Adem Tahiraj
Kryekomisari i Shijakut, Adem Tahiraj, edhe vartësi i tij, Fatmir Hoxha, kanë qenë të veshur civilë kur u përballën me Ilir Xhakjen në Katund- Sukth, më 13 shtator 2012, ku mbeti i vrarë shefi i komisariatit të Shijakut.
Pasi është betuar se do të thoshte të vërtetën, dëshmitari 72- vjeçar, Pjetër Ndokaj, ka rrëfyer para trupit gjykues se ka qenë ai vetë që e ka mbuluar me çarçaf trupin e pajetë të kryekomisar Tahirajt.
“Banoj në Katund –Sukth. Para shtëpisë sime ndodhi vrasja e policit dhe plagosja e nuses së vëllait tim, Elena Ndokaj. Unë po punoja te shtëpia e djalit, po suvatoja. Ishte rreth orës 5-6 kur erdh gruaja e dhe më tha ç’na ka gjetur. Kur dola jashtë, pashë në rrugë që ishin dy makina policie. Njëra kishte ndaluar para portës së shtëpisë. Tjetra ishte pak metra më poshtë. Unë pashë të vrarin. Ishte civil. Unë dola 30 minuta pas krismave. Aty nuk pashë askënd tjetër. Vetëm makinat dhe viktimën. I thashë gruas ta mbulonim për humanizëm, i thashë “më sill një çarçaf”. Shkova dhe e mbulova me dorën time. Pastaj shkova te vëllai. Nusja e vëllait ishte plagosur në kofshë. E nxorëm në rrugë dhe me një makinë të rastit e nisëm për Durrës”, ka pohuar dëshmitari.
Ai vijon më tej duke thënë se: “Aty te vendi ishte një person tjetër, me mbiemrin Hoxha. Mbiemrin ma tha vetë se nuk e njihja. Ai po merrte policinë në telefon. Ai më tha që “është komisari i Shijakut, e kanë vrarë”.”
Një tjetër dëshmitar, Edmir Bakalli, tregon se: “Atë ditë po kthehesha nga puna. Rastisa me tri makinat e policisë. Ishin dy “Chevrolet” dhe një fuoristradë. Kjo e fundit u kthye për në Shijak. Unë i përshëndeta pasi i njihja të dy drejtuesit e mjeteve. Njëri ishte Fatmir Hoxha. Ditën e ngjarjes, unë Ilir Xhakjen e pata në rrugë para meje. Më përshëndeti me bllokazh dhe unë e përshëndeta me drita, pasi njihemi si njerëz të zonës”.
Ai ka pohuar se e ka mësuar ngjarjen nga televizori më pas, dhe kur ka pyetur vëllain e të pandehurit, i ka pohuar se ngjarja është e vërtetë, shkruhet në gazetën Panorama.
Lexoni kete pohim : …Unë dola 30 minuta pas krismave. Aty nuk pashë askënd tjetër. Vetëm makinat dhe viktimën. I thashë gruas ta mbulonim për humanizëm, i thashë “më sill një çarçaf”…
Policet e Kuliqit kishin ikur nga syte kembet. 30 minuta viktima vetem.
Ata dy shoqeruesit qe i mbante per trima kishin marre malet. Dhe i kishte zgjedhur per trima se i kishte dhe nga fshati i vet.
Kjo eshte siguria qe jep Nikolin Bala, Met Rrumbullaku,Tonin Vocaj dhe Agron Kuliqi.
Kjo eshte nje ngjarje renqethese,per te gjithe policine shqiptare,kur shoket koleget lene njeri tjetrin ne balte atehere nuk duhet te pritet shume nga te tjeret.Kjo vjen nga metodat qe shefat perdorin ne keto vitet e fundit,ku perpiqen qe kudo qe ata shkojne te marrin njerezit e besuar te tyre,dhe kjo nuk behet per siguri por per pistheqe,gje te cilen policet vendor i nxjerr jashte loje duke u dhene te koptojne se jeni te pavlefshem,policia e shtetit eshte nje organizate e cila ka ligjin dhe parimet e saja,as kerkund nuk thuhet qe te marresh njerez te besuar me vete ato gjera i percakton ligji,kush eshte punonjes policia ja jep ligji besueshmerine,per aq grade qe ka gjithsecili,por ne kete gje jane perzier shume parregllsite.Sot komuniteti eshte shume i ndergjegjesuar per detyrat qe kane punonjesit e policise,prandaj kerkohet nje profesionalizem shume me i madh ne te gjitha drejtimet.Rasti i komisarit ne fjale,si dhe rasti i fundit i komisarit ne Tirane,nese do te ishin zbatuar rregullat ne te te dyja rastet nuk do te kishin perfunduar ne kete gjendje,kurse rasti i komisarit ne burrel eshte tipike ne krye te detyres,ku ne te ka patur plan operacioni,dhe forcat kane qene te bollshme, por lufta me krimin ka edhe pasojat e saj,gje qe policise i ka rene per hise qe ta mbaje mbi korriz.
normale qe cubat vishen civile.Pse vdiq ky apo ne spital ?
zakonisht kur ndodhin keto gjera, i thoin se u takua egjelia me taksiratlin edhe mund te jete dhe keshtu,po une mendoi se pa te detyrue kush nuk te vret kush,me qka te drejte ky komisari ( dhe mbi te gjitha civil) shkon dhe e degjeneron njeriun ne shtepine e vet,pse duhet te ndodhi kjo? pse je nje kapadai tropoi,pse ka lane dhite dhe ka veshun rroben e shtetit,kjo ndodh kur njerzit nuk jan kopeten ne fushen e vete,shteti ka ligje nese keta persona njohin ligjin dhe mundohen te zbatoin ligjin nuk ndodhin keto gjana,duke mos qene kopeten ky lloi njeriu rahaton vetin dhe mer ne qafe tjetrin.po ai komisari ne tirane qe ja kish nzi jeten gjyses tiranes,pse di boin keto gjera nga pa profesionaliteti o e ndien veten si semenat e saliut,te jesh qka te jesh nese kupa mbusht dyterimisht do te zbrazet dikure