Pranga 56- vjeçarit në Korçë, mashtronte gratë e veja

17 Mars 2013, 11:02Kronika TEMA

Një mashtrim i denjë për skenarët hollivudianë është denoncuar në policinë e Korçës nga disa gra të moshuara.

Të paktën 4 raste mashtrimi që kanë për protagonist 56-vjeçarin Spiridon Likaj janë denoncuar te blutë e Korçës, ndërsa dyshohet se mund të ketë edhe raste të tjera, kur gra të moshuara kanë rënë viktimë e tij.

Sipas policisë së Korçës, e cila e ka arrestuar mashtruesin Likaj, ky i fundit shkonte në shtëpitë e grave të veja dhe duke u hequr si i njohur i familjes së tyre, u kërkonte shuma parash.

Gazeta Shqiptare sjell sot intervistën e njërës prej viktimave të mashtrimit të 56-vjeçarit shkodran, i cili paraqitej në dyert e tyre i veshura e i kollarisur, duke u hequr herë si doktor e herë si kandidat për martesë.

Sipas policisë, në njërin prej rasteve, Likaj kishte arritur të merrte përmes mashtrimit shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra, ndërsa në tri rastet e tjera bëhej fjalë për shumën 20-40 mijë lekë të vjetra. 82-vjeçarja Elvira Çeliku nga qyteti i Korçës, tregon për GSH se si ra viktimë e mashtruesit Likaj.

“Ishte ditë e martë. Isha në shtëpi duke parë televizor. Më trokiti dera, e hapa dhe pashë një zotëri të veshur dhe kollarisur nga koka tek këmbët. Ishte diku rreth të 50-ve. Më foli me emër, dhe sikur më njihte prej kohësh. Ai fliste vazhdimisht duke u përpjekur të më mbushte mendjen se ishte një i njohur i familjes sime. Nuk ngurova dhe e ftova brenda, se ne korçarët mikpritjen e kemi zakon. U ul dhe nisi të më pyeste edhe për fëmijët. Ai para se të trokiste në derë, pyeste në lagje për të siguruar informacionin që i duhej. E kishte profesion mashtrimin. Më thanë fqinjët, pasi iku ai burri, se i kishin treguar ata, që grua pa burrë isha unë. Gratë kishin menduar që ai më kërkonte mua. Ai u kishte thënë grave që kërkonte një plakë, të moshuar që i ka vdekur burri dhe ato i kishin treguar portën time. Madje i kishin thënë që unë kisha dy vajza në Greqi. Ndaj dhe ai më pyeste se si i kisha vajzat në shtetin grek, gjë që mua për momentin më bëri ta besoja. Më pas pa fotografinë e burrit tim të vendosur në mur, dhe tha që e kishte vizituar vite më parë, para se bashkëshorti im të vdiste. Mashtruesi e mbante veten për doktor. Në fakt dyshova, pasi burri im kishte 25 vjet që kishte vdekur, ndaj pyesja veten se kur e kishte vizituar ai? Megjithatë, ai fliste me bindje dhe në një mënyrë që të bënte për vete. Një plakë si puna ime e besonte lehtë. Pastaj më tha që kishte lënë makinën në servis dhe nuk kishte paratë. I duheshin 25 mijë lekë. Ai m’u lut ta ndihmoja, ndërsa më tha se nuk kishte ku të shkonte, pasi vetëm familjen time njihte. Foli e foli dhe një zot e di se si më bëri të besoja që ai ishte i njohur i familjes sime. Në fillim i thashë që nuk kam marrë pensionin dhe nuk kam marrë as ilaçet. Por pastaj nxora 15 mijë lek të vjetra dhe i dhashë që ato kisha. U mjaftua me aq. Nuk bëri naze, i mori dhe iku”, tregon gruaja e moshuar.

15 komente në “Pranga 56- vjeçarit në Korçë, mashtronte gratë e veja”

  1. maks says:

    Mos quhet Spiridon Lito dhe jo Likaj.
    Spiridoni eshte shkodran dhe njihet per truke te tilla.
    Redaksia mund ta verifikoje emrin.

    Nqs eshte Spiridon Lito, 53 vjec, eshte djali i doktor Litos se Shkodres dhe vella me nene i Leka Bungos.
    Bixhozi e katandisi ne kete fare derexheje.

    1. Martin says:

      I teri dhe i beri Spiridhon Lito i lindur e i ritur rrote k..i. Ndoshta e vetmi student i viteve ’80 me motor vespa ne Qytetin e Studentit. Tap topi ne mesime dhe kalonte me rushfete. Vone behet kryetar e deges se partise republikane shkoder. E pra vellezer shiko kush bente politike. Por jam i sigurte qe me kete shtet do ja hedhi se edhe emrin e ka si e ka Spiri Dhiu. Te hangert miu o trap.

    2. ismeti says:

      qy qy mashtrus si jozha e sala , athua e kan ne gjak mashtrimin keta malok

  2. drini gega says:

    ta fusin ne burg maskarain. aty nuk ka nevoje per te paguar ushqimin dhe banesen

  3. Emigranti shqiptar. says:

    Realitet demtonjes.
    Korcar me renje identiteti puro qytetare as kane bere as do bejne katraurate tilla.
    Ajo qe renon atdheun eshte fakti se edhe pse Korca ka nxjere gjithe ata qytetare me kulture,orizont,te afte,turkoshaket fanatike te politikes shqiptare nuk ju besojne korcareve postet drejtuse ne qeveri.Kemi 100 vjet shtet dhe Korcaret debohen nga drejtimi i shtetit.
    S’ka fakt me bindes se pakica korcare ortodokse persekuohet,shtypet nen rogos ne allbanistan.Kulmi ishte kur edhe Nolin aq madheshtor per Shqiperine turkoshaket mendje ceket e rezuan nga froni.
    Eshte fakt qe turkoshaket ne drejtim, jane pergjegjasat per nje Shqiperi kaotike si eshte sot. C’ka ketu mashtrim?

    1. IDIOTERIA shqiptare ( pa parti ) says:

      Edhe Fatos Nano qe thua ti bre loqke,,,,,,e ndriti

    2. Ben Chicago says:

      Refugjati pe Korece,dogje more lalke,Fan Noli nuk eshte Karcar eshte Kolonjar,dhe boll bete te persekutuarin,pasi pjesa me e madhe e juaj jeni te paafte te mbani nje familje dhe jo te drejtoni shtet.Te vetme gje qe dini te beni jane thashethemet,dhe skuthelleqet.

      1. maja says:

        per ty o beni chicago. me vjen keq qe je kaq njeri injorant pavarsisht qe je ne chicago mos je donje ruge ne laprak me kete emer. se po te ishe ne chikago .do i njihnje mire korcare se do te kishin mare ne pune apo i ke inat se te kan vene te lash pjata.shikoji shtepi e korcar nuk krasoe as me te amerikanve qe kan lindur ne usa, korcare per nje kohe te shkurter jane berebnjesoj ne vendet ku jetojne se kane edukat kulture, dhe kane bere para dhe jane shume lark plerave si ju ben pjatalri ose ale pastru . kur flet per rethet meso per to dhe mos fol injorant. dhe per thashethemet vetem fshataret pa toke meren se ata qe kan tok kan me se meren. dhe ti sa here qe te shikoj ketu kur njere ne jave qe shikoj donje lajm me kujton fshataret pa toke. po te kesh qef me jep do nje adre se te vi te takuj po te jesh ne chicogo asso-loser

    3. Sali Fuckface Berisha says:

      O debili Emigranti shqiptar,mos fut kot percarje fetare.Po Panmdeli Majko,mos e ndriti me mire se ky debili qe eshte sot ne qeveri??Clidhje ka feja me te berin politike?Apo do te thuash se te krishteret shqiptare jane me te zgjuar se myslimanet?Ja dhe ti i krishtere je,por je trap perderisa flet karlliqe te tilla.Boll se late nam.J a

  4. shqiptari says:

    O refugjat, eshte zgjedhja e korcareve qe te emigrojne e jo te rrine ne Shqiperi. Kur iken larg nuk je me shqiptar, pasi nje shqiptar nyk e quan memedheun albanistan si bythqirat e tjere. Prandaj laj ato pjata aty ku je e na ler rehat se mjaft kemi Salkarin me shoke.

  5. ramy says:

    Kisha degjuar ne forum qe turkofagos e ka emrin spiridoni.
    Thua te jete turkua yne.
    Mazallah. Trubesrafullah

  6. profesori says:

    Ky eshe Pirro Lito djali o doktor Litos shume e njohur ne Shkoder dhe me origjine korcare.
    Ka degradu komplet i shkreti dhe kete punen e makines ne servis e ka bere rruge po mesa di une kerkon nga 20-30 mije leke te vjetra.
    Ketu po lexoj qe paska marre dhe 2 milione,si duket korcaret nuk qenkan ftillu me Pirron ?

  7. Lindita says:

    Eshte Pirro i marre sic i thone ne Shkoder. E beri pasurine e babait rrush e kumblla.

    E la ne bixhoz gjithe pasurine me deputetet e PD te Shkodres.

    U prehte ne parajse se ka qene xhentil kur ka pas.

  8. Harmonia says:

    Emigranti ka te drejte.

    1-Alooo shqiptarit.Percarje futin turqit e konvertuar,ne se mbahej nje besim vtem tek Jezuesi si e kishin gjyshrit tane,nuk do ishte percarja fetare.Eshte tjter pune qe shqiptaret nuk e ushqejne kete semundje, por turkoshaket perfitojne qe rijne ne fron me dekada gjate 100 viteve si te pa ngopur me fron dhe kur vjken puna s’mbajne pergjegjesi qe jemi shtet pa drejtesi.Familjet puro korcare kane 72 vite qe mjerohen e debohen nga atdheu.

    2- Alooooo saliut,kurani mban ala shpaten ne faqet e tij,ndaj saliu vret,apo nveri kositi,zogji vrau dhe Noli jo.Emigranti nuk percan shkruan nje te vertete or saliiiiiiiiiiii.

    3-alo benooooo nuk na thua gjakmarja e shkateron familjen o jo? gjakmarja s’eshte semundje qe renon familjenkorcare or benooooooooo

    Nuk mund te kemi harmoni more shqipo,sali dhe beno,pa pranuar mekatet tuaja si koncepte te kalbura,ireale.Kot kritikoni emigrantin.

  9. myself says:

    E mo Benke, po e ti o lalke, loqe si ay emigranti shqiptar je. It’s a tie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje