Ato qe te tjeret i bejne ne filma, Alketi i ben ne realitet.

    1. enea says:

      dhe filmi mbaroi, dhe realiteti per kete tipin mbeti ai qe ishte…

  2. Dean says:

    Hahaaaaaaaa,c’te pjelle belaja.
    Po keta palikaret,pse i kan duart perpjet.Ai as bombe nuk kishte.

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Nese do ishit ju z. Dean ne vend te tyre ,si do vepronit nese dini sigurisht profilin e ketij trimi por edhe karakterin katastrofik skipetar?

      Qe t ju ndihmoj, do ju them se ne fillim vun zjarr ne pterigen ku ishin keta trimat tuaj (jo personal),rojet shkuan per te fikur zjarrin, gje e cila beri te vihej ne zbatim sistemi automatik dhe te izolohen.

      As mendojm per nje moment te vetem se nuk blofare ky trimi,kush do ishin rezultatet nese do e qellonin?!!!
      Dite te mbar !

      1. Dean says:

        Hahaaaaaa.bejme pak shaka.Mos e mer kaq seriozisht cdo gje qe lexon.Shume mire qe nuk u vra asnjeri.As Alketi dhe as ata gardianet,se edhe ata jane bij nenash.Jane cik te keqij kur kan pushtet,por ndoshta te bo lloji i punes.Ketu ke ne,police,politikan e gardian,jane edhe me te keqij akoma,pasi ja dine lezetin Pushtetit.
        Relax,mendimi i lir,Relax dhe me shume humor here tjeter.

        1. eleΥΘeriskepsi says:

          Dean, jo rastesisht ju drejtova !

          Besoj se e dini shprehjen ,”i bertet nuses per te degjuar vjehrra”!

          Gjithe te mirat!

      2. bobi says:

        o ti me emrin me germa gjysma fenikase gjysma latine, po deshe te shkruash shqip, mesoje mire (nese arrin) dhe mos na shemto gjuhen tone te bukur, ndryshe qepe dhe mos e shqep.

      3. disk says:

        motren mire e ke pas?

      4. mirel says:

        Ke te drejte eliqiiiri
        po te isha grek
        do kisha dhjere
        ne brek

  3. kali kuq e ka nji huq says:

    hahahahaaaa…turp e faqa zeze thuaj!

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      polici:alket mbaroi,ske ku te shkosh..
      Alketi:ti qeke o shefo qe mke arrestu dy here te tjera?!
      polici:un jam..tani ske ku shkon,dhe leroji pengjet se gjyna..
      Alketi:0k,po se mos mprek dy bashkpuntoret se tgjen belaja..
      polici: vallai s’di ca me t’thon ate e vendos prokuroria..por tani ma jep tritolin..
      Alketi:ca tritoli more malaka..po ajo ishte loja haaaaahaaaahaaaahaaahaaahaahaahaaa
      polici:ptuuuuuuuuuuuuuu

  4. Ramon says:

    Kujdes nuk duhet bere eljozhe ALKETIT dhe se eshte SHQIPTAR ,NE QOFTESE KA VRARE eshte kriminel i mirfillte dhe nuk duhet zene ne goje fare, kete e them me dyshim nuk e njohim dhe nuk e akuzojme nuk ja dime duart ika te lyara me gjak apo jo.

  5. thjesht says:

    E po kur u katandisem qe te mburremi me nje “moster” si ky qe eshte akuzuar se ka vrare 3 persona dhe e ema e tij krenohet per se ia ka fajin greku ,kjo eshte per te qare ose per te qeshur OSE per te thene se ose ata jane jane shqiptare ose une se te dya bashke nuk kane mundesi. Sepse nese ky pelivani dhe nena e tij qe ja ka fajin greku jane perkufizimi i te qenit shqiptar atehere une NUK JAM…!

  6. andreas turkofagos says:

    Po te kisha qene une e kisha bere zap kete djali

  7. Ramush UKA says:

    Ne Shqiperi,cdo gje ecen mbrapa,si ore po i bejme histori nje krimineli ordiner,dhe krenoemi me te,kur ai ka vrare e ka prere,ka trafikuar,ka ndare droge,dhe dalim neve dhe i kendojme edhe kenge.Kjo fleye se sa injorante jemi neve Shqiptaret,qe te bardhen e bejme te zeze,dhe te zezen te bardhe,me kujtohet dikur edhe nje kemge per Edmond Kosenin,ai cfare nuk kishte bere e po bente,me nje bande te licensuar nga Ilir Meta,more vinte gjoba trektarve,more transportonte droge me fenolin policie,pasaportat vajten nje miljon leke dhe shtypeshin,dhe shpendaheshin tek dashnorja e tije ne shtepi,deri ketu u katandis shteti dhe policia,more perllunoi nje studente ne konvikt,dhe neve kenge,se kenget u kendohen trimave,dhe keto si per te mire a per te keqe jane trima…….,.

  8. Gjon says:

    O Ramush (mgjse dukesh grekush) ku i di ti se c’ka bere ky djale mor vlla? Kur isha para dy vitesh me pushime me thane qe krekerit e vegjel (keta si puna e Noizy kt ke na) i paskeshin ngritur kenge ketij firauni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje